E shtune, 03.05.2025, 02:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Viola Isufaj: E mbaj mend mirë: ne nuk ishim njerëz

E diele, 24.10.2010, 12:24 PM


Viola Isufaj

 

E mbaj mend mirë: ne nuk ishim njerëz

 

Dilja natën në të ftohtë të thëllimtë. Që askush mos të më shihte. Vetëm ti dhe Zoti.

 

Dilja me parfume jonjerëzorë dhe flokë të gjatë që shkëlqenin përmbi natën pa kthyer kokën as majtas as djathtas, me hapa të hirshëm e të pakthyeshëm që edhe sikur të më shihte ndonjë qenie e vdekshme të besonte se ishte fanepsje.

 

Pas mesnate kur rrugët ishin bosh. Dhe akulli si një deltë e bardhë dhe e kaltër më vishte qenien me avuj. E dija se isha tmerrësisht e bukur. Pasi të përshkoja rrugën do të të takoja ty. Ti ishe dhe më i bukur. Më e bukura qënie e mundshme në faqe të tokës. (Do të ngjisja pastaj shkallët e gurta që si një spirale shkonin deri në qiell.)

 

Ti prisje pranë një honi të kështjellës nga mund të më shihje vetëm mua dhe hënën. Pritja jote ishte e rrëpirtë.

 

Aty në hon gremiseshim pastaj dhe ndërronim gjendjen agregate. Bëheshim të lëngët e të tymtë.

 

Padyshim, ne nuk ishim njerëz.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx