E marte, 30.04.2024, 04:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Çipi: Një vizitë mbresëlënëse

E enjte, 03.06.2010, 09:58 PM


NJË VIZITË MBRESËLËNËSE

 

Nga Luan Çipi

 

Kur shoku dhe miku ynë i fëmijërisë, Duro Mehmet Mustafaj, na komunikoi ftesën Shtabi i Posaçëm, na ftoi për marrë pjesë, si miq Vranishtit, Festën e Përvitshme Fshatit, ne, një grup vlonjatësh moshuar, me banim hershëm Tiranë, pranuam njëzëri.

Vranishtin shumëkush e njihte për historinë e tij lavdishme, luftërat për Liri, Pavarësi e Çlirim. gjithë kishim dëgjuar dhe ishim rritur me respektin për Sali Vranishtin, komitin trim antiturk e  përkrahës fukarasë, krahun e armatosur Ismail Qemalit, kapitenin trim Luftës Njëzetës. Unë nga lagjja Muradije e Vlorës dhe pëlqen këndoj labçe e kujtoja shpesh Vranishtin dhe ja merrja këngës për një vajzë flori, përgëzohet se, si e pa vëlla, morri trimërisht hakën e babait vrarë pabesisht dhe u fut histori, këngë e legjendë; mjeku Sadedin Gjoka nga  lagjja Topanaja, me Rukijen, shoqen e tij Shkodrane, e ka njohur Vranishtin për vallet e burrave gjigand, transmetojnë me gjallëri dhe optimizëm, nëpërmjet kërcimit dhe këngës, trimëri dhe heroizëm; inxhinieri vlonjat Sabavet Ymeri, vëllai i pilotit famshëm Babaçe Faiku, e kujtonte Vranishtin për aktin e rezistencës masive kundër nazisteve dhe për barbarinë  dhe masakrën e tyre pashembullt; Diplomati Pirro Veshi, vëllai i Ymerit, ish sekretarit Qarkorit Rinisë dhe veprues aktivë këtë zonë, gjatë Luftës, e kujton Vranishtin për dëshmorin e pare antifashist Qarkut Vlorës;  inxhinieri nga Tragjazi Axhem Gjonaj, ka emër dhe njohje mirë, si drejtues për gjithë rrethin e Vlorës, e kujton Vranishtin për historianin jurist Sali Hallkokondi, për këshilltarët e shquar Rapo Meto e Alush Majko, për mësuesit e palodhur veteranë Xhemil Veli Duka, Daut Sefer Gjikondi dhe Besim Feim Xhebraj; inxhinieri skelar Sezai Hoxha, pasjonant për gjeologjinë, e kujton Vranishtin për ujërat e Honit dhe për Gurin e Zotit; shkrimtari Skënder Hasko, nga Dukati i Vlorës, duke kujtuar vizitat historike plakut Vlorës dhe heroit pavarësisë kombëtare, Ismail Qemalit Vranisht para dhe pas vitit 1912, kalon lashtësi dhe kujton qytezën prehistorike   Horës, lidhur me mërgimtarët e hershëm i kanë dhënë emrin Horës analoge Itali; ekonomisti agrar Minella Mosko, kujton me nostalgji e respekt kohën kur Vranishti ishte qendër e një ekonomie fuqishme bujqësore e blegtorale.

Po këto njohje ishin pak, fare pak. Ne Vranishtin e ditëve tona, atë ditë vere  morëm njohuri e kujtime tjera mbresëlënëse. U befasuam menjëherë sa e kaluam Horën dhe u ndodhem te pylli i bukur, hyrje fshatit. Nga mikrobusi, ku ishim bashkë me miqtë Vlonjat-Tiranas Vranishtit, të sponsorizuar nga biznesmenë vranishtiot, nga larg, dëgjonim kënge dhe muzikë. Qindra bijë Vranishtit, këtë ditë simbolike, përgjigje thirrjes organizatorëve nismëtarë, veshur me rrobat bukura, kishin ardhur nga Vlora, nga gjithë Shqipëria, po dhe nga jashtë Atdheut, duke marrë me vete dhe njerëz tjerë dashamirës, miq, e turistë, po dhe  interesuar e kurjozë donin vërtetonin mrekullitë e paraqitura herë pas here me mjeshtëri nga gazetarët e botuara, mirës gazetë periodike lokale vendit,  Gazetën “HORA fshatit Vranisht. Shihnim nga afër tani, tribunën-skenë, ngritur hijshëm, hije pemëve shumëvjeçare, Ansamblin e  Famshëm Folklorik Këngëve dhe Valleve Vranishtit, laureat i disa çmimeve kombëtare, duke kërcyer e kënduar hijshëm, me finesë e bukuri paparë.

Sa zbritëm u takuam me burra e gra, shumë prej tyre njohur mbarë vendin, për trimëritë luftë po dhe për kulturën e vlerat mbarëkombëtare, mbartin. radhë parë ishte rapsodi i shquar, poeti, shkrimtari, mësuesi tani veteran, mik për gjithë ne, Muhamet Tartari me shoqen po dhe dhjetëra doktorë, profesorë, ushtarakë, shkrimtarë e gazetarë shquar, i bëjnë nder Vlorës dhe tej.

Tribunën e improvizuar u mbajtën referate dhe kumtesa me tema shkencore, secila përmbajtjen e vetë kishin pashkëputur kumtin e dashurisë për vendlindjen, për bashkëfshataret, për shoqërinë dhe njeri tjetrin, karakteristike kjo e unitetit fortë kësaj zone, ku pikëpamjet politike ngelen vetjake, ndërsa shoqëria dhe dashuria është një kultivar i vendlindjes, i bashkon dhe i mban miqësi përhershme dhe shuan sherret dhe mosmarrëveshjet tradicionale apo përkohshme.

Duke kaluar disa orë këndshme midis njerëzve mrekullueshëm këtij fshati hijet e pemëve dhe gjelbërimit për rreth, Zotët e Shtëpisë, duke ruajtur traditën, na ftuan lokalet turistike tregtare aty pranë, dhe bashkë me ta, shijuam mishin e qengjit pjekur hell dhe rakinë e rrushit, duke biseduar e medituar për kaluarën e lavdishme e duke trajtuar detyrat e sotme... Aty pranë, fare afër çudisë natyrore fshatit Vranisht, “Gurit Zotit“, Kapiten Sali Vranishti i derdhur bronzin e monumentit madhështor, si simbol historik i Vlorës heroike, dukej sikur qe i gjallë  dhe na fliste e na tregonte, nëpërmjet figurës dhe shembullit fisnik tij, udhën e Zotit.

Kthehemi entuziastë dhe mbushur me ndjenjën e  bashkimit, solidaritetit dhe mirëkuptimit, duke menduar e përsëritur se këta njerëz mirë Labërisë trime, ngelen një shembull i përhershëm, model, për çka i duhet edhe mbarë politikës aktuale Shqiptare.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora