Kulturë
Shkurtë Kadriu: Cikël që s'mbaron kurrë (Nënës time)
E enjte, 15.07.2010, 08:56 PM
 Shkurtë KADRIU
Shkurtë KADRIU
CIKËL QË S’ MBARON KURRË (nënës time)
udhëtim në ditë ( të dielën)
palosa skajet e shpirtit 
të mos derdhet një qiell mugëtire
të shtunën më ushqeu zonja re e zezë
më përbiu det i zi lakmiqar 
me fjalën zhveshur 
pas valëve dallgëzore shëtitem me yjet
pagëzuar me peshën e gurit
alfabet i ç’ rregullt di se ku çalon
në gishtat hollak ti më pate njohur
më kthe emrin tim kohën kokërr  gruri.
  e diel e trishtë ( e diel)
pikë - ngriu vapë e verë 
dorë e përshëndetur 
plakë të fundmen natë
në ftyrën e verdhë 
e diela hap syrin
me flokët fut të zeza 
lutjet përfunduan
n’fund të shtunës shtrigë
thirrjet shkumboheshin  
në pasqyrat e rrotulluara 
fatet po qahen diku në skajdhomë
në mëngjesin e diel
jeta u verdhësua 
me ngjyrat e vdekjes 
hareshëm zymtësia 
preku shpirtin tim.
pikë (për të dielën)
në pemën e madhe kotet mvetësia
pa i dhënë lapsit dorën
në librin me unaza asnjë gisht pa thyer
prishet imazhi
ndjekur në harrim
përtej errësirës mbytet syzeza 
e madhe është takja nën këmbët 
e këpucëve 
hapat marrin vrapin
e thyhet një rrugë
në livadhe kujtimesh
përdredhur me ngjyrat
vranësohet jeta - pikë.
pa ngjyra (vec e diel)
në shpirtin pa sy 
pingul më rri trishtimi 
portret i vranët
asgjëson ngjyrat 
e koka shkrihet errësirave  
në zemrën e tokës
përveç një karrige në të unë
natyrë e vdekur keqas m’gjallënon kohën
hove tingëllimash 
shpirshin botët tona
e heshtja lulëzon
vite (e diela)
në tundimin
që shpirtërisht jep drithërima
mbetet në kohë harrimi
afrohet çelës i vdekjes 
shqeqlmueshëm hapet dera
kujtimet ngulshëm
mbysin hapësirat boshe
të lumharrimit
ecën e ecën litar
që varras ngreh timën jetë
bulim i parë fëmije
kap pesiazhet që rrah hapësirat boshe.
prap e diel
në natën që s flet 
si gurë i thatë 
më janë bërë sytë 
e vetmia
kryeneqësisht fundos 
zërin tim që s’thrret
më kapen për ashti 
të shkretat kujtime
valëzueshëm më mbytet
e kjo ditë e diel
dhe pres në më pritet 
e vdes në më vdiset 
njerëzit kanë mbërri
ngushëllueshëm më ngushëllojën 
e unë cmendurisht 
këndoj mërzinë.
rrotullimi (rrotullim i së dielës)
në kornizën me një lule
mbytshëm gjithësia
thurë jetët tona 
bukuria kafshon shëmtinë
gërshetimi ngjet duart 
në nyjën e bardhë
sofra shkelë mbi tokën
ku rritet ai elb 
e netët e mëdha 
gëlltisin sytë mes veti.
univers  ( e diel sërish)
shtrydha ndrydhur zonja re
lëshon për toke shiun litar të zi
zbret kapjeve në horizonte
që baltën pezullon
ku mblidhen riga e thërmia shpirti
plakur në kutinë e mëkateve

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










