E diele, 28.04.2024, 06:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Eroll Veliu: Dashuria e hidhur

E merkure, 14.07.2010, 07:11 PM


Eroll Veliu

 

DASHURIA  E HIDHUR

                       

    U fut në sallonin përbri, ku gjendej një kafe-bar “EDI” vazhdimisht i mbushur plotë, me klientelë të zgjedhur që vërshonte tryezat. Këtu mblidheshin ajka e intelektualëve të këtij qyteti. Njerëzit rrinin në grupe rreth tryezave, flisnin me zë të ulët. Zuri vend në cep të sallës me një kafe që marrin në bar-bufe. Tek pinte kafen, ajo hyri brënda dhe i buzëqeshi. Do të ishte barbare t’ia prishje.

   Dhe i vajti pas duke i mbajtur sytë pa vetëdije te trupi i saj elegante.

   Në kohën që la mbi tryezë kafen, sytë iu ndeshën sërish me sytë e asaj vajze që ende nuk ia kishte mësuar emrin. Ishte në një blu të thellë, shkujdesja e saj e linte një lloj ftohtësie. Vuri re gjithashtu se,  po të mos e llogariste veten, në kafe-bar kishin mbetur një djalë e dy vajza. Djalit, një tip fjalaman, i takonin dy vajza. Pas pak edhe ai doli jashtë bar-kafes. Zuri ta vriste mendjen të gjente se cila nga vajzat do ta ndiqte. Kërkoi dhe njëherë sytë blu,  por ata iu shmangën. Aha, tha, e qartë, do ta ndjekin sytë blu. Ata do të ngriten, do të zhduken jashtë e do të bëjnë dashuri, siç janë duke bërë të tjerët. Dhe diçka e sëmboi. Vajzat rrinin kokëulur. Ai e kuptoi ç’ishte ai sëmbim derisa gjithçka u zgjidh: në heshtje, disi të druajtur nga që veprimi i tyre lexohej qartë, ajo u ngritë e braktisi tryezën. Në bar-kafen mbetën ai dhe... sytë blu. Ajo matan tryezës, ai këndej. Kasetofoni vazhdonte punën e tij.

   Vështirë e kishte se si të sillej e ç’do të bënte sikur këtë heshtje nuk e mbushnin tingujt e muzikës. Dukej se edhe sytë blu provonin të njejtën bezdi. Ajo qe mënjanuar pak sa nga kasetofoni, të thuash se kërkonte të zbërthente ndonjë mesazh që vinte prej andej.

   Megjithatë ai duhej të bënte diçka. Nuk mund të rrinte aty me rolin e një idioti, para një vajze që shihej se ndodhej në gjendje të pakëndshme. Dhe e pyeti se si e quanin. Ajo iu përgjigj se e quanin Lejla. E pyeti se me ç’punë merrej. I tha se është infermiere në spitalin e qytetit. Pastaj e pyeti se si ndodhej në këtë bar-kafe. Pas këtyre batutave ai e ngriti gotën me pije freskuese dhe e ktheu pa e ftuar të pinin. Atëbotë ajo iu lutë ta përcillte deri në shtëpi. Ne jemi jashtë loje, tha, e mira do të qe t’i linin rehat. Ajo ia nguli sytë me pasion e ledhati dhe ai mendoi se ky do të qe  veprimi më i zgjuar për të dalë nga loja denjësisht. Nuk priti më të përsëriste. I pari jashtë doli ai. Ajo i erdhi pas tij në maje të gishtave. Në korridor jepeshin dyert e katër dhomave të apartamentit. Ata zgjodhën derën e katërt, atë që i çonte te shkallët, dhe kur dolën e mbyllën duke u kujdesur të mos shkaktonin zhurmë. Shkallët qenë hedhur në errësirë. Mbase për këtë ajo e pa të arsyeshme ta kapte për krahu, e krahu i saj e hutoi. Ai e ndjeu se nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë dhe,  çastin e fundit, në një dëshpërim epshi, kuptoi se ajo atë ditë nuk e dëshironte shtratin, shtrati ishte tepër larg. Ajo i qe qepur pas trupit dridhej si purtek dhe ai nuk e zgjati. Të mbështetur në murin pranë, e ngriti peshë, derisa ajo u bë e lehtë pendë. Në errësirën e vuajtjeve ajo klithi. Pastaj trupi i saj zuri të epej, të lëshohej ngadalë, ajo iu varë e tëra në trupin e tij dhe për një kohë të gjatë mbetën të mbështetur pas murit, në krahët e njëri-tjetrit.

   Sotë më duhej të pi, i pëshpëriti ajo. Ai vazhdonte ta mbante në krahë. Një frymë e freskët ajri i përplasej pas shpine, ia shpupuriste flokët dhe ai i ra në të se diku pas tyre qe vendosur një ventilator. Ajo u shkëput prej tij. Ai u mbështet me shpinë pas murit, duke vështruar gruan e re që zuri të rregullohej pak më tutje. Shkujdesja me të cilën ajo po vishej e tronditi.

 



Ishte e natyrshme që pasi të bënin dashuri ai të vishej në sy të saj e ajo në sy të tij. Në këtë akt intim ai s’kishte parë asgjë të veçant, asgjë të jashtëzakonshme, siç pa atë ditë kur i trullosur krijoi përshtypjen se kjo do të qe hera e fundit e gjithçka do të mbyllej me këtë shfrim të verbër epshi. Ajo u ulë në kolltuk me flokët ende të shprishura, ai zuri vend përbri saj. Balli i saj qe ende e mbuluar nga pikla djerse. Edhe balli i tij, ajo nuk e vështronte në sy. Të tijët ai nuk ia ndante. Ajo u ngritë, u ulë pranë tij dhe iu zhytë në krahërorë. Ai mendoi se ata kishin bërë dashuri në atë mënyrë për herë të parë. Ata nuk kishin bërë kurrë dashuri në këmbë, pas murit. Ai ia kaloi dorën midis flokëve. Unë nuk mundem pa ty, shpërtheu ajo, po të më lëshë do të bëjë vetëvrasje. Atij i përshkoi trupin një rymë i akulltë. Një shqisë tepër e ndjeshme e tij nuhati se përreth vinte era vdekje. Pa vetëdije ia mori kokën midis duarve, ia mbështeti në kraharorë. Dhe ia puthi sytë. Sytë ishin të përlotur. Qetësohu, belbëzoi, dhe më trego, ç’ka ndodhur. Ti s’ke arsye të jesh kaq e tronditur. Je një vajzë e re, asgjë më tepër, me të je i fejuar nuk ke pasur ndonjë lidhje më shumë se një fejesë të çoroditur. I shqiptoi këto me një zë të mekur. Nuk i besoi as vetë. Ai u mbush me frymë. Ideja e vajzës së re për të vrarë veten nëse do të thirrej edhe njëherë diku, e shkundi. Kishte qenë një ide e vjetër e tij, një sëmundje, ai vazhdonte të vuante nga mendimi për të helmuar veten. Ndoshta do të vuante tërë pjesën e jetës që i mbetej, midis dëshirës dhe sëmundjes, por ajo nuk ishte e sëmurë. Ai e shtrëngoi edhe më fortë. Dhe e puthi. Një pikë loti i saj mbeti në faqe. Dhe e përfytyroi me gotën e helmit në skajin e buzëve. Dhe e përshkuan ethet.. Kufoma ia ka prekur, ia ka marrë mes shputave të tij të ftohta, mendoi ai tek shihte duart e saj që dridheshin. Pastaj, vijoi ajo e zbehur, si ndodhen pikë për pike ato që i the ti. Pastaj e përcolli jashtë. U kthye në shtëpi, të rrinte i qetë.

   Të nesërmen, çastin e fundit i cingëroi celulari. Dhe kundrruall, e mbështjellë me një tis mjegulle, kushërirës së tij, ia bëri me dije se dikush e kërkonte. Atij iu tha pështyma në gojë. Është një vajzë i tha kushëriri butësisht. Përzemërsia e kushëririt ishte e papritur, dhe e çuditshme. E brejti një dyshim. Skena që përjetonte i kujtonte diçka të njohur. Doemos, tha, kjo është pikërisht momenti ku priste telefonatën e kufomës. Ajo kishte bërë vetëvrasje. Atijë iu dukë sikur ia shpuan trupin me mijëra gjilpëra njëherazi, sikur njëherazi po e kafshonin mijëra qenë të tërbuar. Ai nuk flejti më.

   Kur më në fund mbeti vetëm, duke kaluar nëpër korridorin e katit të parë për t’u ngjitur në të tretin, diçka e sëmboi. Ai qëndroi për një çast, rrëmoi trurin të gjente përse kishte qëndruar, tundi dorën dhe shkoi mëtej. Edhe e dinte dhe nuk e dinte ç’ishte ai sëmbim. Me siguri donte vetëm një gjë: tash e tutje do të vegjetonte si një kufomë midis të gjallëve. Të gjallët i përkisnin një bote tjetër. Edhe Lejla. 

 

POEZI marr nga libri:"Dashuria e hidhur"

 

SONTE

muzgu i mbremjes zuri te mertise

qielli eshte me lageshti

shirat e llastuar davariten perbirueshem

turren xhamave te brishte

qe rrembyeshem zhurmonin

duke lidhur plaget e kohes se lige

drunjt e molisur rrjepin vezullim imazhesh

kalamenden shlirshem

nen perpelitjet e rrebeshit vjeshtore

sonte ne dhomen e harruar prej koherash

ndritur nga nje driteze e zymte

nga shtrengata lemeritese trazohen ndjenjat

e nje njeriu te sfiduar te zhuritur

i dalldisur sodit grilave te dritares

shikimi i trishte shikon pikat e shiut

qe u gjasonin qeshjeve perbuzese

syte e lebyrur i davariten tek dritat

dhomave kundrruall qe sonte ka zere trishtimi

i kerrusur prane dritares

ne kujtese i fanitej fotografia

e denesjeve te neteve te thinjura

per ta shpjeguar ankthin e dhembjeve

qe pastaj te avullohej si vrundull

grilave te dritares dhe humbisej saora

ne peizazhet e imazhit te nje shekulli te trazuar.

 

                     TRENDASFILI I GHYMTUAR

 

ç'domethene te tretesh i teri e di veç qiriu

buzet shkrumosen nga ngrohtesia qe jep ajo

qielli digjet vriten meteoret

ajo me trupin e brishte shkelqen

floket e zeza korb ia shpupuris

kredhem ne gjinjt duke nuhatur lekuren

e ledhatoj dhe puthe gojen e zhuritur

trupat lakuriqe te puthitur perpeliten

derisa ne koftor drunjt kercellonin

e perqafoj dhe buzet e mia te helmatisura

ne vesh i pershperisin

te dua ty dhe kofshet e tua joshese

ajo e frikesuar largohet ne skaj

qane me qetesi sikur violinat

e kapluar me lot epshi e dhembshurie

s'kishte me drite ne shpirtin e saj

u ngrit saora u zhduk si vrundull

une rri ne krevatin e zhubrosur

rimbushur me perpelitjet e fundit intime

dhe nje puthje lamtumirese

para kembeve te mia

shoh gonxhen e gjymtuar

 

DIGJEM

 

dashuria

ne fije shkrepese

me shnderroi...

 

me afshin e buzeve te tua

nese me fryn...

digjem

 

Marr nga libri:"Dashuria e hidhur" 

 

 

 

 

 

 

           KUSH E KRIJOI KËTË GJITHËSI TË  PËRSOSUR?   Marr nga Libri:"Kodi enigmatik i Universit" Eroll veliu

                 

                       PËRSE NE JEMI TË KRIJUAR?                                      

 

    “Një ditë, materializmi do të mbahet në mend në histori si një besim primitiv dhe paragjykues që i kundërvihet si arsyes ashtu edhe shkencës. ”(Harun Jahja)

 

  “A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe në çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëbotë, cilës bised pos kësaj (Kur’anit) do t’i besojn?”(El- A’raf: 185).

   Ose, si thotë i Lartësuari:

  “ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë); Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”(Ali Imran:190-191).

                                                     

          

                  EKZISTENCË E VËRTETË - ALL-LLAHU 

 

       “ All-llahu” është emër në njëjës.

   Ky është emër i fshehtësisë e cila në vete ngërthen të gjitha emrat, atributet dhe veprat... përfshin çdo gjë në mënyrë të përsosur...

  Është me karakteristika të plota...

   Ky është emër personal i qenies së Zotit i cili është mbështjellë me fshehtësi... Të gjitha emrat e Tij të tjerë janë në korelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit.

  Mirëpo, askujt nuk i lejohet të thot se është All-llah.

   Asnjë krijes nuk ka pjesë në këtë emër. Ai është emër personal i Krijuesit. Ky është emër që qëndron vetvetiu, nuk është nxjerr nga askush, as nuk i nënshtrohet ndryshimit...

   Kur’ani pyet: ” A di se dikush e ka emrin e Tij”?

   Përkatësisht, a njeh dikë që do ta quaje All-llah, pos All-llahut?                                            

   Pra, çdo emër ka një kuptim. Ky emër privon kundërshtit... Ai nuk ka domethënie të kundërt.

   Ai  është emër komplet që përudh në domethënien e caktuar me tërësinë e vet, me pjesët e veta individuale dhe konsonantet e veta, dhe krahas asaj që i abstrahohen shkronj pas shkronje, ai, më në fund e ruan domethënien e vet.

   All-llahu xh.sh. ka krijuar çdo gjë. Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ka krijuar dhe krijon çdo gjë të gjallë. Nuk ka dyshim se Ai është ekzistenc e tërësishme. Nëse qeniet e gjalla janë më të përparuara se sa qeniet jo të gjalla, nuk ka dyshim se Krijuesi i këtyre qenieve të gjalla është ekzistimi më i plotë i tyre.

   Nëse çdo ditë e shohim “ Dorën e Fuqis Hyjnore “, se si krijon me miliona krijesa, duke filluar nga yjet, planetet, bimët , kafshët, njeriun, natën dhe ditën në formë madhështore, padyshim Krijuesi i këtyre krijesave, të cilat përsëriten për çdo ditë, është i Fuqishmi, i Gjithdijshmi, i Urti, Ai i Cili ka vullnet të pakufizuar.

   Andaj , Allahu është i Gjallë, ndërsa jeta e Tij është jetë më e plot. Pamjet e jetës të cilat i vështrojnë paraqesin gjurmë të dobët të jetës së të Gjallit, Vetekzistuesit, i Cili në të vdekurin e futë jetën, e që me frymën e Tij në sendin jo të gjallë, e futë jetën dhe lëviz.

  “ S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes  i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës ( së pemës). Ai nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni  (nga besimi)?” (El En’am:95).

  

   Ekzistimi i All-llahut shtrihet në amshimin e pafilluar, ku nuk mund të paramendohet kurrfar ekzistimi përpara Tij. Meqenëse çdo ekzistim Ai e ka krijuar, atëherë Ai të gjitha këtyre u paraprin. All-llahu është i Pari që imagjinata jote do të mendonte mbi ekzistimin.

   Më e habitshme është që heretikët i mohojnë fjalët e atyre që i besojnë All-llahut: Ai në të vërtetë është i pari dhe i paraprin çdo gjëje, në kohën kur materien (nebulozën substanciale) e përshkruajnë në mënyrë të njejtë dhe për te thon: nuk ka “Krijues”, dhe atë në kohën kur faktet e vështrimit janë gërshetuar, të cilat flasin mbi atë se gjithësin nuk e ka krijuar Ai që nuk ekziston, se kjo ka ndodhur pas asaj që nuk ka ekzistuar asgjë, se materia nuk është e para dhe pa fillim, ashtu siç pohojnë, por All-llahu ështe Krijuesi i saj dhe Ai është i Pari.

  

 “ All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe  ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s’ka mbarim, I Dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë”(El Hadid:1-3).

  

 Kur All-llahu ekzistonte i vetëm në amshueshmërin e Vet, dëshiroi të njihej dhe, me anë të shfaqjes së atributeve të Tij, e krijoi këtë gjithësi.                                                 

   Të gjitha atributet hyjnore, ato që i dimë si dhe ato që s’mundemi t’i njohim, kanë tri vende ku shfaqen në formën e tyre më të përsosur:

  

   a.     Gjithësin

   b.     Kur’anin e lartësuar

   c.      Njeriun

    

Gjithësia është shfaqja, konkretizimi praktikë i të gjitha atributeve hyjnore, kurse Kur’ani, shfaqja e tyre në fjalë. E thënë ndryshe, Kur’ani është gjithësia e formësuar si fjalë.           Kurse njeriu si esenca e gjithësis, si bërthama e saj. Sepse njeriu është qenie e vetme që ka pjesë shumë a pak prej të gjitha atributeve të All-llahut. Ky është edhe shkaku që njeriu përmendet si “krijes e nderuar”. Ndërkaq, me që tek njeriu ka shfaqje edhe të atributeve hyjnore të forcës, si Mudil (shtytës), Mutekebbir (imponues), etj. Edhe atributeve të butësis si Hadi (orientues) Rrahman (mëshirues), Rahim (bamirës) etj., natyra e njeriut është e prirur edhe kah e mira, edhe kah e keqja, është e aftë për të bërë edhe mirë, edhe keq.  Me që engjëjt nuk kanë aftësi dhe mundësi për të bërë keq njeriu, duke përparuar në rrugën për t’u bërë” i afërti i Zotit,” ka mundësi për t’i kaluar edhe ata.

                            

                           GJITHËSIA                                                              

                                         * * *

   Ne udhëtarët e kësaj anije kozmike që quhet Tokë, e dim se ajo, së bashku me planetet tjerë të sistemit diellor, tashmë me miliona vjet depërton nëpër kozmos... Kurse Dielli, në shoqëri të qindra mijëra milion yjeve tjerë formon, duke lundruar, qytetin, emri i të cilit është Galaktik... Ka edhe me qindra mijëra miliona galaktika të cilat sikur kjo, lundrojnë në gjatësinë dhe gjërësinë e padukshme dhe të pafund të kozmosit.  

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora