E diele, 28.04.2024, 01:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Erjeta Kici

E hene, 12.07.2010, 07:45 PM


Erjeta Kici ka lindur në vitin 1978 në qytetin e Kavajës në një familje arsimtarësh. Në vendlindje mori dhe mësimet e para  dhe shkollën e muzikës. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë.

Qysh në moshë të vogël kishte pasion për librat e lexonte vazhdimisht , duke jetuar në botën e tyre të magjishme . Erjeta ka shkruar  tregime dhe poezi, pergatiti dhe botoi romanin " Për një fjalë më shumë ." në vitin 2005, botim i shtypshkronjës Guttenberg . Në vitin 2008 boton romanin " Zemra e fundit" Botim i shtëpisë botuese Emal Tiranë. Pritet  romani i saj i tretë " Një jetë në kërkim." Pret të botoje librin poetik : " UNE KAM LINDUR POEZI !". Aktualisht, Erjeta jeton në Itali. Poezitë janë shkëputur nga libri poetik .

 

 

UNE KAM LINDUR POEZI

 

Une kam lindur poezi,

jam varg i jetes

udhetoj mes germave

drejt endrres dhe te vertetes.

 

 

SIKUR TA DIJE....

 

Sikur ta dije se sa te dua

do te ktheje veshtrimin nga une

do te me ktheje zemren qe me vodhe

do me pushoje gjakun qe pikon si lume

 

Sikur ta njihje vertete dashurine

kurre nuk do te me kishe vrare

une per ty i copetuar do te eci

me emrin tend deri ne varr

 

Sikur ta dije sa me ke lenduar

gjumi nuk do te kishte zene

do te kish tundur mendimi

si ike pa me thene ?

 

Sikur ta dije sa me ka mare malli

do te vije fluturimthi tek une

do me kerkoje kudo qe te isha

do me shuaje mallin qe me kish pushtuar kaq shume.

 

 

ZEMER NENE

 

-  gjyshes time -

 

Tek pragu i derës rri nëna

me kokën lëshuar mbi shpatull

e mundon mendimi si ike

pa e ditur sa shume te ka dashur

 

Një pjate rri e shtruar ne tavolinë

në tryeze rri i ulur një emer

lotët jane ushiqimi i saj

ne sofër copëtohet një zemër

 

Në sy nuk ka më shkëlqim

vështrimi pak nga pak largohet

tek pragu i derës pret nëna

djalin që kurrë nuk afrohet

 

Tani është vetëm një lule

që kërkon të falë lumturinë

pa harruar se kur ishte gonxhe

pa te birin , i vyshkën rininë....

 



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora