Shtesë » Lajme
Pashk Staka rizgjidhet kryetar i PNDSH-së
E diele, 30.05.2010, 05:41 PM
Prishtinë, 25 maj - Partia Nacional Demokratike Shqiptare, të martën, ka mbajtur Kuvendin VI zgjedhor i kësaj partie.
Me sloganin ‘’Partia me histori garanton histori’’, kryetari i deritanishëm dhe i rizgjedhur nga po ky kuvend zgjedhor, Pashk Staka, ka thënë se synon që partisë t’ia kthejë dinjitetin e saj. Pas miratimit të Statutit të Partisë, Kryesia e saj me aklamacion ka rizgjedhur kryetar Pashk Stakën.
Staka ka thënë se prioritet i Kryesisë është që degët e fjetura t’i ringjallin përsëri.
për çfarë përgjegjësinë e mban Kryesia e Kuvendit”, ka thënë Staka.
PNDSH-ja planifikon që gjatë këtij viti, më 25 korrik, në Lipovicë të mbajë një kuvend, në mënyrë që t’i përkujtojë martirët e luftës. Sipas programit të saj, PNDSH-ja bashkëpunon me të gjitha partitë, me përjashtim të partive raciste, komuniste dhe grupeve terroriste që kanë për qëllim të rrezikojnë jetët e njerëzve.
PNDSH-ja pas luftës ka pasur koalicione me parti që kanë pasur orientime djathtiste. Në vitin 2007 kemi pasur koalicion me LDK-në, dhe së fundi kemi koalicion edhe me AAK-në”, ka thënë Staka, derisa ka lavdëruar kontributin e kësaj partie të dhënë gjatë luftës.
E martë, më 25 maj 2010
Teksti “Koha ditore”, ART FOTO- Kurrizi
![]() |
Pamje nga kryesia e Kuvendit të NDSH-së |