E merkure, 12.02.2025, 04:57 AM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Egriu: Requiem, kushtuar pedagogut e atdhetarit të paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Bedri Kyçykut

E merkure, 01.09.2010, 08:58 PM


Requiem, kushtuar pedagogut e atdhetarit të paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Bedri Kyçykut  ( 5 qershor 1940 –1 shtator 1994 )

                                      Kaçanik o shkamb e gur’

                                      pritesh e vritesh për flamur’.

                                                   Këngëtari popullor

                                      Dy lule ka Kacaniku,

                                      Sali Bajrën & Bedri Kyçykun.

                                                   Këngëtari popullor

                                       -Këto vargje, që ua  këndoi  këngëtari

                                        popullor,  apostrofojnë  atdhetarizmin

  përkushtuar   dy  shkëndive

kaçanikas ndaj kombit e atdheut.

 

Porsi kjo cigare që  digjet para tij, 

njashtu dhe shpirti i të ndjerit Bedri,        

digjej e përvëlohej për Shqipëri ! – I. Egriu

 

Nga Ibrahim Egriu

 

Në mars të vitit të kaluar, Prof.  Latif  Nallbani, ish drejtor i Gjimnazit të Kaçanikut, autor i librit dhe ish nxënësit e z. Bedri, në   Bern    Zvicrës, për nder të Përvjetorit të vdekjes, në formë madhështore organizuan promovimin  e  Monografise  së pedagogut e atdhetarit, Bedri Kyçyku.  Ndaj, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes me pietet e përkujtojmë këtë atdhetar e pedagog të palodhur, i cili së bashku me atdhetarin e Madh, ish kryetarin e Kaçanikut, z. Sali Bajra dhe shumë hero e trima të tjerë, që ranë fli për liri e bashkim kombëtar, sot, s’gjënden në mesin tonë që t’i shijonë ditet e lirisë e te mëvetësisë së Kosovës. Pra, siç më shkruanin që të dy, simboli i rezistencës, Adem Demaçi dhe veprimtari e deputeti i Parlamentit të Kosovës, Hajdin Abzi, alias Lum Haxhija: ”Lypset të përkujtohen të gjithë ata që kanë kontribuar për Atdheun, për lirinë, arsimin e shqiptarinë, sepse, për jetë të jetëve janë të pavdekshëm dhe, s’duhet lejuar që t’i përfshijë pluhuri i harresës”.-Fund i citatit

Bedri Kyçyku i takon  Plejadës së Parë të pedagogëve kaçanikas të Shkolles  Normale në Shkup, ku diplomoi në qershor të vitit 1959, ndërsa Fakultetin në lëndën e gjeografisë e kreu në Prishtinë.

 

              Ai,  ndër të parët, së bashku me  z.  Latif  Nalbanin  e  pedagogët  e  tjerë  të parë 35  vjet  rrjesht,  si  pionier  i  arsimit  në Kaçanikun  legjendar,  gjeneratat e  tëra i mësoi  se  çdo  abetare  fillon  mësimet  e të shtrenjtës liri.  Çdo  kaptinë  libri  ka  kurorë lirinë, siç thoshte L. Gurakuqi.

               Tek vëllau ynë B. Kyçyku dominonin:  njdjenja e atdhedashurisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë e fisnikris dhe   e rrigorozitetit.

 

E deshte Shqipërinë  e  bashkuar  me Kosovën,Çamërinë dhe me të  gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë.  S’më harrohen kurrë  ngjarjet revolucionare të  vitit  ’68.  Atë  ditë,  pas programit manifestues,  urdhëroi që   gjithë  nxënësit  e  Shkollë   Mesme ” Voskopoja ” të  futen  nëpër kabinete. Ai, më mori mua meqë kishte më tepër besim,  filluam të  futemi nga kabineti në kabinet dhe iu drejtohej nxënësve:  Dëgjuat  se  ç’ ndodhën sot në Kosovë ?!-Për Atdhe mos  ju dhëmbset jeta ! -Pa gjak s’ fitohet  liria ! -Jepni ca gjak për  Kosovën !  Aq trim e guximtar ishte,  saqë s’ i luante  syri fare.

 

I. Egriu dhe ish drejtori i ndjerë i Shkollës së Mesme, ”Voskopoja”- B. Kyçyku
I. Egriu dhe ish drejtori i ndjerë i Shkollës së Mesme, ”Voskopoja”- B. Kyçyku
Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm,ndaj dhe ish kryetari Sali Bajra e deshte me shpirt dhe gjithmonë e mbante pranë duke e konsultuar për  çdo  gjë.Kishte prirje të jashtzakonshme organizative.   ditën  e  parë, porsa fillova detyrën në Shkollën e Mesme ”Voskopoja”,  ai,  më ngarkoi  si  kujdestar   klasën  e dytë -M.  Ishte klasa më problematike dhe,  ne mesin e saj,  siç më kujtohet ishin nxënësit:-Hamit Lika, Ibush Dema etj. të cilët më vonë, së bashku me ca të tjerë u bën shembullor.

S’mundem të anashkaloj pa përmend kontaktin me nxënësit në ate klasë.

Ishte ora e parë dhe takimi i parë me nxënësit problematikë të klasës 2-M.

Si njësi mësimore e kisha temën: -Voskopoja çerdhe e arsimit dhe e kulutrës në shekullin e  17-të. Isha mjaft i përgatitur për ate temë..

Hyra në kabinet dhe, porsa isha duke e shkruar njësinë mësimore në ditar, pa pritams, nxënësi, Hamit Lika ia krisi një flakëreshë shokut të tij Ibush Dema.

O Zot thashë në vedi, ç’ndodh kështu!

Imi, ose merre ditarin, dorëzoja drejtorit dhe këthe ne Dibër ose zgjidhe këtë problem:

S’e zgjata!

Mora guximin, iu ofrova Hamitit, e kapa për jake, e çova përpjetë dhe porsa e hapi derën e kabinetit dhe, iu drejtova me këto fjalë:

-Pa prindin, mos më vish më në shkollë!

-Shkoi pa bërë kurfarë reagimi.

-Të nesërmen, Hamiti me prindin e tij, me lot në sy, kërkoi flje se kurrë më s’do të ndodhë një gjest i tillë, premtoi se do tregohet i kujdesshëm dhe se do ndihmojë në mbarëvajtjen e disiplinës në klasë e shkollë. Premtimi i tij u realizua me sukses.

 

Pos kësaj, s’mund të përshkruhet gëzimi i drejtorit të ndjerë, z. Bedri, kur në maj

të vitit ’69 pergatita dramën ”Nora e Kelmendit”, autor, Andrea Skanjeti.

 

  Në fund të  vitit  shkollor, z. Bedri, m’u drejtua e tha: -A e sheh se për ç’arsye ta besova këte  klase,  sepse kisha besim  të plotë në Ty se do i edukosh. Ashtu dhe u bë.

 

   Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror.  Ndaj,  lirisht mund

 them  se  ishte  parimor  e  i  përpikët,  me  shpirt  fisnik,  bujar,   besnik, atdhedashës dhe me një humanizmëm të lartë njerëzor, cilësi që në  tërë si përbënin një mozaik kolorit të karakterit të tij të  lartë,  qoftë  si  epror,  apo edhe si pedagog i dalluar.

               ”Atdhetarët e dëshmuar, siç janë: Bedri Kyçyku, te burgosurit politik

shumëvjeçar, dr. Burhan Pasholli e  shumë dëshmorë të tjerë, kontributi i tyre s’ mund   mbyllet   kornizën  e  një  rrethi  apo krahine,  por, ata atdhetarë   sakrificës,  kalojnë kufinjt  e  një  treve  dhe shtrihen në tërësinë gjeografike etnike mabarëshqiptare. Andaj me respekt e pietet nderohen kudo veprat e tyre”  -Thënie decidive e  z. Meriman Braha, koordinator i Deapartmentit për arsim e kulturë-Kosovë.

Kurse, simboli i rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi thekson:

”Ata s’kanë vdekur, por vetëm se kanë ndërruar jetë, sepse, pas vetes kanë lënë veprat e tyre të paharruara”.

Ne, të gjithë kolegët e tij e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i  virtyteve më të larta patriotike e njerëzore.

Lavdi veprës së tij dhe shpirti t’i prehet plot dritë !

Me pietet e respekt vëllazëror,

I. Egriu

Malmö-Suedi, 1 shtator 2010 v.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora