Mendime
Myrteza Studenica: Tmerri Bergen - Blezen...
E marte, 19.10.2010, 08:40 PM
RREFIMI RRENQETHES I HEBREUT - ZT. HAIM ADIZHES
TMERRI
Nga Myrteza Studenica
Motra ime (e Myrteza Studenicës) - KONNILYN G.FEIG, shkroi më 1981, librin “Hitlers death Camps – The Sanity of Madness” , I cili bënë fjalë mbi tmerret në Kampin nazist
Pas një viti, kur serish motra ime Konnilyn erdhi në Kosovë dhe u mor vesh, u takua me Presidenitin Rugova: ajo solli me vete edhe një cantë plotë e përplotë me kristale të nxjerra nga nëntoka e MONTANAS –SHBA… dhe ia dhuroi Kryetarit Rugova!
Motra ime Konnilyn, bëri punë të madhe në përshkrimin Kampit famëkeq nazist Bergen – Belsen…
Por, miku im i mocem hebre, zt. Haim Adizhes, ish-kryetar i Komunitetit Hebraik në Prishtinë, ndjestë past, i kishte perjetuar vet tmerret e Kampit zulmkeq BERGEN_BELSEN!
“Burgosjet e gjermanëve zgjatën nga mesnata ë deri në mëngjes të 15 majit 1944… Neve na denoncuan te gjermanët komshinjtë serbë pisa! Po atë ditë, na futën në vagonë të trenit dhe na dërguan në Llogorin famëkeq serb “SAJMISHTE” afër Beogradit. Atje hoqem të zitë e ullirit! Afro një muaj qëndruam në llogorin serb të tmerrit, ku pamë llahtari të mëdha, rojtarët Llogorit “Sajmishte” ishin serbë dhe kroatë dhe ata na përgatisnin ushqimin e tmerrëshëm, bënin një supë me rërë dhe na shtinin me dhunë që ta hanim! Shumë të internuar vdisnin brenda një dite. Të gjithë të vdekurit, ustashët dhe cetnikët i hudhnin në lumin Sava! Më vonë llogorin famkeq “Sajmishte” e morrën gjermanët nën administrim. Gjermanët morren familjen time dhe mua si dhe shumë të internuar të tjerë të “Sajmishtës”, na hypen në vagonë të ferovisë dhe pas disa ditë udhëtimi ta pandërprerë arritem në vendin Celle në afërsi të Llogorit famëkeq BERGEN-BELSEN. Aty na ndanë sipas komandave të punës: Komanda për ngarkim-shkarkim në stacionin hekurudhor, Komanda për punë në pyje, etj.
Unë punoja në Komandën e pyjeve, e cila kishte për detyrë të nxjerrte nga dheu trungje drunjësh. Gjatë punës na ruanin gjermanët me qenë gjusmë-ujqër. Nëse ndonjëri nga punonjësit, moszot, nuk mund të punonte më nga stërlodhja dhe uria që kishte, atëherë gjemanët mizorë, atij të mjerit ia ndërsenin qentë egjër, të cilët e shkyenin atë të mjerin për së gjalli! Ishte llahtari e madhe ta shikoje se si qentë e kafshonin njeriun e pafajshëm…!
Në llogor mbretëronte një fëlliqësirë e madhe, ngase kishte shumë të internuar të cilët gjermanët mizorë, i sillnin nga vendet e ndryshme të Europës së robëruar nga nazistët gjermanë, kurse në llogor kishte shumë pak vend… Prandaj të internuarve iu ra tifoja… U desh që teshat e vjetra, që i kishim, të cilat nga puna e madhe ishin shqyer, t’ i hedhnim dhe të blenim rroba të tjera… Për ta blerë një pallto dimëri duhej dhënë dy shujta (drekën dhe darken) të burgosurëve shitës, ndërsa për ta blerë një këmishë, u mor vesh blerja bëhej nga të burgosurit, lypej të jepej një shujtë! Për t’i blerë katër cigare, duhej te jepej një shujtë….!
Në Llogorin BERGEN – BELSEN, Brenda një dite nga uria dhe keqtrajtimet nga gjermanet mizorë, vdisnin me qindëra të burgosur! Gjermanet të pa shpirtë i merrnin të vdekurit dhe i hudhnin të vdekurit në oborrin llogorit, si të ishin turra drunjësh dhe pastaj i ndiznin kufomat në krematoriume….
Shujta ditore përbëhej kryekëput nga repani i kuq, ose repani industrial dhe nga një copëz bukë 150-gramëshe e stërbajatosur….!Shumë të burgosur sëmureshin dhe vdisnin. Kështu, në llogorin famëkeq BERGEN – BELZEN mua më vdiq nëna, babai, motra e madhe me të dy fëmijët e saj të vegjël, pastaj xhaxhai dhe gruaja ë tij… Dhembja e madhe që më pat kapluar nuk mund të përshkruhet me asnjë fjalë…!Dhembjen e përcjellnin edhe vuajtjet ë tmerrshme që i përjetonin nga zullumqarët e pashpirtë gjermanë…!
Unë pata fatin dhe shpëtova nga tmerri BERGEN – BELZEN. Po ashtu shpëtuan edh dy motrat e mija të vogëla. Gjithashtu shpëtuan edhe i biri dhe e bija e xhahxait tim. I biri dhe e bija e axhës shkuan më 1948 në Izrael. Njëra motër ishte 7-vjece kur shpëtoi nga tmerri nazist në BERGEN-BELZEN.Ajo pas Luftës II Botërore, qe vendosur në një Konvikt të Bonjakëve, pastaj qe dërguar në Izrael! Ndërsa motra tjetër qe kthuer në Novi Pazar (Sanxhak) dhe atje qe martuar, pastaj pat shkuar më 1959, në Beograd, kurse vdiq më 1976....!”
Afër llogorit BERGEN – BELSEN, thoshte miku im i mocem zt. Haim Adizhes, ndjestë pastë, në prill 1945 dëgjoheshin bombardimet e Aleatëve (anglo-amerikanëve), të cilët bombardonin HANOVERIN, që ishte afër Llogorit zulmkeq BERGEN – BELZEN! Një ditë gjermanët urdhëruan që të gjithë të burgosurit , që ishin të zotë të ecnin, duhej të shkonin në Stacionin e Trenit. Ata që nuk mund të ecnin, duhej të ngelnin në Llogor! Ne nuk dinim se cfarë të bënim: të niseshim drejtë ferovisë apo të ngelnin në Llogor?! Na merrte mëndja se ata që do të ngelnin në Llogor do të vriteshin nga gjermanët pashpirtë, prandaj me frikë të madhe u nisëm drejtë Stacionit Hekurudhor! Gjermanët na futën në vagonë dhe kështu udhëtuam 15 ditë pa ngrënë të thuash asgjë! Shumë veta vdisnin nga uria dhe kur ndalej treni i nxjerrnin kufomat e tyre nga vagoni dhe i lenin ato pranë shinave të trenit. Më 23 prill 1945, e mbajë në mend fort mirë, vagoni ynë qe ndalur në një vend, ishte pa lokomotivë dhe pa përcjellësit gjermanë! Atë ditë na nxorrën nga vagonët ushtarët e Armatës së Kuqe të Bashkimit Sovjetik. Sovjetikët na vëndosën në shtëpitë, të cilat i kishin braktisur gjermanët, duke ikur nga frika nga ushtarët sovjetikë. Kështu, ne qëndruam një kohë në vendin e quajtur TREBITZ , në Republikën Demokratike të Gjermanisë. Aty na veshmbathën dhe na ushqyen mirë e mirë! Kështu atje qëndruam deri në gisht 1945, pastaj mua dhe të internuarit të tjerë nga Jugosllavia, na transferuan në një vedntubimin ë të internuarve nga Jugosllavia , në vendin KOTBUS.Pastaj arrita në Prishtinë bashkë me të motrën, të birin dhe të bijën e xhaxhait...Ne jetuam një kohë nga ndihmat që na i jepte LIDHJA E KOMUNAVE HEBRAIKE TE JUGOSLLAVISE! Unë pastaj zura punë në një librari, kurse e motra zuri punë në Kuvendin ë Komunës së Prishtinës. Unë u martova më 1952. Më lindën dy djemë....! ”Kështu, e përfundoi rrefimin tij rrënqethës, miku im i mocëm zt. HAIM ADIZHES, i cili vdiq më 1997, ndjestë pastë!!!