Faleminderit
Edgar Frashëri: Si u njohta me Peter Priftin
E diele, 26.09.2010, 07:58 PM
Si u njohta me Peter Priftin
Nga Edgar Frashëri
Per nje njeri qe nuk I perket fushes se letrave, nuk kisha sesi te dija ose te kisha degjuar per Peter Priftin , sidomos kur je rritur ne nje bote teresisht te izoluar ku informacioni jepej me pikatore ose nuk jepej fare dhe se shqiptaret qe jetonin jashte atdheut nuk ishin vecse “tradhetare” qofshin edhe ata qe kishin lindur andej.
Pra I veshur me kete lloj “injorance” nje dite fare pa pritur ne ekranin e kompjuterin tim cfaqet virtualisht Peter Prifti i cili me pas u be njeri I afert per mua. Ai kishte perkthyer nga shqipja ne anglisht librin e tim ati - Stavro Frasheri - “ Permes Mirdites ne dimer” i botuar ne vitin 1930 ne Korce te cilin ai e shkroi mbasi shoqeroi neper malesite tona te veriut ciftin amerikan Carleton S. Coon dhe gruaja, antropolog i mirenjohur, te cilet erdhen ne Shqiperi ne vitin 1929. Lajmi mbi librin e perkthyer me vinte nga nje kusheri ne Amerike I cili kishte zbuluar se libri ne fjale shetiste ne librarite atje, dhe une I biri I autorit nuk dija gje.! Si cdo shqiptar te cilit mendja ne fillim I punon per mbrapsh, mendova se ky lloj “shqiptar amerikan” ose nuk e dinte se ketu ne Shqiperi autori I vdekur prej kohesh kishte ende trashegimtare gjalle qe ruanin te drejten trashegimore, ose ishte tip hajduti si ketu tek ne, ku perkthehet e gjithe literature e botes pa pyetur se I duhet marre leje autorit.
Por fale zotit qe, para se ti dergoja Peter Priftit letren a pare e cila me siguri do te ishte e nxituar, u njoha ketu me anen ligjore te problemit e u qetesova kur mesova se veprimi nga ana e botuesit East European Monographs ishte ne perputhje te plote me ligjin amerikan. Libri ishte bere public domain. Atehere porosita nje te tille ne SHBA te cilin sot e ruaj si kopje te vyer dhe deshmi se me sa pasion e ka perkthyer kete liber Peter Prifti. Ai kete perkthim e beri, sic thote edhe ai vete , se pari si nje shqiptar I mire ne dhé te huaj qe I digjej zemra per vendin e lindjes, dhe si mik I Carleton-eve gjithashtu per te cilet ai fliste me superlative. Ai liber pervec Parathenjes se autorit, ishte pasuruar edhe me nje Mirenjohje nga vete perkthyesi, Parathenje nga vete Profesor Coon si dhe me nje Prezantim te mrekullueshem nga Znj. Rafaela Kondi ne New York. Shume fotografi te nxjerra nga shkencetaret amerikane, te nje cilesie fantastike , qe une nuk I kisha pare ndonjehereme sollen ne kujtese imazhin e babain tim si nje djale te ri ne pamje sic nuk ma kishte marre mendja kurre! Ja se si shprehet studiuesi Peter Prifti ne parathenjen e perkthimit te tij per nismen qe kishte mare.
…Ne vitet shtatedhjete ai ( Carleton S.Coon) me pyeti nese do te kisha deshire te perktheja ne anglisht librin e Stavro Frasherit “ Permes Mirdites ne Dimer” dhe une I thashe “Po,”. E pranova nje ftese te tille se pari sepse vinte si nje detyrim ndaj professor Coon per pjesemarrjen e tij ne Seminarin e vitit 1960 (organizuar nga “Vatra” per studimet shqiptare). Se dyti pranova duke arsyetuar se keshtu do te me jepej nje rast tu beja te njohur lexuesve anglishtfoles ekspediten kerkimore ne vendin tim te nje studiuesi te shquar Harvardas I cili ka dhene nje kontribut te vlefshem ne njohjen e popullit Shqiptar lidhur me fushen e antropologjise e shkencave perkates….( perktheu E.F )
Por per hir te rrefimit duhet te bej nje parantese e te theksoj se ky liber erdhi per se dyti ne drite, ne Shqiperi ne vitin 2002, fale punes se bere nga shtepia botuese “Mirdita” dhe pasionit mirditor te drejtuesit te saj Z. Ndue Dedaj, te zoterinjve Bardhok Pulaj e Gjon Marku dhe te ndikimit te pacmuar te Prof.Dr. Mark Tirta, per te cilet nuk gjej fjale falenderimi. ( kopertina eshte e ketij ribotimi).
Keshtu pra Peter Prifti u be virtualisht pjesetar i familjes time, dhe per ate cfare ka bere e thene ne adrese te tim ati, I jam mirenjohes pamase.
Per vepren e tim ati me pas ne vitin 2005, nga miku dhe studiusi I mirenjohur Z. Sali Hidri u botua nje monografi e titulluar ”Hulumtuesi I bukurise shqiptare - Stavro Thoma Frasheri ” nje kopje te te cilit ja dergova Peter Priftit prej te cilit mora nje leter falenderimi me 2 Mars 2006 se bashku me nje kopje te librit te titulluar “Peter R.Prifti ne boten e dijetareve shqiptaro-amerikane” shkruar me dashuri dhe profesionalizem nga profesoresha Eleni Kramitro per veprimtarine shkencore te ketij studiuesi.
Me pas i dergoj Peter Priftit kopje me dedikim te librit te botuar me titull “ England as I saw her-
Lidhur me botimin e ketij libri, korrespondenca me Peter Priftin ishta ajo qe me inkurajoi te merrja rrugen drejt Anglise ne vitin 2009 per ta promovuar ate pikerisht ne vendin ku ai zuri fill para tetedhjete vjetesh ne mendjen e babait tim Stavri Frasheri, ne Lincoln.
Pjese nga kjo korrespondence:
Thu,
From: Peter Prifti <pandeli2614@sbcglobal.net>
To: Edgar Stavri Frasheri <edg_fraser@yahoo.com>
I nderuar Zoti Edgar Frasheri:
Uroj te jeni mire.
Librin e atit tuaj, "
qe thoni per mua. Me kete rast, ju perhiroj per punen e mire qe bete, duke u kujdesur
per doreshkrimin qe kishte lene babai dhe duke e botuar ate kete vit. Uroj qe libri te mirepritet, si nga kritiket letrare ashtu dhe nga lexuesit e thjeshte. Une do ta lexoj librin,
pa tjeter.
Ne pergjigje te deshires suaj, ja ku po ju dergoj ketu emrat dhe adresat e disa personave qe mendoj se do te duan ta lexojne dhe ta ruajne librin:
……………….
Shume te fala,
Peter R. Prifti
Sun, October 5, 2008
Re: Perseri per librin e atit tuaj
From: Peter Prifti <pandeli2614@sbcglobal.net>
To: Edgar Stavri Frasheri <edg_fraser@yahoo.com>
I nderuar z. Edgar Frasheri:
Dje lexova librin e atit tuaj, "
Mbi te gjitha, libri ka vlere te vecante per krahasimet qe ve ne dukje midis Anglise dhe Shqiperise 80 vjet te shkuar, ne shume drejtime: pune dhe ekonomi, dashuri e martese, zakonet shoqerore,sidomos ate te mikpritjes dhe konceptit per mikun; feja dhe bestytnite, klima, peisazhi, etj. Ati juaj ishte verejtes i mprehte dhe i pajisur me kulture te gjere. Dhe keto cilesi bien ne sy ne faqet e kesaj vepre.
Me respekt,
Peter R. Prifti
Kur lexoj tani pas vdekjes shkrimet e komentet e shumta qe jane bere per Peter Priftin, kuptoj se I cfare permasave ishte figura e tij dhe cfare kontribut e trashegimi te pacmuar ka lene ai pas, per askend tjeter , por vetem per Shqiperine te cilen e deshi mbase me shume se ne qe gjallonim brenda vendit.
