E diele, 28.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Gomarët e suksesshëm

E merkure, 27.10.2010, 08:59 PM


Gomarët e suksesshëm

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Çdo gjë  fillon me ardhjen e një  mësuesi idealist i cili përjeton dhunën e sistemit të  ish-Jugosllavisë . Ëndrra e tij është  të shkel në  tokën e Shqipërisë , pasi arrin ta kaloj kufirin, në  mënyrë    çuditshme, ai zhgënjehet nga toka mëmë , duke marr rrugën kah dielli. Qetësinë , lumturinë  dhe sigurinë ai e shpreson kah rruga e ndriçuar e diellit. Bëhet fjalë  për protagonistin e filmit të  metrazhit të  gjatë  “Gomarët e kufirit” me skenar të  Jeton Nezirajt dhe në  regji të  Jeton Ahmetajt, premiera e të  cilit u dha të  hënën në  kinemanë ABC në  Prishtinë . Adhuruesit e filmit, dhe shumë  regjisorë  disi me hamendje, paksa edhe skeptikë , kishin ardhur ta shikojnë filmin. Krejt befasisht si “Boomerang” u është  përplasur kjo ngjarje duke u finalizuar me duartrokitje të  gjata të  publikut. Ishte paksa vështirë    përcaktohet zhanri i filmit, nganjëherë  shpërthen jashtë mase komedia e zezë , derisa për një  moment, drama zë  vendin kryesor. Por, megjithatë, tema ishte e plotësuar dhe tërheqëse. Ngjarja zhvillohet në  vitin 1968 në  zonën kufitare në  mes të  Shqipërisë  dhe ish-Jugosllavisë . Në kohën e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Pasi që në zonën kufitare ishte një burim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit të rregullt nga ushtria.

 

Sinteza e fotografisë

 

Një  vepër arti e filmit nuk paraqet vetëm një  realitet objektiv, por edhe personalitetin subjektiv të  artistit. Në  këtë  personalitet janë të  përfshirë  pozita shoqërore, botëkuptimi, horizonti kulturor i mjedisit dhe kohës në    cilën artisti jeton etj.. Çdo kuadër e filmit “Gomarët....”, nuk shpreh vetëm një  fragment të  realitetit, por edhe një  qëndrim ndaj tij. Pozicioni, perspektiva e aparatit marrës zbulon edhe qëndrimin e brendshëm të  autorit. Fotografia është    nivel të  kthjellët dhe e përshtatshme për kohën në    cilën zhvillohet ngjarja. Peizazhi i thithur nga kamera zotëron atmosferën e vetë , që  nuk është  një  fakt i thjeshtësisë    objektivit, por lind nga pjesëmarrja e subjektit. Andaj, Ahmetaj, ka arritur të  na bind me një  estetikë    mirëfilltë    peizazheve dhe hapësirave të  ndryshme.

 

Koha në  film

 

Kalimi i kohës përbrenda ngjarjes që  zhvillohet në    njëjtin vend, regjisori bukur e ndërpret atë  duke futur në  mes, nëpërmjet montazhit, një  skenë    zhvillohet në  një  vend të  ndryshëm nga i pari. Kthimi tek ngjarja dhe vendi i mëparshëm, bëhet pas një  farë  kohe, ç’ka kuptohet lehtë . Këtë  e vërejmë tek skenat mes ushtarakëve serb dhe atyre të  Shqiptar .

 

Metafora letrare në  film

 

Regjisori këtë  e dëshmon në  skenën, kur ushtarët Jugosllavë  përpiqen të  këmbejnë  gomarin me njeriun. Ata afrohen afër kufirit, duke kërkuar nga pjesa e Shqiptarëve ta dorëzojnë  robin tek Jugosllavët. Shqiptarët refuzojnë  një  akt të  tillë , atëherë  Jugosllavët drejtojnë armët tek gomari për ta vrarë . Planet shumë    afërta të  automatikëve dhe ushtarakut Shqiptar alternohen me një  ritëm aq të  shpejtë  saqë krijon tek spektatori ndjesinë se plumbi do të  shpojë  gomarin. Bëhet fjalë , qartësisht, për përkthimin në  imazh viziv të  një  imazhi letrar.

 

Loja e aktorëve

 

Dirigjimi i shëndoshë  ndaj vetë s, kontrollimi i frymëmarrjes dhe dëgjimi i mjaftueshëm, reflekton bindshëm tek aktorë t: Enver Petrovci, Veton Osmani, Hazir Haziri, Cen Binaku, Bislim Mucaj. Ata natyralizojnë tekstin,   lëvizjet në  formë spontane, anën e bendshme dhe të  jashtme, e aktivizojnë    situata të  kërkuara nga regjisori. Petrovci, ndeshët mirë  me personazhin Serb, një  komandant i ushtrisë  kufitare serbe. Shpesh herë , i vrazhdë , por arrin  përnjëherë    kthehet në  gjendje të  heshtur, thjeshtë  një  oqean i çmendur, i cili qetësohet menjë herë . Po ashtu edhe Veton Osmani, i cili interpreton një  mësues idealist, e që    shpirt e ka Shqipërinë , arrin    na bind dukshëm , dhe ta mishëroj personazhin e fjetur në  skenar. Ai, ia jep frymën, ritmin, lëvizjet, ia kap bukur mendimet, pothuajse zhytet i të ri pas sekreteve të  tija. Edhe ushtari serb Hazir Haziri, me një folme të  ushtruar mirë , na bind që  zotëron personazhin, ndeshet në  mënyrë    shëndoshë  me të . Në  shpërfaq momentet komike gjatë  dialogut me komandantin e tij Petrovcin.

 

Ecja e aktorëve

 

Nuk mund të  thuhet se ekziston lëvizje më  karakteristike se ecja, jo vetëm sepse është  personale, por edhe për faktin se një  lëvizje e tillë , nëpër gjithë si, është  e pavetëdijshme. Aktorë t e filmit “Gomarë t..” kontrollojnë me vetëdije në  rastet kur ata shprehin dinjitet, vendosmëri, modesti, koketeri, vanitet etj. Lëvizjet e jashtme, ata i shndërrojnë    shprehje të  brendshme. Lëvizjet, ata i kanë  shumë    koordinuara, të  plasuara mirë , nuk devijojnë. Edhe pse ecjet ushtarake janë më    veçanta, aktorë t e filmit, arrijnë  t’i përshtatin në  vete. Andaj, lëvizja e jashtme ka vlerë  për aq sa shpreh  artistikisht një  lëvizje e brendshme.

 

  film luajtën: Veton Osmani, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Hysen Binaku, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Bajrush Mjaku, Valina Muçolli, Shpëtim Kastrati, Hazir Haziri, Luan Daka, Meli Qena, etj... Ndërkaq, drejtorë fotografie Afrim Spahiu e Shukri Kaçaniku, montazhi Agron Vula, muzika Mendi Menxhiqi. Filmi është realizuar nga “Filmmission dhe QKK”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora