E hene, 29.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Sadik Krasniqi

E merkure, 14.07.2010, 09:12 PM


Sadik Krasniqi

 

 

FYTYRA E NENES

 

Në mokrën e gjakut

bluaj grurin e beftë

u fryej gishtërinjve të përmjellur

e në qiell fytyrën e nënës shoh

 

në dritarën me xham të thyer

gjej një kore të harraur buke si dora e nënes   

e marr në dorë e e puthi si ikonën e shenjtë

e në krah më prek përmallshëm rrem i ftoit qe ajo e mbolli

 

 

Epitaf 

 

Në mes nesh

perde dheu

dhe pikëllim

me rritje bari

 

 

KUJTIM I SHASTISUR

 

Ende më shastiset kujtimi

për ferrin që binte në këtë qytet

e hapeshin portat e vdekjes

cerberët  mernin përkrahu

engjëjt me sytë e urtë qielli

e lotët e nënave të shkreta

ua ndritënin rrugët për në parajsë

 

Prishtinë dhjetë vjet pas luftës

 

 

PAS SHUME SHIRAVE

 

Nga flaka e qirinjve

bëheshim zogj të trembur

nga drapëri i verdhë

i hujeve të zgjatura në mur

 

nga maja e gishtërinjve të nënës

vatra merrte zjarr

e me puthje na jepte shpirt

rreth sofre na ruanin engjëjt

 

e pas shumë shirave

 

shtëpinë e kishte kafshuar blozë e zezë

nënën e kishin marr engjëjt

kishte mbetur vetëm kujtimi

dhe dridhja e zogut   nga hija e pikëllimit

 

 

PSALM

(për Nënën Tereze)

 

Engjëlli ynë i Hyjit

me shpirtin tënd

marrim frymë

bëjmë magji

lutja  bëhet dritë

e amshueshme bëhet parajsa



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora