Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (VI)
E diele, 11.07.2010, 08:56 PM
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (VI)
Nga Bajram Qerimi
17901.DHEU NA MBAN, DHEU NA HA fr.proverb.- toka na mban gjallë (kur jemi gjallë), në tokë varrosemi (kur vdesim). (MGJ-FGJSH f. 110). S. toka na mban, toka na ha
17902.DHEU DO TË NA TRESË fr.proverb.- sot jemi e nesër s’ jemi, mysafir jemi në këtë botë. (SKDO f. 419).
17903.DHEU I ZI BËN BUKËN E BARDHË fr.proverb. toka siguron ushqimin e njeriut- (ABE-DFR 61/37).
17904.I ERRET (I ERRËSOHET) DHEU dikujt fr.fol.,iron.- 1.e humb kontrollin e vetëdijen dikush, nuk di ç' të bëjë dikush, nuk sheh nga të shkojë dikush, trullohet, e humb orientimin dikush, e humb mendjen dhe kontrollin e vetvetes dikush. S. shih sin: i vjen andrallë dikujt.2. dëshpërohet, zhgënjehet dikush, e humb shpresën dikush (TASE f. 46, FGJSSH f.434). S. shih sin: i prishet barku dikujt
*17905.NUK ËSHTË AS NË DHE, AS NË QIELL dikush fr.fol.,ant.- është në nevojë të madhe dikush, është në gjendje kritike, të mjeruar, të keqe, të vajtueshme dikush, është si mos më keq dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si të veprojë dikush, nuk ka nga të lëvizë a nga t’ ia mbajë dikush, e ndien veten shumë ngushtë dikush.-S’ jam as në dhe, as në qiell. (FGJ-K f. 109). S. shih sin: është në angështi dikush
17906.ËSHTË SHTATË PASHË NËN DHE diçka fr.fol.,ftill.- është shumë (e) thellë diçka. (MGJ-FGJSH f. 111). S. shih sin: është si det diçka
*17907.FAQE E DHEUT fr.em.,id.-1. botë, dheu (toka) dhe gjithçka që është në të, glob.-Miqësisë në mes të njerëzve mbi faqen e dheut, të çfarëdo gjuhe qofshin. (p.a. te: ZR nr. 1347-8, 23-30 qershor
17909.FËLLIQ DHE E SHEKULL dikush fr.fol.,iron.- fëlliq gjithçka dikush. (AXH-XLVII f. 166).
17910.FLE DHEU fr.fol.,id.,gjeog.-sha-fon, sha-rron (dheu, toka) ulet, zbret, bie më poshtë, nën nivel (dheu, toka), shembet, lëshohet më poshtë, më thellë se niveli (dheu,toka) në një vend. (FIA f. 906).
17911.E FSHEH NËN DHE diçka dikush fr. fol.,ftill.-e fsheh thellë diçka dikush, e fsheh në atë mënyrë diçka dikush që assesi nuk mund të gjendet, të zbulohet. (ZS f. 459). S. shih sin: e vë në bri të buallit diçka dikush
*17912.FSHIHET NGA FAQJA E DHEUT fr.fol.,meton.-1.(dikush a diçka) humb, zhduket pa lënë asnjë shenjë a gjurmë dikush a diçka. S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka. 2. (një vend) rrënohet, shkatërrohet krejt (një vend), shfaroset, asgjësohet (një vend).-Fshatrat e Gjako-vës fshihen nga faqja e dheut. (p.a. te: KD, 4.VI.
*17913.E FSHIN NGA FAQJA E DHEUT dikë a diçka dikush fr.fol.,meton.- e zhduk, e shfaros, e asgjëson dikë a diçka dikush, e humb (pa asnjë shenjë a gjurmë) dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 399, 510, VK-II f. 105).-Revolu-cioni demokratik në Evropën Lindore fshiu nga faqja e dheut…tiraninë e mbretërve të kuq. (p.a. te: O, 25.IX., 2.X.
17914.E FUT NDËR DHE dikë dikush a diçka fr.fol., id.- i jep, i shkakton shumë mërzi, pikëllim dikujt dikush a diçka, e mërzit, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë dikë dikush a diçka . (HL-FF f. 179). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
*17915.TË FUT NË FUND TË DHEUT dikush fr. fol.,id.- të lodh, të mërzit shumë, tej mase (me dokrra e gjepura, me fjalë të kota, me thashetheme) dikush, të mundon kot (me dokrra e gjepura, duke të thënë a përsëritur të njëjtën gjë) dikush.- Nexhipi e shihte me inat gjithë atë Safie të madhe e të ashpër, që për hiçgjë të futte në fund të dheut me fjalë e kanosje. (SOAN-TZ f. 145). S. shih sin :e thyen brinjësh dikë dikush
*17916.E FUT NË PALË TË DHEUT dikë dikush a diçka fr.fol.,id.- e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka.- Pastaj i erdhën një palë dridhme të forta që i hëngrën kryet për njëzet e katër orë e e futën në palë të dheut. (SISHU-VAASH f. 193). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
*17917.E FUT NË DHE fr.fol., meton.- 1. (dikë dikush) e varros, e gropos dikë dikush. (FGJSSH f. 399, ZS f. 97, SM f. 46).-I biri i tij do t’ i vinte pas tabutit …por, kur e futëm në dhe, siç duket diçka kuptoi edhe ai, se ia plasi të qarit. (IK-KF f. 47). S. e bën varr dikë dikush ; e fut në varr dikë dikush ; e kall (e këllet) në dhe dikë dikush ; e mbulon me dhe dikë dikush ; e shtie në dhe (në varr) dikë dikush ; e vë në dhe dikë dikush. 2. (diçka a dikë) dikush.-e harron përgjithnjë diçka a dikë dikush, e bën të harrohet a të harruar përgjithnjë diçka a dikë dikush.-Arbëri s’ kishte ndër mend ta fuste në dhe shpatën. (SD-SHKT-II f. 303). Të rëndomta ishin orvatjet për të ngritur një vepër ose një autor në qiell apo për ta futur në dhe.(DHSSH te : HLSH f.6). S. e vë në dhe diçka a dikë dikush.3. (dikë dikush a diçka) e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. ( SKDO f. 42, 321). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka
*17918.E FUT NË DHE PËR SË GJA-LLI dikë dikush a diçka fr.fol.,id.-1. e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5).-Hesht aty, moj kudra e keqe, se të futa në dhe për së gjalli. (SMU-NJ f. 23). Po de,si shokë që ishin, ia bëri të zezën, e futi në dhe për së gjalli! (RSHE-RR f. 123). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, i shkakton gjendje të rëndë shpirtërore dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e trondit, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115, 2154-5).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka
*17919.E FUT NË DHE TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,id.- 1.e mundon shumë dikë dikush a diçka, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2154-5).-Të të lë pa kulm mbi krye/ të të fut në dhe të gjallë. (AKO te: F nr. 14, gusht
*17920.E FUT NË DHE TË ZI dikë di-kush fr.fol.,id.-e shkatërron, e dëmton keq dikë dikush, i sjell, i shkakton dëm të madh dikujt dikush.-Po të djeg, po të bën hi/ po të fut në dhe të zi. (LPO-P f. 137). S. shih sin: e bën bërhaj dikë a diçka dikush
17921.FUTET SHTATË PASHË NË DHE dikush (nga turpi) fr.fol.,iron.- nuk di ku të futet, ku të fshihet nga turpi dikush, e zë shumë turpi dikë.( JTH-FFGJSH f.252).S.shih sin: i erret (i errësohet) bota dikujt
*17922.FUTET NË DHE dikush fr.fol., meton.-1.varroset dikush.-Kur trupi i tij edhe s’ ishte futur në dhe, kishte marrë udhën për në Stamboll. (MSG-TR f. 35). S. shih sin: bie në dhe dikush. 2.pëson të keqe, fatkeqësi dikush.- Kush ta ka me hile, vetë i pari futet në dhe. (FUSH f. 343). Asaj i dukej se kështu nuk do të kishte kohë të futej në dhe me t’ ëmën. (JX-LV f. 139).
*17923.FUTET NË DHE PËR SË GJALLI dikush, FUTET I GJALLË NË DHE dikush fr.fol.,meton.- pikëllohet shumë, pa masë dikush, bie moralisht nga një gjendje shumë e vështirë, nga një goditje e rëndë dikush, mposhtet nga vështirësitë a nga fatkeqësitë dikush, vritet, vuan shpirtërisht dikush, përjeton vuajtje të mëdha shpirtërore dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme, nga një fatkeqësi etj.- Kryetari i komunës me ironinë e vet të mprehtë e bënte zonjushën të futej e gjallë në dhe. (SS-A f. 43).Mos duhet të futesh në dhe për së gjalli? (PARB- V f. 15). S. shih sin :i bëhet barku birë dikujt
*17924.FYTYRË E DHEUTfr.em.,id.- botë, glob tokë, dheu (toka) dhe gjithçka që është në të.-Do të bëhet një ndër laviret më të mëdha që ka fytyra e dheut. (R.R.-K f. 73). E bën edhe atë bet që në fytyrë të dheut s’ është bërë deri sot. (R.R-K f. 86). S. shih sin: faqe e dheut
*17925.IA GËRRYEN DHEUN NDËR (NËN) KËMBË fr.fol.,iron.-1.(dikujt dikush)ia bën, ta punon, ia kurdis, ia shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pas shpine, nën rrogoz me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush.- Dikush dheun nën këmbë ma paska pasë gërryer/ duke më buzëqeshur më paska pasë urryer. (RSHE-M f. 45). Do t’ ia gërryejë dheun nën këmbë edhe Isuf Lahut e do t’ i kthejë në shtëpi! (NRR-TP f. 266). S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush.2.(TA GËRRYEN DHEUN… dikush) është tinëzak i madh e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. -Në ligësi e pabesi i sigurt/ natën dheun nën këmbë ta gërryen/ ditën shitet plak i urtë. (RSHE-M f. 35). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
*17926.IA GËRRYEN DHEUN NËN KËMBË (TE KËMBËT dikujt) dikush fr.fol.,iron.-ia bën, ta punon, ia kurdis, ia shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pas shpine, nën rrogoz me djallëzi, me dinakëri dikujt dikush.-Kur do ta shohim, se ata gjithnjë na gërryen dheun nën këmbë ! Për një fjalë të tyre jemi grindur me ditë, me javë, me muaj e me vjet. Kur do të mbledhim mend një herë ? (HKA-OM f. 155). Breshka dheun/ ma gërryen te këmbët. (XHMA-N f. 36). S. shih sin: ia ha dheun (dhenë) nën këmbë dikujt dikush
17927.S’ E GJEN NË (TË) GJITHË DHEUN dikë fr.fol.,meton.- fr.fol.,meton.- nuk ka edhe një tjetër si dikush (për aftësi, dituri, zotësi, trimëri, mirësi etj. , nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush (për të mirë e për të aftë), është i pashoq, i vetëm për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, mençuri, për të mirë etj.) dikush. (FGJSSH f. 399). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
17928.NUK GJENDET NË FAQEN E DHEUT dikush fr.fol.,meton.-është i pashoq, i vetëm për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, mençuri, për të mirë etj.) dikush, dallohet nga të tjerët a nga të gjithë dikush (për nga zotësia, mençuria, trimëria, dituria etj.) , nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
17929.GJYSMA E DHEUT SI DHITË E NDREUTfr.proverb.-gjysma e botës është e pa-drejtë. (VODE-THD f. 34).
*17930.HA DHE dikush fr.fol.,iron.-1. ka vdekur (moti, kaherë) dikush, është i vdekur dikush, ka kohë që ka vdekur dikush, është varrosur prej kohësh dikush. (VK f. 201, HK f. 149, HB-II f. 189, HB-FPD f. 99, FGJSSH f. 169, SKDO f. 328).- Përskaj një livadhi që kurrë s’ e kap kosa/ tre djem si sokola kaherë po hanë dhe. (RK-UM f. 23). S. shih sin: nuk është më në botë dikush. 2.vritet, mbytet dikush, e gjen vdekjen dikush, vdes dikush. (FGJSSH f. 400).-Pushtuesi i ri hëngri dhe nga dheu i huaj pasi hëngri barut e plumb nga pushka e popullit. (JX-N f. 80). Ti Balin e njeh. Kush e ka prekur në tel deri sot, ka hëngër dhe, o mixha Mekë: një çehre i shkonte, një i vinte. (MIKRA te: F nr. 4, 15.II.
*17931.E HA DHEU fr.fol.,iron.- 1. (dikë a diçka) zhduket dikush a diçka pa lënë gjurmë. (PETZE-FSHFRR f. 65). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka.-Mëma të ka dashur shumë, di ti? Gjithë atë dashuri do ta hajë dheu. E dheu është i ftohtë, vëlla, ti paç jetë të gjatë! (SO-KSH f. 42). 2.vdes dikush. (PETZE-FSHFRR f. 65).S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush. 3. (dikë) vdes vritet, mbytet dikush, e gjen vdekjen dikush.-Po më gumon në vesh ai zë i Balit. Eh Bali! Herët e hëngri dheu të shkretin. Ia hëngri kokën, besa, Hajdar Grepi i Artakollit. (MIKRA te: F nr. 4, 15.II.
17932.NA HA DHEU fr.fol.,meton.- va-rrosemi (në tokë) kur vdesim. (MGJ-FGJSH f. 110).
*17933.(E) HA DHENË (DHEUN) ME DHËMBË dikush fr.fol.- 1. id.- punon e përpiqet shumë dikush, robtohet së punuari dikush. (NMUS-SHPK f. 67). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë dikujt. 2. është shumë i zoti, i aftë dikush, ia del mbanë çdo gjëje, çdo pune dikush. S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.2. është trim i madh, trim me fletë dikush, nuk i trembet asnjë rreziku dikush, nuk ka frikë fare dikush, nuk di se ç' është frika dikush, nuk trembet fare dikush. -Mendoni shokë…nuk jemi vetëm.Jemi pesë burra që e hamë dheun me dhëmbë. (SHT-MD f. 28). S.shih sin: futet në shpellë të arushës dikush; nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton ashka e syrit dikujt.3. nuk përmbahet dot nga zemërimi, nga mëria, nga inati dikush, është shumë i zemëruar,i inatosur dikush, pëlcet nga zemërimi, inati, mëria dikush, i vjen shumë inat, mëri dikujt, inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt,është shumë inatçor dikush.(FGJSSH f. 403). S.shih sin: plas si bufi dikush
17934.E HA DHEU NDËR (NËN) KËMBË dikë fr.fol.,id.-1.ka shumë shqetësime, halle, kokëçarje, telashe, brenga dikush, është shumë i shqetësuar, i brengosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush.2. parandien diçka të kobshme dikush, prandaj nuk mund të qetësohet. (HB-IV f. 224, HB-FPD f. 99). S. shih sin: e çon dheu hava dikë
*17935.TA HA DHEUN (DHENË) NDËR (NËN) KËMBË dikush fr.fol.,iron.-ta bën, ta punon, ta përgatit, ta kurdis, ta shkakton të keqen, dëmin, fatkeqësinë fshehurazi, tinëz dikush, është tinëzar e i pabesë dikush. .(AXH-XLVII f.166, HAFSHE-DI-I f. 69 MIHO-DI f. 177).-Dinaku të ha dhenë nën këmbë. (FUSH f. 371).Do borxhe të mira dolën tash. Katundit po i pakohet toka… Po ua ha dheun nën këmbë! (NRR-TP f. 405). S.ta bën gropën (kupën, varrin) dikush;ta çon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; është si uji që fle dikush; ta fut ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; ta gërryen dheun nën këmbë dikush;ta gërryen dheun te këmbët dikush; të ha pa lehur (pas shpine) dikush;të ha si qelbësi pulën dikush; ta hap dheun (dhenë) ndër këmbë dikush; ta kalon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; ta lëshon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; ta mih (ta rrëmih) dheun nën këmbë dikush; ta shkon ujin nën hasër (nën rrogëz, nën vete) dikush
17936.TA HA DHENË NDËR KËMBË E TË BËN VARRIN NË QIELL dikush fr.fol.,iron.- është shumë tinëzar e i pabesë dikush, është shumë i djallëzuar dikush, është dinak, dredharak i pashoq dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (AXH-XLVII f.166). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
17937.(E) HA DHENË (DHEUN) ME THONJ dikush fr.fol.,id.- punon e përpiqet shu-më dikush, robtohet së punuari dikush. (NMUS-SHPK f. 67). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë dikujt
17938.HA DHENË E MOS E UL VETEN fr.proverb.- më mirë të vuash se sa t’ i përulesh tjetrit. (NMUS-SHPK f. 68).
17939.E HA DHEU I ZI dikë fr.fol., iron.- ka vdekur (moti) dikush, është i vdekur dikush, ka kohë që ka vdekur dikush, është varrosur prej kohësh dikush. (FGJSH f. 161, FIA f. 562). S.shih sin: nuk është më në botë dikush
17940.E HA DHEUN E ZI dikush fr.fol., iron.-ka vdekur (moti) dikush, është i vdekur di-kush, ka kohë që ka vdekur dikush,është varrosur prej kohësh dikush. (MGJ-FGJSH f. 110). S.shih sin: nuk është më në botë dikush
17941.IA HAP DHENË NDËR KËMBË dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia bën, ia punon,ia përgatit, ta kurdis,ta shkakton të keqen, fatkeqësinë, dëmin fshehurazi, tinëz, pa e hetuar, pa e kuptuar, me djallëzi,me dinakëri dikujt dikush.(AXH-XLVII f.166).S.shih sin: ia mbaron çekërkun dikujt dikush
17942.U HAP DHEU, DOLI NJË PLESHT fr.proverb. iron.- thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por, në të vërtertë, bëhet, sendërtohet fare pak punë, arrihet fare pak sukses, rezultat. (FUSH f. 625). S. u mbars mali e polli një mi
17943.E HAP DHEUN ME THONJ di-kush fr.fol.,meton.-i bën të gjitha përpjekjet dikush, përpiqet, mundohet shumë, së tepërmi, tej mase dikush, bën përpjekje të madhe, të jashtëzakon-shme për të arritur a kryer, sendëruar diçka (një qëllim etj.) dikush.(FGJSSH f.2070, MGJ-FGJSH f.111).S.shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush
17944.NUK U HAP DHEU E DOLA UNË fr. proverb.- edhe unë jam njeri (thotë dikush që nuk gëzon ndonjë ndihmë,që vuan për ndihmë). (AXH-L f. 157).
17945.T' U HAPTË DHEU! (nën këm-bë) ! fr.fol.,mallk.-vdeksh! (AXH-XHLVII f.166, NIGJI f. 101). S. shih sin: të vënça në arkë!
17946.IU HAPTË DHEU NËN KËM-BË! fr.fol.,mallk.- vdektë! (FGJSSH f. 649). shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
17947.HAPU DHE TË FUTEM fr.fol., id.-thotë dikush, i cili nuk di ç’ të bëjë nga turpi, nga një e pqpritur,nga hutimi, thotë dikush, të cilin e zë shumë turpi, hutimi. (VK-II f. 797,990). S. shih sin: hapu dhe të hyj
17948.HAPU DHE TË HYJ fr.fol.,id.- thotë dikush, i cili nuk di ç’ të bëjë nga turpi,nga një e pqpritur,nga hutimi, thotë dikush, të cilin e zë shumë turpi, hutimi, thotë dikush, i cili çmeritet shumë nga diçka e papritur, e pabesueshme. (AXH-XLVII f.166). S. çahu (hapu) dhe të futem; hapu tokë të hyj
17948a.HAPU DHE TË HYJ I GJA-LLË (BRENDA) fr.fol.,id.- thotë dikush kur bie shumë ngushtë, kur e ka një hall të madh. (AXH-LII f. 209).
17949.E HEDH PËR DHE dikush fr. fol.,meton.-1a. (diçka) e rrëzon diçka dikush. S. e shtrin (e shtron) për dhe diçka dikush. 1b. e përplas, e shkapet diçka dikush. S. e flak (e hedh) poshtë diçka dikush; e hedh për tokë diçka dikush; e qet për dhe diçka dikush. 2. (diçka a një vend etj. dikush)- e shkretëron, e shkreton, e rrënon, e shkatërron diçka a një vend dikush , e rrënon, e trokon, e shkatërron, e prish krejt, me themel dikush diçka a një vend dikush , e lë shkretë një vend dikush, nuk lë asgjë në këmbë dikush prej diçkaje, e djeg fare (një vend) dikush, nuk i lë gjë prej gjëje (një vendi) dikush. S. shih sin: e bën bar diçka a një vend etj. dikush. 3. (diçka) e rrokullis diçka dikush. (HL-FF f. 552).4. e zhvlerëson diçka dikush, e hedh sit ë pavlerë diçka dikush, e bën të paqenë diçka dikush, e hedh në mbeturinë diçka dikush.(BQ-DSH). S. shih sin:e hedh në baltë diçka dikush
17950.HEDH DHE mbi diçka a dikë dikush fr. fol.,meton.-e harron, nuk e kujton, nuk e përmend më diçka a dikë dikush, nuk flet më për diçka a dikë dikush. (SKDO f. 414). S. shih sin: e lë m’ anash diçka a dikë dikush
*17951.E HEDH DHEU dikë fr.fol.,id.- 1.ka shumë merak, shqetësim dikush, s’ e mban vendi dikë, është shumë i brengosur, i shqetësuar, i merakosur dikush. (AJA-DE f.171).- Imërli Llaçin, që e hidhte dheu, vazhdoi me të njëjtin zjarr: -Ku është parë e dëgjuar daja dhe nipi në një dhomë të hotelit gjatë natës, ë! (MI-SHT f. 286). S. avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. s’ rri dot pa punë dikush, merret gjithnjë, vazhdimisht me diçka (me një punë etj.) dikush, s’ rri dot pa bërë a pa punuar diçka dikush, përpiqet vazhdimisht dikush, nuk i rrihet pa punë dikujt, është mësuar me punë e ka dëshirë të punojë dikush, do ,kërkon të punojë dikush. (NMUS-SHPK f. 68) S.shih sin: s’ i rri dora rehat dikujt
17952.HEDH DHENË (DHEUN) dikush fr. fol. ,id.- përpiqet me të gjitha forcat, me të gjitha fuqitë dikush, bën çmos për të bërë diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 68). S. shih sin:bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush
17953.E HEDH DHEU PËRPJETË dikë fr. fol.,id.- 1a. nuk ulet a nuk shtrohet në (një) vend dikush, nuk rri dot i qetë në një vend dikush, rri i shqetësuar dikush, nuk zë, nuk gjen vend të mirë a të përshtatshëm për të ndenjur dikush, rri gati për t’ u ngritur, nuk është ulur mirë dikush, nuk qëndron në (një) vend dikush, nuk rri rehat, nuk i rrihet në (një) vend dikujt.1b. është shumë i shqetësuar dikush, ka një hall dikush, nuk qëndron dot në një vend dikush se diçka e mundon,e shqetëson. (NABA-EY f. 246). S. shih sin: rri si bollë e vrarë dikush.2. ka shumë shqetësime, halle, kokëçarje, telashe, brenga dikush, është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush. (FGJSSH f. 400, 1249, 1458). S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 3. mezi pret dikush. (NABA-EY f. 246). S. e hedh vendi përpjetë dikë; nuk e mban dheu (vendi) dikë; e ngre dheu përpjetë dikë; e ngre vendi dikë; nuk e nxë (nuk e zë) vendi dikë; pret me padurim dikush
17954.(E) HEQ FAQEN E DHEUT dikush fr.fol.,meton.- heq, vuan, mundohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, sfilitet, lënuret dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: heq si bari e dushku dikush
17955.E HËNGËRT DHEU! fr.fol., mallk.-1. pësoftë shumë keq !përfundoftë shumë keq! u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f. 638). S. u shoftë me bina! 2. vdektë! (FGJSSH f. 638). S.shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!
17956.TË HËNGËRT DHEU! fr.fol., mallk.- vdeksh! u mbytsh! (FGJSSH f. 638). S. shih sin: të vënça në arkë!
17957.HUMB KËSI DHEU fr.fol.,met.- 1. (dikush a diçka) humb krejt, fare, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, humb, zhduket pa lënë asnjë gjurmë, asnjë shenjë dikush a diçka, nuk duket më dikush a diçka, zhduket, humb fare, pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. S.shih sin: bëhet abet dikush a diçka.2. (dikush) shkon, tret, ikën, largohet në drejtim të panjohur, të pacaktuar dikush, arratiset dikush, ikën, shkon, largohet kuturu (pa ditur se ku vete) dikush, ikën ku (nga) mund dikush. (HB-II f. 189, HB-III f. 196, HB-FPD f. 97). S. shih sin : i merr bërdoçkat (dujkat) dikush
17958.HUMB KËSI DHEU! fr.fol.,iron.- shporru! Ik! largohu! (HB-IV f. 239, 287). S. shih sin: baje bishtin!
*17959.E HUMB NGA FAQJA E DHE-UT dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.,meton.- e humb, e zhduk krejt dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë.-Unë të krijova ty, ta dhashë shpirtin, mendjen, kokën, trupin… unë edhe mund t’ i marr qysh tash. Të të humb nga faqja e dheut. (NAMI te: F, 15.XI.
*17960.HUMB SIKUR TA KETË PËR-PIRË DHEU dikush a diçka fr.fol.,ftill.,krah.- humb krejt, fare, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka, humb, zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka.-Dashoja, Gjetoja, Alia i ranë kryq e tërthor, varavinga përbiruan midis njerëzve, vëzhguan edhe brigjet e lumit të Kirit; por ata humbën sikur t’ i kishte përpirë dheu. (SUKRA-OK f. 99).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
*17961.HUMBET NGA FAQJA E DHEUT dikush a diçka fr.fol.,ftill.,meton.- zhdu-ket shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket më dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka.-E dimë se së shpejti ajo do të humbasë nga faqja e dheut. (N-
17962.NUK HYHET GJALLË NË DHE fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (FUSH f. 926). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain
17963.NUK HYHET I GJALLË NË DHE fr.proverb.,iron.- është e pamundshme, e pamundur të bëhet diçka. (AZ-PK f. 50). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain
17964.HYN GJALLË NË DHE dikush fr.fol., meton.- pikëllohet shumë, pa masë dikush, bie moralisht nga një gjendje shumë e vështirë, nga një goditje e rëndë dikush, mposhtet nga vështirësitë a nga fatkeqësitë dikush, vritet, vuan shpirtërisht dikush, përjeton vuajtje të mëdha shpirtërore dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme, nga një fatkeqësi etj..(AZ-PK f.131) . S. shih sin :i bëhet barku birë dikujt
*17965.HYN NË DHE fr.fol.,meton.-1. (dikush) varroset dikush.- Kush ka vdekur e hyrë në dhe,/ ai nuk kthen, jo, më ndër ne. (GJF-LM f. 132). Se pa vdekur e pa hyrë në dhe/ me gjithë djalë e me gjithë re,/ pa u robitur me lopë e qe. (GJF-LM f. 152). Njeriu, është vërtet/ kur vdes e hyn në dhe. (N-
17966.IKËN DHE MË DHE dikush fr.fol., ftill.-ikën me vrap (sa mund) dikush, ikën, largohet shumë shpejt, me vrap të madh dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush. (AXH-XLVII f. 166). S. shih sin: e ther binishin dikush
*17967.IKËN NË DHE TË HUAJ dikush fr.fol.,meton.- mërgon, emigron dikush, ikën shumë larg vendit të banimit të zakonshëm dikush, ikën shumë larg shtëpisë dikush, shkon larg në mërgim dikush. (KR f. 90, NIGJI f. 101).-Po ikte në dhe të huaj robi i nevojës me shokë pas dhe i ngarkuar me lecka, me brenga e me mjerime. (SOAN-TZ f. 56). S. shih sin: del në dhe të huaj dikush; e merr botën me (në) sy dikush
17968.IKËN DHE MË DHE dikush fr. fol., meton.- ikën me vrap (sa mund) dikush, ikën, largohet shumë shpejt, me vrap të madh dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, ia mbath me të shpejtë dikush, nxiton sa mund shpejt dikush.(AXH-XLVII f. 166). S. shih sin: e ther binishin dikush
*17969.I IKËN DHEU NËN KËMBË dikujt fr.fol.,iron.-gjendet në pozitë të pasigurt, të rrezikshme, kritike dikush, gjendet në rrezik dikush, nuk e ndien veten të sigurt dikush, e humb sigurinë dikush, rrezikohet dikush.- Oho, m’ iku dheu nën këmbë!- kërceu Qani Tullë Kaluli me kapuçin në dorë. (MI-SHT f. 219). S. shih sin: i digjet cerga nën këmbë dikujt
*17970.I IKËN DHEU PËR KËM-BËSH dikujt fr.fol.,iron.- gjendet në pozitë të pasigurt, të rrezikshme, kritike dikush, gjendet në rrezik dikush, nuk e ndien veten të sigurt dikush, e humb sigurinë dikush, rrezikohet dikush.-Mos të iktë dheu për këmbësh! (FUSH f. 932). S. shih sin: i digjet cerga nën këmbë dikujt
17971.JEMI PREJ NJË DHEU fr. fol., meton.-jemi bashkëatdhetarë, jemi bashkëkombës, jemi prej një atdheu. (KR f. 54). S. shih sin: jemi prej një bote
*17972.IA JEP DHEUN (DHENË) dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. e bën, e detyron të ikë nga sytë këmbët dikë dikush, e bën dikë dikush që të ikë i tmerruar, e bën, e detyron t' ua mbathë këmbëve nga frika dikë dikush, e detyron të ikë me të shpejtë dikë dikush.-Me vrap së rish u dha dhenë. (N-HS f. 141). Kur e panë Shqipërinë/ dhe mbretin e saj Skënderbenë,/ që e turpëroi Turqinë,/ ushtrisë i dha dhenë. (N-
*17973.UA JEP DHEUN (DHENË) iron. - i përndan, i shpërndan, i dërrmëhas andej e kën-dej, në shumë drejtime a anë, i ndan, i shpërndan grupe-grupe, i përbisht.- I copëtuan, i grinë, i përhapën, u dhanë dhenë. (N-
17974.S’ KA NË DHE si dikush fr.fol., meton.- dallohet nga të tjerët a nga të gjithë dikush (për nga zotësia, mençuria, trimëria, dituria etj.), nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (FGJSSH f. 399).S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
*17975.E KA NË DHE TË ZI dikë di-kush fr.fol., ftill.- e ka të vdekur dikë dikush.-Edhe një së shuarës,/ që e kam në dhe të zi. (LG-VZ f. 87).
*17976.E KA NËN DHE diçka dikush fr.fol.,ftill.-e ka të fshehtë, të fshehur diçka dikush.- Kush diçka ka nën dhe/ që në dritë ende s’ është qitur. (MKRA-JK f. 23).
17977.S’ E KA FAQJA E DHEUT dikë fr.fol.,meton.- është i pashoq, i vetëm për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, trimëri, bukuri, mençuri, për të mirë etj.) dikush, dallohet nga të tjerët a nga të gjithë dikush (për nga zotësia, mençuria, trimëria, dituria etj.), nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt
17978.S’ KA SI DHEU YT fr.fol., ftill.,krah.-vendlindja, atdheu është më i dashuri, më i shtrenjti, më i shenjti. (HB-II f. 189).
17979.E KA DHEU RËNDË QË E MBAN dikë fr.fol.,iron.- nuk lë gjë pa rrëzuar, pa përmbysur dikush, e kthen gjithçka mbrapsht dikush (fëmija), është trazovaç, ngucakeq, peshkeq zullimçar, shkatërrimtar i pashoq dikush. (HB-FPD f. 99). S. shih sin: e përmbys botën dikush
*17980.KA DHEU VESHË fr. proverb.- fol me kujdes, me veshti, kij kujdes kur flet se mund të të dëgjojnë të tjerët, I thuhet dikujt për ta paralajmëruar që të mos flasë për dika, sepse mund ta dëgjojnë e ta marrin vesh të tjerët. (FGJSSH f. 2138, SMO f.159).-Të dyja gratë u puthën. E ndienin veten të kënaqura…-Ika. ….-me mend, se ka dheu veshë… (ZSA-VL-
*17981.KAFSHON DHE, E KAFSHON DHENË (DHEUN) fr.fol.,iron.-1. (dikush) vritet, mbytet, e gjen vdekjen dikush, vdes dikush. (FGJSSH f. 400, PETZE-FSHFRR f.65).-Por, që lufton në sytë e një çupe të bukur, këtë e ndjen. Dhe të vjen turp që fare pa dashur, pa ditur, kafshon dhé . (SOAN-TZ f. 123). Më sjell betimin/ e atyre që kafshuan dhenë/ vetëm për një fjalë/ për një emër. (QU-PA f. 21). Të shumët kafshuan dhenë. (N-
*17982.E KAFSHON DHEUN (DHENË) ME DHËMBË dikush fr.fol.,iron.- 1. vritet, mbytet, e gjen vdekjen dikush.- Nuk mbeti turk në këmbë,/ kafshuan dhenë me dhëmbë! (Ç-