E marte, 30.04.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Presidenti Rugova - Emblemë e popullit dhe shtetit të Kosovës

E merkure, 02.06.2010, 09:59 PM


PRESIDENTI RUGOVA - EMBLEMË E POPULLIT DHE SHTETIT TË KOSOVËS

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Nën përkujdesjen e Degës së LDK për Gjermani dhe nën organizimin e aktivit të Ahenit me rrethinë, në Stolberg u mbajt Manifestimi përkushtues dhe kulturor në nderim të 24 Majit - Ditës së Presidentit.

Të pranishëm në kët shënim solemn të Ditës së Presidentit, në mesin e shumë mysafirëve dhe veprimtarëve, ishin edhe z.Sabit Rrustemi. këshilltar politik i z/kryeministrit të Kosovës, z Ramë Manaj, Gani Azemi, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe një delegacion i Degës së LDK për Beneluks, i kryesuar nga z. Kujtim Hajdaj, nënkryetar.

Kryetari Abedin Gashi, në emër të nikoqirit, pasi përshëndeti pjesmarrësit dhe paraqitjes së një letërnjoftimi të shkurtër të kësaj date si dhe veprimtarisë së LDK në këtë pjesë të Gjermanisë, tha se tash e tutje ky Manifestim do të jetë tradicional, në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

Me një fjalë rasti dhe përgëzimi për këtë manifestim dinjitoz, u paraqit edhe sekretari i Degës së LDK-së për Gjermani, z. Qazim Bajgoraliu, i cili rikujtoi se Presidenti Rugova, me vizionin e tij i hapi rrugën Kosovës kudo në shtetet e Perëndimit dhe ishte jashtëzakonisht përkushtues për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, pa e harruar për asnjë moment edhe kontributin e mërgatës shqiptare, dëshmi e së cilës janë vizitat e shpeshta të Tij këtu po, tash, dhe përkushtimi ynë si dhe zotimi për ta vazhduar denjësisht rrugën që na trasoi Ai.

Duke përshëndetur këtë Manifestim dhe këtë ditë të nderuar për Kosovën, z. Sabit Rrustemi, ish deputet dhe tani këshilltar i zëvendës kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramë Manaj , tha se institucionet e Kosovës dhe në veçanti Lidhja Demokratike e Kosovës, përherë dhe në çdo kohë do përkulen dhe nderojnë me pietet Presidentin historik , dr- Ibrahim Rugovën, do punojnë dhe angazhohen në frymën dhe vizionin e tij, vizion i cili e solli Kosovën këtu ku është sot .

Duke rikujtuar se ky shënim po mbahet pikërisht në 20 vjetorin e themelimit të LDK-së për Gjermani, z- Rrustemi nënvizoi edhe kontributin e madh që veprimtarët, anëtarësia si dhe simpatizantët e LDK-së që jetojnë, punojnë dhe veprojnë në Gjermani, bënë për Kosovën, të rreshtuar pas emrit dhe vizionit të njeriut të tyre më të dashur, udhëheqësit të përmasave ndërkombëtare, dr. Ibrahim Rugovës.

Tubimin e përshëndetën edhe z Gani Azemi, veprimtar i hershëm i mërgatës shqiptare dhe përfaqsues i Ambasadës sonë në Bruksel si dhe Kujtim Hajdaj , në emëer të degs sëë LDK për Beneluks.

Evokime nga takimet me Presidenitn Rugova shpalosën edhe publicistët dhe njerëzit e letrave, Muharrem Ramabaja e Faruk Tasholli e Ismet Mehmetaj, i cili u përqëndrua edhe në veprimtarinë e bujshme politike e intelektuale të dr- Ibrahim Rugovës.

Manifestimit, një fjalë përgëzuese për këtë ditë, përmes të autorizuarit të tij, Halil Rrustemaj, ia përcolli edhe veprimtari i njohur dhe njëri nga thmeluesit e degës së LDK për Gjermani, z- Hafiz Gagica.

Manifestimi për Ditën e Presidentit, më pas u përshkua me një program të shkurtër kulturor ku lexuan krijuesit, Hasan Qyqalla, Magjun Smajli, Gani Azemi e Agim Gashi, i cili u paraqit edhe me një rapsodi elegjiake për Presidentin Rugova. Ndërsa u përmbyll me dhënien e disa mirënjohjeve për veprimtarë dhe kontribues të çmuar për lirinë e Kosovës si dhe dhënien e librezave për anëtarët e rinj të cilët aderuan në LDK.

Mirënjohjen e vitit me portretin e Presidentit Rugova, bashkë me një orë dore, titulluar simbolikisht si Ora e Presidentit, kësaj radhe iu dha shkrimtarit dhe veprimtarit Sabit Rrustemi, i cili edhe u faleminderua në emër të të gjithë atyre që u nderuan me mirënjohje.

Në fund, orgnazatori i këtij Manifestimi, LDK për Gjermani ju drejtu me një telegram përshëndetës presidentit të Republikës së Kosovës, z Fatmir Sejdiut si dhe familjes së Presidentit Rugova.

Faruk Tasholli duke pranuar mirenjohjen
Faruk Tasholli duke pranuar mirenjohjen

Gani Azemi
Gani Azemi

Sekretari i Degës së LDK për Gjermani nderohet me mirënjohje nga ana e Organizatorit
Sekretari i Degës së LDK për Gjermani nderohet me mirënjohje nga ana e Organizatorit



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora