E merkure, 01.05.2024, 10:59 AM (GMT+1)

Mendime

Fadil Lushi: Qejfliu shëtitës

E shtune, 13.11.2010, 08:57 PM


QEJFLIU SHËTITËS

 

Nga Fadil LUSHI

 

        Ky opinioni im i radhës ndoshta ka një mijë e një arsye që shkruhet, kurse që të shkruhet duhet pasur parasysh edhe një sërë provash dhe argumentesh. Dhe sot e gjithë ditën e Perëndisë të bësh llaf për politikën e tjetërsuar shqiptare është art dhe më shumë se filozofi. Të diskutosh, por edhe të polemizosh me një politikan që dikur u karakterizua me ikjen “demokratike” të tij nga një parti politike shqiptare në një tjetër të tillë, është njësoj sikur t’i hipësh bythëprapë gomarit të Nasradin Hoxhës? Kur jemi te historia e Gomarit të Nasradinit, mbase duhet treguar një fabul që është pjellë e asaj historie, një përrallëz që më vonë u bë pjesë e filozofisë nasradiniane!

           

Thonë se dikur në një nahije të Anadollit “disa mesoburra e rrëmbejnë Nasradin Hoxhën, e futin në një kosh të madh dhe nisen për udhë për ta mbytur. Këtë shumë mirë e dinte Nasradini. Rrëmbyesit ndalojnë për pak kohë, për të marrë një frymë, duke e lënë vetëm dhe mënjanë plakun mendjehollë nga Efesi. Në këtë kohë të kufizuar çlodhjeje Nasradini bërtiste që nuk donte të martohej me vajzën e sulltanit!? Nuk e dua për nuse vajzën e sulltanit, nuk dua të bëhem dhëndër i oborrit të shkëlqesisë dhe lartmadhërisë së tij? Një kalimtar kureshtar, por ama livadh nga mendja dhe ndoshta pa hiç fat, duke dëgjuar këtë refuzim të plakut flokëbardhë dhe me çallmë në kokë, kërkon që të shkojë ai e të bëhej dhëndër i sulltanit. Kështu ai hyri në vend të Nasradinit shpejt e shpejt dhe pa u kuptuar nga ata që kishin ndarë mendjen ta mbysin Nasradinin. Pra, Nasradini u këmbye me qejfliun shëtitës”!? Se ku ishin degdisur ata mesoburra rrëmbyes me qejfliun shetitës, fabula në fjalë nuk jep shpjegime të mëtutjeshme, thjesht për arsye morale dhe për respekt të njerëzve që do ta lexojnë.

           

Të tillë qejfli shëtitës ka  regjistruar edhe Historia e pazarit të politikëbërjes klandestine këtu pari në Gadishullin Ilirik, siç kandisën të thotë Ali Podrimja. Karakteristikë e veçantë e tyre (e qejflinjve) është se ata kur dalin në pazar ua do xhani të tregtojnë mallin e popullit dhe ashtu thjeshtë ta ulin vlerën e mallit politik!

     Ndërkaq sot të jesh edhe politikan, edhe “qejfli shëtitës”, edhe provincial fodull e qaraman, përçmues e megaloman, edhe transmetues gënjeshtrash, përrallash dhe kërcënimesh politike, edhe klandestin, edhe i heshtur, edhe zhurmues, edhe gënjeshtar konvencional, edhe konvertues, edhe nomad, edhe egoist, edhe një njeri që asnjëherë askënd nuk e merr në konsideratë, qofshin ata edhe prindërit e tij dhe bashkëmoshatarët e mëhallës provinciale, edhe recidivist që mëton të bëjë shqiptari a të bëhet baba i kombit, edhe që shpreh dëshirë të martohet me vajzën e mbretit e të bëhet dhëndër i tij, (jo të sulltanit), kjo i vjen si me përshurrur shtrembët, siç thoshte dikur haxhi baba i lagjes sonë.

           

Të nderuar lexues, për pak harrova të shtoj edhe një informacion se politikani që sot me “grushtin e tij të hekurt” kohë pas kohe e gërvisht tavolinën e  hapësirës së parlamentit maqedonas, në hapësirën ku llafosen çështje nga përditshmëria politike dhe sociale, dikur ishte “pispillosur” me konfeksionin e deputetit, në zëvendësim të konfeksionit femëror dhe katundaresk të tij? Ky politikan i konvertuar, logjikisht nuk mund të identifikohet e të krahasohet as me opingat e Nasradin Hoxhës, lëre më me logjikën dhe filozofinë e tij. Thjeshtë, është një politikan që në emër të kinse plurimendimit të tij, do t’i akuzojë të gjithë lidershipët e tjerë të partive politike shqiptare, të cilët sipas tij, “janë të veshur me xhaketa të vjetra anarkiste, jotolerante dhe diktaturiale”. Ai  do pandeh të thotë se po këta lidership nuk mund të vëhen në kandar me profesionalizmin e tij!? Hajde mendje, hajde.

           

Diskutimet e tij histerike, patriotike si dhe “politikëbërja e tij me vlera utilitare”, më shumë i përngjajnë  një çorbe që nuk kishin me e hëngër as derrat e egër e jo më simpatizantët e tij të dikurshëm. Kur partia politike “e tij” dikur e kishte humbur hapësirën e së drejtës për të drejtuar instancat legjislative, respektivisht qendrore të shtetit, ai do të zhgënjehet skajshëm duke e braktisur partinë, si ajo pela e egërsuar dhe e pabindur, një pelë që në vijimësi pronari duke e ushqyer ia kishte përkëdhelur vithet e njoma. Kështu, duke ikur ai do të pandehë të ndërrojë mendje dhe bajrak partiak, që më pastaj të vendosë të bëhet ortak me tradhtinë politike nga njëra anë dhe, për t’u depiluar politikisht si çunat e Beyyollit dhe Karakoyit të Stambollit, nga ana tjetër.

           

Dhe shih për këtë, sot ky politikan që më shumë i ngjan një “çuni Stambolli” do të gjejë guximin për t’u bërë pordhë të gjithë votuesve shqiptarë, të BDI-së dhe në veçanti të partisë së tij të dikurshme ”amë” respektivisht PDSh-së, parti të cilën dikur e donte “deri në xheloyi”, parti kjo e cila i mundësoi të vishet me një kostum politik urban krahas kostumit të tij provincial. Ai, në vijimësi do të mëtojë të thotë se të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Maqedoni (pos partisë së tij) kinse udhëhiqen nga bajraktarë, kapedanë e diktatorë, ndërkaq ai vetë na qenka një gjeneral i ushtrisë së tij të anatemuar. (jo gjeneral i ushtrisë së vdekur të Kadaresë) Tekefundit, se ka qenë dhe ka mbetur një  “klandestin politik” as që mund të diskutohet, se ka “qenë dhe është një politikan më i përgatitur” as që mund të llafoset dhe, se ka qenë dhe është një politikan me brirë, kjo nuk mund të perceptohet dhe të pranohet ndryshe. Për këtë dhe shumë e shumë arsye të tjera, të gjitha partitë politike shqiptare këtu në Maqedoni, sipas filozofisë politike të tij, edhe shumë kohë në radhët e tyre do vuajnë “nevojën dhe mungesën ekstreme” të një politikani, siç është pikërisht ky!???

           

Ky “azilant politik” , gjegjësisht ky ikanak i dikurshëm, herë-herë të lë përshtypjen se s’është i marrë (siç na duket neve) të vrasë mendjen se ç’do t’i thonë apo si do të etiketohet nga pronarët e votës deliberative. Është një “çun” që sot e gjithë ditën e Perëndisë vegjeton ashtu thjesht politikisht, pavarësisht se i mungon “pasqyra e ndërgjegjes së tij politike”, siç do të thoshte, Edmond Tupja, autori i Fjalorit erotik shqip, gjegjësisht fjalorit të llafeve pis.

           

Dhe ky politikan kështu siç debaton gjithandej ku frymohet politika, të lë përshtypjen se ai që në fillim politikën e kuptoi si antipolitikë, antiqeverisje, si çështje jopublike si dhe si çështje antidialektike, ndonëse teoria e politikës shpjegon se “…politika mund të kuptohet vetëm si art qeverisjeje: si çështje publike: si dialektikë kompromisi dhe konsensusi, apo si fuqi shpërndarje burimesh”!

   

Dhe kur një ditë ky”insan” do ta përfundojë karrierën e tij politike, ai do ngel vetëm një gojëdhënë e zbehtë që do duhet t’u shpjegohet fëmijëve të moshës parashkollore dhe kurgjë më tepër.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora