E enjte, 01.05.2025, 05:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Fate të trishta poetësh

E merkure, 14.07.2010, 08:38 PM


Fate të trishta  poetësh

 

"Pushteti i  i njerëzve shfaqet me Poetin!"

G Ë T E

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Cironka e De Radës

 

Cironka proverbiale  në xhep të De Radës

Emërues i përbashkët(ndjek poetët radhas)

Poeti që  zemrën vë në të tijat vargje

Jeton i përkor(nuk ka miell në magje)

 

 

Poetit X...

 

"Eh,Seriozha,ti vet e prishe jetën tënde!..."

Demjan Bjedni

 

E pashë që ecte avash;se s'donte t''u nxirrte "bojën"

Këpucëve që si tek Luli i vocërr kishin hapur gojën

Kostumin të roitur,të rrjepur tek jaka

Nga vargjet i ndritur,sa për mua është:ajka!

 

Qysh në mëngjes "esull",i pirë e bërë karroqe

Se jeta e vu poshtë(ah,jetë,moj kodoshe!)

Në duar mban një çantë(nga ai:dhe më e vjetër)

Dhe ka në të një laps,pa ka atje dhe letër.

 

Çuditem unë me vargjet( sa kthiellët:si kristal)

Në vargje buron jetë:në vargje ka dhe mall

Dhe godat një nga një,përditë,mjerisht,i kthen

Ky "hall" i tij më zë...dhe më bën ujem.

 

 

Requem për Zydi  Moravën

 

Lirikat e  tua i "piva",more Zydi Morava

Dhe aq u "deha",sa me lot si grua qava.

 

Jetove si në luftë se nuk pranoje terr

Ndaj dhe të kafshoi keqas qeni Cerber

 

Me andra në jetë sa shkove dhe në Ferr

Në vargje kumbon jetë(lirika-mjaltë e sheqer)

 

Aspirove për dritë dhe për dritë bëre apel

Ligavecët e pistë t'u  bën pas-ferrë.

 

Ferrë e gjëmba;shkopinjtë mbi kurriz

Se vargu yt i ëmbël,i shponte si me shtizë.

 

Këta ligavecë të pistë,të keqët liliputë

Jetën ta shkurtuan dhe shkove në tabut.

 

I ri shkove nga bota,po pas le një emër

Pa fli i qetë,o mik,të duam ne me zemër.

 

 

Poet!

 

"Pushteti i njerëzve shfaqet me Poetin!"

Gëte

 

Poet!Ke dalë pak si jashtë loje

Si në lojën e shahut bie në "ceitnot"

Mos u ligështo,në se pak lexohe

Unë e di mirë:s'e meriton këtë notë!

 

Se koha është e keqe;ngarkuar me strese

Ku veç paraja dhe mashtrimi po lozin harushë

E di mirë,Poet,ti s'ha  prej asaj "gjelle"

Dhe kjo kohë përverse me inat të mbush.

 

Mos u praps dhe vargjtet ktheji në pushkë

Mbushur me fishekë për të vrarë prapësitë

Se dhe në kohë paqe një poet është si në luftë

Ndaj s'i ndahen gjëmbat dhe e kryqëzojnë si Krisht.

 

 

"vizita"

 

Mbrëmë,në mesnatë,Gjysh Woollti,më erdhi për "vizitë?!"   *

Domethënë shkruake vargje,- më tha,- mor jezit?!

Ke vendosur,si duket,dhe do të bëhesh Poet?

Ja,tek ta thotë GJysh Woollti,do mbetesh pa brekë.

 

Kaq tha gjysh Wollti dhe qeshi,mandej,hi-hi

S'arrita më ta pyesja(u zgjova unë tani...)

 

*Woolt Wetman

 

 

Alan Ginsberg

 

Dhe bërtiti snobi(si  Cezar romak):

-Ma nxirrni përjashta këtë palo endacak!!!

 

-Zotni,nuk mundemi se është Poet!

-Më plasi trapi!-tash bashtoja thërret

 

E nxorrën jashtë Poetin e varfër

Dhe nuk ka ndodhur larg,por aty nga viti 1964.

 

Ku do thoni?Në Masaçuset

E kush vallë pyet për ty,o poet?!!!

 

 

Nuk e di

 

Nuk e di se ç'kanë me mua poetët

Ke parë  që s'më lënë hiç rehat

Sa ikën njëri,brromp vijnë të tjerët

Më vjen dhe pak turp:më gjejnë në krevat.

 

Domethnë,me ta flas në ëndërr

( ku ma mban mua  me ata të flas?!)

Vjen Sharl Bodleri me një brengë-zhgjëndërr

Paul Valeru ja tek vjen më pas.

 

Zënë e më çudisin me vargjet e tyre

Unë veç i dëgjoj...edhe mbes gojëhapur

Të keqen e ëndrrës(shpëtova prej mysafirëve)

Ku kam çap unë,me ta për 't'u matur.

 

....

E ku ta di unë,ç'kanë me mua poetët?!

 

 

Fati i poetëve

 

I çuditshëm është fati i poetëve

Shpesh,po t'i shihni,jetojnë në përkorje

Dhe sado me vargje janë burim jete

Të lënë janë nga shteti,si fare pasdore.

 

Të varfër,xhepbosh,janë poetët

Të ndershëm,idealistë të pacakë

Njerëz"Nderojeni Poetin!

Shtet!Pse i bën poetët zëmërakë?

 

Se,kur zëmërohet Poeti,

Jo për varfërinë e tij,po për padrejtësinë

Zmërimi i tij më i fortë se tërmeti

Dhe Fjala e Poetit  ka përmbysur mbretërinë.

 

13 korrik   2010



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx