E hene, 10.02.2025, 11:36 PM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Skënder Monolli e Besim Latifi, janë dëshmorët e parë të lirisë

E marte, 14.09.2010, 08:57 PM


Në shënim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Skënder Monolli,e Besim Latifi

 

Skënder Monolli e Besim Latifi, janë dëshmorët e parë të lirisë

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në një shtet rrethim njëzetë vite më parë forca të shumta policore e ushtarake serbe  të pajisura me teknik të madhe luftarake,përfshirë tanke e helikopter duke marrë edhe shumë qytetar peng kryen masakër të paparë në grykën e Pollatës të Besianës . E gjithë kjo ndërhyrje nga forcat pushtuese aso kohe është bërë për të mbjellë frikë të popullata e pambrojtur shqiptare të cilës iu suprimua autonomia me dhunë dhe gjakderdhje. Mu në këtë përleshje të armatosur në një luftë të pabarabartë bien  heroikisht në fushën e nderit Skënder Monolli e Besim Latifi,të cilët lirisht mund të thuhet se ishin dëshmorët e parë të lirisë. Ata  ishin ndër të parët që bënë rezistencë të armatosur duke çrrënjosur frikën të cilën e mbillte pushtuesi. Duhet theksuar se familja Monolli, përkatësisht Latifi ishte me dekada halë në sy për okupatorin ngase pareshtur familjarë të saj nëpër periudha të ndryshme të historisë kanë dhënë kontribut të çmuar në rrafshin kombëtar. Në shënim të këtij përvjetori përveç familjarëve merrnin pjesë edhe shumë qytetarë tjerë të Llapit si dhe ish luftëtarë të UÇK-së të kësaj ane. Me këtë rast u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh tek varret e dëshmorëve në Pollatë të Besianës.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora