E diele, 28.04.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tre serbë arrestohen për kërcënim

E shtune, 29.05.2010, 05:02 PM


QIK QENDRA PËR INFORMIM E KOSOVËS

KOSOVA INFORMATION CENTER

 

Tre serbë arrestohen për kërcënim

Mitrovicë, 28 maj 2010 - Tre persona, të përkatësisë serbe, janë arrestuar pasi e kanë kërcënuar një shqiptar, në veri të Mitrovicës. Hetuesit policor të stacionit veri në Mitrovicë, kanë ndjekur informatat e vazhdueshme për identifikimin e tre personave të dyshuar për përfshirjen e tyre në një rast të kërcënimit ndaj një banori të lagjes "Kodra e Minatorëve", të përkatësisë etnike shqiptar, të raportuar të ketë ndodhur më 19 maj 2010?, ka bërë të ditur Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë. Të martën, rreth orës 18:50, policia ka zbatuar një plan të veprimit për ndjekjen dhe arrestimin e personave të dyshuar. Pasi të dyshuarit besohej se me dy automjete po qarkullonin nga zona e përgjegjësisë e stacionit Leposaviq, në drejtim të Mitrovicës, me sukses janë lokalizuar dhe ndaluar nga hetuesit policor në lagjen "Kodra e Minatorëve" në veri të Mitrovicës. Në momentin e tentimit të arrestimit të tre të dyshuarve, njëri nga ta, ka arritur që t'i shmanget arrestit duke u arratisur përkohësisht nga hetuesit policorë, ndërsa në vendngjarje, hetuesit kanë arrestuar dy nga tre të dyshuarit. Përveç dy të dyshuarve të arrestuar, hetuesit policorë kanë sekuestruar edhe dy automjete të tyre të cilat automjete besohet të ishin shfrytëzuar nga të dyshuarit për të kryer vepra tjera penale.

 

Prizren: Policia arreston dy persona për krim të organizuar

Prishtinë, 28 maj 2010 - Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës bashkë me njësitë e specializuara, nën drejtimin e një prokurori të EULEX it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) kanë arrestuar dy persona pas një hetimi të gjerë të krimit të organizuar. Ky operacion, që ndërlidhej me trafikimin e narkotikëve, u realizua në rajonin e Prizrenit dhe ishte i përcjellë në të njëjtën kohë me bastisje nga ana e Policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit, Shqipëri Policia e Kosovës i ka kryer disa bastisje dhe ka sekuestruar materiale, ku përfshihet një armë e zjarrit dhe shuma të mëdha parash. Në këtë hetim të gjatë janë përfshirë një numër i shërbimeve policore nga vende të ndryshme. Në lidhje me këtë rast, në të kaluarën janë sekuestruar sasi të mëdha të narkotikëve. Vlerësohet se narkotikët kishin për destinacion Evropën Perëndimore. Në operacionin e djeshëm nga ana e Policisë së Shqipërisë është arrestuar një person në rrethinën e Kukësit. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka caktuar të dy personave masën e paraburgimit prej një muaji.

 

BBC: Fundi i pretendimeve për trafikim organesh

Prishtinë, 28 maj 2010 - Për vite të tëra kanë qarkulluar histori lidhur me serbë të rrëmbyer dhe të vrarë për t'iu marrë organet në muajt që pasuan luftën në Kosovë. Sipas disa burimeve (pranë secilit nga investigimet), tre hetime paralele të kryera nga hetuesit nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, nuk arritën të gjenin prova që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte trafikuar organet e personave të ndaluar. Siç pretendohet, dhjetëra serbë të marrë robër ishin çuar në një shtëpi në qytetin e Burrelit nga qershori 1999 deri në maj 2000 dhe në mënyrë sistematike iu ishin marrë organet e trupit, për t'i shitur, thuhet në një raport të BBC-së. Këto pretendime janë të prezantuara në autobiografinë e ish Kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, e botuar në 2008. Por, pamundësia për të gjetur burimet origjinale dhe ndonjë provë të re që prej vitit 2004, tregojnë se kjo histori nuk ishte e mbështetur në fakte. Raporti i Këshillit të Evropës, që pritet të botohet muajin e ardhshëm nga hetuesi, Dick Marty, pritet të përqëndrohet në kërkesat politike për qeveritë e përfshira, sesa në zbulimin e fakteve të reja.

 

Qytetarët e Kosovës në Zvicër janë goditur në shumë plane

Prishtinë, 28 maj 2010 - Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka pritur sot një delegacion të Sindikatave Zvicerane (UNIA&SIT), i kryesuar nga Ueli Levenberger, anëtar i Parlamentit zviceran dhe kryetar i Partisë së Gjelbër, i cili vjen në Kosovë për t'i dorëzuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale peticionin e mbi 12 mijë qytetarëve që jetojnë në Zvicër, në kundërshtim të prishjes së njëanshme të Marrëveshjes së sigurimeve shoqërore nga viti 1964. Sindikalistët zviceranë kanë sqaruar se qytetarët e Kosovës që punojnë dhe jetojnë në Zvicër janë goditur në shumë plane. Ata nuk do të mund t'i shfrytëzojnë jashtë shtetit të Zvicrës pensionet e tyre të fituara nga marrëdhënie e punës në Zvicër, si dhe shtesat familjare (shtesat e fëmijëve dhe të shkollimit), nëse kthehen të jetojnë në Kosovë. Ata madje kanë pohuar se pasojat e anulimit të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore sa vijnë e do të keqësohen, sepse më shumë qytetarë do të kenë statusin e pensionistit. Kuvendi i Kosovës sa më parë duhet ta miratojë legjislacionin lidhur me sigurimet shoqërore në Kosovës, kurse bashkë me institucionet e tjera të vendit duhet të shtojë presionin ndaj shtetit zviceran që qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në atë vend (rreth 200 mijë persona) t'i gëzojnë të drejtat e tyre në lëmin e sigurimeve shtetërore, kanë theksuar sindikalistët nga Zvicra. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka pohuar se ekziston një shqetësim te qytetarët në Kosovë lidhur me kahet negative të sigurimeve shoqërore në Zvicër që prek qytetarët e Kosovës të cilët punojnë dhe jetojnë atje, por është pajtuar se mbase çështja nuk është trajtuar seriozisht nga institucionet e Kosovës. Kryeziu është zotuar se çështjen do ta ngrehë në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se do të angazhohet që çështja të rishqyrtohet dhe të zgjidhet pozitivisht nga autoritetet zvicerane.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora