E premte, 02.05.2025, 03:19 PM (GMT+1)

Faleminderit

Myrteza Studenica: Vdiq humanisti Eli Eliezri, i cili fali qindra kompjutera për shkollat e Kosovës

E merkure, 29.09.2010, 09:59 PM


VDIQ ELI ELIEZRI HUMANISTI, I CILI I FALI QINDRA KOMPJUTERE SHKOLLAVE TE KOSOVES

 

KRYEMINISTRI THACI  E VIZITOI  IZRAELIN  SI SHPETIMTARE I HEBRENJVE NE KOSOVE!

 

The American Kewish Joint Distribution Committee, ishte organizata e parë joqeveritare humanitare, e cila hyri më 26 qershor 1999, në Kosovë.Kryetrimi i kësaj organizate ELI ELIEZRI,në qershor 1990, Kosovë, kur “vlonin serbët  e armatosur me kalashnikovë dhe armatime të tjera, e të tërbuar”, dhe ishte një situatë e tmerrshme e gjysmë lufte civile, kur plackitësit e ngjyrave të ndryshme, shpëlanin shtëpija, banesa, të huaja duke plackitur, gjithëcka që gjenin...Forcat e NATO-s  ende nuk ishin sistemuar nëpër qytete dhe fshatra. Në një këso kohe, e situate të turbullt , humanisti i madh dhe trim ELI ELIEZRI, me stafin e tij, hyri në Kosovë për t’i ndihmuar popullit shqiptarë,i cili në do kohëra të tjera, të vështira , i kishte ndihmuar popullit hebre...

The American Jewish Joint Distribution Committee, dha ndihma me vlerë:3.058.380.57 marka gjermane! Me keto para aso kohe mund ta blije gjithë Qytezën Pejton në Prishtinë  si dhe gjysmën e Fushë-Kosovës! Që sot kushtojnë mbi treqint milionë euro!!! ELI ELIEZRI, e dinte mirë dhembjen shekullore kosovare:SHKOLLAT. Ato në Kosovë ishin të shkatrruara pothuaj tërësisht nga krimineët serbë! Kështu humanisti hebre , e nisi së pari meremetimin e shkollës FAIK KONICA, në Prishtinë dhe të FADIL HISARI në Prizren. Pastaj vazhdoi me shkollat: ELENA GJIKA, NAIM FRASHERI, ILIRIA, PJETER BOGDANI (Prishtinë), PJETER BOGDANI (Dega në Kolovicë),GJERGJ FISHTA, NAZIM GAFURRI, ZENEL HAJDINI, DARDANIA, ISMAIL QEMALI, METO BAJRAKTARI, HASAN PRISHTINA, ASIM VOKSHI DHE EMIN DURAKU (në Prishtinë)!

Shkolla FAIK KONICA , pos që u renovua, asaj humanisti hebre, i bleu dhjetra kompjuterë modern  si dhe financoi kurse për mësimin e kompjuteristikës!

Pas shkollave fillore të Prishtinës, pasoi renovimi i shkollave të mesme: SAMI FRASHERI, XHEVDET DODA ,et. Pastaj të shollave në Podujevë,në Shajkofc, në Ballofc, në Lladofc, në Llaushë, në Tërnavë, në Halabak, (EMINDURAKU) në Baincë, në Dobërdol, në Sfeqël. Në TERNEVE në qershor 2000, nxënësit mësonin në një tendë të madhe ushtarake, kurse në maj 2001, u rindërtua shkolla e re me ndihmen  hebrenjve! Po ashtu në MURGULLE , në maj 2001, u inaugurua shkolla e re e ndertuar në saje të humanistit të ndjerë ELI ELIEZRI!

The American Jewish Joint Cmmittee, në Regjionin ë Kamenicës, në fshatin  Tygjevc,  ndertoi 4 kilometra ujësjellës për të furnizuar me ujë të pishëm  shkollën fillore ”Nuhi Berisha” si dhe renovoi po këtë shkollë!

Në Prishtinë me financimin ë hebrenjve u bë rrethimi i Shkollës NAZIM GAFURR – 460 metra rrethojë, XHEVDET DODA – 400 METRA, GJERGJ FISHTA -170 metra,JETULLAH GASHI, në DOBERDOL, 60 metra  si dhe EMIN DURAKU , në BAINCE -190 metra! Rre thoja iu bë eshe shkollës ELENA GJIKA në SHAJKOFC!

Humanisti i ndjerë ELI ELIEZRI, formoi  qendra kompjuterike në shkollën fillore FAIK KONICA , në SAMI FRASHERI, në GJERGJ FISHTA në 29 NENTORI, pastaj në FADIL HISARI në PRIZREN, pastaj në QENDREN ARTIZANALE në Prizren.

Në këto qendra trajnimi kompjuterikë, u trajnuan 1.300 individë , prej tyre

 morren diploma profesionale kompjuterike 820 nxënës!

 

The American Jewish Joint Committee, në Prishtinë(120individe),Prizren(50 veta), Skenderaj(20 veta), në Pejë(20 individë), Gjilan(25 veta) dhe në Mitrovicë (20 veta)! Gjithasejt 255 pjesëtarë të Forcave Mbrojtëse të Kosovës, mësuan kompjuterë në saje të finansimit hebraik!

Humanisti hebre , financoi botimin ë revistës për të rinjë MILENIUMI, Në 15.000  ekzemplarë! Mbi 30 gazetarë të rinjë morren mësime moderne nga gazetaria moderne” Po ashtu revista MILENIUM u botua edhe në gjuhën serbe për të rinjtë serbë në Kosovë!

Më 1999 shkollarëve të klasave të para fillore në Kosovë, iu dhuruan 3.600 canta shkollore, të më shumë se 20 shkollave fillore. Më 2000 , shkollarëve të rinjë iu dhuruan mbi 5.000 canta shkollore të mbi 35 shkollave fillore!

Nga dhuratat të hebrenjve amerikanë 20 mijë palë këpucë për fëmijët shkolarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, hebreu humanist i ndau 15 mijë palë për fëmijët kosovarë, kurse 5.mijë palë këpucë të tjera iu fali fëmijëve të Maqedonisë! Po në këtë vitë fëmijëve kosovarë iu dhuruan  5. mijë xhaketa dimërore me emblemen JDC!

 

Në Qendren Mjekësore të Klinikave të Prishtinës hebreu donator i fali  më 1999, 800 carcafë shtrëtërish për të sëmurë!, kurse më 2000 , i dhuroi 6 mijë po këso mbulesahs! Po ashtu edhe  Spitalit të Mitrovicës, iu dhuruan 1.100 mbulesa shtretërish për të  sëmurë!

Në prill 2000, rreth 40 nxënës të Korrit  muzikor të shkollës follore ZENEL HAJDINI në Prishtinë, u pajisën me uniforma të posacme në saje të financimit hebraik!

Tetë shkolla u pajisen me nga një aparat fotokopjues: GJERGJ FISHTA, NAZIM GAFURRI, ILIRIA, DARDANIA,SHKOLLA Ë MJEKESISE (PRISHTINE), FADIL HISARI (PRIZREN) dhe UNIVERSITETI I PRISHTINES!

Në UNIVERSITETIN Ë PRISHTINES ME FINANCIM HEBRAIK U HAP DEGA Ë PSIKOLOGJISE!

AKADEMIA Ë MUZIKES  në Prishtinë   me para të hebrenjëve humanitarë , u pajis me pajisjemoderne muzikore (sintesajzerë etj.) si dhe I ngritën 8 qendra pune për studentë me serverë të forte profesionalë 2000w …Poashtu për studentët ë muzikës, u blenë , nga Austria, me para të hebrenjve , kartela të zëshmërisë së lartë për softverë!!!

Hebrenjtë miqtë, më se dymijëvjecarë të ilirëve_shqiptarëve, nuk rreshten dhe as që do të rreshtin të së ndihmuari shqiptarinë kudo ajo qoftë: në Trojet e saja Etnike apo jashtë saj!Hebrenjtë nuk janë zhurmaxhinë e llafazanë: ata me vepra konkrete ndihmën  e bejnë ndihmë dhe pastaj heshin! Punën

e kanë gjënë primare në jetë!

Me se 60 nxënëse prizreanase mësuan rrobaqepësinë në qendren ARTIZANATI! Nëntëdhjetë nxënëse të tjera morren diploma rrobaqepësie!

Dyzetegjashtë candidate , u trajnuan në shkollën teknike 28NENTORI, si dhe 56 punonjës more mësime profesionale mbi mënyrën ë SALDIMIT nga zotëri ARIE KORIKEN dhe z.EDMOND TRBUNJA –eksperë të saldimit!

Në shtator 2000 në Kosovë, në saje të financimit të hebrenjëve, mbi 2.000 veta qenë regjistruar në kurset për mësimin ë gjuhës angleze! Bi 500 veta ë kryen kursin ë mësimit të Anglishtes, 100 të tjerë vazhduan të mësojnë anglisht në Programe të posacme, në 10  shkolla të ndryshme të Prishtinës dhe të Prizrenit!

Nga Anglia hebrenjtë sollën 400 libra për mësimin ë anglishtës për nxënësit kosovarë!

Nën mbikëqyrjen ë pedagogëve profesionistë supervizorë: dr SHUKRANE GERMIZA DHE VICE DEAN, nga DEGA Ë ANGLISHTES NE UNIVERSITETIN Ë PRISHTINES, u bë mbikëqyrja ë nxënësve në theksimin korrekt të gjuhës angleze!Krahas këtyre dy ekspertëve të sipërpërmendur, edhe 10 ekspertë të tjerë të anglishtës I mbikëqyrnin  edhe 10 ekspetë të tjerë!

AJJC I  financoi 30 grupe të kurseve të anglishtës, cdo tre muaj, me mbi 600 vijues në KURSIN ELEMENTARY ENGLISH _HEADWAY!, Gjatë dy viteve  mbi 1000 individë morrën pjesë në këto kurse, mbi 500 u diplomuan me financimin ë hebrenjve!

Me para të hebrenjve , më 1999,u bë lyerja e  afro 5.000 metra katrorë të siprfaqeve të shkollave kosovare, u dhuruan 4 boilerë për nxemje uji nëpër shkolla, 52 lavabo, 154 dyerë, u shtruan 487 metra katrorë qeramikë,154 aksesoar, etj.

Humanisti ELI ELIEZRI, para se të vinte në Kosovë, ishte në punën ë tij bëmirëse iste në Shqëpri, ku ndimoi refugjatët kosovarë.

Në Luftën Civile në Bosnjë Hercegovinë, Eli Eliezri morri pjesë në Shpëtimin e HEBRENJVE NGA RRETHIMI I TMERRSHEM I SARAJEVES NGA FORCAT KRIMINELE SERBE!

Ky trim hebre, hyri edhe ne TYNELIN Ë TMERRIT I cili ë lidhte Sarajeven ë ngujuar nga HAUBICAT SERBE, me Aeroportin ë Sarajeves, vetëm ë vetëm për t’I shpëtuar bashkëkombësit ë tij hebrenjë! Thonë se për secilin hebre, trimi humanitar, që nxorri nga nga TMERRI SARAJEVAS, iu pagoi kriminelëve serbë , për secilin hebre nga 150 mijë dollarë amerikanë. Hebrenjtë janë një popull i mrrekullueshëm i cili, nuk kursen as para, as kohë, dhe asgjë tjetër, vetem se vetëm të shpëtojë bashkëkombësit ë vet!!!!

 

Edhe në Kosovën  e pas Luftës së Fundit, në Llapna Sellë afër Prishtinës, ishin ngujuar dhjetra familje hebreje (serbofolëse) , si Familja e Cedomir Përlinceviqit, të ndjerë, njëherësh ishte kryetar i Komunitetit Hebraik të Prishtinës. Ata nuk guxonin ta nxjerrnin kokën nga Llapna Sella ngase do të vriteshin nga grupe te mllefosura….

Eli Eliezri në saje të LEJES SE FAMSHME HUMANITARE QE I KISHTE DHENE Z.HASHIM THACI  aso kohe KRYEMINISTER I KOSOVES, ME TE CILEN THUHEJ SE ELI ELIEZRI MUND TE UDHETOJE KU DHE KURR Ë TE DOJE NEPER KOSOVE PA E PENGUAR NJERI Kjo leter tejet humanitare E z KRYEMINISTRIT HASHIM THACIT, aso kohe kishte vlerën e miliona dollarëve amerikanë! Ngase po të krahasohej , situatë  e ngjashme, me atë të hebrenjëve të ngujuar në SARAJEVE, dhe me këta hebrenjë të ngujuar në LLAPNA SELLE, atë herë del se, për dhjetra familjë, gjegjesisht për secilën frymë të hebrenjve të pagueheshin nga 150 mijë dollarë, atëherë, nxjerrja e këtyre hebrenjve nga LLAPNASELLA, do t’u kushtonte hebrenjve me miliona dollarë! Këtë shpëtim madhështorë e bëri  humanistii madh HAHIM THACI , ky sh_kryeminister dhe kryeministër  i tashëm i Kosovës. Këtij humanisti të mëdh (sipas hebrenjve) iu mundësua që ta vizitojë, para do kohe, Izraelin!

Këtë HUMANIZEM, kryeministri THACI duhet ta shfrytëzojë sa më shumë, për të marrë kredi të lira nga hebrenjtë e pasur të Izraelit dhe në botë , për ta shpëtuar Kosvën nga KARANTINA E TMERRSHME  FINACIARE E BASHKESISE EUROPIANE!!!!

The American Jewish Joint Committee, prej qershorit 1999 deri më 31 dhjetor 2000  dha donacione për rimëkëmbjen ë shkollave të shkretuara nëpër Kosovë -  3.060.280.57 marka gjermane!Më 2001 dha  1.727.664.61 marka gjermane!

Pra gjithësejt hebrenjtë –miqte ë mocem të shqiptarisë i dhuruan (kryesisht shkollave) të Kosovës së dashur 4.787.945.18 marka gjermane, që sot është baras me, më se 400 milinë marka gjermane (mbase edhe euro të pavlera)!

 

Myrteza Studenica

Gazetar dhe fotoreporter profesionist dhe kryetar i Fondaciont Kosovar-jewish Committee

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx