E shtune, 27.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Y ll K a

E marte, 13.07.2010, 09:01 PM


Y ll K a

 

Tregim nga Dibran Demaku

 

Kishte konkuruar në shumë konkurse letrare,si me poezi ashtu edhe me prozë. Dhe çdo here i kishte respektuar kushtet e konkurseve:Ishte paraqitur me emër e mbiemër kur konkurset e kërkonin një gjë të tillë,por edhe me shfër kur kërkohej që konkuruesit të ishin anonim.Kishte konkuruar me shifra të ndryshme,që sipas tij ishin shumë të gjetura,por asnjëherë nuk kishte fituar.Jo, që nuk kishte fituar ndonjë vend të dytë apo të tretë,se për të parin as që bëhej fjalë,por krijimet e tij nëpër konkurse të ndryshme nuk i kishin marrë as për botim.

E kishte pyetur shumë herë veten,se pse i ndodhte kështu,por përgjigjen nuk kishte mundur ta gjente asnjëherë.Ndonjëherë në dëshpërim e sipër kishte menduar që ta linte krijimtarinë dhe të mos merrej më me të,por pastaj pasi i kishin kaluar momentet e dëshpërimeve kishte vazhduar sërish të shkruante.Dhe nuk kishte gabuar.Ja,më në fund mundi shumëvjeçarë në krijimtarinë letrare po i shpaguhej.Në konkursin e fundit letrar,tregimi i tij ishte shpallur më i  miri dhe kishte marrë çmim të parë.Kur e lexoi lajmin në gazetë sa nuk i pushoi zemra nga gëzimi dhe filloi ta puthte gazetën.

Me gazetë në dorë shpejtoi për në shtëpi që ta gëzonte edhe të shoqen,e cila dorën në zemër edhe ajo vetë nuk i pëlqente shkrimet e tij.

-“Le të thonë tash e tutje smirëzinjtë se unë nuk qenkam shkrimtar i shquar!”-po i rrihte në kokë si çekan ky mendim i cili po ia zgjonte ndjenjen e krenarisë.

Kur i tregoi së shoqes  se tregimi i tij kishte marrë çmim të pare në konkursin e fundit letrar ajo sikur nuk i besoi,por nuk ia prishi.Në qeshje e sipër i tha:-Më në fund ishte koha që edhe ti të fitoje një çmim,në mos për gjë tjetër,për dëmet dhe shpenzimet që ke bërë në blerjen e letrës!...

Ironia e hapur e së shoqes sikur ia acaroi pak nervat,por ai nuk deshi që me ndonjë fjalë ofenduese ndaj së shoqe të prishte gëzimin e ditës.Atë gëzim që ai e kishte ëndërruar gjatë,gjatë…

Në ditën e caktuar për marrjen e çmimeve nga fituesit,ai u nis së bashku me të shoqen dhe arritën ndër të parët në adresën e caktuar.Para tyre kishin ardhur vetëm pak krijuesë e dashamirë të letërsisë,ndërkaq të tjerët arritën më vonë.Ai u takua dhe u përshëndet me shumë nga ata,por indiferenca dhe heshtja e tyre e habitën.Ata po silleshin me të shumë ftohtë,sikur të mos kishte ndodhur asgjë.Asnjëri nga ata nuk po e uronte për çmimin.Kjo indiferencë e tyre atij po ia acaronte nervat.-“Nuk do ta kenë lexuar lajmin në gazetë,apo kanë inat që nuk më urojnë për çmimin!”-po e pyeste vetën në heshtje.Fill,pas mendimit të pare në kokë e sulmoi mendimi që ia nxiti krenarinë:-“Heshtni,ju,heshtni e mos më uroni,por unë sot do ta tund!”-dhe një buzëqeshje që edhe ai nuk e dinte në ishte e çiltër apo ironizuese ia përshkoi fytyrën.

Së bashku me të shoqen përkrah hynë në sallën ku do të jipeshin çmimet e fituara.Nuk deshi të ulej në rendet e para.-“Nuk dua të mendojnë se nga sot unë jam i denjë të ulem në rendin e parë!”-po i thonte brendia e tij.

Kryetari i jurisë së konkursit letrar pasi i kishte shpallur zyrtarisht çmimet e dyta dhe të trea të konkursit dhe ua kishte dhënë fituesve,tash po fliste për vlerat letraro-artistike të tregimit që kishte marrë çmim të pare.Tashmë kryetari i jurisë kishte përmendur edhe emrin e tij dhe ai po habitej se si asnjëri nga të pranishmit në sallë nuk po e uronte!Së paku,për mirësjellje ata duhej të kthenin kokën nga ai dhe në vend të urimit, së paku t`i buzëqeshnin.Por jo,asnjëri nuk po e kthente kokën nga ai!

-“Ky është kulmi i injorancës së tyre!”-po mendonte në vete.-“Por,ani se nuk ka mbetur edhe shumë kohë,kur nga këtu do të ngritem në piedestal dhe do të shohim pastaj se a do të qëndroni kështu indiferent ngaj meje,injorantë të mallkuar!” po grindej në vetëvete.

Kryetari i jurisë po fliste ende.Por,ai për qudinë e tij,dëgjoi se kryetari po e zinte në gojë një autore si fituese të çmimit të parë e jo autorin që ishte ai vetë!Ai,kryetari i jurisë,me fjalë shumë të zgjedhura po e lëvdëronte autoren e tregimit! Ylli u nevrikos:-“Ç`po përrallisë edhe ky matuf!”-sa nuk  dolën fjalët nga goja.-“Unë jam autor e jo autore e tregimit!”-dhe mundohej ta qetësonte vetën.

-I lutem autores Yllka Bashit që të vijë dhe të marrë çmimin!-u dëgjua zëri i kryetarit të jurisë.Të gjithë sa ishin të ulur në rendet e para kthyen kokat prapa të shihnin kur të ngritej autorja që ata nuk e njihnin!

Por…,për habinë e tyre,nuk po ngritej askush!Yllit nga habia dhe inati që ndiente përbrenda i ishin tendosur nervat dhe sa nuk i pëlcisnin.-"Do të jetë ngatërruar matufi!”-ia bëri ai vetës,por këtë herë i dolën nga goja ca fjalë të padeshifruara,të cilat i dëgjoi edhe e shoqja e ulur në një karrige pranë tij.Ajo e kapi nga mënga dhe e shkundi:-Ç` ke kështu që po flet vetmëvete?!

-Mos më çaj edhe ti kokën!-ia ktheu Ylli me zë të ulët…

-I lutem edhe njëherë autores Yllka Bashit,që nëse është këtu të vijë e të marrë çmimin!-u dëgjua sërish zëri i kryetarit të jurisë.

Sërish nuk u ngrit askush.Ylli po bënte luftë të brendshme në vetën e tij.Njëra pjesë e unit i thonte që të dilte në podium dhe të thonte se këtu kishte ndodhur një gabim,ndërkaq tjetra pjesë e unit ia ndalte turrin:-“Mos dil se do të bëhesh gazi i botës!”…Në luftën e tij të brendshme fitoi pjesa nxitëse e unit dhe ai u ngrit papritmas.Sa ishin në sallë menduan se personi që u ngrit do të tregonte arsyet se pse nuk kishte ardhur autorja fituese.

Por i ngrituri për habinë e tyre nuk e tha asnjë fjalë vetëm ju drejtua podiumit.Dhe kur Ylli tashmë ishte në podium,ju afrua njëri nga anëtarët e jurisë dhe me zë të ulët e pyeti se ç`dëshironte të thoshte.Por,Ylli as që denjoi të fliste me të dhe duke ju afruar mikrofonit tha:-Juria e konkursit në fjalë ga bërë një gabim! Ka lajthitur! Fitues i çmimit të parë për tregim jam unë Yll Kabashi e jo njëfarë autore me emrin YllKa!

Pas fjalëve të tij,në sallë shpërtheu gazi.Të gjithë sa ishin të pranishëm menduan se ai ishte një i lajthitur që nuk dinte se ç`bënte dhe ç`thonte.Ndonjëri nga ata kërkoi me forceë që atë ta largonin nga podiumi.

Kryetari i jurisë së konkursit letrar ju afrua Yllit dhe i kërkoi që të shkonte e të ulej në vendin e tij e të mos  bëhej gazi i botës!Por,Ylli ngulte këmbë si mushkë dhe nuk lëvizte nga e tija.Bëri ç`bëri kryetari i jurisë që ta bindëte  dhe kur e kuptoi se nuk do të kishte sukses ju drejtua:-Mirë,atëherë tregoni se cili jeni ju që pretendoni se jeni fitues i çmimit të pare të konkursit tone?!

-Unë jam Yll Kabashi,krijues i mirënjohur i letrave!Deri më tash kam marrë pjesë në shumë konkurse letrare dhe nuk kam fituar asnjëherë.Por,ja që kësaj radhe më qeshi fati dhe fitova çmimin e pare.Dhe për këtë jam i lumtur dhe krenar!...

-S`është e mundur!-ia ktheu kryetari i jurisë.

-E pse nuk qenka e mundur!-ia ktheu Ylli.

-Pastaj as emri yt nuk përputhet me emrin e fitueses!Ajo quhet Yllka Bashi,ndërkaq emir yt qenka Yll Kabashi!-ia ktheu kryetari me nervozitet.

-Është e mundur edhe mirë bile!-ia ktheu Ylli.-Ja,shikoji tri kopjet e para si dhe kopjen e katërt që e kam unë,se sa mirë përputhen! Në të gjitha kopjet qëndron emri im!Paksa i deformuar,por qëndron!

-Si mund të thuash se ai është emri yt,kur në letër shifet qartë se është YllKa.Dhe emri YllKa dallon nga emri Yll,jo përveq nga gjinia,por edhe nga numri i shkronjave:emri Yll ka dy shkronja,ndërkaq emri YllKa ka katër shkronja!-përfundoi kryetari i bindur se tashmë ishte sqaruar gjithçka.

Ylli për pak çaste heshti,pastaj duke qeshur tha:-Keni rënë në grackë,zotëri kryetar!Edhe ju anëtarë të jurisë!As vetë nuk e di se si ka ndodhur,por juve ju ka vënë në grackë një gabim teknik!Një gabim teknik që as unë nuk e di se si ka ardhur!Unë në fund të tregimit e kam shkruar emrin tim Yll Kabashi,por siç duket kompjuteri ka bërë një gabim,por që ai gabim ka shkuar në favorin tim! Kompjuteri e ka ndarë mbiemrin tim në dy pjesë dhe pjesën e parë ia ka bashkuar emrit.Në këtë mënyrë është formuar emri YllKa! Ndërkaq si mbiemër ka mbetur pjesa bashi.Se e tëra kjo që them është e vërtetë,që nuk lë asnjë dilemë shkonie emrin YllKa dhe mbiemrin bashi!Tek emri shkronja e tretë është e shkruar me germë të madhe,ndërkaq mbiemri ka mbetë i shkruar me germë të vogël!Dhe kështu,ju duke menduar se tregimin e ka dërguar një femër,pa një pa dy i keni ndarë çmimin e parë!Por,ky fakt,mendoj unë nuk do të thotë se tregimi im nuk ka vlera! Ai ka vlerë që ç`ke me të?!Nëse nuk ka vlera letraro-artistike,ka vlera materiale!Dhe ato vlera meteriale,deshët ose nuk deshët ju,do t`i gëzoj unë!...

Në sallë shpërthyen duartrokitje dhe të qeshura.Në anën tjetër anëtarët e jurisë së bashku me kryetarin i kishte mbuluar djersa!Kishin mbetur pa fjalë nga habia!Nuk dinin se ç`të bënin pas kësaj befasie,aspak të këndshme për ta.Ndërkaq në sallë nuk pushonin të qeshurat.

Ylli pas fjalës së tij shkoi dhe u ul në vendin e vetë si triumfator.E shoqja sa mund e ndukte nga krahu duke i thënë:-Ç`na bëre ore derëzi! Na nxive faqen!...

Por,Ylli nuk e prishte fare terezinë.Ai e dinte se kësaj radhe kishte dalë fitues edhepse krejt rastësisht!...Dhe sido që të ishte kjo fitore e tij, ishte për t`u festuar…

Ndërkaq juria e zënë në befasi nuk kishte rrugë tjetër,vetëm të uronte fituesin.E ai fitues ishte vetë Yll Kabashi!

Kryetari i jurisë u ngrit nga vendi,ku ishte ulur,si humbës karshi Yllit dhe e konfirmoi fitoren e tij.

-Ta gëzosh çmimin zonja YllKa!-e uroi Yllin.Ndërkaq Ylli duke qeshur ju drejtua publikut në sallë:-Unë jam Yll Kabashi,fitues i çmimit të parë,ndërkaq YllKa bashi mund ta fitojë atë mbase vitin tjetër!...

Kur po dilnin nga salla u kujtua edhe e shoqja ta uronte për çmimin:-Urime për çmimin zonja YllKa-dhe një qeshje ironike ia përshkoi buzët.

-Qeshu,ti,qeshu,por unë e mora çmimin!-ia ktheu Ylli…



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora