Mendime
Baki Ymeri: Femrat që mund ta ndryshojnë botën islamike
E merkure, 14.07.2010, 08:59 PM
 Femrat që mund ta ndryshojnë botën islamike
Femrat që mund ta ndryshojnë botën islamike
Nga Baki Ymeri
Janë të bukura, të mençura dhe të pasura. Të ndodhura mes dy botësh, Orientale dhe Oksidentale, princesat e botës islamike përpiqen dhe arrijnë ta ndryshojnë mentalitetin e femrës në botën e një bote të ngrysur. Shpeshherë, madje edhe në hijen e burrit, sovranet e kësaj bote fillojnë ta imponojnë dalëngadalë edhe në plan ndrëkombëtar. Rania e Jordanisë është e e bukur, seksi dhe e pasur. Militon për paqë dhe është më shumë se një Zonjë ngase është Zonja e Parë e këtij vendi – Mbretëresha, bashkëshortja e mbretit të Jordainësë. Vjen nga një familje palestineze dhe është martuar me mbretin e Jordanisë, Abdullahu i II-të, më 1993, duke u bërë në ndërkohë “Diamanti i Kurorës Mbretërore” që konsiderohet si mamaja e mbretit. Ajo ka përfituar respektin e miliona njerëzve përmes bukurisë, angazhimit dhe modernitetit të saj. Stili i veshmbathjes së saj është i thjeshtë, por i rafinuar, një stil që bën senzacion, ngase Rania e shfrytëzon elegancën si një armë politike kundër fanatizmit islamik. Ajo konsideron se femrat e botës myslimane nuk janë të obliguara të mbajnë shami/peçe, duke arritur ta abrogojë ligjin lidhur me “deliktin e nderit” që lejonte mbytjen e gruas nga farefisi i saj po qe se kjo e ka “çnderuar” në ndonjëfarë mënyre ndonjërin apo familjen e saj. 
 Lalla Salma Bennani është “Atletja e parë Mbretërore” e Marokut. I pëlqejnë stolitë e shtrenjta dhe është gruaja e parë e familjes mbretërore, e njohur publikisht me një titull mbretëror. Që kurrë se është martuar me mbretin Mohamed i VI-të, princesa Salma është bërë një model  për grate e këtij vendi veri/afrikan. Ajo përfaqëson gjeneratën e re që e përjeton jetën modern, pa i mohuar traditat, kulturën dhe historinë e Marokut. E konsideruar si “Bukuroshja e Marokut”, Lallën e kanë dashur marokanët jo vetëm ngase ka elegancën e një zonje të Hollywoodit, por edhe për mënyrën se si është bërë e njohur duke e flakur vellon që nga dita e martesës. Pa patur ndonjë qëndrim sfidues apo rebel, princesa është implikuar në jetën publike, sidomos në projekte të mirëbërësisë, duke krijuar më 2005 Association to Fight Cancer, një organizatë nonprofit qëllimi i së cilës është t’i ndihmojë ata që vuajnë nga kjo sëmurje. Për këtë ka përfituar Sharjah Voluntary Work Award, njërin nga çmimet më importante (të rëndësishme) në botën arabe, që i konferon mirënjohjen e vullnetarizmit. (Ka dhe më)

P. S.
Përshëndetje nga shqiptari që e don Shqipërinë para se të krijohet bota! (B. Ymeri)

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg