| E hene, 12.07.2010, 07:45 PM |
Erjeta Kici ka lindur në vitin 1978 në qytetin e Kavajës në një familje arsimtarësh. Në vendlindje mori dhe mësimet e para dhe shkollën e muzikës. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë.
Qysh në moshë të vogël kishte pasion për librat e lexonte vazhdimisht , duke jetuar në botën e tyre të magjishme . Erjeta ka shkruar tregime dhe poezi, pergatiti dhe botoi romanin " Për një fjalë më shumë ." në vitin 2005, botim i shtypshkronjës Guttenberg . Në vitin 2008 boton romanin " Zemra e fundit" Botim i shtëpisë botuese Emal Tiranë. Pritet romani i saj i tretë " Një jetë në kërkim." Pret të botoje librin poetik : " UNE KAM LINDUR POEZI !". Aktualisht, Erjeta jeton në Itali. Poezitë janë shkëputur nga libri poetik .
UNE KAM LINDUR POEZI
Une kam lindur poezi,
jam varg i jetes
udhetoj mes germave
drejt endrres dhe te vertetes.
SIKUR TA DIJE....
Sikur ta dije se sa te dua
do te ktheje veshtrimin nga une
do te me ktheje zemren qe me vodhe
do me pushoje gjakun qe pikon si lume
Sikur ta njihje vertete dashurine
kurre nuk do te me kishe vrare
une per ty i copetuar do te eci
me emrin tend deri ne varr
Sikur ta dije sa me ke lenduar
gjumi nuk do te kishte zene
do te
si ike pa me thene ?
Sikur ta dije sa me ka mare malli
do te vije fluturimthi tek une
do me kerkoje kudo qe te isha
do me shuaje mallin qe me
ZEMER NENE
- gjyshes time -
Tek pragu i derës rri nëna
me kokën lëshuar mbi shpatull
e mundon mendimi si ike
pa e ditur sa shume te ka dashur
Një pjate rri e shtruar ne tavolinë
në tryeze rri i ulur një emer
lotët jane ushiqimi i saj
ne sofër copëtohet një zemër
Në sy nuk ka më shkëlqim
vështrimi pak nga pak largohet
tek pragu i derës pret nëna
djalin që kurrë nuk afrohet
Tani është vetëm një lule
që kërkon të falë lumturinë
pa harruar se kur ishte gonxhe
pa te birin , i vyshkën rininë....