E premte, 02.05.2025, 03:09 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhafer Durmishi: Bibliografi aktuale për Jusuf Gërvallën

E merkure, 29.09.2010, 09:58 PM


Bibliografi aktuale për Jusuf Gërvallën

 

Nga Xhafer Durmishi

 

   Në këtë bibliografi janë përfshi punime jo vetëm nga ato që kanë të bëjnë direkt me Jusuf Gërvallën, por edhe ato kur për te flitet në mënyrë indirekte. Nuk pretendoj se kjo bibliografi është e plotë. Këtu kam zgjedhur ato shkrime të cilat kam pasur rastin t'i lexoj.

 

 

Bajram Sefaj

 

Shkurt Poezi!

 

Përmbledhja e parë e poezive të Jusuf Gërvallës "Fluturojnë e bien" në botim të NGB "Rilindja" nga Prishtina, u pranua ngrohtë te numri më i gjerë i lexuesve

 

("Flaka e vëllazërimit", Shkup, 21 shtator 1973, f.11)

 

 

 

   Me sa dihet ky shkrim i Bajram Sefajt është komentimi i parë i poezisë së Jusufit. Megjithatë këtu, jo për fajin tim, kemi të bëjmë me mungesë sqarimesh, apo me një anakronizëm. Në bazë të të dhënave, përmbledhja me poezi "Fluturojnë e bien" është botuar në vitin 1975, ndërsa shkrimi i Bajram Sefajt mban datën 21 shtator 1973!?

 

 

 

Sylejman Syla

 

Poezi shfryrjesh të sinqerta

 

(Fjala, nr. 4, 1976, Prishtinë, f. 5)

 

 

 

Ali Aliu

 

Dy poetë që vijnë, Gazeta "Flaka e vëllazërimit", Shkup, - 6 qeshror 1976, f. 17

 

 

 

Agim Morina dhe Shaip Beqiri

 

Intervistë me Jusuf Gërvallën,

 

Pikë në horizont që s'do të mbetet vetëm pikë, Bota e re , 1 prill 1977

 

 

 

Kadri Rexha

 

Ende ka njerëz, "Flaka e vëllazërimit”, 26 qershor 1977 dhe  “Rilindja”, 17 qershor 1978

 

 

 

Shaip Beqiri,

 

Duke kërkuar qeshjen e një poezie, "Zëri i rinisë", Prishtinë, 21 tetor 1978, f. 11-14

 

 

 

Halit Fetahu

 

Vokacione poetike të frymëzuara nga qenësia jonë

 

(Jusuf Gërvalla, Kanjushë e verdhë, botoi "Rilindja", Prishtinë, 1978)

 

"Bota e re", Prishtinë, 1978

 

 

 

Sabri Maxhuni-Novosella

 

Vëlla i dhembjes krenare, (poezi kushtuar Jusuf Gërvallës), Adapazar-Turqi 1982

 

 

 

Stuttgarter Zeitung

 

U VRANË TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË, 19 janar 1982

 

 

 

Stuttgarter Nachrichten

 

HEILBRONN: TRE REFUGJATË JUGOSLLAVË U VRANË NATËN E KALUAR, 19 janar 1982

 

 

 

 

Enver Hadri

 

Ja vdekje, Ja liri!, Zëri i Kosovës, Bruksel, 20 janar 1982, Gjendet edhe në librin nga Halit Elshani: "Çeta e Brukselit", kapitulli 34, f.154 Prishtinë 2007

 

 

 

Stuttgarter Nachrichten

 

SULM TERRORIST NË HEILBRONN, 20 janar 1982

 

 

 

 

 

Bild Zeitung

 

DHUNA, 20 janar 1982

 

 

 

Gazeta e Shtutgartit

 

TERROR POLITIK, janar 1982

 

 

 

Horst Zimmermann

 

DORA E GJATË E BEOGRADIT SHTRIHET DERI NË REPUBLIKËN FEDERALE, Heilbronner Nachrichten, 21 janar 1982

 

 

Xhafer Durmishi

 

Emrat tuaj flamuj në beteja, fjalim i demonstratës së 23 janarit 1982 në Shtutgart, Zëri i Kosovës, mars 1982, faqe 8

 

 

 

Der Spiegel

 

E tëra dukej si pas një ekzekutimi,  25 janar 1982

 

 

 

Südwestdeutsche Zeitung

 

NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE, 30 janar 1982

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

"Ju u bëtë pronë e brezave", fjalim që u lexua me rastin e varrimit, më 5 shkurt 1982, i shkruar nga Xhafer Durmishi dhe lexuar nga Remzi Ademi. Përveç këtij fjalimi janë lexuar edhe 4-5 fjalime tjera; nga Agron Sela, Fazli Memaj, aktivist gjerman e turq, por fjalimi "Ju u bëtë pronë e brezave" është i vetmi që është botuar e ribotuar disa herë, deri më sot. (Zëri i Kosovës, mars 1982, faqe 7-8)

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Nekrologji, shkurt 1982, Zëri i Kosovës, mars 1982, faqe 2

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Kush e vrau Jusuf Gërvallën?, shkurt 1982, trakt i shpërndarë në shkurt 1982 në emrin e punëtorëve të rrethit të Shtutgartit. (I ribotuar në librin e Faridin Tafallarit, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 362-363 dhe www.pashtriku.org)

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

"Tre ranë, me mijëra u ngritën" (kryeartikull i Zërit të Kosovës, mars 1982)

 

 

 

Jusuf Gërvalla

 

Rrotull, roman, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1983

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Përherë i freskët do të jetë kujtimi për ju dhe ata si ju (Kryeartikull, Zëri i Kosovës, janar 1985, Suedi)

 

   Në këtë artikull për herë të para lidhet Oksigjeni i 17 janari 1468 me Flakën e 17 janarit 1982. Për herë të parë bëhet lidhja dhe analogjia në mes Lezhës dhe Untergruppenbachut.

 

 

 

Ismail Kadare

 

Baladë për vdekjen e Jusuf Gërvallës, Koha, 24 tetor 1990

 

 

 

Ndoc Papleka

 

Vrasja e poetit, Zëri, 26 nëntor 1990, Prishtinë,

 

 

 

Prend Buzhala

 

Mesazhet e Janarit, Janar 1991, ribotuar te "Iliria Post", 20 janar 2007, fq. 20

 

 

 

Riza Bicaj

 

Jusufin e kisha nxënës dhe shok pune, Zëri, 18 janar 1992

 

 

 

Teki Dervishi

 

Dy Jusuf Gërvalla, Zëri, Prishtinë, 18 janar 1992, f.45

 

 

 

Mehmet Kraja

 

Midis idealit politik dhe vokacionit krijues, Fjala, qershor 1992, f. 11

 

 

 

Haqif Mulliqi

 

Porosi universale për lirinë,

 

Procesi, dramë e Jusuf Gërvallës, botoi Zëri i Kosovës, 1984, Bujku, Prishtinë, e shtunë 26 qershor 1992, f. 7

 

 

 

Jusuf Gërvalla

 

Vepra letrare, Ora, Prishtinë 1992

 

 

 

 

 

Sabri Hamiti

 

Drama "Procesi", Prishtinë, Kallnor 1992, Nga shkrimi "Bisedë me Jusufin - fragment" i Sabri Hamitit në Rilindja, 19 janar 2002, f. 20-21

 

 

 

Berat Luzha

 

Si u krijua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, Zëri, 18 janar 1992

 

 

 

Sabri Novosella

 

Si e formuam Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, Zëri, mars 1992

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, maj 1992

 

 

 

 

 

Kadri Rexha

 

Fati i luleve, Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Buzuku, Shkup 1993

 

   Ka disa libra të botuar ku figurë qendrore është Jusufi. Megjithatë deri më sot, Kadri Rexha është i vetmi që e ka shkruar një libër të tërë për jetën e Jusufit. Ana e fortë e këtij libri është përshkrimi i veprës së Jusufit në Kosovë. Sa i përket veprimtarisë në mërgim, Faridin Tafallari ka dhënë detaje të rëndësishme në ndriqimin e disa aspekteve të veprimtarisë së Jusuf Gërvallës.

 

 

 

 

 

Kadrush Radogoshi

 

Sfida e Heroit, (Për librin e Kadri Rexhës "Fati i luleve"), Rilindja, 14 maj 1994, www.pashtriku.org 2008

 

 

 

Shaban Sinani

 

Një ëndërr e vrarë, një tërmet i ndërprerë, 1996, Heroi me Kitarë, f. 65-69

 

 

 

Sabri Hamiti,

 

Misioni, Dramë në katër kohë, Rilindja, Prishtinë 1997

 

 

 

   Kjo dramë është një nga punimet më të dobëta, fyese e denigruese për personin e Jusufit. Siç vërehet nga kjo vepër Sabri Hamiti nuk ka lindur me dhuntin që të kap apo të ketë rezonancë të njejtë me spektrin e ndjenjave të Jusufit. Por kjo dramë nuk bënë fjalë vetëm për Jusufin, sepse në te përshkruhen edhe disa momente jetësore të Suzanës (gruas), Premtonit (djalit) dhe Donikës (bijës) së Jusufit. Kush don të dij për një pjesë të ideve të Suzanës, Premtonit e Donikës, vepër më të mirë nuk mundet me gjetë.

 

 

 

Skënder Blakaj

 

Një fjalë për Jusufin,

 

Me rastin e 15 vjetorin e vdekjes së Jusuf Gërvallës, 1997

 

 

 

Sabri Novosella

 

Intervistë Haqif Mulliqit, Zëri 1997

 

 

 

Shefqet Jashari-Strofci

 

Intervistë me Shefqet Jasharin, anëtarin e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionaçlirimtare të Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), Drita, Trelleborg-Suedi, nr. 15, 1997

 

 

 

Faridin Tafallari

 

Terror, Dhimbje, Qëndresë,

 

EURORILINDJA, Tiranë 1997

 

 

 

    Ky libër përbëhet prej dy pjesëve. Kujtimet e Faridin Tafallarit prej vendosjes së tij në Gjermani më 1973 deri në vitin 1995 dhe pjesën e dytë, dokumente e letërkëmbime të tijat dhe të aktivistëve tjerë. Personazhi kryesor i kujtimeve të veta kuptohet vetëvetiu se është vetë Faridin Tafallari. Për Jusufin në mënyrë direkte nuk shkruhet në shumë faqe. Megjithatë, ajo që shkruhet për Jusufin është shumë interesante. Fakte më të mira për veprimtarinë e Jusufit në Gjermani deri më sot nuk ka sjell askush. Ajo çka vlen për t'u përmend është se ky libër çmohet e vlerësohet në superlativ pos tjerësh, nga Xhafer Shatri dhe Hasan Mala.

 

    Dokumentet e botuara e të ruajtura i japin Faridin Tafallarit një meritë të veçantë për kujdesin ndaj arkivimit dhe publikimit të historisë së Jusufit, Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe disa organizatave tjera.

 

 

 

 

 

Fardin Tafallari

 

Dhimbje Krenare, Lilo, 1998

 

 

 

   Ky libër ka disa përsëritje nga i lartpërmenduri, por nuk i afrohet të parit. Në disa pika Faridini i ndryshon disa qëndrime që i ka mbrojtur në librin më lartë. Ana e fortë e këtij libri është se për herë të parë botohen dokumente (letra) të Jusufit dhe të tjerëve që hedhin dritë për veprimtarinë e viteve 1980-1982.

 

 

 

 

 

Kadrush Sylejmani

 

Metush Krasniqi, Botues: Autori, Prishtinë 1999

 

 

 

   Libër i dobët dhe i ngarkuar me eklektizma. Në te përmendet disa herë Jusuf Gërvalla dhe në asnjë pikë përkshkrimi i ngjarjve nuk i përgjigjet të vërtetës.

 

Vlen të thekësohet se autorin Kadrush Sylejmani në punën për librin e kanë ndihmuar në radhë të parë djali i Metushit, Besniku dhe familjarë të tjerë. Përpjekja e Kadrush Sylejmanit është e mirë dhe e ndershme por ai nuk ka ditur të shkruaj histori dhe as nga afër nuk është në nivelin e detyrës.

 

 

 

AVDI IBRAHIMI

KUSH E VRAU LAJMËTARIN, Novelë, VATRA - Prishtinë 2000

 

Te kjo vepër është me rëndësi të përmendet se redaktor është Rifat Kukaj, autori i Bareshës, (nga disa të cilësuar si "Himni i Kosovës")

 

 

 

Prend Buzhala

 

Maska e alegorisë (Jusuf Gërvalla: "Rrotull", roman, në librin "Vepra letrare" të këtij autori, botoi "Ora", Prishtinë, 1992), Botuar në "Rilindja", 19 janar 2000, Prishtinë.

 

 

 

Zejnullah Rrahmani

 

Jusufi, Dukagjini, Pejë, 2000

 

 

 

Hans Joachim Lanksch

 

Vrasja e Poetit, Rilindja, 17 janar 2001

 

 

 

Bedri Islami

 

Mesazhet e rikthimit të madh, Epoka e re, f. 20-22 shkurt 2002

 

 

 

Emrush Xhemaili

 

20 vjet veprimtari 1982-2002

 

 

 

Bedri Islami

 

Mos i ndani djemtë, Epoka e re, 27 shkurt 2002

 

 

 

Pandeli Koçi

 

Poezi që mori bekimin e nënës, Pishtarët e lirisë, nën pregatitjen e Begzat Baliut dhe ndihmës ekonomike të Dardan Novosellës, etj., botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Ramazan Vozga

 

Zë origjinal, me botë të gjerë poetike, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut dhe ndihmës ekonomike të Dardan Novosellës, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Mehmet Hajrizi

 

Kadri Zeka e Jusuf Gërvalla njerëzit që kërkuan një zë këmbues për Kosovën, Koha Ditore, 2 mars 2002

 

 

 

Rasim Selmanaj

 

Vrasja e dytë e heronjve, Botuar te gazeta "24 Orë", 26 shkurt 2002, Prishtinë

 

 

 

Begzat Baliu

 

Shtypi botëror rreth vrasjes së Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut, Era Prishtinë, 2002

 

 

 

Xhafer Shatri

 

Anatomia e një atentati, Zëri, Prishtinë,  2002

 

 

 

Resul Bedo

 

Nderim Dëshmorëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut dhe ndihmës ekonomike të Dardan Novosellës, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Lutfi Dërvishi

 

Bardhosh Gërvalla - Besniku i Kosovës, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Lumira Berati

 

Romani "Rrotull" i Jusuf Gërvallës, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Myftar Memia

 

Publicistika politike e Jusuf Gërvallës,

 

Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

Hydajet Hyseni,

 

Therror në themelet e Bashkimit, Zëri, Prishtinë, 21 shkurt 2002 - 2 mars 2002. E ligjëruar edhe si kumtesë në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha")

 

 

 

Pandi Bella

 

Jusuf Gërvalla si adhurues i tingujve, Pishtarët e lirisë nën pregatitjen e Begzat Baliut, botoi "Era" Prishtinë, 2002

 

 

 

 

 

Pishtarët e lirisë (Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla), Editor: Begzat Baliu,

 

Botimin e mundësuan:

 

Dardan S. Novosella,

 

Hamzi Rahimi dhe

 

Sibush Haziri

 

Shtëpia botuese Era, Prishtinë 2002

 

 

 

Myrvete Dreshaj-Baliu

 

Jusuf Gërvalla - jeta dhe vepra (tezë e magjistraturës), 2002

 

Këtë vepër nuk kam pasur mundësinë ta lexoj.

 

 

 

Shefqet Jashari-Strofci

 

PSE U VRANË  DHE KUSH MUND TË JENË TË PËRZIER NË  VRASJEN U JUSUF GËRVALLËS, BARDHOSH GËRVALLËS DHE TË KARDI ZEKËS, Bota Sot, 26 shkurt - 9 mars 2002

 

 

 

 

 

Hydajet Hyseni

 

Kadri Zeka (Në 50 vjetorin e lindjes së Kadri Zekës- 2003), Rasim Selmanaj, Heroi me Kitarë, f. 111-147

 

 

 

Halit Mehmetaj

 

Jusuf Gërvalla - Ideatori dhe dhëheqësi i lëvizjes sonë të rezistencës kombëtare, Me rastin e 20-vjetorit të rënies, www.jusuf-gervalla.org

 

 

 

Nexhmije Hoxha

 

Jusuf Gërvalla dhe familja e tij në kujtimet e Nexhmije Hoxhës, www.jusuf-gervalla.org

 

 

Sabri Novosella

 

Letër e hapur kryetarit të Kosovës, I. Rugova, www.jusuf-gervalla.org

 

 

 

Mustafë Xhemaili

 

Dorëshkrimi nga dheu, 2003 Prishtinë

 

 

 

    Parathënia e këtij libri përmban shkrimin "Jusuf Gërvalla mësuesi më i mirë në rrugën time krijuese", ndërsa në faqe 56-57 gjendet një recension i skanuar nga origjinali dhe i rishkruar, ku Jusufi jep mendimin për përmbledhjen e poezive të Mustafë Xhemailit me titull "Sportelet e padukshme"(1978). Libri "Dorëshkrimi nga dheu" përmban edhe poemën në 10 pjesë me titull "Akademi solemne për Jusuf Gërvallën".

 

 

 

 

 

Ethem Çeku

 

Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981,  Brezi'81, Prishtinë 2003

 

 

 

Ethem Çeku

 

Shekulli i ilegales, Brezi'81, Prishtinë 2004

 

 

 

Kadri Rexha

 

Jusufi ishte në ballë të forcave të progresit historik, 2005

 

Eksklusive: Në 60 vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, intervistë me Kadri Rexhën, bashkëpunëtorin dhe jetëshkruesin e Jusufit, "Epoka e re"

 

 

 

 

 

Prof. Dr. Agim Vinca

 

Kroi si topos poetik, * Nga libri „Kënga e hapur“ (antologji e komentuar), 2005

 

 

 

 

 

Dritëro Agolli

 

Përmes poezisë tek heroi, Parathënie nga libri i Jusuf Gërvallës: Këngët e moshës, Prishtinë 2006

 

 

 

Jusuf Gërvalla

 

Këngët e moshës, Republika, 2006

 

Në këtë libër jipet poezi nga Jusufi në vitet e gjimnazit, të shënuara në një fletore. Ajo çka është interesante është se botuesi i këtyre poezive, Sali Kabashi, nuk tregon se prej nga e në çfarë rrethanash u gjetë fletorja e Jusufit tek ai.

 

 

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Protesta e Aspirata, Botues: Xhafer Durmishi, Prishtinë 2006

 

 

 

Rasim Selmanaj,

 

Pse bëhet çmimi Jusuf Gërvalla?, Heroi me Kitarë, f.11 (Artikulli është fjalë e lexuar në Manifestimin  "...-Sërish me Jusufin" që u mbajt në Deçan më 17 janar 2007)

 

 

 

Vendimi i Jurisë për çmimin "Jusuf Gërvalla" 2007, Heroi me Kitarë, f. 12-13

 

 

 

Curr Mazrekaj, Shkelzen Tahirsylaj; Deçani, festë gjithëkombëtare në nderim të tre heronjve të janarit 1982, Heroi me kitarë f.14-17

 

 

 

Myrvete Dreshaj-Baliu

 

Dimensioni kombëtar dhe krijues i Jusuf Gërvallës, Kumtesë e paraqitur në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha")

 

 

 

Agim Vinca

 

"Heroi me Kitarë", J. G., 25 vjet pas, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha")

 

 

 

Bedri Islami

 

Merrni nga unë atë që nuk është ndarje,

 

Kumtesë e paraqitur në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Ethem Çeku

 

Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve shqiptare në Jugosllavi, Heroi me Kitarë, f. 88-96

 

 

 

Halil Matoshi

 

Atentati ndaj Jusuf Gërvallës: Teoria e një komploti dhe përgjasimi me J. F. Kenedin, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Faton Mehmetaj,

 

Disa aspekte të lidhjeve të Komitetit të Rrethit të Deçanit me Jusuf Gërvallën në kuadër të LNÇKVSHJ-së, Heroi me Kitarë, f. 158-165, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Fetnete Ramosaj

 

Ndikimi i personalitetit të Jusuf Gërvallës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroi me Kitarë, f. 166-170, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Kadri Rexha

 

Jusuf Gërvalla - emër që u bë traditë e popullit, Heroi me Kitarë, f. 174-178

 

 

 

Ethem Çeku

 

Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla, Heroi me Kitarë, f. 179-185

 

 

 

Rushit Ramabaja

 

Liria në shpirtin e vjershës, Heroi me Kitarë, f. 186-190, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Fehmi Ajvazi

 

Veprimi ilegal i brezit të Jusuf Gërvallës, Heroi me Kitarë, f. 191-198, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha"

 

 

 

Dr. Emin Kabashi

 

Krijuesi dhe kohët e tij, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë f. 242-247

 

 

 

Adem Gashi

 

Harkura e verbit poetik, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f. 264-265

 

 

 

Kadrush Radogoshi

 

Simbolika e mbijetesës dhe  e peizazhit sintetik, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f.278-282

 

 

 

Hasan Ukëhaxhaj

 

Publicistika e Jusuf Gërvallës në mërgim, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f. 299-303

 

 

 

Ethem Çeku

 

Jusuf Gërvalla dhe shtypi ilegal i Kosovës, Heroi me Kitarë, f. 308-316

 

 

 

Rafet Rudi

 

Jusuf Gërvalla - në 25 vjetorin vrasjes së kantautorit, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f. 319-322

 

 

 

Prof. Dr. Isak Shema

 

Jusuf Gërvalla - student i degës së gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Prishtinës, Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor për Jusuf Gërvallën në Manifestimin "...-Sërish me Jusufin", të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007 nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f.333-335

 

 

 

Agron Y. Gashi

 

Fjala apo Kitara e Jusuf Gërvallës, Rilindja, 19 janar 2001, Heroi me Kitarë, f.367-372

 

 

 

Nazmi Selmanaj

 

Për herë të parë,

 

Katër rrëfime ekskluzive për Jusuf Gërvallën

 

Fokusiexpress,

 

 

 

Adem Gashi

 

Riti i rënies, Kjo poezi e mori shpërblimin e parë në Orën e Madhe, me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës të mbajtur në Deçan më 17 janar 2007, të organizuar nga klubi i krijuesve "Rrjedha", Heroi me Kitarë, f.402

 

 

 

Shahbaze Vishaj

 

Amaneti yt, (Jusuf Gërvallës), Heroi me Kitarë, f.404

 

 

 

Zeqir Gërvalla

 

Sytë e dëshmorëve, poezi, www.albaniapress.com

 

 

 

Lulet e Gjakut

 

Jusuf Gërvallës, Heroi me Kitarë, f.405-406

 

 

 

Muharrem Blakaj

 

Atentat brenda germës "L", roman, Prishtinë 2007

 

 

 

Rasim Selmanaj,

 

Heroi me Kitarë, (Sesion i zgjeruar shkencor) Përmbledhje punimesh të ndryshme të periudhave të ndryshme për Jusuf Gërvallën, Focus, Prishtinë 2007

 

 

 

Ibrahim Kelmendi

 

Atentatet, Focus, Prishtinë 2007

 

 

 

Ismet Rashiti

 

Çka tha Jusuf Gërvalla në tubimin me bashkëatdhetarët, më 28 Nëntor 1981?, www.pashtriku.org, 11 korrik 2007

 

 

 

Ramadan Pllana

 

Jusuf Gërvalla me shokë - yje të pashuara, www.pashtriku.org, 15 janar 2008

 

 

 

Kadri Rexha

 

RRUGA LETRARE E JUSUF GËRVALLËS, www.pashtriku.org, 16 janar 2008

 

 

 

Ibrahim Egriu,

 

Kujtesë nga takimi me heroin, Jusuf Gërvalla

 

 

 

Mehmet Hajrizi

 

Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981,  Botimet Toena, Tiranë 2008,

 

 

 

Hysen Gega

 

Asgjë nuk harrohet, (intervistë me B. Elshanin), (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, faqe 342-344)

 

 

 

Sabri Maxhuni-Novosella

 

’Bota Sot’ nga Sabri Beqiri  (Rrëfim në vetën e tretë i Sabri Maxhunit-Novosellës) në 42 vazhdime. Pjesa e fundit është botuar më 17 shtator 2008.

   Titulli i fejtonit është: ”TË (PA) NJOHURAT E ORGANIZIMEVE POLITIKE NË KOSOVË”.

 

 

 

Apostol Duka

 

Vrasje në Shtutgart, Kadri Zeka: 1953-1982, Tiranë, janar 2009

 

 

 

Ramadan Pllana

 

DËSHMI TË KOHËS PËR ORGANIZATËN PATRIOTIKE LNÇKVSHJ, intervistë dhënë Fadil Shytit dhe Kristina Rasit, 17 mars 2009, e publikuar në vazhdime në www.albaniapress.com dhe e plotë në www.pashtriku.org

 

 

 

Faridin Tafallari

 

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS, www.albaniapress.com, 5 qershor 2009

 

 

 

   Në këtë shkrim për herë të parë janë botuar dy letra që Jusuf Gërvalla  ia shkruan Kadri Zekës (7 dhjetor 1981 e 15 janar 1982) dhe një dërguar Ibrahim Kelmendit (nëntor 1981).

 

 

 

Donika Gërvalla-Schwarz

 

 

 

  "Jusuf Gërvalla ishte gazetar, shkrimtar, veprimtar politik, këngëtar dhe publicist.

 

Tek popullata shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj ai është i rrënjosur thellë deri nëpër familje.

 

   Popullariteti i tij fillimisht bazohej në  prezentimet e tij si këngëtar në radio dhe televizion, si gazetar në ”Rilindje” si dhe më pas edhe në jehonën e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike në Kosovë dhe Gjermani.

 

 

 

Veprimtaria politike

 

 Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla. Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse.

 

 

 

Vrasja në Gjermani

 

 Kërcënimet ndaj Jusuf Gërvallës në Gjermani nuk u morën madje seriozisht as nga organet e Atëhershme gjermane: në moshën 36-vjeäare ndaj Jusuf G, vëllait të tij Bardhoshit dhe mikut Kadri Zeka u krye më 17 janar 1982 një atentat në Heilbronn-Untergruppenbach prapa shtëpisë së dy vëllezërve Gërvalla.

 

   Jusuf Gërvalla, i cili ishte i vetmi që nuk vdiq në vendin e ngjarjes do të deklaroj më vonë se nuk pranon të hyj në operacion pa dhënë një deklaratë. Në këtë deklaratë ai akuzon shërbimin e fshehtë jugosllav si autor të këtij atentati.

 

   Jusuf Gërvalla vdes nga plagët e marra më 18 janar 1982 rreth orës 3 të mëngjesit."

 

Marrë nga http://www.gervalla.org, 2009

 

 

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

"Vrasja, Varrimi, Viktoria", gusht 2009

 

Punim në dorëshkrim, rreth librit Atentatet. Libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit ka të bëjë, pos tjerash, me Vrasjen në shtëpinë e Jusuf Gërvallës; u promovua në ditën e 25 vjetorit të Varrimit të Jusuf Gërvallës si Yll i pashuar i qiellit shqiptar - më 5 shkurt 2007, në Hotel Viktoria në Prishtinë.

 

 

 

Ismet Rashiti

 

Përjetësia e dëshmorëve, 15 janar 2010, www.pashtriku.org

 

 

 

Ferit Ramadani

 

Jusuf Gërvalla, zermashqiptare.net, janar 2010

 

 

 

Ferit Ramadani

 

Jusuf Gërvalla - Prometheu i simbolikës lirike, zemrashqiptare.net, janar 2010

 

 

 

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

 

Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë nëpër mes gazetës “Lajmëtari i Lirisë” (fejton në shtatë vazhdime, www.zemrasshqiptare.net, janar 2010)

 

 

 

 

Kasam Shaqirvela

 

Flaka e Yjeve, poezi, www.zemrashqiptare.net, 18 janar 2010

 

 

 

Ismet Rashiti,

 

Rrëfanë lirie, (redaktor Xhafer Shatri, Saime Isufi), Kombi, Prishtinë 2010

 

 

 

   Në këtë libër, ajo që është me rëndësi në raport me Jusuf Gërvallën, mbrohet teza se Ibrahim Kelmendi ka qenë shoku më i afërt i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla apo anasjelltas. Me mbrojtjen e kësaj teze duhet ta konsiderojmë se është identifikuar në mënyrë të plotë Xhafer Shatri si njëri nga dy redaktorët e librit. Me sa kam mund të vërej, redaktimi i këtij libri është rasti i parë ku Xhafer Shatri shprehet publikisht me stilografin e tij, pas botimit-lansimit të librit Atentatet të Ibrahim Kelmendit, më 5 shkurt 2007.

 

 

 

Faridin Tafallari

 

Me tre yjet e pavdekësisë, Tiranë 2010

 

 

 

Donika Gërvalla-Schwarz

 

17 janar 1982, (http://gervallablog.com.s49742.gridserver.com), 17 janar 2010

 

 

 

Pashtriku: SI U DENUAN SHABAN KLAIQI E ISLAM RAFUNA PËR ZËRIN E KOSOVËS, www.pashtriku.org, janar 2010

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Si më njoftoi UDB-a për vrasjen e Jusuf Gërvallës?, www.pashtriku.org, janar 2010

 

 

 

Prof. Dr Sabile Keçmezi-Basha

Propaganda e dezinformimi, metoda të organizuara shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve, 29 mars 2010, www.zemrashqiptare.net

 

 

 

 Sabri Maxhuni – Novosella

 

REZISTENCA KOSOVARE MES DY ZJARRESH (KUJTIME)

 

Redaktor: Ekrem Kryeziu, www.sabrinovosellamaxhuni.com, 18 prill 2010

 

(Është fjala shkrimin Sabri Maxhuni-Novosella ’Bota Sot’ nga Sabri Beqiri  (Rrëfim në vetën e tretë i Sabri Maxhunit-Novosellës) në 42 vazhdime. Pjesa e fundit është botuar më 17 shtator 2008. Titulli i fejtonit është: ”TË (PA) NJOHURAT E ORGANIZIMEVE POLITIKE NË KOSOVË”. Tani Kujtimet e tij Sabri Novosella i tregon në vetën e parë, në formë libri, të redaktuara nga Ekrem Kryeziu.)

 

 

 

Në vitin 2010 kemi librin: Nuhi Sylejmani,Vrasja e trefishtë

 

 

 

Xhafer Durmishi

 

Raport nga Habichthöhe, punim në dorëshkrim, 2010

 

 

 

Përgatitja dhe komentet nga

 

Xhafer Durmishi



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx