Faleminderit
Xhevat Muqaku: Hysen Kastrati- Arkitekt i palodhurë i pallatit të arsimit
E diele, 29.08.2010, 06:59 PM
Hysen Kastrati- Arkitekt i palodhurë i pallatit të arsimit
Nga Xhevat Muqaku
Gushti në Kosovë është njëri prej muajve të vitit kur gyrbetqarët kthehen që t´i kalojnë pushimet verore në vendlindje, të takojnë të afërmit dhe rrethin e miqve të tyre. Ky është muaj i dasmave- festave familjare, lindjeve të miqësive të reja, ndërsa dhe pemët dhe perimet në këte muaj kan shije që nuk takohet askund në botë.
Gjurmët e mësuesit Hysen Kastrati nga Kizhareka e Drenasit i gjejmë në punën e tijë me ditarë në dorë, tek 41 gjenerata të nxanësve, tek tema zhdukje e analfabetizmit, pajtim i gjaqeve, tek sjelljet e tijë në shkollë, në rrethin e tyre të afërmve, miqëve, në familjen e tijë, në këshillat dhe optimizmin e tij për të ardhmen e atdheut, duke investuar- rrezatuar mund dhe djersë.
Lënda e një pune të madhe, përmban përvojë, angazhime, rrëfime, vision, ide që në dëgjim dhe dukje të parë ishin të parealizueshme, ndërsa të realizuara edhe jetës i japin kuptimin meritorë.
Filluam bisedën me temën për kafen dhe shëndetin, qëllimin dhe dëshiren që në këte takim të provohet të aktivizohet me një shkëndi të vogël, brendia e një vullkani suksesesh të njërit prej projektuesve të pallatit të arsimit në Kosovë.
Kam ndëgjuar, foli në vazhdim mësuesi Hysen, "se mjekët nuk ua preferojnë kafen të tjerëve, edhe pse e konsumojnë nganjëherë edhe vet. Ata flasin me ëndje për aromën e sajë më shumë se për shijen, ngjashëm me piktorin që i pëlqen më shumë dita se nata, ngase si duket ndriqimi e zhvillon edhe inspirimin dhe organizmi i rrethuar nga drita është më vital. Mendoi se edhe dëshira me shijen jan të pranishme në takimin tonë të sotshem, ndërsa gjuha na mundëson jo vetëm të shijojmë ëmbëlsirën dhe ujin e arterjeve të bjeshkëve të Berishes por edhe te flasim tema tjera".
Mësuesi Hysen është modest, ndjehet krenar, kur flet për punën me kolegët dhe nxanësit e tijë, për vështirësitë dhe arritjet, për zhvillimin përsonal, shoqërorë dhe familjar, shtëpinë e tijë, vendëlindjen dhe Kosovën e pavarur.
Prindërit i dhuruan jetën dhe e përkrahën fuqishëm drejt zhvillimit të tijë intelektual, duke e diturë me kohë se vlerat nuk jan të lindura por ato mësohen. Natyra e pajisi edhe me shëndet të mirë, me zgjuarësinë dhe vullnetin për punë.
Ndonjëherë të rinjët hasin në vështirësi që të gjejnë rrugën e tyre të drejtë në jetë tha në vazhdim mësuesi Hysen. Imagjinoni konfliktin- pengesën më të vogël të mundëshme, që ndoshta nuk ka fare kuptim. Nëse kemi para vehtes detyra të mëdha, ato mund të na frigojnë në start. Duhet të hapërojmë me objektiva më të vogla dhe të realizueshme, kjo na trimëron- jep guxim sejcilit prej neshë që të vazhdojmë drejt realizimit të detyrave më të mëdha. Kjo më ka ndihmuar shumë në punen time te gjatë si mësues.
Më poshtë edhe disa formulime nga përvoja e mësuesit;
"Shpresa dhe optimizmi i drejtë të japin krahë dhe e lehtësojnë trupin e mendjën, ndërsa edhe rruga me angazhimin për të përfunduar me sukses të nisuren duken më ndryshe në horizont".
"Kritika, nuk është kurfarë dështimi personal, është dhuratë dhe shans që të obligon të ndëgjosh me vëmendje, ta mundësh edhe vetvehten dhe me respekt ta përqafosh botën".
"Vlerat nuk janë të lindura, ato mund dhe duhet të mësohen". Një shembull: "Një ditë kur keni punuar shumë, ndonjëri, në këte rast mësuesi ju ofrohet me një konfrontim të arësyeshem. Ditën tjetër kur miku ose edhe mësuesi ua komunikojnë të gëzuar punën e mirë të bërë, ju do të ndjeheni të përqafuar nga bota dhe do t´i falenderoheni konfrontimit të djeshëm". Këte e flasin me rrespekt për mësuesin Hysen dhe punen e tijë gjenerata e nxënësve te vitit shkollor 1969/ 70 të shkolles fillore "Bajram Curri" në Nekofc të Drenasit dhe ish nxanës tjerë të shumtë.
"E vlenë të ripërcaktohen vlerat pozitive të mëtejshëme të shoqërisë sonë, sot edhe orientimi i aftësive por edhe rezultatet kan ndryshuar dhe kan fituar një kuptim tjetër. Konkurrennca është e shëndoshë, rivaliteti i sëmurë nuk i duhet askujt, këto që i fola jan aktuale por i kan rrënjët thellë edhe në traditën e lashtë shqiptare".
"Edhe për busollën kombëtare- Lidhjen shqiptare të Prizrenit me pikat gjeografike të atdheut si; Prishtina, Tirana, Shkupi, Janina, Ulqini dhe Lugina e Presheves, rezultatet individuale nuk krahasohen me ato ekipore".
Hysen Kastrati lindi më 20 maj të vitit 1938 në Kizharekë të Drenasit, në një familje me gjendje të mesme ekonomike. Shkollën fillore dhe gjysëm maturën i kreu në fshatin e tij të lindjes dhe në Komaran me mësuesit; Musa Gashi, Sherefedin Hogja, Zef Lumezi, Ibush Maliqi, Kadri Avdullahu, Fehmi Rifat Qelaj, Islam Bogaj etj.,ndërsa shkollën normale dhe pastai akademinë e lartë pedagogjike i kreu me sukses në Prishtinë dhe në Prizren së bashku me shokët e gjeneratës; Selim Fazlia, Hasan dhe Jakup Sylaj,Shaban Ramaj, Fazli Grajqevci, Mehmet Hykolli, Shefki Kastrati etj.
"Kur e shkruajtëm kërkesen për bursë, një zyrtar i ministrisë së atëherëshme të arsimit të Kosovës, i gëzuar tej mase na tha; urdhëroni rini e Kosoves shkollohuni, ardhmëria e juaj dhe vendit tuaj dotë jet e mirë me juve".
Fshatrat e komunes së Lypjanit; Krojmiri, në vitin shkollor 1962- 1965 ,Shala prej vitit 1965 deri me 1966, Baica prej vitit 1966 deri në vitin 1969 ishin vatrat e arsimit ku mësuesi i ri së bashku me vëllaun e tij Hasanin punuan me nderë profesionin e mësuesit, për të vazhduar më tutje në fshatrat Nekofc dhe Kizharekë deri në pension ne vitin 2003.
"Shpeshëherë kur nisesha drejt klases më kujtohej ora e parë në shkollë si nxanës por edhe dita dhe ora e parë me ditar në dorë si mësues".
"Disa prej nxanësve q´i kujtoi edhe sot janë: Hamit dhe Islam Olluri, Naim dhe Xhevat Qeriqi, Xhevat Hogja, Sadik Zogaj, Ragip Hasani, Rifat Dugolli, Faik Fazliu, Faik dhe Hagji Gashi, Nadire dhe Elmi Zekaj, Mevlide, Xhevat, Esat, Musli e Jakup Muqaku, Qazim, Sadik, Mujë e Agim Kastrati etj". Nxanësit e mirë dhe ata më aktiv i kujtoi gjithmonë. Nxanësit e aftë kan diqka të jashtëzakonshme për vehten, familjen dhe shoqërinë e gjerë. Puna me kolegët e mij mësues dhe puna me nxënës më ka sjellë gjithmonë knaqësi të madhe. Rroli i mësuesit bashkë me prinderit dhe familjen e gjerë është i madh në zhvillimin e një personaliteti. Kur puna bëhet me përkushtim, sukseset nuk mungojnë. Cdo nxënës që ulet në bankat e shkollës është i aftë të mësoi, ndërsa atë aftësi, mësuesi din si ta nxjerr nga nxënësi. Studimet dhe Universiteti jan të veqanta dhe për rrespekt, nuk kam takuar asnjëherë nxanës të pa aftë.
Motivin për punë e kam gjeturë pikërisht dhe vazhdimisht në punë dhe lexim- studim. Me kohë prindërit dhe vëllezërit më kan treguar së mësimi dhe studimi kan për rezultat zhvillimin e personalitetit dhe shoqërisë.
Shembëlltyra e bacë Izetit-gjeneratë e emrave të njohurë për historinë e Kosoves, si Rifat Berisha dhe Shefqet Bylykbashi, dhe bacë Hasani po ashtu mësues më kan përcjellur vazhdimisht. Në notesin tim kam shënuar kur isha i ri se; historia shqiptare është më shumë gojore sesa e shkruar.
Aksioni i tepricave- vishakut, maltretimet e familjes dhe popullit për kinse mbledhjen e armëve, demonstratat gjithë popullore të vitit 1968 , 1981 ,1989, burgosjet politike të rinisë dhe intelegjences shqiptare si dhe kolegëve të tijë mësues, mbyllja e shkollave publike, organizimi i mësimit në shkollat shtëpi,ishin tema që u përmenden gjat kuvendimit.
Mësuesi Hysen evokoi kujtime edhe për luftën e fundit. " Data 23 gusht e 98- shit, e ditës së diel shënoi ofenziven e të ligut edhe në Kizharekë. Djegëja e shtëpive te fshatit, largimi me familjet në fshatrat Sankofc, Korroticë, Sllatinë, pastai vendosja në Prishtinë, Bllaca dhe Maqedonia, me këthimin në vendlindje me datën 28 korrik 1999- mbeten kujtime të tmerrëshme e të paharrueshme, me shpresen dhe bindjen se nuk do të përsëriten kurrë per gjeneratat më të reja.
Gazeta, shkenca dhe kultura, muzika popullore dhe folklorike, temat për fenë, kopshti- odë e dytë i punuar me dashuri dhe shije të veqantë, bashkëshortja, djemt dhe vajzat me nipat dhe mbesat i mundësojnë mësuesit edhe në pension të jet i angazhuar dhe të mos mendoi shumë si të kaloi kohën e lirë, është i rrespektuar ne familje, fshat dhe rrethin e gjerë.
Edhe mërgimi është temë e ditës dhe pjesë e familjes mësuesit Hysen.
Folën me admirim të veqantë për mësuesin Hysen,
-Kamer Zekaj, arsimtar në shkollen fillore të Nekofcit: kam pas fat me punue në ciklin e lartë, me nxanësit e mësuesit Hysen. Kontributi i tij i madh, vështire mund të ndahet nga vëllau i tij Hasani po ashtu mësues, të cilët një kohë të gjatë ishin pjesë e kolektivit ku edhe une punoi. Ishte knaqësi te punosh ma ata punëtor të zellëshem dhe me nxanësit e tyre. Nuk mungonin as lavdatat dhe fjalët miradije nga kshillëtarët atëherëshem të arsimit të Kosoveës për punen e këtyre pishtarëve të arsimit.
-Ramadan Smajli nga Nekofci, u shpreh i befasuar për të mirë, por edhe i nderuar që kishte takuar mësuesin Hysen në dasmen e kushëririt këto ditë.
Mes tjerash tha: mësuesi Hysen Kastrati është i mirëseardhur në të gjitha familjet e Nekofcit. Sjellja dhe puna e tij dhe e vëllaut të tij Hasanit nuk mund të shkruhen dhe të folen me pak fjalë, unë pres që nxanësit e tyre të nderojnë punën e këtyre përsonaliteteve- heronjë të gjallë te shkolles shqipe së pakut me një libër- monografi.
- Elmi Zekaj- benzismen nga Nekofci kujton disa thanje të mësuesit Hysen:
"Abetarja nuk mund të lexohet po qese nuk mësohet alfabeti i gjuhës shqipe. Duhet të lexojmë shumë që të zhvillohemi edhe më shume dhe që të mos mashtrohemi me edukaten e rrejshme. Ne kemi gjuhën, kulturen dhe traditen tonë, ndërsa edukatorë pos mësuesit në shkollë, jan edhe gjyshja , gjyshi, agja, daja, babai, nëna, motra, vëllau dhe ata që dijnë të keshillojnë dhe t´i afrohen fëmiut dhe të rriturit me ngrohtësi.
Nga biseda me mësuesin Hysen regjistrova edhe këto thanje;
"Nëse nxanësi gjat orës mësimore dhe kohës sa është në shkollë, nuk ka regjistruar asgjë, kjo quhet kalim i kohes. Ai së bashku me mësuesin e tij duhet të zhvillojnë strategjinë e gjetjes së rrugës dhe suksesit, i cili shpeshëherë edhe nuk është i lehtë fare.
Baza psiqike mvaret nga baza materjale që në të shumten e rasteve ishte edhe vendimtare tek shkollimi i gjeneratave të shumta.
Nxanësit e kulturuaër i percjellë jo vetem edukata por edhe talenti.
Ne nuk patëm rrugëdalje tjetër, duke i pregaditur gjeneratat e reja ne zhvilluam më tutje identitetin tonë që na e lanë të parët tanë.
Rruga e zhvillimit të shkollës dhe arsimit shqip në Kosovë nuk ishte e lehtë. Ajo përcillej në qdo kand nga UDB- ja dhe bashkpunëtorët e saj dhe ishte shpeshëherë edhe e paparashikueshme.
Shkolla dhe mësuesit në tërë botën e drejtojnë nxanësin në rrugë të mbarë, ndërsa vetë rruga e përmendurë është qytetërimi.
Derisa i afrohej fundi këtij takimi mu kujtua dita e parë e vitit shkollorë 1969/ 70 në shkollen fillore "Bajram Curri në Nekofc, kur unë së bashku me shoqet dhe shokët e klases u rreshtuam dhe u ulem per herë të parë në bankën e një vatreje të madhe tv arsimit. Janë po ato përshtypjet e atëherëshme që ende i kam të freskëta e që ja fola në mbramje, gjyshit Nezir, gjyshes Hamide dhe prindërve të mij. Atë ditë shtatori u takuam me mësuesin e pashëm, të paisur me disponim të mirë dhe me artin e paqes dhe të kujdesit, energjik, në dukje i ri dhe i veshur me shije. Koha kalonte e unë dhe të tjerët u afruam dhe e deshtëm mesuesin Hysen, nuk u friguam fare nga vullkani vazhdimisht në rritje që të provokonte t´i afrohesh e asesi të largohesh e të frigohesh, i paisur me dashurin prindore e familjare, metodiken, psikologjinë e fëmiut, përvojen, një Ishull- Oazë ku gjenin edukaten, mësimin dhe gëzimin e tyre fëminorë, nxanesite e tij.
Para disa ditësh më ra në dorë nje poezi për “Gjyshin e rrahur" nga poeti i njohur Dritëro Agolli, për të cilën i fola mësuesit Hysen.
" I dua shumë nipat dhe mbesat, jam i lumturë, po rriten në Kosoven e pavarurë, që ne e kishim andërr. Djerësitem me nipat gogja mirë dhe luajmë shpeshëherë futboll. Nuk pres të më rrahin, unë ua bëj qejfin nipave dhe mbesave të mija u pergjegj ai me shaka.
Qe ky portret të jetë me i plotëfuqishëm nuk mungoi edhe bashkpunimi. Mësuesia shqiptare bashkë me Hasan dhe Hysen Kastratin ishin fanari dhe shpresa, muri dhe mbështetja, rruga, ruajtja dhe zhvillimi i përsonaliteteve, shoqërisë dhe identitetit kombëtarë.
Në fund të bisedes falënderimi dhe kënaqësia për takimin e nxanësit dhe mësuesit të parë ishin të dyanëshme, me premtimet se nuk dotë presim gjat që të takohemi përsëri, pasi që një bisedë si kjo sotë është vetëm nxitje për takim dhe shpalosje të vlerave, sukseseve dhe përvojes së madhe e të pasurë te heroit të gjallë, të vetëm njërit pej protagonistëve të mësuesisë tonë.