E merkure, 01.05.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Politikaj apo lojtarë futbolli

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


POLITIKAJ APO LOJTAR FUTBOLLI

 

Nga Selim Hasanaj

 

Futbolli , ky sport ma i popullarizuemi në botë dikur ishte vertetë sport dhe ata që mirreshin me te, pra lojtaret që leunin futboll e luenin sepse e adhuronin dhe dinin ta luenin atë lojë. Me afinitetet e tune dhe me mjeshtritë në driblime, aftësitë per të shenue gola dhe aftësitë per tu mbrojtë lojtaret çmoheshin dhe kishin adhuruesit e vetë të cilet adhurues mbushnin stadionet e futbollit per çdo ditë kur kishte takim ekipesh futbollistike. Pra kështu ishte gjithmonë dhe ishte kënaqësi të shkojë njeriu në stadion, ishte kenaqësi të simpatizoje dhe të tregoje entuziazmin tand per ekipin e preferuem apo edhe per lojtarin apo Yllin e preferuem.

Mirpo matrapazet e ndryshem panë se menaxherllaku , apo ma mirë me thanë preferimi per shitje të lojtarve nga nji klub në tjetrin sjell perfitime marramendse per lojtarin por ma teper per menaxherin, per klubet dhe aparatin tjeter administrativ të perfshim në këtë biznes. Kështu futbolli nga nji sport dhe nga nji hobi u shendrrue në nji arenë galdiatoresh dhe skllavesh ku perandori dhe skllavopronari kanë në dorë fatin dhe jeten e lojtarit. Per ta sundue ati ja mbyllin gojen me kontrata milionshe të eurove , funtave apo dollarve dhe per shumkend futbolli ma nuk asht sport, por nji makineri robotesh apo gladiatoresh të sunduem dhe të dirigjuem nga mafia moderne e biznisit botnor. Sot kalimet e lojtarve nga ekipi në tjetrin shoqnohen me informatat se transferi u ba me shuma marramendëse.

Dhe i gjithë ky cirkus me futbollin , i gjithë ky idiotizem biznesi ku ta zam nji lojtar merr pagë javore disa qindra herë ma shumë se nji minator, se nji puntor krahu në nji fabrikë që merr per nji vit, shumë entuziast të futbollit i irriton aq shumë sa ata ma nuk percjellin as nuk vlersojnë futbollin.

Dhe tash po e ceku se krejt kjo mu kujtue këto ditë kur shof se si në Dardani kalojnë nga partia në parti personalitete të partive politike. Nese lojtari i futbollit kalon në klubin tjeter ai banë këtë per të fitue ma shumë, por ate edhe e shesin pronaret e ekipave dhe menaxheret sepse edhe ata deshrojnë të fitojnë para, unë shtrojë pyetjen, çka e detyron politikanin të ik nga partia ku ta zam ka sherbye me disa vite dhe gjatë ati sherbimi ka sha e ka pergojue partitë e tjera të Dardanisë, e tash vrap e në partinë të cilen deri dje e ka sha, e ka sulmue e shpif.

Jemi deshmitarë se si individet posa e shofin se ka gjasë ta humb poziten, rangun dhe vendin apo mundësin per tu ba deputet, minister etj. ai ik në partinë tjeter. Harron burri i botes apo zonja e zonjusha se deri dje ka sha atë parti dhe votuesit e saj.

Personalishtë jamë i befasuem sepse pa e cek per vendet tjera, unë per këto 22 vite të jetes time në Suedi e Norvegji kamë pa se personalitete të politikes të partive të ndryshem kanë ik nga partia, por kurr, apsolutisht kurr nuk ka ndodhë të ik nga nji parti dhe të shkojë per tu ba sherbtor në tjetren.

Kemi pas nji familje komshi atje në vendlindje dhe ata kishin nji familjar që vepronte dhe  fliste quditrishtë dhe nji tjeter antar i kësaj familje ishte gazullor, dhe kur ndegjonte ky gazullore at tjetrin të fliste apo vepronte thoshte: " ec e nale gazin tash unë". Edhe unë po thamë ec e nale gazin. Shkrihet ORA  e Veton Surrojit dhe pasi Teuta Sahatqiu bahet lidere e këti subjekti , vetem pas nji kohe ajo me krejtë subjektin kalon në LDK. Harroi zonjusha se deri dje e ka sha e ka luftue dhe e ka urrejtë LDK-në. Ta din ajo zonjë se ajo ka harrue por adhuruesit dhe simpatizuesit e mirfillt të LDK-së nuk e kanë harrue as do ta harrojnë kurr.

Bajram Kosumi e Bujar Dugolli e posaqërishtë ky i fundit që në nji kohë kur ishte minister në çeverinë Haradinaj, ishte fyt per fyt me PDK-në. Tash së bashku me Bajram Kosumin u futen në PDK.

Driton Tali e Naim Rrustemi nga AKR u futen në AAK. Levizje mas levizjeje dhe krejtë kjo i ngjanë burses së shitjes të futbollistve.

Per këtë bindje time dhe per këto maskarallaqe tipike shqiptare që fatkeqësishtë bahen nga ata që nuk ishte dasht të bahen unë i dhash titullin këti shkrimi.

Politikaj apo lojtar futbolli.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg-Norge

13.11.2010



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora