E premte, 02.05.2025, 08:05 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Istogesja Kreshnike Mehmetaj, politikane dhe shkrimtare

E hene, 04.10.2010, 09:59 PM


ISTOGASJA- KRESHNIKE MEHMETAJ, POLITIKANE DHE SHKRIMTARE

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Ka disa vite që në shkrimet dhe opinionet e mia jam disi i koncetruar më së shumti me dhe rreth Istogut, thënë më shkurt vendlinjesë sime konkrete që gjendet rrënxë Bjeshkëve të Nemuna dhe burimit të ujit të lumit Istog.

 

Aty ku në rrënxe janë bjeshkët dhe aty ku rrjedh uji i pastër si loti me një ftohtësi natyrale është e pamundshme që të mos ketë edhe burime të mendjesë dhe trurit të dhëndosh, të pastë dhe të dlirë po si uji i ftohët dhe i kthjellët i burimit tonë. Dihet mirëfilli se në këtë Istog me rrethinë, lindën u rritën, dhe u angazhuan për kombin me mijëra njerëz të brumosur me një edukatë dhe kulturë të njohur njerëzore, me dije dhe urti të jashtëzakonshme jo vetëm për rrethin por edhe për tërë shqiprtarinë. Shumë dihet për këtë trevë dhe shumë do të dëgjohet edhe në të ardhmën ngase këtu gërshetohet edukata e njerëzia në një anë me intelektin dhe vetëdijen e shëndosh  në anën tjetër.

 

Me këtë rast une e kam ndërmend të ndalem te një Personalitet që ka krijuar emër jo vetëm në kulturë por edhe në politikë, dhe atë jo në Kosovën tonë ku thuaja i tërë populli është politikanë, fatkeqësishtë, por në një shtet demokratik dhe prijetarë në ekonominë boetërore, konkretishtë në Gjermanin tonë, mike të madhe të shqiptarëve.

 

K. Mehmetaj me Europarlamentarin Martin Schulz
K. Mehmetaj me Europarlamentarin Martin Schulz
Fjala është për një vajzë që rrjedh nga një familje me tradita shqiptare dhe nga një familje ku primare ishte dhe është shkolla dhe dija, pra një familje me emrin Mehmetaj nga rrethina e Istogut. Prindërit e saj para më se dy dekadash mërguan në Gjermani, Kryefamiljari pra intelektuali z. Ismet Mehmetaj qëllim kryesor pos kontributeve ndaj atdheut viteve të athershme detyrë parësore kishte edhe mundësimin e fëmijëve të tij që të integrohen dhe shkollohen në rethin dhe mjedisin ku ata jetonin, ngase nga kjo perspektiv i kontribuohej atdheut edhe më shumë, ku më von në siperfaqe do të dilte një vajz shumë e zgjuar dhe me shumë kapacitet që të tregonte emrin e saj të vërtet dhe të tregonte prejardhjen e saj të vërtet si shqiptare, dhe si qytetare lojale e shtetit ku ajo me prindër jetonte dhe jeton.

 

Z. Kreshnike Mehmetaj ka lindur në komunën e  Istogut, ndërkaq tërë shkollimin e ka bërë në Gjermani. Në Universitetin e Aachenit ka magjistruar Shkencat Politike, Socologjinë dhe Psikologjinë.  Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve ajo vazhdoi më tutje për të ju qasur magjistraturës, dhe shi për këtë ajo vendosi dhe fitoi të drejtën që në vitin 2006 të bëj një studim  praktikë në zyrën e ish Presidentit të Kosovës F. Sejdiut dhe në atë të Kryeministrit të athershëm të Kosovës A. Ceku. Pas përfundimt të suksesshëm të kësaj praktike ajo iu fut detyrës që të bëj një vepër rreth pavarësisë së Kosovës që ta kishte si temë për magjistraturë, pra ajo në një kohë rekorde shkruan librinë, “ Kosovas weg in die Unabhëngigkeit”, Rruga e Kosovës drejtë pavarësisë. Këtu ajo në mënyrë shkencore dhe intelektuale jep një pasqyrë reale dhe të argumentuar për të drejtën e pavarësisë së Kosovës. Ky libër mund të radhitet me disa vepra kryesore të shkruara edhe nga autorë të huaj si Noel Malcolm e të tjerë për të drejtën e Kosovës për pavarësi.

 

Nga e tërë kjo shihej se pos shkrimit të shumë poezive dhe shumë artikujve në shtypin gjerman të asaj kohe Zonja Mehmeti kishte dhunti dhe intelekt që të merrej edhe me tema të mëdha të cilat janë tabu edhe për shumë kinse intelektual të mëdhenj që thirren në Kosovë e kur nuk kanë botuar as edhe një artikull të duhur për Kosovën.

 

K. Mehmetaj me Presidentin Fatmir Sejdiun
K. Mehmetaj me Presidentin Fatmir Sejdiun
Nga e gjith kjo del se kjo istogase kishte krijuar një bazë të fortë që të merrej dhe të bëhej e suksesshme edhe në politikën gjermane, kështu ajo si një aderuese dhe anëtare e social demokratëve gjermanë ishte edhe anëtare e shtabit zgjedhor të mikut të madh të shqiptarëve eurodeputetit gjerman Zotëriut  Martin Schulz.

Aktiviteti i saj politik në partinë Social Demokrate Gjermane ka ndikuar që ajo sot të bëhet emër i njohur edhe në qarqet politike të vendit ku jeton. Zonja Mehmeti është një shembull tipik i asaj se atdheu ndihmohet më së shumti mu athere kur të rinjët bëhen shembull të mire¨në vendet demokratike ku jetojnë, dhe kështu njëherit ia rrisin namin dhe respektit shtetit nga vijnë dhe kombit në përgjithësi. Kreshnike Mehmetaj është një emër i qmuar në Gjermanin afër 90 milionshe, është një personalitete që me krenari dhe dinjitet tregon të të qenurit shqiptare.

 

Në perëndim ka shumë shqiptarë dhe shqiptare që dita ditës janë pjesë e suksesit në shumë fusha jetësore aty ku jetojnë dhe me këtë argatin më të madh ia bëjnë kombit, lum ata prindër që shkrijnë çdo gjë për shkollimin dhe ngritjen inteklektuale të fëmijve të tyre, por rasti i Kreshnike Mehmetajt nga Istogu është disi i veqantë, ajo është e thjeshtë, modeste dhe te ajo shihet kjartë një kombinim i edukatës së mirë familjare dhe kulturës së urtë dhe të mirë të qytetarëve të komunës së Istogut.

 

Krenohemi me Kreshnike Mehmetajn dhe me familjen e saj, jo vetëm ne Istogu por besoi e tërë Kosova.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx