E shtune, 25.01.2025, 07:15 PM (GMT)

Faleminderit

Beqir Cikaqi: Në kujtim të një jete!

E shtune, 18.09.2010, 09:00 PM


Orgovan Rexhepi, Toger
Orgovan Rexhepi, Toger

 

Me rastin e vdekjes së ish luftëtarit të lirisë: Orgovan Rexhepi

 

Në kujtim të një jete!

 

Nga Beqir Cikaqi

    

Me 16 shtator 2010, në Paese (lokalitet i Trevisos), ndrrojë jetë toger Orgovan Rexhepi (14.02.1967- 16.09.2010), ish luftëtar i orëve të para të luftës së UCK-së. I ndjeri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luften e UCK-së, prandaj edhe mori gradën toger…Nga viti 2002, merr rrugen e kurbetit dhe vendoset në Itali, ku siguron lejeqëndrim të punës.  Që prej lufte nuk ndihej mirë me shëndetin, por kurr nuk u ankua seriozisht…

 

Jeta është e ndryshme, sepse ate e kushtëzojnë kushtet jetësore. Njeriu si qenie më e përsosur, kushtet jetësore i pregadit për nevojat e veta mbrenda mundësive  dhe aftësive fizike e psiçike, si dhe rrethanave tjera që e kushtëzojnë. Jo çdo herë njeriu jetën e organizon vetëm për nevojat e veta, pasi jeton në shoqëri dhe bashkësi familjare kujdeset edhe për ta. Edhe shqiptarët e kan një veti të tillë. Si popull i vjetër evropian, si pasëardhës të pellazgëve e ilirëve, shqiptarët për të siguruar kushtet jetësore pengesë kryesore i kishin zaptuesit, prandaj për krijimin e sigurimin e kushteve jetësore është dashur të kundërshtohen okupatorët. Kundërshtimi është bërë në forma dhe mënyra të ndryshme. Fatëkeqësisht  kundërshtimëve të okupatorit, një pjese të shqiptarëve iu ka rënë hise edhe tani,në kohen “moderne” përmes revoltave e  protestave, kryengritjeve e luftrave,  sikurse që e bënin  edhe paraardhësit e tyre për atdhe. Në histori janë të njohura  lutëra iliro-romake, shqiptaro-turke, e deri te luftrat e fundit shqiptaro-sllave që bënë Ushtria çlirimtare e Kosovës, UCPMB-ja dhe Ushtria çlirimtare Kombëtare. Gjatë këtyre luftrave ranë shumë dëshmorë e martir, shumë nga ata luftëtarë  lanë edhe pjesë të e trupit e sot janë invalid të përjetshëm… Kishte nga ata që i lan llukset jetësore të perendimit  e iu bashkuan  zërit të arsyes për lirin e atheut…

   Në mesin e atyre atdhetarëve ishte edhe  Orgovan Rexhepi nga Shejna e Sharrit ... Aradhave te UCK-së  në Kosovë iu bashkua qysh në fillim, pa kurrfar hezitimi. Kishte  një guxim të lartë e të patrembur, dhe nga njohurit e shkathtësive luftarake që tregoi morri graden e togerit. Ka marrë pjesë në disa beteja të organizuara kunder pushtuesit serbosllav. Ishte pjesemarrës i luftës së Junikut.Sikur shprehet bashkëluftëtari I tijë, Deshmiri edhe komandantët që I kishm , Binak Gashin, mandej zv.kom.Ramë Hasanmetaj,etj. gjithmon i besonin në detyra me përgjegjesidhe i kryente me sukses. Ishte anëtar i grupit të diverzant “Shigjeta” dhe pjesëmarrës i operacionit  “shigjeta” në Pashtrik dhe Qafë Prush. Ishte aktiv edhe në të gjitha betejat e Vërrinit, deri në kapitullimin e ushtrisë serbosllave.Ishte i angazhuar edhe në luftrat nëKosoven Lindore dhe Maqedonin Perëndimore, në lgjistikë. Kishte një bashkpunim të fortë me komandantin nga Tropoja,pjesëmarrës i tri luftrave ë fundit Tahir Sinanin, nga  cili përvetsoi mjaft strategjin ushtarake.

  Me përfundimin e atyre luftrave, u demobilizua, ku për pak muaj ishte i angazhuar në disa organizata bëmirëse që vepronin në komunat e Sharrit dhe Prizrenit. Nuk deshi të jetojë në kurriz të askujt, la uniformen dhe mori rrugën e gurbetit, kaloi në Itali, nga puna që bënte arriti të sigurojë lejeqendrim pune. E gurbeti ishte dhe është një armik tjetër i shqiptarëve ku ua morri jeten shumë shqiptarëve, të cilët i kryejn punë nga më të rënda. Orgovani, nuk ishte mësuar të iu nënshtrohet urdhrave të pushtuesit serbosllavë, ama urdhrave te padronit të punës dasht e pa dasht duhej zbatuar në një formë. Për një mundim të tillë që ia bënte padroni shpesh herë ankohej, por vetëm te familjaret, te të afërmit dhe te të njohurit me të cilët kontaktonte, se në istanca tjera nuk dëshironte të ankohej nga karakteri që kishte. Atëhere kur mendoi se do të ketë një jetë më të qetë, më të rehatshme,… I trokiti në “derë” vdekja, pa ndonjë paralajmrim serioz! Vdekjen ia kishin  paramenduar vite ma pare shumë herë serboçetnikët, militarët e paramilitarët gjat betejave në luften e fundit të Kosovës, por Orgovani nuk e kishte pranuar vdekjen e tyre, i qëndroi besnik jetës dhe idealit për liri. Ai  vdekjen e paralajmruar  nga okupatori  kurr nuk e trembi dhe as që e frigoi, përkundrazi e motivoi edhe më shumë, i jepte kurajo e fuqi edhe më shumë, prandaj në luftë vdekjen iu ktheu atyre-okupuesve, që popullit shqiptar të Kosovës mendonin të ia vazhdonin robërin.

    Edhe në gurbet këtu në Itali, në vendin e punës disaherë ishte i rrezikuar, sidomos kohëve të fundit, kishte edhe lëndime serioze, por kur nuk donte të iu nënshtrohet ankesave, sapo këndllej nga lëndimi vazhdonte punen, pa përfunduar terapin e sygjeruar nga enti mjekësor.I till ishte Orgovani.

  Në një mbrëmje të këtijë shtatori(2010), vdekja iu afrua tinzisht. Kësaj here e tradhtoi. Eh vdekje e mallkuare, parakohe dhe pa e merituar ia more jetën Orgovanit. Kështu, pas një sulmi në zemër ndrroi jetë. Më kotë tentuan t’ia japin ndihmen e nevojshme bashkeshortja, fëmijet, vëllau e miku. Ishte ne ndihme edhe fqiu nga Lajqi, Agustin Vata  që banon në një kulm. Por kot!Vdekja ishte e pamëshirshme, madje nuk i la kohë së urgjencës së Ndihmes së Shpejt. Vdekja e ndau nga bashkshortja dhe tre fëmijët(Greza, Eduardi dhe Miradini ), më i vogli(Miradini) tre vjeq,  shpreson akoma se babi është gjallë e do t’i kthehet  pasi të shërohet nga spitali. Orgovani u nda edhe nga familjarët e tjerë dhe perfundimisht nga kjo jete në këtë botë. Ishte i qet dhe komod në shoqëri dhe rrethin ku jetonte e punonte, mbi të gjitha ishte tepër human dhe bëmirës, gjithmon iu dilte në ndihmë nevojtarëve shqiptar, pa marrëparasysh se nga vinin.  Jeta dhe vepra e tije nuk do të ndahet, do të mbetet në mesin e të gjallëve dhe do të kujtohet gjithmonë.

 Kufoma e tije pritet të i kthehet në atdhe, në Kosovën martire, ne Opojen e dashur . Atje do te ia bëjnë nderimin e fundit, nëna dhe  familjarët e tjerë, bashkeluftëtarët dhe  shumë të tjerë, sepse këtë e meriton  luftëtari i Lirisë, togeri Orgovan Rexhepi.

I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!

 

KUJTIMI PER TOGERIN

-Orgovan Rexhepi–

 

Urretjen për armikun e kishte

Kalitur e skalitur me vite

Thirrja e zërit të Atdheut për çlirim

Nuk e trembi

Përkundrazi-e frymëzoi pa hezitim

 

…Pjesëmarrës  shumë betejave

Në Junik,…Vërri,… Pashtrik

Sy pa trembur si askush

Togeri Orgovan Rexhepi

Luftëtar i operacionit “Shigjeta”

Edhe në Qafë Prushë

 

Armen ia imponoi koha

Strategjin luftarake ia kaliti

Komandant Tahir Sinani

Mosnënshtrimin e kishte virtyt e ideal

Dëbimin e okupatorit e kuptoi

Si akttin e domosdoshem- e të fundit final

 

Fitues doli në shumë beteja

Për atdheun e dashur e të bekuar

Në gurbet u “tradhtua” nga infrakti

Duke ia hapur rrugën vdekjes së mallkuar

 

Me flamur kombetar ne beteja- Pashtrik '99
Me flamur kombetar ne beteja-Pashtrik '99

Togeri ne mesinin e bashkeluftareve
Togeri ne mesinin e bashkeluftareve

 



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora