E diele, 28.04.2024, 03:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Stuhi në shpirtë...

E merkure, 14.07.2010, 08:01 PM


Agron Shabani

 

Stuhi ne shpirte...

 

-Fragmente te shkurtera mergimi:

 

    Eshte nje buzembremjeje e nxehte korriku ne nje metropole te Gjermanise. Qielli mbi qytet per disa caste duket i kthjellet  dhe teper i prajshem e me do yje te shumte qe formojne njje si"zgjebe vezulluese" ne qiellin e feksur te qytetit ne dalldi.Ne qytet mban nje vape e madhe percelluese.Ne stacionin qendror(hauptbahnohof) te metropoles ne fjale:Edhe kesaj radhe njerez dhe udhetar(turist) te shumte nga e gjithe bota aty.Ne ate zgjua te madh njerezish  ose vizitoresh te shumte qe vazhdimisht shkojne dhe kthehen prej nga dikah...Te bejne pershtypjes ata sy te mberdhezur(gace) te gruas sharmante dhe teper simpatike e cila ndonese e ngrire dhe e stepur per vendi si nje pike e madhe cuditese(!):Nen stuhine dhe impresionin e papermbajtur te dritave dhe atyre yjeve te shumte ne qiellin e feksur te metropoles ne dalldi:sodite dhe shikon e perhumbur dikund thelle ne "pellguin e madh" te nje vetmie mbytese dhe tufllanisese qe nuk i duket fundi.Sodite dhe mediton per rinine,nuserine,bukurine dhe dashurine qe i kishte apo  shpresonte se i kishte dikur...Nje dite...Kur kishte qene nuse.Ajo sodite dhe mediton madje dhe per misrin dhe grurin qe atje dikund large ne atdheun dhe vendlindjen e saj edhe kesaj radhe do digjen dhe kallen flake me vapen e madhe te gushtit dhe korrikut dhe nuk do kete  kush ti korri dhe bej buke si dikur.I kujtohen nuseria,bukuria,dashuria dhe ato hije te lakuriqta ne krevatin(shtratin) e drurit...Ata sy te dashuruar te nuses se re dhe djalit(dhenderrit) tek pikonin dhe perbiroheshin lazdrueshem atehere neper grilat e dritareve dhe atyre franxhive qe kishin sy e vesh ne kullen e gurit.I kujtohen Kodrat,bjeshket dhe ato kanjone kumbuese tek kroi i ftohte.Blegerimat e dashura te deleve dhe mrizi i bagetive tek zbrisni teposhte qafes se sukes nga mali.Vjeherra dhe babaloku(bacloku) plak prane oxhakut me tym te serte duhani ne maje te atyre buzeve te shkrumbuara dhe zhubravitura nga "flaket " e nje jete plot skamje dhe merzi.I kujtohet bashkeshorti i saj dhe femijet tek loznin dikur me top fushave dhe atyre luadheve te paana me plot bari dhe kullose.Lulet e ndukura nga kopshti...Buzagazet e mbetura ne fyt.Perqafimet e ngelura ne pragun e deres dhe ato fjale te djegura ne maje te gjuhes:mami,babii...!.Dallget e lojes se keputur(nderprere) pergjysme me mamin dhe babin dikur ne ode!Asaj i Mungon Njeriu i jetes.Aq shume.Bile Fort se...!

 Ne trupin e saj ka zjarr,dikund thelle ne shpirte ka flake dhe...Ne syte e saj blu ka lot qe i behen akuj dhe akuj qe i behen teh thike  ose heshte diku thelle ne zemren dhe shpirtin e saj prush.Si kujtim te perjetshem dhe testament ne dore e mbane(barte) nje cope leter qe nuk mund t´ia lexoj kush!(...) .Tek i zbret mendueshem dhe me plot delikatese shkallet e mermerta te stacionit qendror te qytetit gjithe vape dhe zallahi: yje te shumte nga qielli i feskur i metropoles ne dalldi  per disa caste sikur i zbersin dhe pikojne ne syte e saj flake.Si duket ajo me padurim pret per t´u takuar serish me njeriun e saj te jetes qe nuk i ndodhet me ne jete!Kush e di!!??...I jane rritur dhe martuar femijet ne dhe te huaj pa e shijuar kurre me "nektarin" e fjales babe! Qe i ngritur ne permendore ose lapidar prehet dhe pushon i qete ne token e bekuar te Kosoves Meme!Ajo tashme ka ngelur vetem.I jane rritur dhe martuar femijet... I jane terruar syte. I jane mrrolur dhe thinjur madje edhe kujtimet dhe pritja.I mungon burri(njeriu) i jetes qe ia ka falur lirise dhe pavaresise se Kosoves.I mungon shumecka.Per t´u kthyer prap ne banesen  saj dikund ne periferi te metropoles gjermane ne fjale.

Nderkohe qe metropoli i harlisur dhe plot dalldi ka zene te behet gati per naten e gjate mondane...Ajo me do riga te fresketa lotesh qe pahetueshem i rreshqasin neper faqe  dhe perposhte atij trupi te saj vale:iken nga aty pari me trenin e radhes...Per t´u zhdukur(tretur) pa gjurme diku nen "hijet e mistershme "te nje nate te gjate mergimi qe nuk i shihet fundi.Nje rige e holle shiu me nje stuhi te thelle ne shpirte vazhdimisht sikur e ndjekin prapa.Nderkohe qe atje dikund me large ne periferi te nates se gjate te metropolitane sikur ka zene te degjohet zeri i nje zemre te lige e cila per cdo nate te lume te Zotit bie ne shtrat duke i marrur "enderrallat e liga" ne preher dhe shpirtin e saj ne gji.Ne mergim edhe enderrat kane hije.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora