E premte, 02.05.2025, 06:33 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dibran Demaku: Ai e pikturoi lirinë e Kosovës

E shtune, 25.09.2010, 09:59 PM


AI E PIKTUROI LIRINË E KOSOVËS

(Dëshmorit të kombit -Agim Ramadanit)

 

Nga Dibran Demaku

 

Në luftën e fundit çlirimtare për lirinë e Kosovës ranë bijt dhe bijat më të mira të kombit. Ata me gjakun e tyre të derdhur e sollën lirine e shumëpritur në Kosovë.

Njëri nga ata ishte edhe Agim Ramadani.Por,Agimi ishte disi krejt i veçantë.Ai që në rininë e herëshme do të dallohej me shpirtin e tij prej artisti.Shqetësimet e tij prej artisti do t`i paraqiste nëpërms krijimeve të veta artistike në poezi e prozë.Përveq kësaj ai do të merrej edhe me artin pamor,pra artin e piktures.Dhe në pikturat e tij domosdo do të dominonte motive i lirisë i asaj lirie që Kosovës i mungonte.

Por,shkrimet e tij artistike në poezi dhe në prozë e edhe në artin e pikturës me motive të lirisë dhe të atdhedashurisë do t`i binin në sy pushtuesit.Dhe Agimi për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare do të ishte i detyruar që të ia kthente shpinën atdheut dhe të merrte rrugët e mërgimit.Do të vendosej në Zvicërr dhe atje do të vazhdonte veprimtarinë e tij patriotike në të mirë të atdheut dhe kombit.Por,krijimet artistike në poezi dhe prozë si dhe në pikturë nuk do t`i lente anash,përkundrazi.Ai nëpërmes të krijimeve artistike do t`i paraqiste shqetësimet e shpirtit të trazuar. Dhe në ato shqetësime të tij do të dominonte motivi i lirisë dhe i dashurisë për atdheun…

Dhe një ditë kur në atdheun e tij,në Kosovë do të kërciste pushka e parë për lirinë e Kosovës,pushkë e ndezur nga komandanti legjendar i UÇK-së-Adem Jashari,Agimi do të linte Zvicrën dhe do të ia mësyente atdheut.Ai tërë jetën kishte ëndërruar që një ditë të bëhej ushtar i lirisë së Kosovës.Dhe moment kishte ardhur…

Është thënë shumë e shumë here se trimi i mirë ka shumë shokë.I tillë ishte edhe Agim Ramadani- trim i mirë e me shumë shokë.Dhe trimi i mirë me shumë shokë do të ia mësynte atdheut dhe do të rreshtohej si luftëtarë i lirisë.

Talentin e tij prej artisti në poezi e pikturë,ai tash do ta shfaqte në artin luftarak,në betejat e luftës kundër armikut.Dhe së bashku me shokët e tij do të triumfonte në shumë beteja…E në pushimet e shkurtëra në mes betejash ai do të shkruante poezi e do të bënte edhe piktura.Poezi e piktura të lirisë.Në ato piktura të tij do të kishte pëllumba të bardhë në fluturim,por do të kishte edhe shqiponja krenare.Shqipe që do të fluturonin mbi qiellin e lirë të atdheut.

Dhe si shqipet e pikturave të tij do të fluturonte edhe ai vetë nga beteja në betejë,në luftë me armikun.Dhe do të dilte fitimtar.Deri në atë ditë prilli të vitit 1999,kur do të binte si një shqipe mali.Atë ditë ai do të vizatonte pikturën e tij të fundit.Por,piktura e tij e fundit e berë me gjakun e vet do të ishte piktura më e realizuar dhe më madhështore e tij.Ai atë ditë e pikturoi lirinë e Kosovës.Atë liri që e gëzojmë sot.Dhe derisa ne sot e gëzojmë atë liri,që ai e pikturoi me gjakun e tij,shpirti prej artisti i Agimit fluturon si një shqiponjë mbi qiellin e lirë të Kosovës…

 

 

 

 

 

 

 

 

Sheshi „Agim Ramadani“ në Gjilan
Sheshi „Agim Ramadani“ në Gjilan

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx