E merkure, 01.05.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime odash nga Podguri

E marte, 16.11.2010, 10:09 PM


TREGIME ODASH NGA PODGURI

 

DASMORET E VRELLES DHE PRITSAT E CERROLLUKES

 

Para me shumë se katerdhjetë vitesh ne fshatin Cerrollukë kishin pas shku me marrë nji nuse Maxharrajt e Vrellës.Keta te njejtit kishin ba nji dasem te madhe qe edhe sot permendet per kah numri i krushqëve.Kur shkojne ne Cerrollukë, aty njani nga krushqit bertet shumë te madhe  dhe i drejtohet njerezve qe kishin dale ne bahqe per ti pritë ata:O ku jeni more Cerrollukë , pritne Kinen se erdhem?!Ne pritje kish pas qellu Hajdin Zeka i cili u pergjigjet flakë per flakë :O hajde more mire se vini ne Zvicer!!

 

BRAHIM BERISHA NGA DUBOVA

 

Brahim Berisha  i katunit Dubove qysh kallxojnë pleqt ish kan shumë i zoti.Perpos qe kish pas kan nji luftetar,Ai e ki pa dashte shumë arsimin.Te gjithë djemtë e tij i shkollon, bile edhe me kualifikime te larta:Xhemë Spahija djali i madh i tij qe menjehere mbas lufte detyrohet te ike per Shqipni,Avdulla Berisha qe pasi punon nje kohe si mesues ne Banje  edhe ky detyrohet me ike ne Gjermani,Muhamet Berisha profesor ne fakultetin  e DIFIT, Smalj Berisha profesori gjeografisë,Ahmet Berisha edhe ky me shkolle te mesme  si dhe Rexhep Berisha prof, i fiskultures.

Brahimi kur lodhet nga mosha dhe tash e kap edhe smundja , pra kur i vjen koha me vdekë kish pa thanë:kokna kan tutë kot prej shkive, koka kan dashtë me u tutë prej smundje.

 

XHAFER MUZLI PODRIMAJ

 

Xhafer Muzli Podrimaj vëllau i Rexhep dhe Niman Podrimes o kan shumë per dreq.Ademit, vellaut te tij ia kish pa falë Zoti ni djalë, po Ademi nuk qellon aty ne kete lindje. Xhaferi shkon me regjistru emnin e djalit te ofiqari.Ne këtë kohe ka  pa ndodhë nje vrasje  , ku nje shka i ketij katuni e kish pa vra nje mashkull shumë te zotin nga Staradrani. Xhaferi ne shenjë revolte, kur e pyet ofiqari shka, qysh don me ia ngjitë emnin djalit, Xhaferi i thote du me ia ngjitë nji emen të shkaut. Ata i thone qysh keshtu more? Po u thote ky: Ju vec pse jemi shqiptare po na vrisni, e nashta kur tia ngjesim emnin e shkive pshtojmë prej juve. Bahet aty nje hallakamë. Ku masanej Xhaferi per këtë fjalë u denue dhe ka mbajtë burg rrafsh gjashtë muaj.

 

Selim M. Hasanaj

Sarpsborg -Norvegji : 13.11.2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora