E diele, 10.11.2024, 05:57 PM (GMT)

Speciale

Ilmi Veliu: Sllavomaqedonët pohojnë se Leka i Madh, Skënderbeu, Nënë Tereza, kanë qenë me origjinë sllave

E hene, 31.05.2010, 06:59 PM


SLLAVOMAQEDONET POHOJNE SE LEKA I MADH, SKENDERBEU, NENE TEREZA, KANE QENE ME ORIGJINE SLLAVE

Nga  Dr.sc. Ilmi VELIU

Skënderbeu sipas burimeve bizantine, raguziane, vatikaneze, arabe, osmane, ishte ilir, ishte alban, ishte epirotas, ishte dardan, ishte arnaud, ishte pasardhes i Lekes etj.   

           Nga ana tjeter serbet thone se ishte srb, greket – se ishte helen dhe sllavomaqedonet se ishte sllavomaqedon.

          Atëherë, çka ishte dhe kush ishte ky kolos i historisë së njerëzimit ?   

           Po qe se ky problem shkencor vështrohet në mënyrë të drejtë     

mund të zgjidhet shumë lehtë, por në qoftëse studiohet në mënyrë tendencioze dhe jo shkencore, problemi në fjalë mund t`i fusë në rrugë pa krye ata që tentojnë të përvetësojnë këtë figure te madhe te Historise se Popullit Shqiptar.)1

             Skënderbeu, pra, në pikëpamje etnike e kombëtare, përkatësisht për nga gjaku, ishte ilir, sepse u përkiste ilirëve që kishin jetuar në Ballkan; ishte alban ose arbër, meqë u përkiste arbërve ose albanëve, të cilin emër më vonë e morën të gjithë ilirët; ishte epirotas, meqenëse ilirët albanë të krahinës së Epirit quheshin edhe epirotas; ishte dardan, meqenëse Kastriotët e kishin prejardhjen nga Dardania- Hasi i Prizrenit. (Prizreni kishte qenë kryeqendra e Kastriotëve në kohën e Gjonit) Pronat - feudet e Gjon Kastriotit, madje edhe të Skënderbeut, shtriheshin edhe në Dardani- Kosovë.

            Ishte tribal, për shkak se prej shekullit XIV e deri në shekullin XVII, sipas burimeve bizantine dhe të perëndimit quheshin edhe me këtë emër të gjithë ilirët, thrrakasit, (Tribalë, dardanë, myzë, paionë, makedhonë, albanë etj.)2 që asokohe jetonin nga Danubi, deri tek kufiri me Thrrakinë në lindje, me Greqinë në jug.

          Sipas Dr. Skender Riza, një fis ilir me emrin Tribalët, ka jetuar në luginën e Moravës së Madhe dhe bizantinët shpesh këtë emër e kanë përdorur për ilirët në vend të emrit arbër, epirotë ose dardane..

         Ishte arnaut, duke qenë se pellazgët-ilirët- arberit - shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësisnë e tyre fetare, turqit i quanin dhe i quajnë edhe sot me emrin arnaud, arnavud, greket arvanid, serbet arbanasi e qe te gjithe emrat kane per baze emrin Arber-Arberia emer qe ne Mesjete e kane perdorur vete  shqiptaret.3

       

Shqiptaret qe e kane ditur dhe kane qene te sugurte se ai ka qene shqiptar , figuren e tij e kane vene ne monedhe dhe monedhen e kane emruar sipas emrit te tij.
Shqiptaret qe e kane ditur dhe kane qene te sugurte se ai ka qene shqiptar , figuren e tij e kane vene ne monedhe dhe monedhen e kane emruar sipas emrit te tij.
Dmth. Emërtimet: ilir, al ban, epirotas, dardan, tribal, arnaut, arvanit, etj s’jënë gjë tjetër përveç emra fisesh dhe nënfisesh të pellazgëve të lashtë, përkatësisht sinonime për pellazgët- ilirët – arbanwt – shqiptarët e lashtë.

            Nese grekët thonë se Skënderbëu  ishte “grek”, mund te bazohen ne ate se ai para se ta pranonte Islamin, i takonte kishës ortodokse të ritit greko- bizantin. Një vëlla i Skënderbeut u bë murg dhe vdiq në kishën e Hilandarit ne Atos te Greqise. Në këtë kishë ku kishte qenë i regjistruar  me heret edhe babai i Skënderbeut, Gjoni me të gjithë djemt.)3

            Meqë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, më herët kishte qenë ortodoks, edhe babai i tij, po edhe ky më vonë, si gjuhë administrative kan përdorur edhe sllavishten e vjetër, përpos latinishtes, osmanishtes, greqishtes, italishtes, dhe serbët qe  tentojnë ta shpallin këtë personalitet të shquar për serb ose sllavomaqedon, bazohen ne ate se ai e ka perdorur sllavishten duke harruar faktet historike se as feja ortodokse e as sllavishtja e vjetër nuk ishin vetëm të serbëve, sllavomaqedonëve apo grekërve por te te gjithe popujve sllav.)4.

        Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, pasi shkoi te sulltani u konvertua ne mysliman dhe mori emrin Iskender qe ne shqip eshte i barabarte me emrin Leka i Madh qe kuptojme se ai vete e ka zgjedhur kit emer dhe se ka qene i vetedishem se eshte pasardhes i Lekes, por kjo nuk e pengonte që gjate jetes se ti  t`i donte e respektonte katolikët, protestanet,ortodoksët, bogomilet etj, sepse të tillë e kishte një pjesë të madhe të popullatës se tij, së cilës ai i takonte dhe ushtrinë me të cilën i përballonte sulmet osmane.)5

             Me një fjalë, ai I takonte Islamit, në pikpamje fetare, kurse në pikëpamje kombëtare  I takonte kombit shqiptar, dhe si i tillë, i shtyrë pikërisht nga ndjenjat kombetare iliro-shqiptare e për ta ruajtur identitetin dhe etnitetin shqiptar, u ra shqelm posteve më të larta administrative-ushtarake të Perandorisë Osmane dhe u kthye në Shqipëri, ku e krijoi shtetin e parë kombëtarë shqiptarë dhe demokratik në Evropë. Pra ai nuk u kthye në Sërbi, Bullgari apo Greqi dhe nuk krijoi një shtet sllavomaqedon, greke, bullgare, apo sërbë. Ai ishte princ I të gjith popujve që gjindeshin në kuadër të shtetit të tij. Ai ishte princ I shqiptarëve po edhe I sllavomaqedonëve, grekërve, sërbëve, gje qe e përmend edhe Barleti, Në sh.XIX historianët serbë L. Kovaçeviq dhe L. Jovanoviq, pos tjerash, konkluduan: “As serbët me kroatët e as bullgarët me sllavomaqedonët nuk ishin gjithmonë në trevat e tyre të sotme të Gadishullit Ballkanik. Në këto troje prej kohësh më të lashta ishin : Greket, Ilirët, dhe Thrrakasit, tre popj indoevropianë, të ngjashëm, nga trungu pellazg por, megjithatë të veçantë nga gjuhet qe i perdorin sot..”)6

 

KASTRIOTET ISHIN NGA DARDANIA

                

Emri i Kastriotëve, si dhe ai  i një vargu familjesh feudale të tjera, lidhet me emrin e një vendi ku ata kishin pasur zotërimet e veta. Në tokat shqiptare ka disa fshatra që mbajnë emra të afërta me mbiemrin e këtyre sunduesve shqiptarë: Kastriot në Peshkopi, Kastri në Mirëditë, Kastrat në Has të Prizrenit-Kosovë, Shkodër dhe Tropojë, Kastriot, fshat në rrethinën e Kërçovës e që serbët pas vitit 1913 dhe pas masakrave që bënë mbi shqiptarët e Kërçovës e riemëruan në Sërbicë, pastaj në rrethinën e Gllogovcit të Kosovës poastu është fshati Kastriot e që serbët poashtu e ndërruan në Sërbicë.

      Historia e Popullit Shqiptarë I Tiranë 2002, na jep të dhëna se  Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë, sepse familja e tyre e kishte prejardhjen nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit të Prizrenit, (Kosovë) në pjesën verilindore të Shqipërisë etnike. Mirëpo mbiemrin Kastrati e gjejmë edhe te një numër i madh familjesh të Hasit të Prizrenit- Kosovë. Dhe nëse e kemi parasysh se Prizreni ishte kryeqyteti i Gjon Kastriotit dhe vetë Skënderbeu ishte i lindur në Prizren, na del se Kastriotët kanë qenë me prejardhje dardane (Kosovare) dhe emri Kastriot rrjedh pikërisht nga emri i Kastratëve të Hasit të Prizrenuit (Kosovë).  Në disa burime tjera, Kastriotët mbajnë edhe një  mbiemër të dytë, Mazarekë, të cilin e gjejmë si emër fshati, ndër të tjera edhe në krahinën e Hasit të Kosovës..)1

          Kastriotët si feudalë nuk kanë një origjinë të largët. I pari Kastriot që njohim, përmendet në një dokument të vitit 1368, si kështjellar në Kaninë. Sipas një gjenealogjie të shkurtër nga fisniku shqiptar i sh XVI, Andrea Engjëlli, babai i Skënderbeut  quhej Gjon, gjyshi Gjergj dhe stërgjyshi Konstatin. Këtë mund ta marrim si të sigurtë sepse mund ta bazojmë në zakonin që kanë pasur shqiptarët e që e kanë edhe sot që t`i përsërisin emrat e të parëve. Shohim se në trungun e familjes së Skënderbeut përsëritet emri i gjyshit Gjergj te Skënderbeu e më vonë te nipi i tij Skënderbeu i Ri, pastaj emri i stërgjyshit Konstatin te njëri nga vëllezërit e Skënderbeut, Konstatini etj.)2

          Historiografi i njohur austriak i sh. XIX J. Hammer, përmend në veprën e tij “Historia e Perandorisë Osmane”, një princ shqiptar me emrin Gjergj Kastrioti, si pjesëmarrës në betejën e Kosovës,e që e përmendëm edhe më lartë, më 1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare, të cilat nuk bëjnë fjalë për një princ a sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammer ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me atë të Gjergj Ballshës, i cili në të vërtetë përmendet si pjesëmarrës në betejën e Kosovës.

          Duhet përmendur edhe njoftimet që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë, me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, i cili thotë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti dhe ka mundësi që gjyshi i Skënderbeut Gjergji të ketë përdorur edhe një emër të dytë Pal, gjë që ka ndodhur shpesh tek shqiptarët. Sipas një besimi të vjetër të shqiptarëve, nëse fëmija sëmuhej, dhe që të shërohej ose që të mbrohej nga syri i keq i duhej ndërruar emri dhe i jepej një emër tjetër. Kështu që mbeteshin në përdorim të dy emrat. Sipas Gjon Muzakës, gjyshi i Skënderbeut ka pasur nën zotërimin e vet feudal dy fshatra; Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm që ndodheshin në luginën    e Drinit të Bardhe. Dhimitër Frëngu ka shkruar se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. Si duket gjyshi Pal (apo Gjergj) Kastrioti ishte një feudal i vogël.3)

       Në vitin 1553, Andre Engjëlli ka shkruar në Romë se Gjon Kastrioti ka qenë i biri i Gjergj Kastriotit dhe ky i Kostadin Kastriotit të mbiquajtur Mazreku që kishte vdekur më 1390. Biçoku & Xhufi,f. 314 thonë se vepra e Gjon Muzakës është më e saktë dhe më e besueshme se ajo e Andre Engjëllit, prandaj thuajse të gjithë studiuesit e sotëm mendojnë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.    

   Mendimet për vendorigjinën që japin autorët e hershëm shqiptarë si Barleti, Frëngu, Muzaka, Engjëlli, dhe Frang Bardhi, si dhe burime të tjera historike, nuk kanë kundërshtim ndërmjet tyre, por shfaqen si dëshmi në vijim që flasin për kohë të ndryshme dhe që plotësojnë njëra tjetrën. Frang Bardhi flet për periudhën më të hershmë, për trungun gjenealogjik të familjes kur ishte në Has të Prizrenit, Gjon Muzaka përmend emrin e gjyshit të Skënderbeut-Pal Kastrioti, duke treguar dy fshatrat që kishte si prona në krahinat e Dibes, kurse M. Barleti dhe Dh. Frëngu flasin për pasardhësin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotërimet që kishte ky.

               I biri i Palit ( ose Gjergjit I) Gjon Kastrioti, e trashëgoi sundimin në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi i principatave shqiptare, Gjoni e zgjëroi sundimin e vet në krahinat  e Dibrës që shtrihej deri në Pollog e më vonë edhe në Derven afër Shkupit. Pastaj u zgjërua në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shëk. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Ai ishte në marrëdhënie miqësore edhe me Venedikun.

       Por më 1410, gjendja e tij u keqësua. Këtë vit, nën kërcënimin e Musait, një nga djemtë e sulltan Bajazitit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk Thuhet se Gjon Kastrioti qe detyruar që t`i jepte peng për disa kohë, një nga djemtë e tij që të mund të siguronte vasalitetin e sulltanit. Emri i djalit në dokumenta nuk përmendet dhe Noli thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë Skënderbeu, sepse në vitin 1410 ai i ka pasur vetëm 5 ose 6 vjet.)4

       Ka mundësi që si peng të jetë dhënë dikush nga vëllezërit e Skënderbeut, ndoshta Stanishi, që ka qenë në moshë më të madhe ose këtë herë Gjoni nuk i ka dhënë peng Musait kurgjë, sepse lufta që qe detyruar të bënte Musai kundër të vëllait, Sulltan Mehmet I, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputej përsëri nga vartësia e turqëve. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më von me atë të Raguzës, të cilat i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti, si duket, u nënshtrua pwrseri, pasi më 1416 e gjejmë vasal të Sulltan Mehmetit I, i cili jo vetëm që i ruajti zotërimet e veta, por i zgjëroi edhe më tepër.)5       

        Edhe këtë herë nuk kemi të dhëna se Gjergji shkoi peng në moshën nëntë, dhjetë apo 12 vjeçare. Me siguri, kanë shkuar vëllezërit e tij, Konstatini e Stanishi, kurse Gjergji i vogël ka mbetur afër babait Gjonit, që të rritej. Nuk ka mundësi që në këtë moshë Sulltanit t`i hynte në punë Gjergji i vogel)6 Te Sulltani shkonin peng djem të princërve të ndryshëm që ishin vasalë të Turqisë e që atje edhe shkolloheshin në shkollat turke. Pra këta djem nuk ishin robër lufte ose skllevër, por ishin të shkuar atje me dëshirën e tyre dhe të prindërve të tyre. Pra po të kishte shkuar në këtë moshë Gjergji, nuk do të ishte në gjendje që të hynte në shkollën e “içogllanëve”, sepse ajo ka qenë shkollë ushtarake dhe përveç aftësive tjera djemtë është dashur të ishin të rritur dhe shumë të fuqishëm. Sipas të gjitha gjasave, teoria se Skënderbeu shkoi peng te Sulltani në moshën 9-10-12 vjeçare bie poshtë dhe ai kur ka shkuar në Stamboll me siguri do të ketë qenë në moshën dikund 18-25 vjeçare.)6

    Barleti në faqe 57 thotë se: “Mendja e tij ishte e gatëshme për çdo gjë. Brenda një kohe të shkurtër mësoi gjuhën dhe letërsinë turke, arabe, greke, italiane, sllave,...” )7

Barleti vazhdon: “...Djaloshi kishte vetëm një dëshirë, të mos i shpëtonte asgjë pa provuar, jepte prova të pabesueshme, herë me shpatë e herë me hark e shigjetë, herë si kalorës e herë si këmbësor, të bënte gjithmonë me guxim diçka më të madhe se mosha e tij...” Dhe më poshtë, Barleti duke harruar atë që ka thënë më lartë se ai ishte 9 vjeç, vazhdon: “ Me një moshë të formuar, me krahët e vet vigan, ai përballonte detyra edhe për një burrë të fuqishëm, duronte urinë, etjen, vapën, pagjumsinë dhe me këto gjëra, duke u stërvitur pandërprerë, u gatit shumë mirë, brenda një kohe të shkurtër, për çdo fushatë ushtarake...”      

         Barleti thotë se i arriti për një kohë të shkurtër. Dhe nëse ai ka qenë 9 vjeç  ose edhe 10 apo 12 dhe si do të mundej në këtë moshë kaq të re t`i arrinte të gjitha ato që i përmend Barleti e që thotë për një kohë të shkurtër.)5 Noli thotë se më 25 shkurt 1420, të gjithë djemtë e Gjonit i hasim në Shqipëri, sepse Gjon Kastrioti me të katër djemtë nënshkruajnë një traktat tregëtie me Raguzën ku caktohen taksat e doganës.)8

      Pra kemi arsye, thotë Noli, për të besuar që nuk ishte çilimi prej 9 vjeç, po të paktën lartë nga 21 vjet, kur shkoi pranë Sulltanit. Kjo ndoshta ngjau më 1428, vazhdon Noli, pas një dokumenti të Venedikut ose më 1430, pas disfatës së fundit të Gjon Kastriotit të përshkruar hollësisht në dokumentat e Raguzës. Nëse pranojmë vitin  1430, Skënderbeu ishte nja 25 vjeç, kur hyri në shërbim të ushtrisë turke. Kjo ka më tepër të ngjarë dhe vërtetohet prej historianit  Pontano, i cili e njohu Skënderbenë për së afërmi në Itali më 1461-62 dhe na siguron se kur ka shkuar në Turqi ka qenë  trim i rritur dhe jo çilimi, sipas legjendës së Barletit)9

          Një korigjim me vend që Noli i ka bërë historisë së Barletit në lidhje me atë se çfarë moshe ishte Skënderbeu kur shkoi në oborrin e Sulltanit, është ajo ku ai thotë: ” kur u muar peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte një çilimi, por një djalë i rritur në vatrën atrore, i cili kishte kuptuar tragjedinë e atdheut...”  Dhe kjo duhet të jetë më se e vërtetë.

          Nga një marrëveshje tregtare- doganore që Gjoni lidhi më 1426 me republikën e Raguzës, të cilën e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shufadaje në jug të Lezhës e prej Rodonit në bregdet deri në Prizren.)10

         Nga ana tjetar në zotërimet e Gjonit  bënte pjesë edhe krahina e Rekës në verilindje të Dibrës së sotme, krahina e Kërçovës, Pollogu e dëri te Derveni i Epërm, afër Shkupit. Kërçova ka qenë vendi më strategjik dhe udhëkryqi kryesor që e ka përdorur Skenderbeu e që ka lidhur rrugën drejt Gostivarit-Tetovës- Shkupit, pastaj rrugën drejt Dibrës (Rahovnikut) e Krujës, rrugën drejt Manastirit e Prilepit. Rrugën që më së shumti e ka përdorur Skënderbeu gjatë luftimeve me osmanët ka qenë Krujë- Dibër – Jama - Izvor – Kërçovë – Tuhin , prej ku ka dalë në luginwn e luit Treska ne Poreçe, te kalaja e Modrishtës, në rrjedhën e mesme të lumit Treska, 20 km. në veri të Brodit dhe aty e ka pritur ushtrinë osmane qe do te vinte nga Shkupi,)11



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Keçmezi-Basha: Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare Qazim Namani: Gjurmë të shkrimit në gadishullin ilirik Ilmi Veliu: Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë e II botërore Gjon Neçaj: Familja e Niman Sylës - Derë e njohur e fisit të Krasniqes Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme Daniel Gàzulli: Atyne askush nuk u çoi një kunorë Fejzulla Shabani: Mendime dhe horizonte për librin më të ri të Prof. dr. Vebi Xhemaili Baki Ymeri: Zëri i Shqipërisë dhe shqiptarët e Rumanisë Ilmi Veliu: Krishtërimi ndër shqiptarë Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri historik i romanit të Adem Demaçit “Gjarpinjtë e gjakut” Gani Qarri: Rezistenca kundër ripushtimit në Has! Teuta Shala: Ditë e dhembjes krenare Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar i Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë (1945-1990) Fritz Radovani: Xhakoni Mark Çuni i pari demokrat përballë diktaturës gjakatare komuniste Daniel Gàzulli: Gjendja sociale dhe prostitucioni Ilmi Veliu: Në Kerçovë, Zoti i diellit ilir është prezent në varret shqiptare, të krishtera dhe myslimane Pjetër Domgjoni: Pashkë të përgjakura Aristotel Mici: Himni i flamurit – simbol mbarëkombëtar Sabile Keçmezi-Basha: Revista ‘’Drita e Lirisë’’ dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora