E hene, 06.05.2024, 03:03 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Xhevdet Rexhaj - Mirëbërës dhe humanist i rrallë

E enjte, 02.09.2010, 09:59 PM


Xhevdet Rexhaj me vajzen dhe familjarët e tij në Cerrcë
Xhevdet Rexhaj me vajzen dhe familjarët e tij në Cerrcë

XHEVDET  REXHAJ- MIRËBERËS DHE HUMANIST I RRALLË

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Të vjetrit, pra baballarët tanë thoshin se jeta është e shkurtër në aspektin fizikë por mund të jetë e gjat nese në ketë jetë bënë të mira.

Ne shqiptarët historikishtë gjithhere ishim nevojtarë, pra na duhej ndihma e njerëzve me zemër të gjerë dhe të mirë, na duhej ndihma e ndërsjellë e besa edhe ndihmat e ndryshme nga nderkombëtzarët pra miqët e popullit shqiptarë. E tillë ishte edhe situata e krijuar në fillimin e viteve të 90 ta kur qytetarët shqiptarë u zhveshen nga çdo lloj mundësie për të punuar dhe fituar ngase Serbia kishte pushtuar të gjitha poret e jetës pra na e kishte zerë frymën në çdo situatë. Pas vitit 1990 shqiptarët mbeten pa punë me qindra e mijëra ia mësyen perëndimit, shteteve të demokracisë evropiane dhe amerikane, qëllim ishte sigurimi i kafshatës së gojës, dergimi i parave për familjarë në Kosovë e besa edhe mbeshtetja e Institucioneve shtetërore të krijuara nga Republika e Kosovës. Të gjithë mundoheshin ta benin punën e tyre sa më mirë që bashkëfamiljarët në veqanti dhe bashkëqytetarët në përgjithësi të kishin mundësi jetese dhe mbijetese në Kosovë.

Në gjithë atë rrëmujë që krijonte pushteti serb okupator ndaj shqiptarëve, një gje ishte për ta dhe besa për faktorin nderkombëtar shumë quditëse, manifestimi i një solidariteti të paparë në histori kur një popull i okupiuar mbijetonte dhe besa edhe Institucionet funkciononin për mrekulli, pra populli  dhe ata që kishin nevoi për ndihma e që ishin të shumtë, mbijetonin nga solidariteti brendashqiptarë. Në atë realitet për fat kishte edhe disa shqiptarë që me lidhjet e tyre me shoqata të ndryshme bamirësie nga perëndimi ndihmonin shumë bashkëqytetarët e tyre, duke filluar nga të afërmit e më gjerë në komuna e besa edhe në mbarë teritorion e Kosovës. Një nder ta ishte Zotëri Xhevdet Rexhaj nga fshati i njohur Cerrcë. Zotëri Rexhaj ishte një burr që mision i kishte vu vehtes që të kujdesej aq sa mundej për bashkëkombasit e tij, të ndihmonte ata në forma të ndryshme, me mjete matreiale dhe me gjesende të ndryshme jetese. Në fillim të viteve 90 ta Xhevdeti ishte udhëheqës i Misionit bamirës nga Gjermania, “OST-WEST MISION “për Kosovën e më gjerë. Ai qysh nga athere filloi të ndihmoi shumë individë dhe familje të ndryshme të varfëra, ai me kohë edhe punësoi shumë të rinj nga Isogu me rrethinë në ketë shoqatë dhe kështu ndihmonte edhe familjet e tyre.

Gjatë luftës në Kosovë ky zotëri mbajti me para dhe me shumë gjera tjera jetësore shumë familje të ikura në Mal të ZI dhe në Shqipëri e besa edhe në Maqedoni. Me muaj Xhevdeti u dergonte ndihma të ndryshme, pas lufte të kthyerit e fshatit Cerrcë dhe të komunës së Istogut përfituan shumë nga bamirësia e këtij njeriu. Disa familje fituan kulm mbi kokë, shumë të tjera u furnizuan me gjesende për fjetje, kuzhina e sidomos me veshmbathje. Une me 10 ta here kam vërejtur kamiona me ndihma te selia e misionit, vërtet shpirti më kënaqej kur shihja se sa shumë iu ndihmonte njerëzve të mbarë komunës e edhe më gjerë.

Ka me dhjetëra dhe qindra familjarë që më kanë thenë” Hej Zoti e ruajt atë njeri  dhe familjen e tij se na ka ndihmu sa sta merr mendja”, vetë këto thenje të bejnë të kuptosh se Xhevdet Rexhaj ishte jo vetëm humanistë dhe bamirës por ishte edhe një shembull tipik i shqiptarit të mirë në kohë të vështira për bashkëqytetarët. Në gjithë ketë bamirësi rol të madh ka luajtur edhe bashkëshortja e tij e cila edhe vetë shperndante ndihma dhe ishte e një mendjeje me te. Zoti Rexhaj nuk krenohet me këto që i ka berë, ai gjithere thotë ishte obligim i imi të shfrytëzoja mundësit që të ju ndihmoja njerëzve, jam i lumtur që kam ndihmuar sa kam patur mundësi, dhe vërtet ai ka ndihmuar shumë. Sot e kësaj dite ka familje që jetojnë në shtëpit që ua ka ndertuar Z. Rexhaj, i cili meriton respekt shumë të madh për të mirat që i bëri, por shpesh pyetem se sa jemi ne shqiptarët mirënjohës; thenë të drejten jo edhe shumë ndoshta e kemi nga natyra që të harrojmë të mirat, nuk jemi shumë miënjohës ndaj bamirësve, disi e kemi në gjen...

Një duhet ta kemi parasysh se është i madh ai njeri që ndihmon tjetrin e sidomos ai që ndihmon shumë njerëz, i lumi ai për vete dhe për familje i tillë është Zotëri Xhevdet Rexhaj, veprat flasin e fjalët harrohen.

Cerrca ishte është dhe do jetë vatër e të mirëve dhe të mirave.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora