E enjte, 02.05.2024, 05:46 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Shenime nga Suedia nga fundi i vitit shkollor

E hene, 14.06.2010, 09:57 PM


 

MATURANTËT E GËZUAR IA SHTOJNË HIJESHINË QYTETIT

 

Nga Sokol Demaku

 

Muzika, buritë dhe kënga djaloshare ishin ato cka përshkonin rrugët e qytetit të njohur të textilit, qytetit të njohur suedez Borås sot.

Ishte dita kur maturantët e të gjitha shkollave të mesme respektivisht të të gjitha gjimnazeve të këtij qyteti festonin ditën e maturës.

Manifestimet veq ka kohë që kanë filluar me organzimin dhe mbajtjen e ballove për maturantët, e kulmimi i kësaj ishte sot me marrjen e rezultatit të arritur në mësim dhe festimin e maturës.

Flokët, fustanët, grimi tek shumë vajza të reja ishin karakteristikat kryesore të këtyre mbrëmjeve të maturës jo vetëm në Borås por thuajse në gjithë Suedinë. Pra ballo e maturës është ajo cka e karakterizon këtë kohë apo si të themi këtë fillim qershori për cdo vjet këtu në Suedi.

Por edhe djemtë nuk ishin prapa me këto të reja edhe ata me veshjet e tyre karaktersistike, me kostume dhe frizura modo tregonin ate se edhe ata festojnë së bashku me shoqet e tyre dhe vallzojnë në ballon e maturës.

Êshtë intresant se e gjihtë kjo kushton, por tek të rinjët maturant nuk ka shumë rëndësi, të gjithë shpenzojnë shuma të mëdha mjetesh në këtë kohë apo për maturën, si në veshje apo edhe grim.

Në ballo maturantët do vijnë me limuzina luksoze të modeleve më të shtrenjta të cilat huazohen special per këto manifestime, edhe kjo edhe më ia shtonë hijeshin një manifestimi të tillë rinor me traditë të lashtë këtu në Suedi.

Të gjithë do garojnë kush ka kostum më të mire, me të shtrenjtë, grimin më të mire, kush ka rregulluar frizurën më të mire, këto janë disa karakteristika të këtyre ballove.

Kulmin e manifestimit maturantët e kanë ditën e perfuindimit të viti shkollor pra me njëmbëdhjtë qershor kur edhe atyre u komunikohet sukesei I arritur gjatë viteve të shkollimit në gimnaz.

Êshtë shumëintresant edhe kjo ditë kur maturantët e të gjitha shkollave të mesme festojnë në menyrë tradicionale këtë ditë.

Vetura të vjetra, kamion të rendë  klasik të cilët rregullohen  special për këtë ditë janë mjete transporti për maturantët e posa diplomuar. Edhe këtu të rinjët dhe të rejat maturantë shpenzojnë mjete finansiare në menyrë që ata të garojnë se cili mjet transporti do jetë i rregulluar më mire dhe do prezentojë më denjë klasën apo grupin e maturantëve.

Kjo është nje traditë e lashtë thonë vendasit dhe se duhet vazhduar edhe nga gjenretat që vijnë, sepse ka efektin e vet pozitiv kur kemi të bejmë me maturantët e shkollave të mesme dhe manifestimet e tyre tradicionale këtu.

Një manifestim rasti në lokalet shkollore së bashku me maturantët dhe prindërit, urime për maturantët dhe dollia e përbashket me shampanjë, keto janë disa nga karakteristikat e kësaj dite madhore për të rinjët maturantë.

Pastaj një sheti jashtzakonisht tërheqëse dhe impresionuese me mjetet e transportit të rregulluara enkast për këtë ditë parakalim nëpër rrugët e qytetit, buritë, muzika nga kamionet të cilët lëvizin pa nda nga një skaj në skajin tjetër të qytetit dhe vallëzimi i maturnatëve në podiumet e kamioneve janë karakteristika shumë interesnte dhe terheqëse për qytetaret kurreshtar që nga trotuartët përcjellin këtë manifestim madhështor të të rinjëve këtu.

Êshtë shumë kënaqësi të shohish së bashku në ballo mature të rinjë dhe të reja të kombeve dhe kombësive të ndryshme të cilët jetojnë dhe mesojnë së bashku këtu. Ata janë si një, janë unik në të gjitha, pra kjo është ajo cka edhe më ia shtonë madhështinë një manifestimi të tillë këtu në Suedi.

Ne takuam edhe të rinjë tanë, pra bashkëkombas tanë të cilët kishin kryer maturën këtë vit në qytetin Borås.

Në fytyrat e të gjithëve shihej gëzimi, shihej jeta, shihej entuziazmi rinor që së bashku me të rinjët tjerë ta qojnë jetën përpara.

Ishte kënaqësi që në mesin e mija maturantëve dëgjohej edhe fjala shqip. “Urime biri/bija ime matura!”,

Këto ishin  fjalët e prindërve tanë në këto manifestime.

Kjo ishte kënaqësia e jonë, zemra të bëhej mal, shpirti të gufonte kur degjojë këtë urim në gjuhën e  nënës në gjuhën e embël shqipe.

Këta të rinjë maturantë janë e ardhmja e jonë thonë disa nga të pranishmit në manifestim, këta do jenë ata të cilët me dinjitet do prezentojnë kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe në këtë pjesë të Evropës, e ne jemi krenar me këtë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora