E merkure, 30.04.2025, 05:03 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Shtëpia që nxitë frymëzime

E hene, 14.06.2010, 09:58 PM


Shkrimtari disident Kinez,Bei Ling ,me shkrimtarin Sabit Rrustemin dhe autorin e këtij reportazhi.
Shkrimtari disident Kinez,Bei Ling ,me shkrimtarin Sabit Rrustemin dhe autorin e këtij reportazhi.

 

SHTËPIA QË NXITË FRYMËZIME

(Mbresa nga vizita me shkrimtarin Sabit Rrustemi në Shtëpinë e Nobelistit gjerman ,Hainrich Bëll)

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Me shkrimtarin Sabit Rrustemi,përndryshe këshilltar politik i z/kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Ramë Manaj,gjatë qëndrimit dyjavorë në pjesët përëndimore të Evropës si në;Gjermani Belgjikë,Francë e Austri si dhe me rapsodin Agim Gashi,bëmë një vizitë edhe në shtëpinë e shkrimtarit nobelist gjerman Hainrich Bëll e cila sot është shtëpi shkrimtarësh nga e tërë bota.

Fondacioni i krijuar:"Hainrich Böll Stiftung" i cili tani më, numëron 27 zyra ndërlidhëse në botë ishte strehë edhe e një numri të madh shkrimtarësh shqiptarë.

Impresionet e e vizitës sonë fillojnë që nga pamja e parë e shtëpisë së Bëllit,e ndërtuar prej guri si në arkitekturen e vjetër shqiptare.Hapja e portalit të shtëpisë dhe ndeshja e befasishme me Skulpturën e Agim Çavdërbashës e punuar gjatë qëndrimit të skulptorit tonë të njohur këtu,qëndron në oborrin e Hainrichit si sinonim i krenarisë shqiptare,ishte një emocion tjetër që shpërtheu gjer në lotë.

U interesuam edhe për të veçantat e shkrimtarëve,artistëve e krijuesve shqiptarë që kishin patur fatin dhe nderin e qëndrimit në këtë shtëpi si bursistë të këtij fondacioni.Duke shfletuar Ditarin nga Libri i përshtypjeve,shkrimtari Sabit Rrustemi çfaqi gëzimin e tij që po shihte gjurmët e shkruara të kolegëve dhe të miqëve të tij si;Qosja,Podrimja Çavdërbasha,Zhiti,Lubonja, Arapi, Tufa,Leka,Jonuzi,Gashi etj.Ai, aty u njoftua se ndonjëri nga shkrimtarët shqiptarë madje edhe ka arritur të mbledhë frymëzimet dhe me motive të kësaj treve, të botoj edhe ndonjë libër,si bie fjala, shkrimtari Adem Gashi me "Portali i fshehtë i jetës".

Libri shqip gjendej edhe në bibliotekën e pasur të kësaj shtëpie.Duke ç'prishur rënditjen e tyre me qëllim njohjeje me numrin e tyre, tek po dëgjonte zërin tonë pak sa më të lartë na vie pranë,krejtë rastësisht e pahetueshëm bursisti i tashëm që po qëndronte aty.Ishte shkrimtari,poeti,eseisti e disidenti kinez, Bei Ling(Huang Bei Ling),i cili për shkrimet e tij kritike e të hapura kundër regjimit kinez në vitin 2000 ishte burgosur nga shteti totalitar dhe vetëm me ndërhyrjen e shkrimtarëve të mëdhenj botëror dhe të qeverive të shteteve të mëdha, të cilave u prinin SHBA-të dhe Gjermania ai ishte liruar. Këtu duhet vequar sidomos përpjekjet e shkrimtarëve gjerman Günter Grass e Suzan Sontag për lirimin e shkrimtarit disident Bei Ling,i cili në Panairin e Librit në Frankfurt të Gjermanisë,në vitin 2009,me paraqitjen e tij të ashpër ndaj pushtetit në Kinë,ishte bërë shkaktarë gati i prishjes së marrëdhënieve midis dy shteteve. Bei Ling është i një gjenerate me shkrimtarin Rrustemi dhe kanë pika të përbashkëta të biografive të tyre,(kujtojmë këtu burgosjen e Sabit Rrustemit,për botimin e tregimit:"Nën maskën e mysafirëve",me 1.Prill 1981 në revistën Fjala).

Këto ishin pikënisje e hapjes së dyerëve të një bashkëbisedimi shumë të gjatë e të përzemërt mes tyre, ku vlerat e letërsisë, artit dhe kulturës ishin referencë integruese e universit të tyre letrar.

Shkrimtari Bej Ling i cili jeton në Boston të Amerikës,çfaqi interesim për njohje me shkrimtarët shqiptarë duke shkëmbyer edhe kartëvizita dhe adresa.

Duke shijuar më pas pjesë të bukura të natyrës të parkut nacional buzë shtëpisë së Hainrichit,në Langenbroich, shkrimtari Rrustemi identifikoi dhe një nga drunjtë më karakteristikë të llojit të halorëve, Përrnajën, të cilët tek – tuk janë mbjellur dhe rritur edhe në Karadakun e tij e që me gjasë, prejardhjen e kanë nga ky lokacion dhe janë bartur deri atje përmes motrave gjermane të nderit që kan shërbyer në Kishën.e Binçës (Viti) dhe të Dunavit (Gjilan) .

Në këtë park nacional shpesh vinte edhe poeti ynë i madh Azem Shkreli i shoqëruar nga miq të tij mërgimtarë , në shenjë kujtimi për nobelistin gjerman, të cilin e çmonte shumë.

Në të kthyer nga kjo vizitë, shkrimtari Rrustemi u shpreh se, jorastësisht vizitohet kjo Shtëpi nga krijues e artistë të ndryshëm, vendesh të botës, sepse është shtëpi që nxitë frymëzime dhe krijime të reja.

Këtë qëllim ka edhe Fondacioni, i them duke dëshiruar që edhe neve shqiptarët ta kemi një nobelist dhe Shtëpi të tillë…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx