E diele, 09.02.2025, 11:55 PM (GMT)

Faleminderit

At Sebastian Vazhakala: Një jetë pranë Nana Terezës

E hene, 20.09.2010, 08:49 PM


100 vjetori i Nënë Terezës - Një jetë pranë Nana Terezës

 

Nje bashkëbisedim me Atë Sebastian Vazhakala M.C.

 

Nga Roza PJETRI

 

Atë Sebastiani lindi ne vitin 1942 ne Vayla ne qarkun e Kattayam-it ne Kerala te Indisë. Është njohur për here te pare me nana Terezën me 30 nëntor te 1960 dhe për here te fundit me 19 korrik 1997. Me 23 mars 1967, paderë Sebastiani hynë ne Kongregaten e Misionareve te Dashurisë. Kushtet e para i ka pranuar me 2 qershor 1968 dhe ato përfundimtare me 2 qershor 1974. I ka qëndruar pranë Nene Terezës ne vitet me domethënëse te veprimtarisë se saj dhe se bashku me te ka themeluar urdhrin e Misionareve te Dashurisë—Vëllezërit Kontemlative, i te cilit është edhe Epror i Përgjithshëm. Po ashtu, Atë Sebastiani se bashku me Nene Terezën ka themeluare edhe Misionaret Laike te Dashurisë, nji lloj Urdhri te Trete te Misionareve te Dashurisë.

 

***

Atë Sebastiani kur jeni takuar për here te pare me Nana Terezën?

 

Hera e pare qe dëgjova Nene Terezën te flasë ishte ne kolegjin e Sh. Albertit ne Rachi, Indi. Unë po studioja për filozofi ne atë kolegj dhe ajo erdhi te beje nji takim me profesorët dhe studentet ne mars te vitit 1966 . E takova atë, personalisht mesdite e 30 nëntorit, 1966 ne sallonin e shtëpisë se saj ne Kalkuta. Te flasësh për jetën dhe veprën e kësaj shenjtenorje te shekullit te ri do te na duheshin dite te tera!

Unë do ta quaja me interes për lexuesit e gazetës ku ju doni te shkruani qe te flasim ne ketë shkrime për Shqipërinë e dy kohëve qe NENE TEREZA e vuajti dhimbjen e popullit Shqiptare. Unë dua te përmend dy gjera tepër interesante! NJERA ESHTE e trishtueshme, diktatori Enver Hoxha qe u mundua te krijoje nji Shqipëri pa Zot. Ai për te nuk ishte i vlefshëm, Zoti nuk i duhej ase njerëzve te tij. Enveri dhe qeveria e tije punuan pa u lodhur për ta zhdukur besimin ne Zotin e te gjithëpushtetshëm, te gjithëdijshëm dhe te gjithepranishem nga zemrat e njerëzve. Zoti ishte i tepërt për regjimin e Enver Hoxhës, Nene Terezës i lëndonte zemra, luteshe për kombin e vete, dhimbjen ma te madhe ajo e ka ndjere kure ne Shqipëri u rrafshuan te gjitha besimet fetare. Katedralja e madhe e Shkodres ne veri te Shqipërisë, u kthye ne pallat basketbolli e volejbolli, ndërsa Katedralja e Zemrës se Shenjte ne Tirane, Kryeqyteti i Shqipërisë, u përdore si kinema e gjera te tilla. Ne Shqipëri filloje persekutimi i klerikëve me vrasje, burgime dhe internime, Nene Tereza ishte shume e tronditun për këto qe po ndodhnin ne vendin e kombit te saje, ajo lutej dhe vetëm lutej … besonte tek Zoti se nji dite Shqipëria do te çlirohej nga kjo fare e keqe qe kërkonte qe njerëzit te ishin laik e te pa Zote.

Vdekja e diktatorit Hoxha i dha shpresën e plote Nene Terezës se ne nji dite te afërme te vizitonte Shqipërinë, te prekte vorret e te pareve te saje, te sh'madheshe teke varri i te ëmës.

Ajo e kishte merak qe nuk mundi ta takonte ase edhe ditën e fundit te jetës se saje, me gjithë ndërhyrjet e shumta, diktatura nuk ja dha ketë mundësi Shqiptares qe mbante çmimin e larte te paqes!!! Kjo ishte diktatura ma e egër e atyre kohëve.

 

Atë Sebastian, ju keni nji aktivitet 30 vjeçare pranë Nene Terezës, jeni i vetmi qe ndoshta dini shume gjera edhe nga jeta e familjes se Nenës se Madhe siç e quani ju dhe e gjithë Bota. Çfarë mund te na thoni?

 

Po, ashte shume e vërtet qe unë kame pasure lidhje te ngushta me njerëzit e Nenës.

Ne dhjetore te vitit 1979, pake kohe pasi Nena mori çmimin Nobel, unë takova vllajne, Lazrin dhe qe preje asaj dite mbetem miq te përjetshëm. Lazri ishte dy vjet me i madh se Nene Tereza.

Lazri me tregoje se Nana jone e kishte pagëzuare Nene TEREZEN TE NESERMEN PASI LINDI, sepse dy fëmijët e ma pareshëm na kishin vdekur te porsalindur. Ato e quajtën Anjëze Gonxhe Bojaxhiu dhe e thërrisnim Gonxhe qe do te thotë "lule e paçelur". Por ajo do te behej "Lulja e vogël", pasi ajo mori emrin Terezë ne kushtet e saja te para.

Atë Sebastiani me ve përpara ne tavolinë nji tufe me letra dhe fotografi te ndryshme me Nane Terezën dhe unë vendosa qe pake nga këto te jua dërgojë për botime, mbasi jeta dhe vepra e Nane Terezës nxjerre çdo dite nga nji te re nga arkivat.

Me gjithë qefte! Faleminderit!

Nga Gjin Musa

Romë, Itali

PA DASHURI DHE FLIJIM JETA S'KA KUPTIM

 

Mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, tashmë dimë shumëçka. Dimë për prejardhjen e saj, vendlindjen, familjen, rrethin në të cilën jetoi, rrugën e rregulltarisë që mori, veprimtarinë e saj në Indi dhe kudo në botë. Mirëpo sado që dimë shumë mbi jetën dhe veprën e saj, prapëseprapë nuk mund të themi se jeta e Nënë Terezës përfshihet në një liber apo emision. Mbi njeriun nuk thuhet e tëra kur nxjerrim në pah vetëm rrethin e kësaj jete, sado që ai rreth mund të jetë i gjerë apo i ngushtë, i madhërishëm apo i përulur, me bëma të mëdha apo të vogla. Nënë Terzes me veprën e saj të frymëzuar nga Hyji ka përmasa të pakufishme.

Për të shkruar për figurën e saj, jam bazuar tek puna e madhe e Don Lush Gjergjit, i cili është dhe biblografi i jetë së saj, kam zgjedhur një thënjë të saj e cila na ndihmon për të mësuar se si ajo e ka zbatuar këtë thënjë me jetën e saj.

Ajo ka thënë: "Pa Dashuri dhe Flijim jeta s'ka kuptim!".

Për ta kuptuar së paku deri diku jetën dhe veprën e madhe të Nënës Tereze, si dhe për ta imituar dhe vazhduar edhe ne atë, kuptohet, secili sipas kushteve dhe mundësive, duhet "zbërthyer" fenomenin e Mirësisë dhe të Dashurisë nga shumë aspekte. Përse dhe si ishte ajo e tillë, aq e mirë e dashur, e madhe, Nëna e botës së mjeruar? Ku është prapavija, fuqia, fshehtësia e jetës së saj kushtuar Zotit nëpërmjet njeriut?

Po kush ishte Nënë Tereza?

Vuajtja dhe vetmia e plotë, dramatike, nën qiellin e Kalkutës, kur doli prej Motrave të Loretos, në lagjet më të mjera Tigjil dhe Monotigjil, në rrezik ta vrasin si evropiane të bardhe dhe spiune angleze, u bë për të sfidë jete. Atëherë nga zemra e madhe dhe virgjërore, fe dhe dashuriplote, lindi kjo uratë e mrekullueshme: "O Zot, më jep së paku fuqi të mbes dhe të vdes në mesin e tyre për t'ua dëshmuar Dashurinë tënde".

Ja vetëm disa porosi-thesare nga jeta dhe përvoja e Nënës Tereze mbi vuajtjen: "Vuajtja është e madhe por edhe më e madhe është dashuria". "Kam vuajtur shumë kur jamë ndarë prej familjes sime, kur u nisa për motër misionare në Indi. Por kam vuajtur edhe më shumë kur u ndava prej "Motrave të Loretos". Ishte kjo "thirrja në thirrje", zëri i Zotit, një urdhër i qartë...". "Vuajtja vetvetiu s'është asgjë mirëpo vuajtja si pjesëmarrje në vuajtjen e Krishtit, është një dhuratë e mrekullueshme, dhuratë më e bukur: një dhuratë dhe një dëshmi dashurie...". "Zemra ka uri për bukë, për dashuri, mirësi, jetë, kujdes. Kjo është varfëria më e mdhe që e mundon njerëzimin ... Vuajtja s'është dënim. Jezusi nuk dënon askend. Mundimi është shenjë se edhe ne iu kemi afruar dukshëm Jezu Krishtit në kryq..."

Nëna Tereze vuajti dhe u flijua në heshtje, në uratë, në dashuri për popullin tonë shqiptar, për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë njerëzimin. Në një bisedë rreth ndarjes për së gjalli prej nënës dhe motrës për shkaqe politike dhe ideologjike të Shqipërisë, si dhe për vuajtjen e popullit tonë, ndër të tjera më tha: "Deri më sot kam arritur çdo gjë me dashuri dhe me uratë, por këtë ende jo. Ka ende kufijë dhe pengesa që as dashuria s'mund t'i rrënojë. Vetë Zoti e di përse nëna dhe motra, mbarë populli im duhet të vuajë kaq shumë..." (1972).

Pas Shpërblimit Nobel për Paqe në Oslo më thenë: "Unë mendoj se populli dhe Kisha shqiptare është duke kaluar të Premten e Madhe, por feja jonë na mëson se aty nuk mbaron jeta e Jezu Krishtit, mbaron në kryq dhe përfundon me ngjalljen e tij... Kjo është fshehtësia e suksesit të krishterë..."(Osllo, 12. XII. 1979).

Rreth trazirave në Shqipëri Nëna Tereze ka shkruar kështu: "Me dhimbje të madhe në zemrën time po dëgjoj se jetat po humbën, ndërsa njerëzit po lëndohen në këto trazira... Nëse ne tani nuk kemi qetësi, kjo është për arsye se kemi harruar si të shohim Zotin në njëri -tjetrin..." (28 prill 1997). Ajo shpesh thoshte: "Të duam deri në dhembje, deri në vdekje". Shëndetlige, e vogël, e kërrusur, plotë rrudha në fytyrë, por gjithmonë me sy të ndriçuar, me duar dhe zemër të hapur, Nëna Tereze e ka përqafuar botën e vuajtjes, iu ka lehtësuar barrën miliona njerëzve, ia ka dhënë pësimit, mundimeve, sëmundjeve një kuptim dhe domëthënje të re sipas parimit kuptimplotë: "Pa Dashuri dhe Flijim jeta s'ka kuptim".

Disa porosi thelbore për fenë dhe dashurinë:

* "Sot njerëzit kanë pak fe, sepse ka shumë egoizëm në kërkim fitimi. Feja për të qenë e vertetë duhet të jetë bujare. Feja dhe dashuria shkojnë së bashku... përplotësohen".

* "Feja për të qenë e vërtetë duhet të jetë dashuri dhuruese... Do të hiqesha dorë nga çdo gjë, edhe nga jeta ime, por jo nga feja ime... Pa fe s'do të mund të jetoja as 24 orë".

* "Zoti na ka krijuar për vepra të mëdha, që të duam dhe të dhurojmë dashuri... Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, mosinteresimi për të afërmin...".

* "Ne çdo gjë bëjmë për Jezusin. Unë jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time,çdo gjë".

* "Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehja e dashurisë sonë ndaj Zotit. Këtë dashuri ndaj Zotit duhet ta ruajmë gjithnjë ndërsa të tjerët janë mjet për ta shprehur dhe dëshmuar këtë dashuri...".

* "Unë shoh Jezusin në çdo person, sidomos në të varfër dhe të vuajtur... Ata kanë shumë pak, asgjë, por japin shumë, çdo gjë...".

* "Të jesh i krishterë i mirë dmth. ta kesh zemrën e pastër, ta pashë Zotin në çdo njeri dhe të duhemi pikërisht sikurse na do neve Jezu Krishti... Duhet dashur deri te shkalla e gatishmërisë për vuajtje. Nuk mjafton të themi: Të dua! Duhet dashurinë ta shëndrrojmë në veprim jetësor. Si mund ta bëjmë këtë? Të flijohemi deri në flijim-vujtje".

* "Feja jonë s'është asgjë tjetër përpos ungjilli i dashurisë... Nëse dëshironi që të vvarfërit ta shohin në ne Krishtin, ne duhet më parë në ta ta shohim dhe ta njohim vetë Jezu Krishtin".

* "Zoti nuk do t'na gjykojë në bazë të punës që kemi bërë, por sa dashuri kemi pasur në punën dhe jetën tonë".

* "Ta kthesh dikë në fe domethënë t'ia dhurosh atij Zotin. Ta shenjtërosh dikë domethënë ta mbushësh jetën e dikujt me Zotin. Kthimi dhe shenjtërimi janë vepra të Zotit... Mos të kërkojmë ta detyrojmë dikë ta pranojë fenë tonë. Ta kërkojmë vetëm këtë që drita e Krishtit të ndrçojë jetën e tyre dhe tonën,dhe nëpërmjet nesh të vijë ajo dritë në botën e të mjerëve...".

Një nënë për të gjithë - Nëna Tereze

... Gërbula sipas botëkuptimit inda ishte ndëshkim i Zotit, pra, si fatalizëm apo paracaktim hyjnor, që doemos duhej pranuar me bindje fetare. Luftën kundër këtij botëkuptimi ajo e ka filluar qysh në vitin 1957. Atëherë ndër të tjera Nëna Tereze pati thënë: "Është mjaft vështirë ta bindësh popullatën e Indisë që Zoti nuk e ka dënuar njeriun në vuajtje. I dijmë rastet dramatike kur i mbytëshin të shëruarit nga gërbula, ndonjëherë edhe anëtarët e familjeve të tyre ... Mu për këtë kemi marrë për detyrë ndërtimin e qendrave të vogla vetëm për të gërbulur, ku ata mund të jetojnë në paqe, të punojnë, të krijojnë familje ... E bëra këtë për Jezusin ... Preke të gërbulurin me zemrën tënde! Preke të gërbulurin me dashurinë tënde!" Prej atëherit janë ngritur shumë qendra-oaza, "Qytete të haresë" për të gërbulurit në Indi dhe në botë. Nga kjo përvojë-jetë lindi kjo porosi prekëse dhe mahnitëse: "Asnjë sëmundje, pra, as gërbula s'mund ta shëmtojë aq njeriun që në të mos ta njohim vëllaun apo motrën tonë, edhe më shumë, Jezusin mundimtar".

India është toka dhe bota e kundërthënieve dhe ndasive kombëtare, fetare, kulturore, që vjen në shprehje sidomos nëpërmjet kasteve të cilat më se 3000 vjet e ndajnë popullin prej lindjes e deri në vdekje. Të gjitha kastet kanë prejardhje prej Zotit Brahma. Disa prej tyre janë të larta dhe të privilegjuara, tjerat janë të paracaktuara për shërbim dhe robërim. Përzierja mes kasteve ndalohet dhe sanksionohet edhe me vdekje. Një misionar slloven, atë Viktor Sedej, mbi kastet shkruante kështu në vitin 1939: "Misionari në Indi ka tre armiq të përbetuar: djallin, diellin e Indisë dhe kastet. Rreziku më i madh pardyshim janë kastet". Këto barriera, me fe, mirësi dhe dashuri i rrënoi Nëna Tereze, sepse çdo vepër e saj është për njeriun nevojtar, pa kurrfarë dallimi apo përjashtimi. Kjo ishte vepër e Zotit nëpërmes Nënës sonë Tereze.

Nëna Tereze i afroi dhe pajtoi edhe të pasurit me të varfërit që ishin plot paragjykime dhe kundërshtime. Prapë me jetën dhe shembullin e saj. "Të varfërit janë të tillë, sepse janë të detyruar nga kushtet e jetës. Unë dhe motrat e mia jemi të varfëra lirisht dhe vullnetarisht, për dashuri ndaj Zotit, për t'i kuptuar dhe ndihmuar të varfërit më të varfër ... Vetëm kur të pasurit do t'i ndajnë pasuritë e tyre me të varfërit, edhe ata do të jenë të lumtur dhe të qetë ... Ne mvaremi tërësisht prej Provanisë së Zotit, prej bamirësave... Zoti nuk e ka krijuar varfërinë, ne e kemi krijuar atë. Para Zotit të gjithë jemi të varfër".

Ne përfundim mund të themi: Nënën tonë Tereze e qiti në dritë e rriti frymëzoi dhe shenjtëroi vuajtja shumëshekullore e popullit dhe Kishës sonë iliro-shqiptare dymijëvjeçare, e ushqeu feja dhe dashuria e krishterë duke e lartësuar mbi të gjithë që të jetë e të gjithëve dhe për të gjithë. Për këtë edhe e quajta Nëna e botës së mjeruar. Dashuria në veprim. Protagonistja e Zotit dhe njeriut. Shpresa e botës më të mirë, Nëna e botës...

 

24 Pyetje dhe 24 përgjigje të Nënë Terezes

 

Dita me e bukur ? Dita e sotme  / Pengesa me e madhe ? Frika  / Gjeja me e lehte ? Te gabosh / Gabimi me i madh ? Te heqesh dore / Rrenja e gjithe te keqijave ? Egoismi / Argetimi me i mire ? Puna / Disfata me e keqe ? Shkurajimi  / Profesionistet me te mire ? Femijet / Nevoja e pare ? Te komunikuarit / Lumturia me e madhe ? Te jesh i dobishem per te tjeret / Misteri me i madh ? Vdekja / E meta me e keqe ? Humori i keq , pakenaqesia / Personi me i rrezikshem ? Ai qe gënjen / Ndjenja me e keqe ? Meria / Dhurata me e bukur ? Falja / Me e domosdoshmja ? Familja / Kursi me i drejte ? Rruga e drejte / Ndijimi me i kendshem ? Paqja e mbrendeshme / Mikpritja me e mire ? Buzeqeshja / Ilaçi me i mire ? Optimizmi / Kenaqesia me e madhe ? Detyra e kryer / Forca me e madhe ? Besimi / Njerezit me te nevojshem ? Njerezit e fese / Gjeja me e bukur ne bote ? Dashuria!

 

Kane thene per Nene Terezen

 

Papa Gjon Pali II, me plot gojë mund të quhet se asht ndër Ata pak njerëz që arrijtën me kuptue Shejtninë e Nanë Terezes, qysh ku Ajo ishte në mes njerëzve në këte Botë, pikërisht kur, Ajo me duert e Saja, mjekon lebrozët, të gerbulunit, të sëmutët me SIDA në qendrat "Gift of Love", ku, "Dashnia asht me të vërtetë një dhuratë", pikërisht aty ku, tue dhanë Shpirt, mes atyne vuejtjeve dhe dhimbjeve të papërshkrueshme, ku nuk ndigjohet asgja tjetër veç ofshamjes, Papa Gjon Pali II, kur vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, me 4 shkurt 1986, tha: "Kjo ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës seme!..."

 

***

Një gazetar pyeti Papën Gjon Pali II: "Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban...?"... Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushonin për asnjë çast... Papa përgjigjet: "E di Nanë Tereza, që shkon në Liban për atë punë, e di edhe pa studjue shumë libra. E di pse kjo, i përket Shpirtit të saj, gjenisë së saj, Zemrës së saj ..." ... Për 24 orë, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!

 

***

Data e paharrueshme historike e pranverës së shumëpritun nga gjithë Shqiptarët, me 25 Maji 1993, shënon në kujtesën tonë historike ato çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II, dhe bashkë me Té asht edhe Ajo, që tashma gjithë Bota e quen "Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza", për të cilën, Papa tha: "Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej ..."

 

Papa Gjon Pali II ka thanë: "Nanë Tereza asht grueja që i dha trajtë Shekullit XX.

 

Ronald Regan: "Kishte fjalët në përputhje të plotë me jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme."

 

Mark Krasniqi: "Simbol i traditës sonë".

 

Helmut Kohl: "Shembull i mirësisë së humanizmit njerzor."

 

Indira Gandi: "Me u takue me Te, domethanë me ndje pushtetin e butsisë, forcën e dashnisë."

 

Bill Klinton: "Nanë Tereza, ishte e para Ajo që më bani me e dashtë kombin shqiptar. Dhe tashti ndjehem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë".

 

Toni Bler: "Shpirti i Saj do të rrojë si frymzim për të gjithë ne!"

 

Martin Camaj: "Legjendë e gjallë. Luftare kundër mjerimit njerëzor"

 

Papa Benedikti XVI e kujton Nënë Terezën, në 100-vjetorin e lindjes së saj,

si një dhuratë për Kishën dhe për të gjithë Botën.

Në një mesazh drejtuar drejtueses së misionarëve të Bamirësisë, Ati i Shenjtë i kërkon murgeshave që të vazhdojnë punën e nisur nga Nënë Tereza, duke u vënë në shërbim të njerëzve të varfër, të sëmurë që janë në mjerim dhe janë të braktisur.

Sot celebrohet në të gjithë botën 100-vjetori i lindjes së humanistes me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi ose sic njihet nga të gjithë, Nënë Tereza.

Humanistja e madhe që ndërroi jetë në 5 shtator 1997, lindi 100 vjet më parë si sot në një lagje shqiptare të Shkupit, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku zhvilloi edhe misionin e saj në ndihmë të njerëzve të varfër.

Disa arritje nga Nena Terezë

 

Ajo imcakja dhe e Madhja si askush në shekull të Saj, kishte arrijtë me dashuninë dhe fjalën e Zotit të bahej Mësuese e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjeke e 960 000 të sëmuetëve në 213 dispanseri, shërbëtore e 47 000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, kujdestare e 400 pleqëve të braktisun, Nanë e Vertetë e 160 fëmijëve jetimë a të mohuem nga të katër anët.

Njenimbastjetrit, vazhdojnë në 1962: Filipinet, Tanzania, dhe pason Australia; Melbourne, Angli, Amerikë, Romë, prap New York, hapën institucionet e reja në Bangladesh, Los Anxheles, e deri në Vietnam në vitin 1975.

Me datën 22 Gusht 1968 u hap Kuvendi i Parë i Misionarëve të Bamirësisë edhe në Evropë. Shtëpia ishte një kësollë me çati llamarine ... shkruen, Franca Zambonini.

Në vitin 1976 në Indi, ka 66 shtëpi që administrohen nga Nanë Tereza, dhe 34 tjera jashta Indisë, ku Motrat dhe gjithë personeli i sherbimit kalon shifren 1350 vetë. Spitalet, shkollat dhe qendrat e mjekimit ku janë përfshi edhe strehimoret, arrijnë në 729. Ndërsa shifra e njerëzve që mjekohet ndër ato qendra apo strehohet ndër jetimore, të sëmutë me gërbulë e te tjera ... kalojnë shifrën 6 miljon vetë.

Sot janë 759 shtëpi të hapuna për ma të vorfnit e të vorfënve, ku shërbejnë mbi 5000 motra, tue mos harrue se edhe afro 1000 të tjera janë në prëgatitje për këte mision. E nuk janë aq pak sa kujtojmë na, Ata që besojnë tek Mbrekullia e Nanë Terezes, ...po janë miljona njerëz të mjeruem, që kanë provue dhe provojnë çdo ditë lumninë e lutjes së Saj!

Janë shtetet që tashti kërkojnë praninë e Motrave të Saja, me "Sarin e Bardhë me vija ngjyrë qielli dhe të ngjeshun për parzëm Kryqin", tue fillue nga Gjermania, Spanja, Kili, Belgjika, Etiopia, Argjentina, Guinea, Franca, Kolumbia, Japonia, Korea Jugut, Bolivi dhe Gjermania Lindore. Në atë muej që ishte Papë Pali II, në vitin 1980, Ai takohet me Nanë Terezen, dhe Motrat e Saja, ndërsa, "Misionarët e Dashnisë", janë në Milano, Primavalle të Romës, Napoli, Bari, Raguzë, Kalabri e te tjere.

Depërton në Moskë në 1987, në Çeki, Kamboxhia dhe Emni i Saj, tashma, ka pushtue pothuej gjithë skutat e globit njerëzor...

Në vitin 1988, Ajo hapë një Shtëpi edhe mbrenda rrethimit të Vatikanit.

Në vitin 1989, ma në fund, vjen edhe në Shqipni!

 

Disa vlerësime

 

Nehru, i jep shpërblimin "Padna Shri", në emen të qeverisë.

Mahatma Gandi u thotë gazetarëve për Nanë Terezen: "Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij.."

Në vitin 1979, me datën 10 Dhjetor, Nanë Tereza asht e pranishme në Oslo, ku, merr çmimin "Nobel" për Paqë, me motivacion: "per veprën e kryeme në luftën për të mundë vorfninë e mjerimin, që përbajnë edhe një kërcënim për paqën". ... Aty, Ajo, kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: "Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga primja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit!". Në sallë i drejtohet Mbretit Olaf V: "Po përsëris, Madhni, aborti asht një vrasje!" Dhe pak ditë ma vonë deklaron: "I mora paret nga duert e lypsit dhe ndjeva në zemër që prej tij kishe marrë ma shumë se çmimin 'Nobel'..."

Në vitin 1980 asht "Qytetare Nderi" e Shkupit ...

Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza, ne vitin 1996

 

***

Shqiptarët, po të çelin sytë e shpirtit, kanë kah me shtegtue: Udhën tonë e ka ndriçue përjetësisht AJO me dritë prej bebëzes së një Zemre të Madhe, që ka vend për Shqiptarë sa janë në mbarë njerëzimin pse, Ajo ishte, asht e do të mbesë në shekuj të shekujve NANA JONË E LUMNUESHME. Ajo ndërroi vërtetë jetë një ditë të largtë gushti, por nuk vdiq. Nana rron e do të rrojë në qenjen e në veprën e saj hyjnore.

Nana para pak ditesh mbushi 100 vjet.

Mandej do të mbush dyqindë, njëmijë, dymijë .... Pafundësisht!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora