E merkure, 01.05.2024, 11:19 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Popoci: Kush e drejton Kishën e Serbise...

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


Kush e drejton Kishën e Serbise. Publikimi i fotos së vrasësit të kryeministrit, nën petkun e priftit...

 

Një mitropolit me mitraloz

 

Kush e drejton Kishën e Serbisë. Publikimi i fotos së vrasësit të kryeministrit serb Gjingji?, nën petkun e priftit, vetëm një ditë para ikjes së kryepeshkopit të Kosovës, Artemije dhe ardhjes së Mitropolitit Amfillohije ngre shumë pikëpyetje

 

Nga Agim Popoci

 

Me kapjen e boseve te medhenj serbe te droges u kuptua se shume para kishin shkuar per ndertimin e kishave serbe. Afersia e krimit me Kishen Ortodokse te Serbise, nuk ishte dicka e re sepse pergjate gjithe lufterave ne ish-Jugosllavi autoret e krimeve me te medha kunder njerezimit u strehuan pikerisht ne kisha e manastire.

Dhe ndersa vazhdonin sulmet e ashpra mediatike kunder Kishes Ortodokse te Serbise, ne Kosove po behej gati ikja e Kryepeshkopit serb Artemije, per te cilin nuk ishte e qarte se kujt i kishte shkelur ne kallo. Fillimisht u mendua per nje reforme te thelle te qendrimeve te Kishes Ortodokse te Serbise ndaj Kosoves dhe ndikimit te Presidentit Tadic, por emerimi i Mitropolitit Amfillohije, qe shquhet me vepra shume me radikale e beri lemshin shume me kompleks. Ithtaret e Atit Artemije kundershtuan shkarkimin, por Sinodi i Kishes Ortodokse te Serbise ishte i vendosur dhe deshmoi keqperdorimet financiare te tij ne dioqezen e Rashkes dhe Prizrenit.

Por teorine se kisha serbe eshte e paster dhe ka te beje vetem me “Zotin dhe Kosoven”, serish e trazuan qarqet e erreta serbe vetem dy dite para ikjes se Atit Artemije. Mediat serbe publikojne foton e vrasesit te kryeministrit serb Gjingjic nen petkun e priftit, dhe nje raport te Sherbimit sekret te Serbise ne te cilin thuhet se Milorad Ulemek i njohur si Komandant Legija (Legjionari) kishte vizituar manastirin e Millesheves pese muaj para vrasjes se Gjingjicit dhe kishte biseduar me Atin Filaret per zgjedhjen e Kryepeshkopit te Serbise.

Ky fare prifti, qe eshte edhe prifti i vetem qe eshte filmuar me mitraloz ne dore nuk permendet rastesisht ne raport, nuk e ka takuar per here te pare kriminelin per te cilin thuhet se eshte strehuar 14 muaj nen petkun e priftit, por eshte njeriu qe miq te shtrenjte i ka si Artemijen, ashtu edhe Amfillohijen.

 

Ati Filaret me mitraloz

 

Qe fotoja e botuar ne revisten “ALO” te jete me e besueshme, pervec rikujtimit se ne momentin e arrestimit, Komandant Legija kishte floke te gjate dhe mjeker, citohet edhe raporti i Sherbimit sekret te Serbise se pese muaj para vrasjes se kryeministrit serb Zoran Gjingjic, manastirin e Millesheves e kishin vizituar Milorad Ulemek Legija se bashku me Dushan Spasojevicin, Mile Lukovicin dhe Dejan Milenkovic “Bagsi”, te kater keta krere te “Klanit te Zemunit”. Me kete rast, raporti sekret thekson se ata i kishin derguar Atit Filaret dhurata te cmueshme dhe ky i fundit kishte shtruar nje dreke solemne. Qe ky raport te jete sekret dhe te godase ne shenje, sakteson se me kete rast ishte folur edhe per zgjedhjen e Kryepeshkopit te ri te Serbise, meqe Ati Pavle ne ate kohe ishte ne gjendje te rende shendetesore.

Kete vizite edhe vete Legija e kishte pranuar gjate procesit gjyqesor, me arsyetimin se kishte deshire qe Spasojevicin ta shpetonte nga punet e pista duke e kthyer ne rruge te Zotit. Se si do ta kthente ky prift kete kriminel ne rruge te Zotit nuk dihet, por qe eshte takuar dhe ka strehuar gjate luftes edhe kriminele te tjere kjo eshte konfirmuar. Ne shtator te vitit 1991, ne manastirin Komogovina te Kroacise, Peshkopi i asaj kohe ne manastirin Millesheve, Filareti, doli ne fotografi duke mbajtur ne duar nje mitraloz. Edhe pse Kisha Ortodokse e Serbise kishte dalur hapur pro luftes se forcave serbe, Filareti me mitraloz, fotoja e te cilit beri xhiron e botes, kishte dale hapur edhe pro Milloshevicit, zakonisht ne fushata zgjedhore te SPS-se. Madje pas renies se Milloshevicit me 5 tetor 2000, ne manastirin e Millesheves Filareti ka strehuar per me shume se nje muaj, njerin prej miqeve me te shtrenjte te Milloshevicit, drejtorin e te perditshmes serbe proqeveritare, “Politika“, Haxhi Dragan Antic, i cili me pas vazhdoi rrugen per ne Kube.

 

Po Amfillohije?

 

Por a ishte vetem Filareti dhe vetem keta kriminele? Shkarkimi i Atit Artemije nga posti i Kryepeshkopit te Rashkes dhe Prizrenit, per fatin e keq te ithtareve te tij e per te miren e opinionit te gjere, zbuloi shume gjera. Venia nen administrim e kesaj dioqeze nga Mitropoliti Amfillohije ndricoi shumecka, ashtu si edhe lidhjen e Kishes Ortodokse te Serbise me krimin dhe politiken. Ne vitin 1991 Mitropoliti i Malit te Zi, Amfillohije, e kishte kthyer Manastirin e Cetinjes ne kazerme. Aty, per Diten e Shen Pjetrit ai kishte lejuar qe pjesetaret e Gardes se Vullnetareve te Arkanit te hyjne te armatosur, ashtu si edhe per Krishtlindjet e vitit 1992 kur Mitropoliti Amfillohije krenohej me keta “trima serbe” .

Vecohet edhe aktiviteti politik i Mitropolitit Amfillohije per Serbine e Madhe, qe nuk e realizoi dot edhe pse u fut thelle ne politike. Ne vitin 1992 kur dhe u propozua Plani i Vensit qe u ofronte serbeve autonomi ne kuader te Kroacise, nga sesioni i jashtezakonshem i 16-17 Janarit te vitit 1992, Sinodi leshoi nje komunikate per te cilen thuhej se u hartua nga Mitropoliti Amfillohije, ku thuhej se populli serb prej gjysme shekulli eshte copetuar politikisht dhe eshte ndare me kufij te panatyrshem qe kalojne mbi trupin e tij te gjalle. “Keta kufij jane frymezim i Internacionales Komuniste dhe jane realizuar nga pushtimi neofashist e ustash, duke u konfirmuar kunder vullnetit te popullit serb edhe nga diktatura komuniste e Titos…dukshem antiserbe.”

Pra miku i Arkanit, qe eshte kujdesur edhe per kufijte e Kroacise, zevendeson Artemijen i cili ka keqperdorur ndihmat, qe tashme konfirmohen para te mafias serbe, por nuk dihet se per interes te kujt, vetem se dihet qe per Zotin, Jo. Presidenti i Serbise, Boris Tadic, nuk e kontrollon dot Kishen Ortodokse te Serbise sikurse paraardhesi i tij, Sllobodan Milloshevic. Por nese deshiron ta vazhdoje karrieren e tij politike dhe te mos e pranoje pavaresine e Kosoves, per kete do te kujdeset Mitropoliti Amfillohije.

Ndryshe, ne rradhe eshte duke pritur ministri aktual i Puneve te Jashtme te Serbise, Vuk Jeremic, i cili pervec “Zotit serb” e ka me qejf edhe postin e Presidentit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora