Kulturë
Cikël poetik nga Hasan Qyqalla
E merkure, 27.10.2010, 09:56 PM
Hasan QYQALLA
DITËN E DIEL
Ditën e diel, do bëhem poet
Mbase djajt janë në gjumë.
Ditën e diel, do bëhem këngëtar
Këmbanat e mëngjesit, simfoni të kthej(bëj)!
Ditën e diel do bëhem piktor
Te ngjyrosë peisazh shpirtin e trazuar.
Ditën e diel do bëjmë dasmën e madhe
E djajtë të pëlcasin deri në kup të qiellit!
Ditën e diel u bëra dhëndërr vargu...
Ditën e diel erdhi lindja e pavdekësis!
...E NESËRMJA
Do bëhem shigjetë kalorësi mesjetar
Të çaj shekujt në palcë
Të shpalos
Të gjurmoj
Gjenin e dellit...
PASDITE E VRARË
- Kushtuar Bekim Fehmiut, aktorit të madh Shqiptar-
Sonte
Nuk pritëm tragjikën
As në dramën Shekspiriane!
E dij se ti nuk vrave djajt (për rreth)
Fluturoje në krah Skifteri
Folen gjurmoje
Dhe Kullën e vjetër
Pa thyer çepallat e syrit
Bekoje etnin ...
Apo sot (pasdite) i shpallë luftë Shekspirit
Të dehur sufler i skenës
Kur ai tragjedi (në letër) për teatër shkruan
E Ti gjakon “skenen”!
Prologu : “Pasdite e vrarë”!
Dramë pa regji
Film pa skenar
Epilogu : prehet në përjetësi
Ndjesë, ju lutem për Ndjesi!
15. 06. 2010. Brohl
LULËBEKUAR
Kujdes për Lulen, që mbollëm mbrëmë
I falë një pikë loti, sa herë ti qanë...
E për rreze dielli, ke syrin ngjyrë dritë
Me të çel petalet, f’tyrën time fanit.
Herët me aurorën, shijo atë (këtë) aromë
Mos më fto sonte, ndjehem si në komë!
Si çalon kujtimi, s’kuptova as dje...as sot
Saharan njom loti,... lum do bëhet në mot.
Jetojmë në dy pole, gjithë shpirtë-salduar
Një (ky) trung me gjethe, qoftë Lulëbekuar!
TAKIMI ME DA VINÇIN
Takova Da Vinçin, n’atelien e vjetër
Bënë portret pikture, Mona Lizën e re
U zumë kot së koti, për talent në vepër
Nuk të njoh fare ! ... Më thuaj cili je!?
Më magjeps portreti, (brilant)veç sa nuk e putha
E bukura Mona Lizë, qeshur futë bela
I dëftoja vargjet, me ngjyrë të avullta
U përqafuam si miq, të dy kemi qarë!
ZHGËNJIMI
1.
Në lagjen e parë, bri fshatit tjetër
Zgjohen dhe erren, një çift ca i vjetër!
Rropaten me ditët, në mosh të thyer
Me lot në sy, gjithnjë të zhgënnjyer.
Me gjak gjakosëm, çdo pëllëmbë toke
Me djersë ujitëm cep më cep Europën.
Çdo vit përkundëm, djepin e drurit
Ballë vatre këmbëkryq, dikur fjalë burrit.
Veç hije kujtimi, as burrë, as grua, as fëmij
Vëmë e vemi tok, dy pleq si çilimi...
Gjithë tret n’ mërgim, seç i fshiu stuhia
Në heshtje dergjemi, seç na zu vetmia!
As pulë, as gjel, zog s’ lëvizë nga dera
Ç’ më kujton atë zi-mot, kur patë rënë kolera!
2.
Më premtuan kthimin, sa të bëhet mirë
Pritje kot dekade, në Kosovën e lirë...
Ndërrohen qeveritë, ministra të “bimbashit”
Ende për mërgimtarët, “batuta e Dashit”...!
Qeveri pa shtigje, për uzina s’u ha palla
Nga dy-tre pleq, s’ka më shumë mëhalla!
3.
Tjerët moderohen, qasen majë soliteri
Të gjorët e moshuar, bëjnë jetë mizerie!
Do kalojnë dekadat, do uleni në “saf” tonë
Sa për korrigjim, çdo gjë do jetë vonë...!
Përjetova Lirinë, Qeveri mos t’ qofsha falë
Pa djem, pa vajza, pa ndrru as një fjalë...!
Po u preka në sedër, mos bëni me gisht
Të urtët kanë thënë: “Dardha ka bisht”!