| E marte, 13.07.2010, 09:25 PM |
QERSHOR 2010
Ndryshimi i botes
Me një shiqim të fshehur
ec rrugëve të botës
Duke parë varfëri, dhunë dhe luftë
Cdokund sheh vuajtje dhe ,
Duke kërkuar ndihmë,
mbyll syt dhe ënderron
Duke dëshiruar një botë më të mirë
zgjohesh dhe lufton
për një jetë më të mirë
Lufton për mbijetesën
Dhe kur një ditë do të lindesh prapë
do shikosh një botë pa luftëra
dhe largohesh duke menduar
se ia ke arritur të ndryshosh botën
Mars 2010
Do të dëshiroja
Do të dëshiroja që të ndalet ora,
të qendroj ne vend
që mos të lëvizë fare
Do të dëshiroja të ndali kohën
që të kem të afërmit pranë
Do të dëshiroja që ora
të heshtë përgjithmonë
për tërë Botën dhe për mua
Do të dëshiroja…
shkurt 2010
BOTA IME
Bota ime është e mbështjell me luftën
E shkatërruar ,e vravë
Rreth saj plot armë
E nën tokë plotë mina qëndrojn
Njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpia
Në zemrat e tyre vetëm thikat kanë vend
Dhe kujt t’i ndihmon në këtë rast Zoti? ,
Kur thikat janë të gjata, si jatagana
Ndërsa dhuna e terrori ditë për ditë shtohen
Cdo herë e me tepër
Bota krijohet , porse edhe shkatrrohet
C'është kjo, krenari apo dobësi ?
Fëmijë të vegjël duke qarë
me lotë të shpërlarë
Atje diku ku fqiu vret fqiun
Kjo bota ime...
maj 2000
POPULLI I URREJTJES
Është shkruar në letër
në historinë e botës se,
cili është populi i urrejtjes
dhe një njeri në krye të saj
I cili i vërshoi në gjak popujt e tjerë.
Ne mendjen dhe , teorinë e tij
ishte vetem një race,
ajo e popullit te tij “të ndershëm”
Shumë ëndrra u shkelën,
nën qizmën ushtarake barbare
shumë zemra të dashuruara
nuk arritën të bëhën të bashkuara,
sepse me thikën e Tij u shpuan
Pse toka u la me gjakun
e viktimave të pafajshme ?
Më thuani ,pse njerzit
dallohen mes vedi?
me ngjyrë të lëkures,
me mënyrën e të shprehurit
me shiqimin tjetër
Ky popull që edhe më tutje
e ndin veten kryelartë
ndërsa nuk e pranon se
është popull vrasës, që ka në vena,
gjakun e urrejtjes
ndaj popujve të tjerë
maj 2010
PËR TY E SHKRUAJ KËTË VJERSHË
Për Ty e shkruaj këtë vjershe
vjershën parë te këtij lloji
Për qka do shkruash ?
më pyet Ti
për flokët e Tua
të shkapërdedhura,
nga erërat e forta të dimrit
për aromën e pranverës
me të cilën gjithmon Ti kundërmon
për muajin maj të që bashkë me Ty lulëzon
për yjet e lumtur të fshehur në qiell
në bukurinë natës së pastër
për duart tua që
shëndrisin në dritën hënës ,
për zemrën tënde në të cilën
mund të gjejnë strehim
tërë bota
Për Ty do shkruaj
me miliona vjersha
pa letër ,pa laps fare
për fatin tim
të madh që të njoha
Ty
Edhepse me shpirt
nuk jam poet
do bëjë qmos
që Ti të jesh
poezia ime më e bukur
mars 2010
MIQËSIA
Zemra nuk duhet të jetë e madhe
- për të dhënë miqësi,
mjafton një e vogël
-që të ketë ndjeshmëri
Dhe kjo zemra jote
Edhepse, sa një guace e vogël
Është si zjarri i ngrohtë
me plotë
ndjenja dhe zemërsi.
Zemra jote është sikur kopshti,
- ku rriten lulet e miqësisë,
dhe ai që kujdeset për to
do të ketë miqësi , respekt e dashuri
për Ty
Tetor 2009