| E merkure, 27.10.2010, 08:59 PM |
Gomarët e suksesshëm
Nga Dr. Ilir Muharremi
Çdo gjë fillon me ardhjen e një mësuesi idealist i cili përjeton dhunën e sistemit të ish-Jugosllavisë . Ëndrra e tij është të shkel në tokën e Shqipërisë , pasi arrin ta kaloj kufirin, në mënyrë të çuditshme, ai zhgënjehet nga toka mëmë , duke marr rrugën kah dielli. Qetësinë , lumturinë dhe sigurinë ai e shpreson kah rruga e ndriçuar e diellit. Bëhet fjalë për protagonistin e filmit të metrazhit të gjatë “Gomarët e kufirit” me skenar të Jeton Nezirajt dhe në regji të Jeton Ahmetajt, premiera e të cilit u dha të hënën në kinemanë ABC në Prishtinë . Adhuruesit e filmit, dhe shumë regjisorë disi me hamendje, paksa edhe skeptikë , kishin ardhur ta shikojnë filmin. Krejt befasisht si “Boomerang” u është përplasur kjo ngjarje duke u finalizuar me duartrokitje të gjata të publikut. Ishte paksa vështirë të përcaktohet zhanri i filmit, nganjëherë shpërthen jashtë mase komedia e zezë , derisa për një moment, drama zë vendin kryesor. Por, megjithatë, tema ishte e plotësuar dhe tërheqëse. Ngjarja zhvillohet në vitin 1968 në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë . Në kohën e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Pasi që në zonën kufitare ishte një burim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit të rregullt nga ushtria.
Sinteza e fotografisë
Një vepër arti e filmit nuk paraqet vetëm një realitet objektiv, por edhe personalitetin subjektiv të artistit. Në këtë personalitet janë të përfshirë pozita shoqërore, botëkuptimi, horizonti kulturor i mjedisit dhe kohës në të cilën artisti jeton etj.. Çdo kuadër e filmit “Gomarët....”, nuk shpreh vetëm një fragment të realitetit, por edhe një qëndrim ndaj tij. Pozicioni, perspektiva e aparatit marrës zbulon edhe qëndrimin e brendshëm të autorit. Fotografia është në nivel të kthjellët dhe e përshtatshme për kohën në të cilën zhvillohet ngjarja. Peizazhi i thithur nga kamera zotëron atmosferën e vetë , që nuk është një fakt i thjeshtësisë së objektivit, por lind nga pjesëmarrja e subjektit. Andaj, Ahmetaj, ka arritur të na bind me një estetikë të mirëfilltë të peizazheve dhe hapësirave të ndryshme.
Koha në film
Kalimi i kohës përbrenda ngjarjes që zhvillohet në të njëjtin vend, regjisori bukur e ndërpret atë duke futur në mes, nëpërmjet montazhit, një skenë që zhvillohet në një vend të ndryshëm nga i pari. Kthimi tek ngjarja dhe vendi i mëparshëm, bëhet pas një farë kohe, ç’ka kuptohet lehtë . Këtë e vërejmë tek skenat mes ushtarakëve serb dhe atyre të Shqiptar .
Metafora letrare në film
Regjisori këtë e dëshmon në skenën, kur ushtarët Jugosllavë përpiqen të këmbejnë gomarin me njeriun. Ata afrohen afër kufirit, duke kërkuar nga pjesa e Shqiptarëve ta dorëzojnë robin tek Jugosllavët. Shqiptarët refuzojnë një akt të tillë , atëherë Jugosllavët drejtojnë armët tek gomari për ta vrarë . Planet shumë të afërta të automatikëve dhe ushtarakut Shqiptar alternohen me një ritëm aq të shpejtë saqë krijon tek spektatori ndjesinë se plumbi do të shpojë gomarin. Bëhet fjalë , qartësisht, për përkthimin në imazh viziv të një imazhi letrar.
Loja e aktorëve
Dirigjimi i shëndoshë ndaj vetë s, kontrollimi i frymëmarrjes dhe dëgjimi i mjaftueshëm, reflekton bindshëm tek aktorë t: Enver Petrovci, Veton Osmani, Hazir Haziri, Cen Binaku, Bislim Mucaj. Ata natyralizojnë tekstin, lëvizjet në formë spontane, anën e bendshme dhe të jashtme, e aktivizojnë në situata të kërkuara nga regjisori. Petrovci, ndeshët mirë me personazhin Serb, një komandant i ushtrisë kufitare serbe. Shpesh herë , i vrazhdë , por arrin përnjëherë të kthehet në gjendje të heshtur, thjeshtë një oqean i çmendur, i cili qetësohet menjë herë . Po ashtu edhe Veton Osmani, i cili interpreton një mësues idealist, e që në shpirt e ka Shqipërinë , arrin të na bind dukshëm , dhe ta mishëroj personazhin e fjetur në skenar. Ai, ia jep frymën, ritmin, lëvizjet, ia kap bukur mendimet, pothuajse zhytet i të ri pas sekreteve të tija. Edhe ushtari serb Hazir Haziri, me një folme të ushtruar mirë , na bind që zotëron personazhin, ndeshet në mënyrë të shëndoshë me të . Në shpërfaq momentet komike gjatë dialogut me komandantin e tij Petrovcin.
Ecja e aktorëve
Nuk mund të thuhet se ekziston lëvizje më karakteristike se ecja, jo vetëm sepse është personale, por edhe për faktin se një lëvizje e tillë , nëpër gjithë si, është e pavetëdijshme. Aktorë t e filmit “Gomarë t..” kontrollojnë me vetëdije në rastet kur ata shprehin dinjitet, vendosmëri, modesti, koketeri, vanitet etj. Lëvizjet e jashtme, ata i shndërrojnë në shprehje të brendshme. Lëvizjet, ata i kanë shumë të koordinuara, të plasuara mirë , nuk devijojnë. Edhe pse ecjet ushtarake janë më të veçanta, aktorë t e filmit, arrijnë t’i përshtatin në vete. Andaj, lëvizja e jashtme ka vlerë për aq sa shpreh artistikisht një lëvizje e brendshme.
Në film luajtën: Veton Osmani, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Hysen Binaku, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Bajrush Mjaku, Valina Muçolli, Shpëtim Kastrati, Hazir Haziri, Luan Daka, Meli Qena, etj... Ndërkaq, drejtorë fotografie Afrim Spahiu e Shukri Kaçaniku, montazhi Agron Vula, muzika Mendi Menxhiqi. Filmi është realizuar nga “Filmmission dhe QKK”.