E diele, 28.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një udhëtim interesant në vendin e diellit (Itali...)

E hene, 12.07.2010, 09:58 PM


Një udhëtim interesant në vendin e diellit (Itali...)

 

Nga Agron Shabani

 

Fragmente nga ilibri im me titull "Toka e vogel dhe qielli i madh":

 

Si e pashkruar dhe e pathenë asgjëkundi fundjava e paharruar e atij fundmaji të këndshëm të vitit 1987; do  më gjejë (duke shetitur,soditur dhe medituar gjithë impresion) në Venedikun e famshëm.Ne Itali…Për të vazhduar mëpastaj të nesërmen për në qytetinë e modës dhe të kulturës.Në Milano... Dhe një trohë më vonë  në qytetin e diellit .Në Romë.Si rendomë, Venediku i famshëm, ndonëse me të gjitha impresionet dhe shkëlqimet e tij natyrore, detare turistike,historike,artistike, arkitektonike dhe shumë e shumë  te tjera: Edhe kesaji radhë ishte po aty ku e kishin  lënë dikurë parardhësitë e tij të njohurë si Ata të Fisit te Madh të Venetëve(thuhet se i takojnë grupit të popujve ose fiseve të mëdha indo-evropiane-me origjinë pellazgo-ilire qe u vendosen nder të parët ne ultesirën e njohur te Padanias..).

 

Në bazë të Fisit të lartëpërmendur të Venetëve e ka marrë emrin ky qytet i famshëm.Venediku...  Se këndejmi edhe kryetrimi ynë legjendarë, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu atëbotë kishte maredhënje të shkëlqyera politike, ushtarake,diplomatike etj,me Republiken e Venedikut.Pa i harruar këtu shkollën e njohur shqipe të Venedikut së bashku me raportët tjera socio-historike dhe  kulturologjike në mes elementit iliro-shqiptar dhe atij italian në Venedik dhe në shumë qytete e vendbanime të tjera gjithandej Italisë.Në anën tjetër ndërkaq; anije dhe velore të shumëta nga e gjithë bota aty: duke i lëshuarë spirancat përposhtë detit të bukur dhe kaltrosh ,kishinë zënë të ankorohehsinë aty dikund pari... Në atë zgjua të madh trafiku detar që po shkëlqente dhe vezullonte për nga multispektri dhe simbioza e larmishme planetare dhe kosmopolitike.Njerëzit dhe pasagjerët (turistët)e shumtë nga e gjithë bota aty: po zbrisnin teposhtë shkallëve të anijeve dhe atyre velorëve të shumëta në portin detar të Venedikut me nga një copë deti dhe qielli në dritat e syve.Mbse, me një elegancë të përsosur performante dhe tepër ekselente .Deti përposhtë anijeve dhe veloreve të shumta  po dukej i  qetë, i pafundë dhe tepër i thellë në horizontin e parë që po niste dhe fillonte  nga aty...Per të vazhduarë tutje,tutje::deri atje dikund largë,ne piken e ti fundore: Ku si në legjendë ose në ndonjë „përrallë magjike“po puqeshin dhe bëheshin bashkë deti me qiellin.Sic do te thoshte me kete rast i mirenjohuri Mehmet Kraja.Dhe shihë ti !Ndërkohë që kamarjerja sharmante dhe tepër simpatike me një pedantëri të pashoqe dhe tëpër ekselente  po më sillte exxpres-cafen e preferuar venedikase….Unë i bërë kurioz mbi të kaluarën dhe historinë e lashtë të kulturës dhe civilizimitë të njohur italian.Me sytë e mendjesë dhe me " perinë e hollë" të fakteve,shenimeve dhe argumentëve të ndryshme historiografike,logografike,kronologjike,arkeologjike,onomastike, leksikografike, muzeale, sakrale, arkitektonike dhe te tjera: Sikur po mundohesha që gjatë asaj pasditeje të këndshme maji në Venedikun bravuroz t’i tërhiqja paksa paralelet e nevojshme krahasimore ose komparative me qellim të lidhjes dhe bashkimit të urave të njohura (historike,shpirtërore ,kulturore etj) që në një formë a tjetër i puçin dhe i bashkojnë të kaluarën dhe historinë e lashtë të popullit tonë  me ato të popullit italian.Dorën në zemër kisha emocione dhe impresione të papërshkruara në ato çaste. Për herë të parë po shkilja në truallinë e lashtë italian.Apo siq i thonë shpesh në Apenine ose në Vendin e Diellit..Kjo për faktinë se për herë të parë në jetën time po e prekja me shpirtin,trupin ,këmbët,duartë dhe me sytë e mi "Tokën e Premtuar" të kulturës dhe një civilizimi të lashtë (biblikë ose antik) siç është Italia.Me çrast i udhëhequr dhe edukuar nga Maksima e njohur  Romake.

 

Se Historia është Mësuesja e Jetës(Historia Magistra Vitae Est): Në ato çaste emocionësh dhe impresionësh të shumëta do  më kujtohenë vetëm disa nga faktet dhe shënimet e shumëta shkencore dhe historiografike(në morinë e shumë syrësh) që flisnin dhe dëshmonin më së qarti mbi ngulmimet (popullimet) dhe vendosjet e hershme (Antike) të grupeve ose fiseve të ndryshme pellazgo-ilire(lexo:në periudhën e shpërnguljeve,gjegjesishtë ,dyndjëve të njohura indo-evropiane),në treva, rajone ose territore të ndryshme të Italisë së sotme.U mor veshë që siq u cek edhe me më lartë: Fisii madh i Veneteve atëbotë do të jenë ndër grupet ose fiset e para Ilire që do të vendosen dhe sistemohen në Gadishullin Apenin.Pra në Itali.Ndërkohë që menjëherë pasë këtyrëve të fundit(Venetëve) në hapësira dhe rajone të ndryshme gjithandeji Italisë së sotme do të vendosën  dhe sistemohen edhe fise dhe grupacione të tjera (të mëdha) Ilire si Mesapët dhe Apulianët (Në bazë të të cilëve do të ngritën dhe emërtohen krahina enjohur e Pulias ose qyteti i  Napoli etj

 

Pa i harruar këtu edhe fiset e njohura të  Elemitëve,Ligurnëve,Etruskëve,Sikanëve,Sikulëve (Sirakëve)dhe të tjera.Duke i nënkuptuar këtu edhe rajonet dhe krahinat e mirënjohura Italiane si Toskana Sicilia,Kalabria,Gjenova-Sirakuza e kështu me radhë që atëbotë ( Në Antikë) ishin të banuara  dhe populluara edhe nga fiset e lashta pellazgo-ilire.

 

Shih për këtë: edhe në kohën e themelimit dhe lulëzimit të përgjithshëm  të „principatës“, gjegjësishtë, fuqisë më të madhe në "Italinë Jugore" siç ishte qyteti i njohur i Tarentos(i ngritur dhe themeluar kryesishtë nga fisët ose grupet e ndryshme Ilire…Përfshirë këtu edhe kështjellat ose „Fortifikatat“ e njohura latine si „Luceria“ me 315 dhe „Venusia“ 291-para epokës së re..)-Te ciat për shkak të fuqisë, respektit dhe një reputacioni të madh që gëzonin asokohe në të gjithë Italinë,gjegjësishtë , në Perendorinë Romake dhe më largë kishin një peshë të vecantë dhe ndikim të shumëfistë në antikë.Tarentinët me rastinë e luftërave të njohura të Beneventos ( gjatë viteve 276 dhe 275 Para Epokës së Krishtit) e kishinë ftuarë në ndimë mbretin e njohurë Ilir (nga Epiri)-Pirron i cili së bashku me ushtrinë e tij  të fuqishme duke depërtuar përmes kanalit të Otrantos për  në Sicili etj.Do tu shkonte në ndimë popullit dhe udhëheqjesë së atëhershme të Tarentit në luftë kundër Romakëve.

 

Duke ngritur kështu fortifikata,bedene dhe barrikada të shumëta kundër ushtrisë romake.Perkatësishtë, duke i fituar luftërat e lartëpërmendura të Beneventos(me 276 e 275-para eres sonë). Ndonëse me humbje të konsiderushme ushtarake etj.Edhe sot e kësaji dite është e njohur legjenda e moçme mbi "Fitoren e Pirros“.

 

Në anën tjetër ndërkaq, atje diku me largë  në brigjet e Adriatikut Shqiptar…Akoma sikur po bënin dritë dhe shkëlqenin flakë ata sy të përmalluar të kryetrimitë tonë legjendarë,Gjergj Kastriot-Skenderbeut! I cili gjatë atij 17 Kallnori (Janari)të ftohtë të vititë të largët 1468 do të ndërronte jetë jetë me sy të kthyer kah deti…Ndonëse duke pandehurë,luftuar , përpjekur dhe medituar gjithmonë pas Italisë(Venedikut), Evropës dhe Oksidentit (Perendimit)që  historikishtë,shpirterishtë ,politikisht,ushtarakisht dhe në çdo formë tjetër iu përkasim dhe takojmë ne shqiptarëtNdërkohë që Vendeiku i famshëm gjatë asaji nate të këndshme pranverore të 1987-tës i feksur dhe disajnuar me stilin dhe përformansat me të shkëlqyera dhe me të preferuara të kohës: kishte zënë të kridhej dhe ç´kridheji në gjumë.Për t´u zgjuar prap të nesëmen  me zhurmën dhe gjallërinë e tij  planetare dhe kosmopolitike. Mbase me ato drita, shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që rrijnë ndezur dhe bëjnë dritë ditë e natë .Duke i dhënë kështu shkëlqim biblik detit dhe qiellit të kaltert-blu në Venedikun e mitëve, eposëve dhe legjendave të shumëta.

 

Në „La Skala" të Milanos ndërkaq, çdo gjë sikur ishte bërë gati për fillimin e një shfaqjeje  të re mbi „Romeon dhe Xhulietën"(...) Si në "La Traviattat", "sonatelat "dhe "kanconët" e njohura italiane pra! Mrekulli e artit skenik dhe melodramatik apo?! Në stadiumin e njohur „Gjuzepe Meaca“ (San Siro) të Milanos gjatë asaj pasditeje të këndshme pranvere një tjetër Derbi i madh lokal Milano-Inter. Brohoritje të fuqishme tifozësh të apasionuar dhe në ekzaltim.Gjallëri... Nderkohë që spikerja (ciceronjaja)kryesore në Stacionin qëndrorë të Milanosë(Milano Çentrale)  do lajmëron se treni i radhës në relacionin Milano-Romë do  niseji nga „perone uno“(lexo peroni i parë).

 

Përshtypjet, emocionet dhe impresionet e mia ia në ato çaste me dukëshin të papërshkruara!.Të jashtëzakonshme… Biblike, engullore e pse jo edhe profetike! !Për herë të parë po e shihja dhe vizitoja Romën e famshme dhe historike!Qytetinë e Diellit..Vatikanin,Koloseumin,Alba Longen,Castel Gandolfon…Nuk mund të kishte privilegj dhe  mrekulli më të madhe se kjo për mua atëbotë si një i i ri shqiptarë. Dhe.. Roma!

 

Mama Mia!..Qyteti i lashtë-Antik i Romulit dhe Remit…I Jul Cezarit,Hanibalit,Oktavianit,Ardianit,Mark Antonit,Konstantitnit,Aurelit,Ciceronit,Tit Livit,Jul Nepotit..Imperium Romanum…Ne “Koloseum” edhe guret sikur flisnin  dhe bënin  dritë…

 

 Në "Kapitol"në "Kvirinale“,“Basilica Julia“,ne „Forum Romanum“,ose në „Palacio del Aurelio“ etj.gjithashtu.La Grande(Magna) de la Historiae Romanae! Mbi 3 mijë vite histori si ne shuplakë të dorës…Po ne Vatikan…! Në sheshin e njohur të Shën Pjetrit :  Liturgji  e njohur fetare dhe apostolikeike.Meshë e Madhe e së Dielës...Edhe zogjtë e ndryshëm shtegtimtarë dhe kerkimtarë sikur i këndonin dhe i dinin përmendësh notat dhe ato vargje hyjnore dhe teper magjike e profetike“Te Deum“të Niket Dardanit tonë të famshëm iliro-shqiptar.Aty dikund mbrenda në Basilikën e Madhe  të Shën Pjetrit dhe kudo tjetër në Vatikan bënte dritë dhe të bekonte vazhdimishtë Shpirti Shenjtë! Haleluja...Edhe Eterit e Shenjet (Papët) ishin aty…Ne Vatikan.Të dyqindetetëdhjetedy (282)-bashkë!-Që nga Shën Pjetri deri te Papa Gjon Pali i Dytë..Aty ishin edhe Apostujt..O Zot! Po ç’mrekulli e madhe Kjo!...Ndër ta edhe etërit ë shenjët(Papët)tonë-iliro-shqiptarë…! Në anën tjetër të botës,nderkaq,Bija dhe Motra e Tyre e Madhe –Nëna Tereze,! Nëna dhe motra jonë e beatifikuar dhe profeteshë.Si Judita në Kurine e lashtë të Romës…Si profetesha e bukur dhe tepër besimtare,Anë (Ana) që po priste me padurimë ardhjen e Maria Magdalenës me të Birin e Hyjitë(Jezu Krishtin) në shtëpin e Zotitë dikur ne Betlehem.NËNA  JONË TEREZË!Kjo bijë e madhe e Botës dhe e Shqiptarizmës!...Kjo Ortake e pakurorzuarë profeteshë dhe perëndishë!.Se këndejmi, edhe Legjenda e moçme mbi ngritjen dhe themelimin e Romës së lashtë Antike:fund ekrye saj sikur ndodhej e thurur dhe ndërlidhur me" Harkun e legjendave"dhe shenimeve të lashta të Trojës Antike.Kjo në radhë të parë gjtihnjë duke menduar në faktin tanimë tënjohur se Trimi ;gjegjësishtë Heroii lashtë Trojan Eneu.Pas kalvaritë të gjatë dhe aqë të mundimshëm të shtegtimeve dhe  një itinerari të tij në Antikë…Duke u larguar nga Troja e djegur, plaçkitur ,dhe e shkatërruarë tërësishtë.Atëbotë kishte mbërritur dhe ishte vendosurë në Lazio të Romës.Ku dikur më vonë e kishte vendosurë rendin dhe pushtetin e tij.Duke u martuar me Lavinien-gruan e bukur latine që ishte e bija(vajza) e bekuar e perendive te atehershëm  romak.Ndërkaq, Eneu siç dihet ishte birë(djal) i Zeusit (Zotit) dhe i Aferdites perëndeshë.

 

Për t´ i vendosur kështu në „Castel Gandolfo“ themelët e para të Romës së Lashtë Antike (dikund në vitin 1050-Para Krishtit..)dhe themeluar Qytetin e njohur „Alba Longa“ (afer Liqenit Alban“).:Nga i cili do të ngriten dhe themelohen „Qyteti Mbretëror“ i Romës Antike.Gjegjësishtë, Perendoria Romake,dhe „Impreia“ e saj në botë.Se këndejmi edhe Romuli dhe Remi,i takonin „klanit“,te siperpermendur (mbreteror ose profetik), te Eneut dhe Lavinias.Të njohurë përndryshe si bijtë (djemt) e Marsit dhe Rea Silvias.Ne Venedik,Milano,Benevento,Napoli,Romë dhe kudo!Gjithandeji Venditë të Diellit…Në Itali...Si kujtim të përjetshëm dhe  një Amanet i pathënë asokohe e sot me(na) ngelën arbëreshët e lashtë së bashku me vëllezërit dhe motrat e tyre shqiptare nga të gjitha viset dhe trevat tona etnike dhe historike me punë dhe qëndrim të përkohëshëm në Vendin e Diellit.Në Djepin e kulturës dhe civilizimit botërorë Adio!



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora