E marte, 30.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: Azem Shkreli gjalloi përsëri, me porosinë e tij për poetët

E merkure, 26.05.2010, 09:59 PM


AZEM SHKRELI GJALLOI PËRSËRI, ME POROSINË E TIJ PËR POETET

 

„Mos u bej poet, nëse s´mund të lindësh

Me secilin varg, të lindësh në secilën fjalë”

 

Nga Pal Sokoli

 

Me 23.05.2010, Ennepetal - Në shtëpinë e kulturës në Ennepetal;(“Haus Ennepetal”– Ennepetal ) Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, organizoi një manifestim të pasur kulturorë në përkujtim të korifeut të letrave shqipe Azem Shkrelit. Në këtë manifestim morën pjesë mbi dy qind  intelektualë dhe dashamires të këtij manifestimi Shkrelian.

Pas antonimit të himnit dhe përkujtimit të dëshmorëve të rënë për lirin e Kosovës, z. Naser Halili(prezantues) përshëndeti të pranishmit në emër të LSHAKSH-së dhe kryetarit të saj Martin Çuni dhe prezantoi mysafirët e nderit qe nderuan manifestimin tonë më pranin e tyre.

Fjalen e mori z.Ismail Syla përfaqësues i qeverisë se Kosovës, i cili përshëndeti punën qe po bën Lshaksh-ja në Gjermani dhe familjen Shkreli dhe të gjithë të pranishmit. Z. Syla ndër të tjera  tha:”nuk është e rastit qe ndër perlat më të bukura të letërsisë shqipe”Bagëti e Bujqësi” e N. Frashrit dhe “Këngët e Milosaos” të J. De Rades janë shkruar në mërgim” kështu qe unë nuk kisha bërë kurrfarë dallimi në mes të krijimtarisë  artistike në mërgatë dhe të asaj në vënd; “Arti është art dhe nuk është me rëndësi ku krijohet ajo” dhe në fund uroj qe të kaloj mbarë ky takim i sotëm dhe suksese në veprimtarinë e ardhshme. Recituesi i Lidhjes Musa Mulolli, e hapi pjesën artistike me poezinë “Përshëndetje më miq” të Azem Shkrelit.

Fjalën kryesore për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit e kishte z. Vehbi Musa.

“Jam i privilegjuar shumë qe kam  fjalën e rastit për këtë figurë amblematike të  artit dhe të letërsisë shqiptare, qe la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe letërsinë shqipe. Kush nuk i ka përjetuar thellë Dramat e Azem Shkrelit”.Veprat e tij janë të përkthyera ne disa gjuhë të huaja dhe krahasohet me figurat më të mëdha të pendës botërore.

Z. Vehbi Musa, filloi më kronologjinë e bujshme të veprimtarisë artistike të Azem Shkrelit, veprimtari e cila do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e lexuesit shqiptar.

”Gjeografia poetike e Azem Shkrelit është gjeografi e të gjitha trojeve shqiptare,drama e përjetuar e shqiptarëve. Personazhet e veprave të Azem Shkrelit janë të tillë qe nëpër mes tyre me së miri diti të personifikojë  apologjitë e veta dhe porosit e mëdha” tha z. V. Musa. Ai citoi vargje mbresëlënëse nga poezitë  dhe nga proza e Azem Shkrelit.”Duke i bërë homazh sot Azem Shkrelit, ne po i bëjmë homazh korifeut të madh të letërsisë shqipe”përfundoj z. Vehbi Musa.

z. Ferdinand Nokaj, para artdashësve gjerman në gjuhen gjermane bëri prezantimin e jetës dhe veprimtarisë së Azem Shkrelit, duke e cekur se lexuesi gjerman tanimë e njeh nëpërmes të përkthimeve të poezive të tij. Ai përshëndeti edhe veprimtarinë Lidhjes se shkrimtarëve qe po bënë shumë për mbajtjen gjallë të kulturës shqiptare në Gjermani.

Ne skenë doli, Merita Shkreli (mbesa e A.Shkrelit-gjithashtu autore) e cila përveç se përshëndeti ëmbël në gjuhën shqipe, recitoi  disa poezi në gjuhën gjermane dhe u prit me shumë dashamirësi nga të pranishmit. Poeti Dibran Demaku përshëndeti takimin me një poezi përkushtuar Azem Shkrelit me titull;”Ai e dinte një fjalë prej guri”.pastaj artisti Musa Mulolli recitoi edhe dy poezi nga perlat e Azem Shkrelit me titull;”Kashelashë për Atdheun” dhe “Te guri i Martinit” kushtuar të madhit, Martin Camajt.

Artisti dhe rapsodi Agim Gashi,me një inskenim të shkurtër artistik qe paralajmëronte lindjen e Azem Shkrelit, këndoj një këngë kushtuar Azem Shkrelit.

Në emër të familjes Shkreli manifestimin e përshëndeti,Valon Shkreli(i biri).Ai përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falënderuar shumë për pjesëmarrje në këtë manifestim duke e bërë edhe më të madhe ketë manifestim,gjithashtu përshëndeti përzemërsisht edhe organizatorët e këtij takimi dhe recitoj poezinë e babait të tij “Katër këshilla vetes”.

Sabit Rrustemi i cili gjithashtu kishte ardhur enkas për këtë manifestim nga Kosova, përshëndeti Familjen Shkreli dhe te gjithë të pranishmit, përshëndeti edhe Lshaksh. në Gjermani për punën e zellshme qe po bën  për ta kultivuar artin tonë shqiptar në mërgatë.

Sabit Rrustemi na  përcolli zotimin e Ministrisë se kulturës se Kosovës, për përkrahjen e Lidhjes së shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani. Sabit Rrustemi theksoj se ky eveniment i juaj,  plotëson respektin për poetin e madhe Azem Shkrelit i cili ka dhënë shumë letrave shipe. Me kënaqi fakti qe sot në aeroportin e Prishtinës, pash një panel me portretin e Azem Shkrelit,qe është për lëvdatë pasi qe jemi mësuar te shohim vetëm këngëtarë ose pjesëtarë të estradës popullore. z. Sabit Rrustemi na përcolli edhe premtimet e zyrtarve të ministrise dhe kultursë dhe sporteve se do të  përkrahë projektet e ardhshme të aktiviteteve të LSHAKSH-së në Gjermani.

Poetja Alma Papamihali – përshëndeti familjen Shkreli (dhe veçanërisht mbesen e Azem Shkrelit, Meritën) dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, dhe pasi qe lexoi disa përkufizime të figurave të mëdha të letërsisë dhe artit shqiptar për personalitetin e Azem Shkrelit, duke filluar nga Din Mehmeti, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Piro Mani,Robert Elisie, gjeneral Tomë Berisha, Roza Anagnosti, etj. Alma lexoi gjithashtu një poezi kushtuar Azem Shkrelit me titull”Azem Shkrelit”.

Znj. Renat Fürst përfaqësuese e SPD.së për Landin e NRW-së përshëndeti takimin dhe familjen Shkreli dhe njoftoj të pranishmit se njeh nga afër krajatat e popullit shqiptar dhe se tani është e  lumtur qe mund të vizitoni lirshëm Kosovën e juaj të pavarur.

Naser Halili prezantoi edhe një krijues tjetër në mërgatën tonë z. Bashkim Kajtazi dhe librin e tij “Ndërtimi i Sistemit Gjyqësorë te pavarur ne Kosove” të promovuar me 06.05.2010 në Institutin Albanologjik në Prishtinë, të pranishmëve ju dhurua nga libër nga vet autori.

Rapsodi Agim Gashi,  këndoi dy këngë me sharki duke i ngazëllyer te pranishmit me një parodi të shkruar gjithashtu,enkas për këtë takim.

Fjalën e mora edhe unë, Pal Sokoli,qe  pasi përshëndeta të pranishmit dhe familjen Shkreli, evokova takimin e fundit(tri ditë pa vdekur) me Azem Shkrelin qe shkonte për ta nxjerrë biletën e vdekjes ne atdheun e vet të shtrenjtë. Lexova edhe një poezi kushtuar Azem Shkrelit me titull;”Zoti foli shqip”. Poeti ynë Hasan Qyqalla, evokoi gjithashtu takime me poetin Azem Shkreli dhe lexoi poezi kushtuar Azem Shkrelit poezi kjo e pa publikuar gjer me tani, me titull;”Epitaf ne Kronikë”.

Poeti Avni Alija përshëndeti te pranishmit përzemërsisht dhe tha se “ndjehem shumë i privilegjuar qe gjendem  këtu ku është Azem Shkreli,” e them qëllimisht “është” sepse ai jeton gjithmonë në mesin tonë”.dhe lexoji poezinë e Azem Shkrelit”Saga për poetët”.

Z. Naser Halili na mbajti si befasi poetin e njohur Sabit Gecaj i cili ishte ardhur nga Zvicra posaçërisht për këtë manifestim .z. Poeti Sabit Gecaj, evokoi  se si ishte frymëzuar nga një takim me Azem Shkrelin dhe kishte shkruar një poezi me titull,”Trëndafili i zi”,të cilën e lexoj para artdashësve te këtij manifestimi.

Musa Mulolli recitoi poezinë”Projekt” të cilën poeti pothuajse përmbledhë  jetën e vet.

Lidhja e Shkrimtarëve ,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani muaj më parë kishte shpallur një Konkurs letrarë për veprat më te mira  artistike të viteve 2008/2009 nga krijues të mërgatës shqiptare,dhe qe do të shpërblen me disa shpërblime modeste nga Lshaksh-në gjermani dhe familja Shkreli qe jeton gjithashtu këtu. Shpërblimi mban gjithashtu emrin “Azem Shkreli” dhe mbetet me shpresë se këtë takim ta bëjmë tradicional.

Komisioni i  përbëre nga 1. Adem Gashi (Kosovë) 2. Vehbi Musa(Gjermani) dhe 3. Shaban Cakolli (Gjermani). Nga të gjitha prurjet qe kishin mbërritur në adresën e Lidhjes.. kishin vlerësuar tanimë shpërblimet për vepra artistike,ndërsa për pikturë kishte mbetur qe pikturat konkurruese të kishin edhe origjinalin për vlerësim direkt, kështu qe në mungesë të z. Adem Gashi u vendos qe të zëvendësohet me z. Martin Çuni.

Shpërblimi i parë “Azem Shkreli” për veprën më të mirë ju dha Shkrimtarit të zellshëm të letrave shqipe nga mërgata, z. Arif Molliqi, për romanin “Gruaja e vizatuar nudo”(400euro)

Vendin e dytë e ndanë poetja Alma Papamihali me përmbledhjen e saj poetike “Shtegtim pulëbardhe” dhe poeti Sadik Krasniqi me përmbledhjen e tij poetike”Ofshamë në Urnë” (secili  nga 150 euro).

Shpërblimi “Azem Shkreli” për vendin e tretë ju takoj gjithashtu dy poetëve të kësaj Lidhje..,z Dibran Demaku për përmbledhjen me tregime”Shpirtra të shiturdhe Pal Sokoli (artikullshkruesit)për përmbledhjen me poezi “Unazë Gjaku”.(nga 100 euro).Shpërblimi “Azem Shkreli “për pikturë i takoj piktores shqiptare nga Holanda, znj Arta Hajdari. për pikturën me titull;”Fryma e një kujtimi”, kolazh me teknikë të përzier,pastel,ngjyra uji dhe karbon. Përveç këtyre shpërblimeve LSHAKSH-ja ndau edhe tri mirënjohje për merita ne lëmin  e vet. 1. Dëshmorit të kombit ;Jashar Jashari-Strovci, për merita lufte,të cilën mirënjohje e mori e bija e dëshmorit; Bashkime Jashari. 2. Kardiokirurgu ynë i njohur këtu në Gjermani dhe anëtar nderi i LSHAKSH-në Gjermani,dr .Fatmir Dalladaku. për merita dhe ndihmë në lëmin e vet kardiologjie. Dhe 3. artistit tonë të nderuar Agim Gashit për merita në kontributin e tij për kulturë. Te shpërblyerit u falënderuan duke e ndier veten të privilegjuar për këtë çmim të dashur,çmimit “Azem Shkreli”.Këtë takim përveç zoterinjve Ismail Syles dhe Sabit Rrustemit,  e nderuan me pranin e tyre edhe sekretari i ambasadës se Kosovës në Gjermani z. Islam Spahiu, përfaqësuesi i konsullatës në Stutgart z. Imer Lladroci dhe kryetari i PD. për NRW, z. Sadri Lata.

Përveç përkrahjes morale qe jemi mësuar ta kemi shpesh nga ana e disave, kësaj radhe LSHAKSH-ja mori premtimet e ministrisë se kulturës dhe sporteve të republikës së Kosovës.

Ndërsa manifestimi i sotëm u mor në patronatin e  qeverisë se Kosovës dhe të kabinetit Hashim Thaqi. Manifestimet e tilla për figurat të mëdha të kombit janë edhe  nderë për institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Lidhja e Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani, përshëndeti një hap të tillë të institucioneve tona shtetërore dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim edhe me shoqatat të tjera simotra, qe aktivitetet ti zhvillojmë më një platformë të përbashkët kulturore në mbarë mërgatën. Një hap të tillë, e diskutuam edhe me disa  veprimtarë nga  shtetet fqinje, Zvicra Franca dhe Holanda. Pas këtij manifestimi, u bënë edhe fotografi të përbashkëta në përkujtim të shkrimtarit tonë të madh Azem Shkreli.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora