E diele, 28.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Haxhi Dulla

E marte, 13.07.2010, 09:25 PM


HAXHI DULLA

 

QERSHOR 2010

 

 

Ndryshimi i botes

 

Me një shiqim të fshehur 

ec rrugëve të botës

Duke parë  varfëri, dhunë dhe luftë         

Cdokund sheh vuajtje dhe ,

Duke kërkuar ndihmë,

mbyll syt dhe ënderron

 

Duke dëshiruar një botë më të mirë

zgjohesh dhe lufton

 për një jetë më të mirë        

Lufton për  mbijetesën  

                           

Dhe kur  një ditë  do të lindesh  prapë                

do shikosh një botë  pa luftëra

 dhe largohesh duke menduar

se ia ke arritur të ndryshosh botën

 

Mars 2010

 

 

Do të dëshiroja

 

 Do të  dëshiroja që të ndalet ora,

 të qendroj ne vend

 që mos të  lëvizë fare

 

 Do të dëshiroja të ndali kohën

 që të kem të afërmit pranë

 Do të dëshiroja që ora

 të heshtë përgjithmonë

 për tërë  Botën dhe për mua

 

  Do të dëshiroja…

 

shkurt 2010

 

 

BOTA IME

 

Bota ime është e mbështjell me luftën

E shkatërruar ,e vravë

Rreth saj plot armë

E nën tokë  plotë mina qëndrojn

Njerëzit  nuk mund të dalin nga shtëpia

Në zemrat e tyre vetëm thikat kanë vend 

Dhe kujt t’i ndihmon në këtë rast Zoti? ,                           

Kur thikat janë  të gjata, si jatagana

Ndërsa dhuna e terrori ditë për ditë shtohen

Cdo herë  e me tepër

Bota krijohet , porse edhe  shkatrrohet

C'është  kjo, krenari apo dobësi ?

Fëmijë të vegjël duke  qarë

me lotë të shpërlarë

Atje diku ku  fqiu vret fqiun

Kjo bota ime...

 

maj  2000                                           

 

 

POPULLI  I  URREJTJES

 

Është  shkruar në  letër

  historinë e botës se,

cili është populi i urrejtjes

 dhe një njeri në krye të saj

I cili i vërshoi në gjak popujt e tjerë.

Ne mendjen dhe , teorinë e tij

 ishte vetem një race,

ajo  e popullit te tij “të ndershëm”

Shumë  ëndrra u shkelën,

nën  qizmën ushtarake barbare

 shumë zemra të dashuruara     

nuk arritën të bëhën të bashkuara,

 sepse me  thikën e Tij u shpuan

 Pse toka u la me gjakun

e viktimave të pafajshme ?

 Më thuani ,pse njerzit 

dallohen mes vedi?

me ngjyrë të lëkures,

me mënyrën e të shprehurit

me shiqimin tjetër

Ky  popull që edhe  më tutje

 e ndin veten kryelartë

ndërsa nuk  e pranon se

 është popull  vrasës, që ka në vena,

 gjakun e urrejtjes

ndaj  popujve të tjerë

 

maj  2010

 

 

PËR TY E SHKRUAJ  KËTË  VJERSHË

 

Për Ty e shkruaj këtë vjershe

vjershën parë te këtij lloji

 

Për qka do shkruash ?

më pyet Ti

për flokët e Tua

të shkapërdedhura,

nga  erërat e forta    dimrit

për  aromën e pranverës

me të cilën gjithmon Ti  kundërmon

për muajin maj të  që bashkë me Ty lulëzon

 

 për yjet e lumtur të fshehur në qiell

në bukurinë natës së pastër

për duart tua që

 shëndrisin në dritën  hënës ,

për zemrën tënde në të cilën

mund të gjejnë strehim

tërë bota

Për Ty do shkruaj

 me miliona vjersha

pa letër ,pa laps fare

për  fatin  tim

 të madh që të njoha

Ty

 Edhepse  me shpirt 

nuk jam poet

do bëjë  qmos 

që Ti  të jesh

 poezia  ime më e  bukur

 

mars 2010

 

 

MIQËSIA

 

 Zemra nuk duhet të jetë e madhe

- për të dhënë miqësi,

 mjafton një e vogël

-që të ketë ndjeshmëri

 

Dhe kjo zemra jote

Edhepse, sa një guace e vogël

Është si zjarri i ngrohtë

 me plotë

ndjenja dhe zemërsi.

 

Zemra jote është sikur kopshti,

- ku rriten lulet e  miqësisë,

dhe  ai që kujdeset për to

do të ketë miqësi , respekt e dashuri

për Ty

 

Tetor 2009



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora