E diele, 28.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Ziko Ll. Kapurani: Dokumenti

E merkure, 14.07.2010, 08:24 PM


D O K U M E N T I

 

Tregim nga Ziko Ll. Kapurani

 

Megjithese prilli kish dite qe kish hedhur kembet, stina e re i ngjiste nje dimri te hidhur. Nuk guxonte kush te vishte pranveroret, pervecse ndonje bajame mendjelehte, e cila e pesonte. Duke u munduar te fshihet nen jaken e xhaketes, nje mustaqepadirsur hyri  ne urbanin e linjes me numer 20. Prinderit e tij kishin ardhur  nga nje fshat i vogel diku ne rreze te nje mali me emer nga vendi fqinj. Ai nuk kish shkuar atje vecse dy here. I pelqente, po nuk mund te rrinte atje me shume se disa dite. Netet i dukeshin te huaja. Dhe njerzit te huaj, packa se i kish gjaku i tij. Ai u lind dhe u rrit ne kete vend te huaj me tjeter diell, me tjeter muzg, qe pak e nga pak iu be i domosdoshem, nje shqise me shume ne qenien e tij. Shkeli  bileten nxitimthi ne mekanizmin elektronik dhe syte i zune nje vend bosh ne ndenjeset e fundit. Ndiheshe disi i lodhur. Gjithe diten kish furnizuar nje betoniere, e cila nuk thosh kurre  “mjaft”. Nuk mund te qendronte shume ne kembe. Nxitoi dhe ulet. Ish nje nje e ulur e kendeshme, midis dy zonjave qe kundermonin ere trendeline dehese. I  erdhi mire. Sikur iu ngroh shpirti.  I pelqeu prania e tyre, prekja me sup dhe gjunje. Kur mendonte qe kjo rruge nuk duhej te mbaronte shpejt, kur fantazia e tij perpunonte me te guximeshmet, zonja e krahut te majte, nje kullumbri qe ta mbaje ne goje, u ngrit, nxori nga canata nje deshmi me fotografine e saj, e zuri mer kapse ne jaken e xhaketes dhe iu drejtua djaloshit:                       

      ?Bileten, ju lutem!

     Nuk kish pse te shqetesoheshe. Asaj zonje aq te bukur duhej t’i sillej xhentilmen. Bile u perpoq ta mbante me nje buzeqeshje, por ajo i ktheu krahet duke kontrolluar pasagjeret. Te gjithe ne urban ishin te rregullt, pervecse nje plaku, i cili, me  nje karroce dore te mbushur me vjetersira, bente kryqin vazhdimisht.  Kontrolluesja nuk i dha rendesi. Nuk e shikonte te rruges  te merrej me mungesa te kesaj natyre . Nderkohe, nje mesoburre i rruar taze, se c’i  peshperiti shoferit dhe urbani frenoi  cuditerisht.

     - Po kjo e keqe mengjes- mengjes!- i hapet i riu zonjes tjeter ne krah, nje fytyre rrumbullake, mjaft simpatike, por qe nuk e fshihte dot moshen nga disa rrudha rreth syve.  Ajo nuk dha e mori, por u ngrit dhe thirri me nje ze mjaft te ashper, te prere, urdherues:

     - Lutem, te huajt te zbresin poshte!

      Nje heshtje mortore, e shoqeruar me hapa te lehta, pushtoi gjithe ajrin e atij mengjesi. Gati gjysma e urbanit u gjend poshte, nen rrethimin e kater xhipave me me nje skuader policesh, te armatosur me shkopinj gome.  Djaloshi nuk levizi nga ndenjesja e tij, packa se dokumenti i tij e tregonte te huaj. Nje levizje e vogel e tepert te jipte  prapanices maja kepuce te forta.  Fytyra te vrara, te munduara. Ato ishin te ngjashme me kete mengjes, i cili po vonohej te zbardhte. Ruse, shqiptare, kineze, irakiene, deri ne raca te zeza me vrimat e hundes te gjera dhe floke kokoridhe, shikoheshin njeri tjetrit, pa hapur gojen. Ishte nje fare mpirje. Nje shtatlarte, nga sa peshperitej, serb, beri disa levizje energjike, te deshperuara per t’i shpetuar kontrollit, por nuk mundi. I hodhen prangat. Kinezet, duke nxjerre  ca tinguj te cuditshem per veshin e vendasve, me shume i ngaterronin policet, sesa i pergjigjeshin pyetjeve te drejtuara. 

     - Po ti, pse zbrite me te huajt?- iu drejtua zonja fytyre rrumbullake nje mesoburri  te dobet, te paqethur, gati skelet,  cili mbante ne duar  dokumentin e nenshtetasit grek.

     - Po une jam  polak,- shpjegoi ai me nje greqishte calamane. –Ra komunizmi, u keputen telat e roberise…

     - Si?- e nderpreu i habitur nje polic kockemadh, qe degjoi dialogun. – Kini fallsifikuar?

     - Kam fallcifikuar shpirtin tim,- vazhdoi polaku,- por jo dokumentin. Para me shume se gjysem shekulli im gjysh, per arsye urie, u largua prej ketej. Ai nuk u ndje kurre polak. As babai, kockat e te cileve prehen ne nje cep te Varshaves.  Dhe  ia gjeta kartat. Ai ish mobilizuar ketu me “jo”ne e Metaksasit ne luften italo greke.  Ndersa une….

     - Cfare ti?- e ngacmoi polici.

     - Une, ja, per t’i shpetuar ndjekjeve, bera kerkesen. U bera grek. Po une prape ndiqem. Ndiqem nga ndergjegjia ime. Ndiqem dhe ne gjume. Ja kush me zbriti mua tani me te huajt? Dikush me urdheroi, nje demon i padukshem. Ai jeton brenda meje. Me e keqia, sa vjen e behet me i forte. Nuk shpetoj dot nga perndjekjet.

     Skuadra e policeve e kaluan per te lajthitur. I dhane urdher te mos ngjitej ne urban ku behej kontrolli i shtetasve greke. Nga fundi i autobuzit mustaqepadirsuri, u tregoi policeve lejen e tij te qendrimit.

    - Pse nuk zbrite me te huajt?- gati sa nuk iu kercenua polici i kontrollit, nje barkmadh ne moshen e pragut  te pensionit.

     - Po une ketu jam lindur!- u ankua i riu. –Ndihem grek. Ketu kam shoket, rruget e mia, te dashuren, shkollen time, punen. Dokumenti im nuk me shpreh, ai eshte i huaj per mua. 

     - Mjaft!- iu shkreh polici.- Paraqitu tek shefi! Ke mashtruar.

     - Per bese!- u betua djaloshi. – Dokumenti mashtron. Une ja, jam i paster,…- fliste rrjedhshem duke bere kryqin.      

     Lutjet e tyre nuk i degjoi kush. Polaku dhe djaloshi kokeforte, nuk mund te vazhdonin me rruge. Nen kontroll te armatosurish, u hipen ne xhip. Pa pranga. Po sikush prej tyre i ndjente ne brendesi disa pranga munduese, cfilitese, qe sa vinin e shtrengoshin duke u futur me thelle ne shpirt. Mbas pak u gjenden para shefit, ne nje zyre  gjithe shkresa, diku ne qender te qytetit. Zyrtari i larte, pasi u kontrolloi dokumentat, mblodhi supet dhe iu drejtua policit qe i solli.

     - Me falni, po c’te keqe ka ketu? Njerzit jane brenda ligjit.

     - Jo,- u hodh polaku,- Ja shikome ne sy! A nuk hapen atje blerimet polake? Po keshtu hapen dhe ne zemer, qarkullojne tok me gjakun tim. Nuk me ngroh ky Diell, sado i bukur te jete …

     - Po ti?- iu drejtua djaloshit.

     -  Une, zoti shef, nen diellin grek me lindi koka. E dua kete diell, eshte i imi. Besomeni, dokumenti im fallcifikon, ka frike te thote te verteten.

     - Merrini!- urdheroi policin, i cili ish harruar ne krruajtjen e hundes se vet.- Perse m’i sollet mua? Jini ngaterruar. Nuk jini te zote per asgje. Kot e hani buken.

     Pastaj u kthye nga dy pasagjeret, te cileve tani u kish humbur dita e punes:

     - Jini te lire! – Por degjoni,- vazhdoi shefi gati indiferent,- nuk beni keq te beni nje vizite te mjeku psikiater. Policia nuk ka pune me ju.

     Pa kthyer mire shpinen polaku dhe i riu, shefi u thirri te kthehen .

     - Me falni!- u tha me ze te ulet.- Me ngaterruan shejtanet. Ju thashe te vini tek ndonje doktor psikiater. Jo, nuk jini per atje. Ju i kini katerqind grem. Shkoni atje ku hartohen ligjet, ne parlament. Ne vetem ekzekutojme. Me kuptoni? Ne parlament, atje hartohet kushtetuta. Me kuptoni djemte e mi? Atje! Ata duhet te shkojne ne mjeku psikiater,- dhe krroi koken si per t’u cfajesuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora