Kulturë
Dalip Greca: Valbona Z. Watkins, shqiptarja që kreu shkëlqyeshëm doktoraturën për letërsi
E diele, 11.07.2010, 09:59 PM
Valbona Z. Watkins, shqiptarja që kreu shkëlqyeshëm doktoraturën për letërsi
Bisedoi: Dalip Greca, gazeta “Dielli”
Valbona Zylo Watkins dha mësim për pesë vite në një nga universitetet më të mëdha të Amerikës, në
Si e përjetuat ditën e doktorimit?
Dita e doktorimit për mua ishte një ditë e mbushur plot me emocione. Ajo shënonte jo vetëm pikën kulmore të studimeve të mia, por dhe vetë marrja në dorë e diplomës nga presidenti i Universitetit, më krijoi emoción të veçante. Atë ditë në sytë e mi çdo gje ishte perfekte, duke filluar që nga koha, familja e miqtë që më rrethonin. Rrethi i ngushtë i familjes - prindërit, motra dhe bashkëshorti- kanë qënë tifozët e mi më të zjarrtë gjatë këtij udhëtimi edukativ. Marrja e diplomës po në këtë ditë, ishte gjithashtu dhe një arritje e tyre. Nga ajo ditë do të veçoja një element interesant gjatë ceremonisë, element të cilin nuk e kisha përjetuar më parë kur mbarova “Bachelor degree” ose “Master of Arts”. Quhet “Doctoral Hooding Ceremony”, e cila ishte pjesë e ceremonisë së madhe të gradimit. “Hodding Ceremony” nderon studentin e doktoraturës duke i dhënë një lloj shalli të veçantë akllasi, që tregon nivelin e studimeve të tij, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër e shallit, ngjyrat përfaqësojnë Universitetin – në rastin tim do te tregonte “
Çfarë ishte objekti i doktoraturës?
Që e vogël kam patur dëshirë të lexoj, dhe një nga dhuratat më të bukura në jetë ka qenë kur gjyshja ime më bleu librin me përralla: “Një mijë e një net”. Edhe sot e kësaj ditë mbetet libri im më i preferuar. Doktoratura ime bashkoi dy pasione të miat, gjuhën e huaj dhe letërsinë.Nga njëra anë, spanjishtja ishte një gjuhë që u njoha këtu në Amerike, falë dhe italishtes që kisha studiuar privatisht në Shqipëri. Nga ana tjetër, letërsia spanjishtfolëse ishte nje fushë shumë e re për mua, por dhe shumë joshëse. Më tërheqin të gjitha rrymat, por specilizimi i doktoraturës time është “Kritika letrare e letërsise bashkohore të shkrimtares femër të zonës së Karaibeve”, më specifikisht atë të Kubës, Puerto Ricos dhe Republikës Dominikane. Tema e doktoraturës që mbrojta ishte “Female Agency in ‘El baúl de Miss
Keni dhënë mësim në Penn State University, si jeni ndjerë që keni qenë pjesë e një universiteti me emër?
-
krahasoja ato tradita ose zakone me ato të Shqipërisë.
Cila ishte rruga që përshkuat deri tek doktoratura?
Joy dhe Ron Watkins, Klodiana Zylo Halsted, Keze Zylo, Prof. Julia Cuervo-Hewitt, Dr. Valbona Zylo Watkins, Todd Watkins, Qemal Zylo, në ditën e ceremonisë
Rruga përdrejt doktoraturës ka qëne po aq interesante sa dhe me surpriza të bukura. Gjithmonë i kam pasur pasion gjuhët e huaja, dhe çfarë ka të bëjë me studimin e tyre si kultura, letërsia, artet etj... Për këtë arsye kur fillova studimet universitare në “Lock Haven University”, PA, u specializova ne dy fusha, “Gjuhë dhe mësimdhënie të spanjishtes” si dhe “Studime Internacionale”. Në një farë menyre, këto dy fusha përbën themelin e asaj që do të studjoja më vonë. ” Nga ana tjeter, në “
Le të kthehemi pas në kohë, ju kujtohet ardhja në Amerikë? Cfarë ruani në kujtesë nga ajo kohë e 15 viteve më parë?
Oh, patjetër. Për mua ishte hera e parë që largohesha kaq larg nga familja dhe miqtë e mi, për një vënd qe kisha degjuar shumë. Emocionet dhe çfarë më priste në të ardhmen dukeshin shumë joshëse. Duhet kuptuar se une isha 17 vjeçe, adoleshente, dhe se shumicen e jetës amerikane e kisha përjetuar nëpër filmat amerikane qe jepeshin në Shqipëri. Prandaj dhe kur m’u dha e drejta për te mbaruar vitin e fundit në shkollën e mesme ne
Ju jeni bijë e dy prindërëve aktiviste, që janë të lidhur shumë me cështjen kombëtare, po ju sa shqiptare ndjeheni?
Eshtë e çuditshme pak me prindërit e mi, Qemal dhe Kozeta Zylo, pasi sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë aktivë dhe energjik bëhen me projektet që ndërrmarin.Unë dhe motra, Klodiana, gjithmonë shprehemi se kemi ndryshuar rolet – ne jemi prindërit pasi shpesh shprehemi që jemi të lodhura, dhe ata janë fëmijët që janë të etur të mësojnë e të sfidojnë veten e tyre. Me të vërtetë është një kënaqësi e veçantë kur takohem me shqiptarë këtu në
Bashkëshorti juaj është amerikan, si ndjehet kur është mes shqiptarëve?
Oh, Toddi ndihet shumë mire kur është midis shqiptarëve. Sipas zakonit amerikan, kur ai erdhi t’i kërkonte doren babit tim, babi im pasi e përqafoi i tha: “ Kemi vetem dy gjera per t'ju thene: E para, mirë se erdhe në familjen Zylo, dhe e dyta kur ju të keni fëmijë, fëmijet tuaj duhet të flasin gjuhën shqipe, me qëllim që mos ta harrojnë pjesën e origjinës së tyre”. Bashkëshorti im buzëqeshi dhe tha se fëmijët u takojnë të dy prindërve dhe domosdoshmërisht duhet të mësojnë të dy kulturat. Toddi u njoh më shumë me kulturën shqiptare kur bëmë dasmën në Tiranë në gusht të vitit, 2008. Për familjen dhe shoqërinë e familjes së tij që erdhi ne Shqipëri kisha shumë dëshirë të njihnin nga afer historinë e lashtë të Shqipërise, prandaj dhe vizituam shumë muzeume dhe qytete historike, nga të cilët mbetën mjaft te impresionuar. Familja e tij ne Pennsylvania, i ka të ekpozuara sendet dhe dhuratat nga Shqiperia në shtëpinë e tyre, ku krahas flamurit amerikan në ballkon ka vendosur dhe flamurin shqiptar. Toddi, në veçanti u njoh më nga afër me mikpritjen shqiptare, diçka që e kishte ndjerë dhe këtu ne Amerikë mes miqve të familjes sonë. Gjithashtu i pëlqen shumë të dijë se çfarë bëhet me aktivitetet që promovojnë kulturën shqiptare dhe shumë herë asiston si kameraman me programet e Alba Life TV, ku njihet më nga afër me personalitete ose aktivitete të ndryshme te diasporës shqiptare. Mbaj mënd një rast, kur ai kishte shkuar të filmonte koncertin me sopranen Era Limani dhe tenorin Kreshnik Zhabjaku, dhe unë fatkqesisht për arsye pune nuk ndodhesha në ketë koncert kulturor. Në mes te koncertit më merr në telefon, dhe më tha qe une po humbisja një koncert impresionues dhe vendosi celularin e tij në speaker që unë të dëgjoja per disa minuta dy tenorët duke kënduar. I la shumë mbresa talenti i tenorëve shqiptarë, dhe më tregonte me shumë interés për koncertin më vonë. Mbas kësaj i thashë se: “Me sa po shoh ti po bëhesh më shqiptar, pasi po merr pjesë në më shumë aktivitete se une”.
C’mendim keni për organizimin e komunitetit shqiptar dhe cfarë do të donit që të ishte ndryshe?
Siç e thashë më sipër kam jetuar në Pennsylvania për 12 vjet dhe në dy qytetet universitare ku kam banuar nuk kishte një komunitet shqiptar. Megjithatë kur lëviza në New York, gati para dy vjetësh shoh që komuniteti në New York është shumë i organizuar dhe gjithmonë dëgjon për aktivitete interesante që shfaqen. Konkretisht kohët e fundit isha në festën e mësuesit të organizuar nga shoqata ”Dibra” dhe kam ngelur e befasuar, për punën dhe aktivitetet që kjo organizate, perfaqësuese e trojeve shqiptare, kontribon për popullsinë shqiptare. Ishte kënaqësi të dëgjoje se si ata e mbajnë të freskët gjuhën dhe kulturën shqiptare duke i kaluar ato tek gjeneratat më të vogla. Kam vënë re se ka raste që si shqiptarë kemi dhe mangësine të mbyllemi tek jeta jonë dhe mos të preokupohemi me të qënurit shqiptar. Në Staten Island, vjet është hapur shkolla Shqipe “Alba Life,” shkollë me një staf te kualifikuar, dinjitoz e vullnetarë, vetëm për t’u mësuar moshave te vogla dhe adoleshente gjuhën shqipe, si dhe të njihen më nga afër me kulturen shqiptare dhe të trojeve të saj. Të dhimbset shpirti kur shikon që prindërit nuk i sjellin fëmijët, për arsye te ndryshme. Nuk do kishte gjë më te dhimbshme qe kjo gjenarate e lindur ne Amerikë ose e ardhur që i/e vogël në Amerikë mos të ekspozohet me gjuhën e prindërve, kulturën e tyre, si dhe mjedisin shqiptar. Komuniteti shqiptar duhet ta mbajë gjallë, punën e palodhur për çështjen kombëtare, që kanë bërë Noli dhe Konica me Vatrën, ndaj nën shembullin e tyre duhet të ecim dhe më perpara, dhe ta mbështesim atë. Nga ana tjetër ndjen kënaqësi kur dëgjon se sa të angazhuar jane komunitetet e tjera si spanjishtfolëse, hebreje etj.. Për komunitetin shqiptar do të kisha dëshirë të shikoja dhe të shijoja të njëjtin dedikim e bashkim si këto komunitete të huaja që solla më sipër.
Mendon se brezi i ri i shqiptarëve që janë shkolluar këtu po jep kontributin e duhur për çështjen tonë kombëtare?
Mendoj se brezi i ri i shqiptarëve që janë shkolluar këtu kontribon me sa ka mundësi për çështjen shqiptare. Eshtë e vështirë të bësh përgjithësime, por mendoj se secili nga ne që ka ardhur këtu është ekpozuar në një mënyrë apo tjetër me diasporën dhe aktivitetet e saj. Njoh shumë miq që janë shumë të angazhuar, por njoh dhe shumë, që për arsye pune e kanë të vështirë të përkushtohen e të gjejnë kohën. Jam e sigurt se dëshira qëndron tek çdo i ri që shkollohet këtu për të ndihmuar çështjes shqiptare. Në New York, përshembull, egziston një organizatë shqiptaro-amerikane me profesionistë të rinj, që quhet APEN, organizatë e cila mblidhet disa herë në vit në shoqërinë e njëri-tjetrit. Deri tani kjo shoqatë besoj se po shërben si rrjet i mire për t’u njohur dhe për të shkëmbyer mendime rreth fushave të ndryshme të punës si dhe jetës shoqërore të anëtarëve të saj. Megjithatë vetëm me disa gurë nuk ngrihet kalaja, sic thotë një shprehje e popullit, kështu që duhet një organizim më i mirë dhe masiv. Edhe ne të rinjtë duhet të organizohemi më mire, ne mënyrë që të krijojmë një bazë më të fortë kulturore dhe sociale për brezin tjetër që do të vijë më vonë.