Kulturë
Halit Bogaj: Romy Schneider
E diele, 11.07.2010, 08:55 PM
ROMI SHNAJDER-1938 – 1982
Nga Halit Bogaj
E lindur me emrin-Rozmari Albah Reti në vitin 1930, aktorja e ardhshme Romi Shnajder bëhet ndër femrat më të popullarizuara të botës filmore, duke realizuar role të ndërlikuara, të fuqishme dhe të paharruara në kinematografinë europiane dhe në atë botërore.Me origjinë austriake Romi Shnajder rridhte nga një familje aktorësh nga i jati Volf Albah Reti dhe nëna Magda Shnajder, një aktore e njohur në kinematografinë e atdheut të saj, duke mbetur përherë e paharruar në Teatrin dhe filmin gjerman.Romi Shnajder karierën e saj e filloi qysh në moshën 15 vjeçare, duke u krahasuar edhe me aktoren amerikane – Shirli Tempëll e cila qysh në fëmijëri ishte dalluar me rolet e saj të fuqishme artistike.Romi Shnajder posedonte një bukuri të rrallë femërore dhe kishte adhurues të shumtë nga mbarë bota, ngase filmat e saj shokoheshin me pasion të madh dhe mirëpriteshin nga spektatorë të shumtë.Roli i parë i saji madh daton nga viti 1962 me filmin e Lukino Viskontit”Bokaçio ‘70”, për t’u bërë shumë e njohur edhe me filmin”Triel”/1963/, i cili ishte realizuar nga Orson Uellsi gjenial.Me rolin e prostitutës nga filmi”Ngadhnjyesit”/1963/, që i kushtohet luftës antifashiste dhe ku luajnë edhe dy “xhorxhat”amerikanë’/Xhorxh Piperd dhe Xhorxh Hamilton/, Romi fillon realizimin e filmave me buxhet të lartë financiar, në të cilët shkëlqen me seriozitetin e saj të madh dhe me bukurinë e jashtëzakinshme fizike.Me filmin më lart të theksuar ajo bëhet një yll shumë i shquar internacional të cilin e presin edhe role të tjera kryesore në disa filma., për të shkuar edhe në Holivud, por duke e ruajtur theksin e saj e vropian.Edhe Romi Shnajder i kishte disa vendqëndrime të preferuara, në mesin e të cilave ishte edhe Franca ku luajti në disa filma të saj të njohur në mesin e të cilëve ishin edhe”Pushka e vjetër”,”Pishina”,”Dama në dritare”,”Kristina”dhe disa realizime të tjera me aktorët Alen Dellon dhe Moris Rone, duke u bërë edhe njëra ndër aktreshat më të famshme franceze.Me filmin”Më e rendësishmja është dashuria”/1975/, Romi fiton çmimin Cezar dhe bëhet njëra ndër aktoret më të respektuara të atyre viteve.Edhe me filmin”Histori e thjeshtë”/1978/, Romi ngjitet shjkallëve më të larta të artit filmor, duke treguar se kishte prirje të jashtëzakonshme për role të ndërlikuara dhe shumështresore.Dikur, në vitet e hershme të krijimtarisë së saj realizoi edhe filmin e paharruar”Mon Pëti”/Vogëlushi im/me Horst Buhollcin e madh i cili kishte shkëlqyer me disa filma, në mesin e të cilëve ishin”Shtatë madhështorët”, ”Mariana e rinisë sime”dhe “Fani”.Filmi i saj me Horst Buhollcin ishte bërë një hit i madh në mbarë botën i cili shikohej me interesim të madh kudo që shfaqej.Gjatë jetës së saj të begatshme ajo ishte e martuar me Allen Dellonin me të cilin nuk kaluan mirë, por i realizuan disa filma të bukur të cilët kanë mbetur përherë në kujtesën tonë.Romi Shnajder ishte aktore tejet productive, e çmuar, e respektuar dhe e angazhuar nga regjisorë dhe producentë të njohur, por punoi edhe me aktorë të mëdhenj si;Mishel Pikoli, Xhorxh Piperd, Xhorxh Hamilton, Melina Merkuri, Kurt Jyrgens, Alen Delon, Moris Rone, Filip Noare, Riçard Barton, Zhan Luj Trentinjan, Zhak Rufio, Lukino Viskonti, Umberto Orsini, Gert Frojbe, Frensis Zhirod dhe me të tjerë.Edhe Romi Shnajder bënte pjesë në plejadën e aktoreve më të famshme si:Sofia Loren, Xhina Lolabrixhida, Anuk Eme, Klaudia Kardinale, Melina Merkuri, Zhana Moro, Senta Berger, Maria Shell, Simon Sinjore, Ketrin Dënev dhe Anet Vadim.Emri i saj i ndritur bënte jehonë të madhe në mbarë botën si njëra ndër ikonat më të rralla që krijuan kryevepra të pavdekshme artistike për të mbetur përherë e gjallë në kujtimet tona të shumta nga filmat e saj të paharruar.Ta zëmë kush do t’i luante më bukur rolet e saj nga filmat”Mon Pëti”, “Dashuria në mënyrën franceze”, ““Kristina”, ”Nando”,”Gruaja në dritare”,”Portreti në grup me damën”/i regjisorit jugosllav Aleksandër Sasha Petroviq, i cili e bëri edhe filmin “Mbledhësit e puplave”, me Bekim Fehmiun/, ”Duart e ndyera”/nga vepra homonime e Zhan Pol Satrit/, ‘Vija e përgjakshme”, “Bankierja”, “Vdekja e drejtpërdrejtë”,”Fantazma e dashurisë”,”Kalimtarët në kafenenë San Susi”,”Vrasësit e Trockit”/me Riçard Bartonin/dhe “Cezari dhe Rozmaria”/me Iv Montanin e shquar/.Romi vdiq në një moshë kur mund të krijonte akoma më tepër, duke lënë një vend të zbrazur në artin e shtatë botëror kur edhe Holivudi ishte i interesuar për atë aktore të madhe mitike e cila krijonte role të përsosura filmore.Vdiq në moshën 44 vjeçare /në vitin 1982/, nga dhembja e madhe për vdekjen e djalit të saj i cili ishte mbytur aksidentalisht.