E merkure, 30.04.2025, 05:17 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Albert Zholi: Bylyspolifonia 2010, nje zgjim i qytetit antik

E enjte, 10.06.2010, 07:06 PM


Bylyspolifonia 2010, nje zgjim i qytetit antik

 

-3-5 qershor, në qytetin antik “Bylis” u zhvillua Festivali i IV Ndërkombëtar i Polifonisë

 

“Bylispolifonia”, Festivali që solli risi në pjesmarrje dhe interpretim

 

Nga Albert Zholi

 

Në datën 3-5 qershor 2010, në qytetin antik “Bylis”, Shoqata Kulturore, Atdhetare, Artistike “Bylispolifonia”, zhvilloi Festivalin e IV Ndërkombëtar “Bylispolifonia” Në këtë aktivitet morën pjesë 17 grupe polifonike nga  5 vende, Shqipëria (9 grupe), Greqia (3 grupe), Mali i Zi ( 1 grup), Maqedonia (1 grup), Serbia (1 grup), Italia (1 grup). Ajo që ran ë sy të pjesmarrësve ishte jo vetëm atmosfrea që u krijua në këtë qytet antic, por edhe larmia e këngëve polifonike, që e bënë të këndhëm këtë Feestival në dy ditët e konkurimit (pasi në ditën e tretë u zhvillua një Sipozium për polifoninë).

 

Hekali

 

Sa lë mbarapa qytetin e Ballshit, rreth 1 kam më larg (për në Tepelenë), në qafën e lartë të Ballshit, është një tabelë, që tregon: Hekal dhe Bylis”. Duke lënë mënjanë rrugën nacionale,  duke ecur drejt malës së kodrës së Hekalit, befas para syve të shfaqet fsahti u bukur i Hekalit. I shtrirë përgjatë kodrës, ai zbret deri në fushë, ku syri duhet të vrojotjë me vëmëndje që të shohë qartë gjeografishtrirjen e këtij fshati.  Hekali është një ndër komunat më të mëdha të Mallakstrës por edhe të vendit. Në të bëjnë pjesë 4 fshatra, Hekali, Klosi, Mollaj dhe Rromëz. Sigurisht fhsati më i madh i kësaj komuna është fshati i Hekalit. Në këtë fshat ka rreth 620 familje me  3 200 frymë. Ky fshat tashmë ka hyrë në histori për 10 këshilltarët që u vranë nga gjermanët  gjatë luftës N-Cl. Eshtë njëj fshat që i dhuroi kësaj lufte, jo pak, por 32 dëshmorë. Në 4 shkurt të vitit 1943, në

Hekal u formua batalioni “Ceta plakë e Mallakstrës” me komandant Mehmet Shehun dhe Komisar Bilbil Klosin.  Sipas njërit prej banorëve të Hekalit, z. Agur Agaj që dikur ka qenë dhe kryeplak, fshatarët kryesisht merren me bujqësi, frutikulturë dhe 20 % me blegtori.

 

“BYLIS”

 

Një emër mjaft i dëgjuar por pak i shkelur njohur nga afër për shqiptarët. Ndoshta këtij qyteti gjigand të Antikitetit pak reklamë i është bërë për të tërhequr turistë. Pikërisht, aty ku mbaron shtëpia e fundit e Hekalit, rreth 200 m më lart, fillon, qyteti i lashtë ilir. Përmasat e murit rrtehues të këtij qyteti janë të habotshme, 2 metër të trashë dhe 7 metër të lartë. Qyteti “Bylis” është ndërtuar në shekullin e 4, m. Krishtit. Ai ka një sipërfaqe prej 299 ha, duke e bërë një ndër qytete më të mëdhenj të ilkirëve. Në sajë të gërmimeve të kryera për disa vite kanë mundur të dalin në pah vetëm 0 % e gjithë sipërfaqes dhe e objekteve të panumërta të këtij qyteti mistik.

Ato që të bien sytë në këtë qytet, sot, janë 3 Basilikat (A, B, C), banjat, publike, 7 portat hyrëse, 3 puset ujëmbledhës (që janë shumë të rregullt dhe thuajse funksinalë), dhomat, e nxjerrjes së verës dhe një ndër më të veçantat Amfiteatri. Ku amfitetër  i hapur ka 750 vënde, ku bien në sy, vendet e ndenjjes së udhëheqësve, princave, në qendër,  vendulëset e të cilëve kanë shumë gdhëndje. Ndër, tre Basilikat, më i madhi dhe më i bukuri është Basilica B. Në mozaikun e saj duket një çoban me lopë, zonja e shtëpisë që mbjell, dybeku,  etj….Ku qytet ka dy mure rrethues, ku më i rëndësishmi është ai Viktorian me një gjatësi lineare prej 2.5 km.

 

 

Faestivali “Bylispolifonia

 

Pikërisht, në skajin më jugor të qytetit antik të “Bylisit”, aty ku ndodhet amfitatri i përshkruar më lart, aty në skenën tashmë të rrënuar dhe të pazbuluar plotësisht, u zhvillua Festivali i IV Ndërkombëtar i Polifonisë. Mbi skenën e vjetër ilire, ishte ngritur një podium 6 metër me 4, dhe në sfond ishte shkruar : “Bylispolifonia”- Festivali i IV Ndërkombatër. Ky Festival u realizua pikërisht nga Shoqata Kulturore, Artisitke. “Bylispolifonia” me kryetar z. Yzeir Llanaj me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Drejtor Artisik i këtij Festivali ishte dirigjenti i talentuar Ermir Dizdari, Drejtor i Mardhënieve me Jashtë z. Fatos Klosi. Koordinator, z. Milto Kutali. Në pjesën jugperëndimore të qytetit antik ishin ngritur çadrat nga Ministria e Mbrotjes, për të gjithë të ftuarit.

 

Pjesmarrësit

 

Ajo që të binte në sy në këtë aktivitet ishte pjesamrrja e madhe e drejtuesve të Pushtetit vendor, gazetarëve, televizioneve. Ishin mbi 14 kamera që e filmonin këtë aktivitet të rëndësishëm. Në këtë aktivitet morën pjesë 17 grupe polifonike nga 6 vende, Shqipëria (8 grupe), Greqia (3 grupe), Mali i Zi ( 1 grup), Maqedonia (1 grup), Serbia (1 grup), Italia (1 grup). Nderuan këtë Festival Kryetari i Bashkisë Fier. Prefekti i Ballshit, Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Kryetari i Komunës së Hekalit, deputeti Pirro Lutaj, etj…Në të katër anët e teatrit të vjetër shihje me qindra njerëz që kishin ardhur nga fshatrat e kësaj zone dhe qyteti i Ballshit, për të parë këtë Festival.

 

Dita e parë

 

Ditën e enjte 03.07. 200, ora 19-00, u zhvillua Ceremonia e hapjes së Festivalit. Mes duatrokitjeve fjalën e hapjes e mori Kryetari i shoqatës “Bylispolifonia”, Yzeir Llanaj. Ai në fjalën e tij falënderoi sponsorët e këtij Festivali si dhe pjesmarësit. Pas tij e mori fjalën z. Fatos Klosi e cili e quajti këtë Festival një risi në kulturën shqiptare. Në ditën e parë u ngjitën në skenë Grupi polifionik i Lunxhit (Gjirokastër), Grupi polifonik i bregdetit (Himarë), Grupi polifonik i shoqatës “Polifonia Shqiptare”, Grupi polifonik i grave, zona Korçë-Ersekë-Gramsh, grupi polifonik Mallakastër, grupi polifonik i vllehëve “Qefavrodhiso” , (Janinë), grupi i të rinjve Progonat. Në ditën e parë u duatrokitën më shumë grupi polifonik i vllehëve “Qefavrodhiso” , (Janinë), por sidomos grupi i të rinjve (Progonat).

 

Dita e tretë

 

Ndoshta ishte dhe dita më interesante. Në paraditen e së premtes, ora 10-00, (04.06.2010), u zhvillua Simpoziumi  shkencor, me temë “Polifonia Shqiptare”. Në këtë Simpozium  referuan Prof. Dr. Afërdita Onuzi “Veshjet Popullore në hapësirën e këngës Popullore”. Prof. Dr. Agron Xhagolli “Roli i teksteve në këngën polifonike”, z. Klodian Qafoku “Roli i shumëzërëshit tosk, në polifoninë shqiptare”, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe,  “Dukuri të reja në polifoninë shqiptare pas viteve 1990”, Z. Fitim Caushi “Polifonia në zonën e Kaonisë Vjosë-Vlorë-Butrint”, z. Kosta Loli “Kufijtë gjeografik nuk përcaktojnë kufijtë e polifonisë”.

 

Mesazhi i Festivalit

 

Kur mbaron  një festival me vete merr impresioni nga më të çuditshmet. E njejta gjë ndodhi dhe me Festivalin e “Bylisit”. Por ndryshe nga Festivalet e tjerë në Gjirokastër apo në Vlorë, nga ky Festival, merr me vete një mesazh shumë sinjifikativ. Qyteti i vjetër i gurtë duket sikur thotë: Mos më lëni kështu në heshtje. Afrohuni me mua. Ju më sillni gjallëri, unë ju ofroj mistere, histori. Ju ofroj momente ndryshe, sa të bukura aq dhe të veçanta. Është e vertetë. Si ky Festival, si ditët kur ai i dha jetë plot dinamikë qytetit ilirjan, ky qytet duhet të jetë çdo ditë. Ai është i vështirë të soditet për një ditë. Ai është 29 ha sipërfaqe, sa një qytet i sotëm modern  por me objekte më të dëndura. Ai duhet të ketë gjallëri çdo ditë. Ai duhet të gumëzhijë nga turistët në cdo minutë, orë, ditë , javë , muaj, vit. Ai ka me se të krenohet, por dhe vizitorët ka se ç’marrin me vete. Ai

është magjik, plot mistere. Ai është si një femër e bukur, e paprekur dhe e pa konsumuar. Vizitojeni Bylisin. Ai është një magji, që e kemi para syve dhe nuk kemi mundur ta shohim. Ai së pari duhet vizituar nga ne shqiptarët. Ai është një qytet legjendar.

 

Thanë pët Festivalin dhe “Bylyspolifonin”

Pirro Lutaj (deputet i PS)

 

Këto ditë ishin ditë të veçanta për “Bylysin. Ishin ditë plot ritëm, plot gaz dhe këngë. Ishin ditë që ky qytet në vetevete do ti kujtoj dhe do ti bëj pjesë të histrorisë së vet. Unë jam nga ky vend dhe jam shumë i emocionuar. Dua ta shoh gjithmonë kështu Bylisin. Për zbulimin e tij të plotë shteti duhet të japë shumë fonde. Ai duhet të dalë në dritë me gjithë madhështinë e tij. Si këto ditë ai duhet të jetë vazhdimisht, plot gjallëri, jetë, turistë. Ne kemi një tokë me flori në këtë qytet antik dhe duhet ta shfrytëzojmë. Duhet ta publikojmë këtë qytet të lashtë, me një histori të bukur.

 

Fatos Klosi

 

Për mua pjesmarrja në këtë Festival, si një ndër organizatorët ishte jo vetëm një risi, por edhe një përgjegjësi dhe gëzim. Unë kam shtëpinë e të parëve jo më larg se 1 km nga ky vend fantastik. Ky Festival i dha shkëlqimin e duhur Bylysit. Ky Fastival i solli atë gjallëqri që atij i takon në ti ketë çdo kohë. Këngët polifonike e tronditën Bylisin, ndërsa ai u dha pjesamrrësve frymëzim, dëshirë për të ardhur prap. Qyetet të tilla janë të rrallë në botë dhe ata duhet të vlerësohen si të tillë. Harresa ndaj tyre, nënvleftësimi është harresë ndaj historisë. Ne nuk duhet ta lemë në harresë këtë gur të çmuar të historisë. Ne sot e zgjuam nga gjumi i harresës, ai na dhe forcën për ta parë gjithmonë me syrin e këtyre ditëve.

 

Baftjar Zeqo (Kryetar i Bashkisë Fier)

 

Bashkia e Fierit dha një ndihmë modeste në këtë Frestival. Tashmë kur kjo festë e foklorit është në pikun e saj mendoj se në të ardhmen më shumë duhet të bëjmë për këtë Festival. Ai nderon Fierin, por dhe Shqipërinë. Ky festival tashmë në edicionin e katërt, po krijon një fizionomi të plotë që duhet respektuar dhe përkrahur. Duhej pikërisht ky Festival që Bylysi të marrë vlerat që i takojnë. Toka e këtij qyteti duhet të ziejë gjithmonë nga turistë, këngëtarë, vizitorë, arkeolog. Ne sot atij i dhamë një ngjyrë të re, ai na dha kreanrinë  për historinë dhe madhështinë që mbart. Ky Festival ka vlera të dyfishta: e para se ishte një festival Ndrëkombëtar, dhe e dyta se u zhillua në Bylis, në qytetin antik të harruar paksa nga koha. Të gjithë duhet të bëjmë diçka për të, sepse ai do të na japë shumë ne. Do na japë aq sa tani për tani nuk  mund ta kuptojmë..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx