E diele, 28.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Kthimi- Përzanja e të huajve, pjesë teatrale në Singen

E diele, 24.10.2010, 02:24 PM


Kthimi- Përzanja e të huajve, pjesë teatrale në Singen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Të Premten në mbramje, shoqatat e të huajve së bashku me zyrtarët e qytetit në Singen, përcjellën pjesën teatrale "Kthimi- Përzanja", të regjisorit; Martin Lüdttge.

Ishin të ftuar nga shoqata: "Edukimi parashkollorë", për nderë të 40 vjetorit të punës së saj të suksesëshme dhe nga shoqata " Shujtë për mysafirët".

Përmbajtja; Përjetim i botëkuptimeve, ndërmjet Afrikës dhe Europës. Arësyet e ikjes nga atëdheu, rrugët deri në tokën e huaj, atëdheu i ri dhe integrimi, jeta në Europë me subvencionet eksportuese dhe pasojat.

Fillim kaotik me kontrollën e një vendëpunishteje në një Restaurant, diku në qytetin Hamburg, nga policia gjermane.

Melina Nkapnou, një shtatëmbdhjet vjeqare e cila që nga mosha e sajë dy vjeqare në Gjermani jetonte. Familja e sajë ishte e detyruar ngo Togo të largohet pasi babai i sajë e kishte jetën në gërshërë. Ajo ishte rritur si bashkëmoshatarët e saj gjerman me qerdhen e fëmijve, shkollën fillore dhe reale, dhe pas një kohe në shtëpi, flitej vetëm gjuha gjermane. Gjuhën frenge, çë është gjuhë zyrtare në Togo nuk e kishte filluar së mësuari fare, ndërsa heshtë kur pyetet për gjuhën e nënes- Klanit Ewe. Familja vlerësohet e integruar. Melina ndjehet si vajzë gjermane.

Raimou Hamadou kishte punuar në Ghana për një ardhmëri të lumturë. Megjithate jeta nisë rrugëtimin e saj, dhe nuk i mbetët rrugëdalje tjetër, pos arratisjes. Ai u përshëndet nga familja, me Europën në kokë, dhe Gjermaninë si destinacion. Ekonomisti i diplomuar, e kaloi trup gjysmën e Afrikës dhe filloi punën si enë larës në Gjermani.

Fytyra e tretë e këtij është Udo Krappke, zyrtar për të huajt në qytetin e Hamburgut i cili organizoi fluturimin e parë të këthimit të përbashkët të të huajve. Ndjehet shumë keq për fatin përsonal, por e ngushëllon e dhëna, se ai nuk i kishte bërë ligjet. Punën e tij kujdeset ta kryej sa më mirë.

Publiku në numër të konsiderueshëm, përcillte me vemendje laramaninë dhe situatat në aeroplan gjat përzanjes- këthimit. Protagonistët; Theresa Hanich( Melina N´Kapou), Dominik Burki(Raimou Hamadou), Niels Klaunick (Udo Krappke) të mishëruar mirë me rrolet e tyre, prezantuan me lojën e tyre, kohën dhe vendet, të kaluarën dhe të ardhmen në hapërim.

Dialogu i artistëve pas përfundimit të dramës me shikuesit, vetëm sa e fuqizoi edhe më tutje bindjen dhe porosinë, se i mbarë njerëzimi duhet të vijnë në këtë botë lirëshem, ashtiu siç duhet të lirë edhe të jetojnë, aty ku ata dojnë.

Pastai, të gjithë së bashku darkuam dhe shijuam në kuzhinën e bashkisë së qytetit, ushqimet nga Irani, Bolivia, Kosova, Turqia, Togo, Italia, Tajlanda,Gjermania etj.

 

Singen, 22.10.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora