E merkure, 01.05.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Çoçaj: Koha e vajtimeve !

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


Koha e vajtimeve !

 

/ Ku e lamë e ku na mbeti

Vaj-vatani e mjerë-mileti.../

 

Nga Blerim Çoçaj

 

Para  tetëdhjetë  vitesh, Fan  S.Noli, nëpërmjet  poezisë, arriti të krijoi një imazh të qartë të gjendjes  jo të mirë  të Shqipërisë. Ishte  njëri nga poetët më revolucionar,  që shkroi  në vitet e kobshme    reaksionit  zogist. Poezitë e Nolit edhe sot mbeten gjithnjë aktuale, jo vetëm në Shqipëri, por  edhe në Kosovë. Nëse shikohet nga prizmi politik, dallimi i viteve 30-ta të shekullit të kaluar  dhe viteve të para të fillim shekullit të ri, nuk është shumë i madh. Në atë kohë, Noli  bëri përpjekje që të demaskonte politikën e  Zogut. Pas tetëdhjetë vitesh po në trojet shqiptare përpjekjet e personaliteteve të ndryshëm politike për t’i demaskuar  politikat e njëri-tjetrit  nuk  janë  ndalur. Në  Shqipëri lideri i PS-së, Edi Rama, që nga koha e mbetjes në opozitë vazhdimisht ka tentuar të demaskojë politikën e Sali Berishës, ndërkaq  në Maqedoni kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi atë të BDI-së, Ali Ahmetin. Madje, këta të fundit shkuan aq larg sa që filluan të akuzojnë njëri-tjetrin edhe për bashkëpunim me UDB-në. Krahasuar me  Shqipërinë dhe Maqedoninë, demaskimi i politikës  në Kosovë, nuk është praktikuar aq shumë. Përveç, disa akuzave të ndërsjella të partive politike, nuk është  parë ndonjë hap konkretë në aspektin e demaskimit të politikave të liderëve.  Partitë politike në Kosovë, sidomos në tre  vitet e fundit, pas shpalljes së  pavarësisë, më shumë kanë luajtur rolin e vajtuesve profesionalë. Ky lloj i vajeve të profesionistëve, në ceremonitë rituale të vdekjes, në letërsinë popullore, paraqitet si burim ndjenjash spontane, pasi që nuk e qajnë njeriun e tyre dhe si të tilla nuk e ndjenë fatkeqësinë si farefisi i të vdekurit. Për nga mënyra e të shprehurit, vajet kanë më tepër formën e poezisë epike, pasi që përshkruajnë ngjarjen. Edhe pse janë klithma dhembjeje për njeriun që ndahet nga të gjallët, ato në Republikën e Kosovës, nga partitë politike, janë shndërruar në klithma dhembje për njerëzit e gjallë. Liderët e këtyre partive politike në Kosovës, fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e ndjenë, por e kanë humbur fuqinë e fjalës së mirë dhe shpresëdhënëse. Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata parazgjedhore e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ato kanë filluar të bisedojnë me qytetarët e vet, sikur vajtuesit profesionist, që bisedojnë me të vdekurin, gjatë riteve mortore. Dallimi i vetëm i riteve të vdekjes në ceremonitë mortore nga “ritet” e këtyre partive politike, që kanë filluar t’i përdorin në kuadër të fushatës zgjedhore është vetëm shpresa për të jetuar. Në vend të premtimeve dhe shpalosjes se programit para elektoratit nga goja e këtyre politikanëve nuk dëgjohet asgjë tjetër, përveç klithma dhe dhembje. Këto subjekte politike, që në start nuk kanë arrit të japin ndonjë shenjë të alternativës shpresëdhënëse për qytetarët. Këto parti politike  janë duke e bërë shumë “interesant” fushatën për zgjedhjet e ardhshme vetëm me ceremoni të “riteve të vdekjes”. Partitë kanë filluar të përdorin fuqinë e tyre politike,duke akuzuar rëndë njëri- tjetrin. Votuesve në fushatën zgjedhore nuk iu duhen akuzat e ndërsjella nga asnjë subjekt politik, madje as nga ato të cilat për herë të parë kanë  vendosur të kërkojnë votën e qytetarëve. Ata nga partitë politike në Kosovë, në tubimet elektorale, presin zbërthimin e programit të tyre zgjedhor. Nuk duan tubime elektorale, të cilat i ngjajnë ceremonive rituale të vdekjes, ku në vend të shpalimit të ndonjë programi shpresëdhënës, dëgjojnë vaje për “jetën e zezë” të tyre! Në takimet me qytetarët dhe në debatet e organizuar nëpër TV, partitë që kanë qenë në pushtet, ndryshe  nga  partitë opozitare dhe ato të sapoformuar, përveç vajtimit e praktikojnë edhe ngushëllimin. PDK-ja, vajton për prishjen e koalicionit nga LDK-ja. Ndërkaq,LDK-ja, vajton për mosrespektimin e marrëveshjes së koalicionit nga PDK-ja. Pavarësisht akuzave të ndërsjella,PDK-ja dhe LDK-ja, përveç vajtimit e praktikojnë edhe ngushëllimin. Përfaqësuesit e këtyre partive politike nuk ngurrojnë të thonë se  gjatë  bashkëqeverisjes së tyre, janë bërë edhe  punë të mira. Sipas tyre, punët e mira që i ka bërë, PDK-ja-LDK-ja, qytetarët kanë arrit t’i shohin dhe t’i prekin çdo ditë.  Ata si në ceremonitë mortore të vdekjes, (ku vizitorët kërkojnë nga kryefamiljari i njeriut që është ndarë nga të gjallët, që të gjejë forcën për ta përballuar dhembjen dhe të vazhdojë jetën), ngushëllojnë qytetarët me punën që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Përmendin projektet kapitale të cilat gjatë këtyre tre  viteve i kanë realizuar n’krejt Republikën e Kosovës. PDK-ja, në çdo takim me qytetarët krenohet me investimet kapitale,që ka arrit t’i realizojë sidomos në  infrastrukturën rrugore. Nuk harrojnë t’i ngushëllojnë votuesit edhe me ndërtimin e objekteve shkollore. Premtojnë se investimet e tilla kapitale, do të ketë edhe në të ardhmen. Të gjitha partitë politike gjatë kësaj fushate parazgjedhore nuk do të  harrojnë t’i ngushëllojnë votuesit me premtimin e integrimit të Kosovës në BE, NATO dhe heqjen e vizave.. Partitë politike në Kosovë, me këtë formë, vajtimin dhe ngushëllimin do ta bëjnë pjesë e fushatës edhe në zgjedhjet e 12 dhjetorit.  Gjatë fushatës zgjedhore të gjitha subjektet politike në vend, nuk duhet t’i vajtojnë dhe ngushëllojnë qytetarët, por më mirë do të duhej të zbërthejnë programin e tyre zgjedhor në tubimet elektorale publike, duke bërë kështu prezantimin e programit dhe të kandidatëve të subjektit të tij. Është normale që beteja gjatë fushatës zgjedhore të përcillet me polemika nga me të ndryshmet. Zgjedhjet e 12 dhjetorit, do të shënojnë një pikë kthese në historinë e Kosovës, prandaj ato do të duhej të kalojnë pa konflikte dhe pa gjuhë nxitëse, ashtu siç organizohen në vendet me traditë të demokracisë. Pse të mos e marrin shembull, partitë tona, fushatat në SHBA, Angli..., të cilat janë shumë korrekte dhe shumë përmbajtjesore, pa dhunë dhe pa shtrëngime. Në këto shtete krijohet një ambient paqësor në të cilën mund të shkëmbehen edhe mendime më një diversitet të ashpër, por shumë paqësor. Nëse vazhdohet me fushatë agresive me “rite mortore”, sigurisht se do të reflektojë negativisht te votuesit. Nuk do të ishte ndonjë e papritur dhe një lajm i keq, nëse ata (votuesit),do t’i bojkotojnë këto zgjedhje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora