E merkure, 12.02.2025, 05:25 AM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Shënohet 12 vjetori i Betejës së Kaqanollit

E shtune, 18.09.2010, 08:58 PM


Shënohet 12 vjetori i Betejës së Kaqanollit 

NJËRA NDËR BETEJAT MË TË LAVDISHME TË UÇK-SË JO VETËM NË LLAP POR NË TËRË KOSOVËN

Nga Milazim KADRIU

Me një manifestim rasti të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së është shënuar 12-të vjetori i njërës ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën, betejë kjo e njohur si "Beteja e Kaqnollit", e cila ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb. Ishte kjo beteja e parë ku timat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e UÇK-së në ZOLL u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Gjatë betejës më 15,16 dhe 17 shtator 1998 ranë edhe shtatë dëshmorët e parë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë tjerë. Në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë në vendin ku u zhvillua beteja pranë lapidarit nga familjarë,përfaqësues ët shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë liridashës të kësaj ane u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh, si dhe do të evokohen kujtime për dëshmorët dhe betejën. Ndërsa në varrezat në Besianë ku janë të varrosur dëshmorët Bekim Lushaku e Habib Zeka u zbuluan lapidarët e këtyre dy dëshmorëve.

EPOPE E LAVDISHME

Në Rrafshnaltën mbi Gegaj

Përmendorja si Shqiponjë qëndron

Ke hapur krahët në të dy anët

Trimat në gjirin e vetë i bashkon.

 

Në krahët e saj

Sa hije u ka qëndresa

Me shikim të thellë drejtuar

Andej nga u zhvillua beteja.

 

Epope e lavdishme

Mbeti në histori

Lufta e Kaqanollit

UÇK-së i dha krenari.

 

TOKA E ARBËRIT SHKAUN SE DURON

Kolona të gjata

Arrijnë në Gegaj

Çetnikët Kaqanollit ia mësyjnë

Atje lart në maja

Ndodhet ushtria jonë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

E pozicionuar

Llapi shkaun nuk mund ta durojë.

 

15 mijë çetnik

 

Shkojnë në këto anë

Tokën e Arbrit

Ata duan ta okupojnë

Tokën nuk e lëshojmë

Ose do të vdesim, ose të lirë të rrojmë

Rinia e mbarë Kosovës kështu thonë.

 

1 ushtar yni

9 shkie i vret

9 të tjerë arratisen tatëpjetë

8 humbin rrugën malit s’mund ta gjejnë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora