E shtune, 27.04.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Vepror Hasani: Personalite te botes teatrore flasin per monodramen e Korces

E hene, 24.05.2010, 09:58 PM


Nina Mazur, Blagoj Stefanovski, Rada Djuricin, Ahmet Jakupi,

 

personalite te botes teatrore flasin per monodramen e Korces

 

Nga Vepror Hasani

 

Dhjete trupa teatrore te ardhura nga vende te ndryshme te botes, per 6 dite rresht mbajten qytetin e Korces nen nje atmosfere qe do te mbetet e paharrueshme, jo vetem per aktoret dhe regjisoret qe paten mundesi te njihen me vlerat natyrore, historike dhe kulturore te ketij rajoni, por edhe per qytetaret e Korces, te cilet perjetuan nje jave teper te gjalle, njesoj sic mund te gjendeshin ne nje jave teatrore ne qytet me te bukura europiane. Aktoret e njohur, pjesemarres ne kete festival, nuk u “ngujuan” ne skenen e Teatrit “Andon Zako Cajupi” te ketij qyteti. Shfaqjet e tyre u perfomuan ne Dardhe, ne Voskopoje, ne Maliq, ne Pogradec, ne kisha dhe katedrale, ne vende te hapura, mes burimeve dhe rrekeve te ujerave malore, mes gjelberimit dhe flladit te pranveres, aromes se pishave dhe kenges se zogjeve.  Te gjendur mes nje atmosfere te tille nuk ndenjen pa shprehur mbresat e tyre  aktore te tille, si Joana Popovska, Katina Ivanova, Rada Djurcin, si dhe zvendespresidentja e rrjetit te lojes me nje aktor (monodrames) qe mbeshtet nga Unesko, Nina Mazur, Blagoj Stefanovski, President i Shoqates Europiane te Festivaleve, dhe Ahmet Jakupi, regjisor i Teatrit Kombetar te Shkupit. Ata tashme u larguan nga Korca, por sigurisht ne vendet e tyre te largeta dhe te aferta do te cojne edhe emrin e Festivalit Nderkombetar te Monodrames ne Korce, te udhehequr nga regjisori i mirenjohur, Dhimiter Orgocka, njekohesisht organizator dhe drejtor artistik i ketij festivali qe tashme ka bere mjaft emer.

 

Nina Mazur: Kujtoj me nostalgji krijimin e festivalit te mondorames ne Korce

 

Nina Mazur, kritike teatri, ish-shefe e Departamentit te Teatrit ne Ukrahine, ish- administratore e 100 shtepive shteterore teatrore, tashme drejtore dhe organizatore e dy festivaleve ne Ukrahine dhe dy festivaleve ne Gjermani; zvendespresidente e rrjetit  boteror te festivaleve te monodrames, (lojes me nje aktor), qe mbeshtet nga UNESKO;  anetare e bordit drejtues te rrjetit boteror te festivaleve te monodrames, por edhe anetare e shoqates se kritikeve te teatrit ne Gjermani, si dhe nje nga themelueset e festivalit nderkombetar te monodrames ne Korce, e lumturuar nga niveli ne te cilin ka mberritur tashme ky festval, dha per gazeten “Metropol”, opinionet e saj mbi kete eveniment, mbi rolin qe po luan kriza ekonomike edhe ne aktivitetet kulturore,  per dashurine e saj me vendet ballkanike etj, ndersa shprehu keqardhjen per indiferecen e treguar nga pushteti lokal, por nderkohe do te kujtonte jo pa nostalgji se si bashke me regjisorin e mirenjohur Dhimiter Orgocka do te vendosnin gurin e pare ne themelet e krijimit te ketij festivali, qe tashme cdo vit i sjell Korces nje atmosfere tjeter, gjalleri, ndjeshmeri, dhe mbi te gjitha kenaqesi, duke e nxjerre nga rutina e perditshme. Vec sa me siper, Mazur ka punuar dhe  punon edhe per krijimn e festivaleve te reja ne vende te tjera te botes. Se fundi ka krijuar nje festival te tille edhe ne Kosove

 

Lindja e festivalit te Korces

 

‘Mund te them se ishte krejt rastesi”, tregon Nina Mazur. “Per here te pare une e takova Dhimiter Orgocken ne nje festival te monodramave  ne Hoteshova te Maqedonise. Ne takimin qe ne patem, pasi une e pashe Dhimitrin si aktor, i propozova atij qe ne te organizonim edhe nje festival te monodrames ne Shqiperi, pra ne ne Korce. Ne te vertete,  une nuk e kam bere kete propozim me cdo njeri qe takoja ne festivale, por me Orgocken ndodhi keshtu, sepse besova te ai, te personaliteti i tij dhe pata bindjen se ai mund ta bente nje festival te tille. I shpjegova te gjitha pikat organizative qe nevojiteshin per nje festival dhe githcka shkoi mire. Tani une shoh qe niveli  i ketij festivali eshte shume i mire. Megjithate ky vit ka qene  shume i veshtire per shkak te krizes ekonomike. Eshte kjo arsyeja qe pjesemarresit ne kete festival jane kryesisht nga vendet qe ndodhen shume afer me Shqiperine, me Korcen, dhe kjo ka ndodhur vetem per arsye financiare, por ja qe ne Shqiperi ky festival hyri ne edicionin e tij te 5-te tij. Jam e sigurte se ne vitet qe do te vijne, pjesemarrja do te jete ashtu sic ka qene edhe me pare, gjeografia e festivalit do te jete me e gjere. Deshiroj te them edhe dicka per organizatoret ose per stafin menazherial te festivalit. Te asnje drejtor, qofte edhe ne vendet ku behen festivale te medha, nuk kam pare qe te kete ndonje menazher ose ndonje organizator si Anxhelo Kondili, kaq te perkushtuar. Vec kesaj, ketu ne Korce, gjithe njerezit qe  merren me organizimin e festivalit dhe qe jane rreth tij, jane njerez qe e duan teatrin, artin. Tashme duket qarte qe ditet e festivalit kane sjell nje atmosfere tjeter, qyteti eshte krejt ndryshe: me i kendshem me i gjalle, pra nuk ka me dite te zakonshme, ka dale nga rutina. Ne jetojme ne nje bote shume mizore, festivali i bashkon njerezit, bashkon artin, njerezit behen me te ndjeshem. Ndaj per gjithcka qe pashe gjate diteve te festivalit, ndihem shume e gezuar dhe e lumtur”.

 

E dashuruar  me ballkanin

 

“Persa u takon vendeve te Ballkanit vijoi me tej Nina Mazur, nuk e di pse une kam nje lidhje dhe nje dashuri te madhe per to; eshte nje gje e vecante qe mua me ben gjithnje te vij e te shikoj, sepse kane nje gje te ndryshme nga  te tjeret. Une perpiqem te bej me te miren, per t’i ndihmuar ne organzimin e festivaleve qe behen ne keto vende. Ndaj dhe kam kaq shume miq ne vendet e Ballkanit, vecanerisht ketu ne Shqiperi, si Dhimiter Orgocken, Anxhelo Kondilin etj. Per mua eshte nje kenaqesi e madhe qe ne ne vitet e fundit krijuam edhe nje festival te ngjashem si ky edhe ne Kosove, sigurisht ndihem e lumturuar qe ofrova edhe ndihmen time  Festivalet mund te ndihmojne shume ne promovimin e vlerave kulturore turistike, por n e kete drejtim ka nje problem: nga ana e pushtetit lokal nuk tregohet vemendja e duhur, nuk i behet promovimi aq sa duhet. Fetivali organizohet nga shume pak njerez, dhe ata nuk kane asnje mundesi qe te financojne kopmani per promovimin, kete duhet ta beje pushteti lokal. Nje shembull i mire ne kete aspect eshte Bullgaria, se si ajo e ka zgjidhur krijimin e nje buxheti per promovimin e festivaleve qe organizohen  ne Detin e Zi dhe Konkretisht ne Varna . Pra praktika te tilla mund te merren edhe nga vende te ndryshme te botes, sepse i vijne ne ndihme edhe pushtetit lokal, aq me shume qe tashme Albamono ne Korce ka fituar emer ne shume vende te botes.

 

Blagoj Stefanovski:  Korca meriton edhe festivalin e komedise

 

Blagoj Stefanovski, ben pjese nder aktoret me te Mirenjohur te Maqedonise, ai eshte fitues i mjaft cmimeve te medha kombetare dhe nderkombetare, i ka dhene mjaft teatrit maqedonas. Qe nga vitit 1980 deri ne vitin 2002, pervecse si actor, ai ka udhehqur Teatrin Kombetar te  Bitola-s, ku nderkohe ka qene edhe deputet ne Parlamentin e Republikes se Maqedonise, pasi ligji e lejonte nje gje te tille, deputet dhe drejtor teatri. Qe nga viti 1994 deri ne vitin 1998 ka qene Kryetari i pare per ceshtjet e kultures ne Maqedoni, ndersa gjate viteve 2002 -2006, minister i Kultures. Pas perfundimit te mandatit si minister, ai do te gjendej shume shpejt ne krye te  New European Theatre Action (NETA), ose e thene ndryshe, President i Shoqates Evropiane te Festivaleve, ku marrin pjese 15 shtete shtete dhe 30 shtepi teatrore, si Shqiperia, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia, Rusia, Sllovenia, Serbia,  Turqia etj. Pjese e ketij organizimi festivalesh europiane jane dhe Festivali i Butrintit dhe Tetari, Kombetar i Tiranes. Blagoj nuk harron te thote se gjate 20 viteve te demokracise ka bashkepunuar ngushte me Dhimiter Orgocken dhe Alfred Bualotin, ndersa permend si miq sepciale te tij, Kadri Roshin dhe Violeta Manushin, si dhe shume te tjere. Nderkaq, para dy vitesh, Blagoj Stefanovski, krijoi “Small Drama Teater” te Bitola-s, ku natyrsiht eshte organizator dhe drejtues i tij. Ne kete teater ben pjese elita e aktoreve. Blagoj thote se cdo qytetar mund te behet anetar i ketij teatri. Gjate kohes qe punonte si drejtor ka udhehequr te gjitha shtepite teatrore dhe festivalet, si Festivalin Nderkombetar te Filmit per Kamera, "Vellezerit Manaki, Festivalin “Veror te Ohrit, “Rinia e Hapur Theater” etj. Megjithate ai u ndal vecanerisht ne bashkepunimin qe ka patur me Drejtorin artistic te Festivalit Nderkombetar te Monodrames ne Korce. Dhimiter Orgocka.“Kontaktin e pare me Korcen dhe Mikun tim Dhimiter Orgocka, tregon, Blagoj Stefanovski e kam patur qe nga viti 1991. Kisha shume deshire te vija ne Shqiperi dhe kete gje e bera fill pas ardhjes se demokracise. Erdha ne Korce per te nderuar demokracine dhe qytetin e Korces. Mbi te gjitha nuk u zhgenjeva. Qe nga takimi i pare me Orgocken dhe deri me sot po behen 20 vjet qe bashkepunimi yne nuk eshte nderprere per asnje cast. Fill pas vizites time, Orgocka erdhi ne Maqedoni me trupen teatrore, me “Kopracion” e Molierit dhe ne zyrtarizuam keshtu bashkepunimin tone. Tashme ne Shqiperi kam mjaft miq. Se bashku me Alfred Bualotin u beme iniciatore per hapjen e festivalit te Butrinit, por nuk mund te ri pa permendur as miqte e mi speciale, Voleta Manushin dhe Kadri Roshin, te cilet kane qene ne Maqedoni jo vetem si aktore, por edhe si miq te mi. Pjese e (NETA-s) New European Theatre Action, eshte dhe Dhimiter Orgocka. Bashkepunimi yne ka vijuar edhe ne organizimin e Festivalit te Aktorit, ku shperblimet jepen vetem per aktoret. Pjesemarresit e ketij festivali vijne nga vendet ballkanike dhe europiane  Megjithate mund te them se tashme festivali nderkombet i monodrames ne korce ia ka arritur qellimit, po e ben qytetin e korces te njohur madje mund te them se ky festival e nderon kete qytet. Per kete arsye do te thosha qe edhe per festivalin e komedise duhet te behet me shume, pasi qyteti i Korces, eshte nje qytet qe ndodhet shume afer me kosoven, Maqedonine, serbine, Bosnjen, greqine dhe vende te tjera cka e ben te mundur pjesemmarjen e trupave teatrore nga shume vende te tjera te botes. Ashtu si festivali i monodarame dhe fetsivali i Koedise ka patur gjithnje meshtetjen e UNESKO-s. pra ekzistojne te gjitha mundesite qe korca te kete edhe nje festival komedia me kaq emer sa festivali i monodramas

 

Rada Djuricin: Festivalet kerkojne mund, por jane te  domosdoshme

 

Aktorja nga Beogradi, Rada Djuricin, eshte antare e jurise se Festivalit Nderkombetar te Monodrames, “Albamono -2010” ne Korce. Por jo vetem kaq, ajo eshte nje nga artistet me me fame ne vendin e saj dhe me gjere, mike e aktorit te madh Bekim Femiu, me te cilin ka patur mjaft role gjate jetes se saj artistike dhe njekohesisht mikeshe e ngushte e bashkeshortes se Femiut, me te cilen aktualisht jane duke pergatitur shfaqjen “Tre motra”, bazuar mbi vepern e Cehovit, ku merr pjese gjenerata me e vjeter e aktoreve. Rada Djuricin eshte dhe anetare e Teatrit Dramatik te Jugosllavise. Karrera e saj shtrihet  gati ne vitet e nje gjysme shekulli. Ka luajtur ne te gjitha teatrot e Beogradit dhe  ka patur turne ne te gjithe vendet e Europes ne SHBA, Kanada dhe ne vende te tjera. Loja e saj eshte ndjekur ne teater, filma, televizion, madje edhe ne radio. Aktualisht luan ne 5 teatro te Beogradit, ku pervec “Tre motrave” pergatitet per te luajtur edhe ne rolin e Kokoshanell, qe ka qene ikone e modes se vjeter, por ne te njejten kohe Djurcin po luan edhe ne nje film serial televiziv te titulluar: “Vajza krihet dhe fshati digjet”.  Djuricin tashme njihet edhe si mike e Shqiperise,  duke qene tre here radhazi pjesemarrese ne festivalin e Monodrames, si anetare e juries, ajo dha vleresimin e vet per kete festival   

 

Festivalet jane ura lidhese

 

“Dy gjera jane per tu theksuar, tha Djuricin, festivalet, dhe ne pergjithesi njerezit e artit,  duke i zhvilluar ato, tregojne qe e mbeshtetin artin, e cojne me tej ate. Dhe e dyta festivalet u mundesojne  njerezve te takojne njeri-tjetrin dhe te  sherbejne si ura lidhjeje midis vendeve qe ata perfaqesojne. Kete gje po e ben shume mire Korca. Ja, kjo eshte arsyeja qe une e kam takuar Dhimiter Orgocken ne dy festivale: se pari ne Ukraine, ne Kiev ; dhe se dyti, ne Hoteshevo, ne Maqedoni. Ne shume shpejt u beme miq, une e respektoj ate, vecanerisht si nje aktor te madh, si nje drejtor dhe nje organizator, sepse e kam pare ne shfaqet e tij dhe mbi te gjithe eshte nje njeri shume i mire.  Pas njohjes qe patem, ai me ftoi ne Korce  si aktore,  keshtu une pata mundesi te shihja vendlindjen e tuaj dhe natyrisht te takoja krahun e djathte te Orgockes, zotin Kondili,. E pra, festivalet jane ura lidhese mes njerezve dhe vendeve. Permes ketij festivali, ne po njohim vlerat kulturore turistike te Korces. Nuk kam per ta harruar kurre. Une pata rastin qe te luaja shfaqen time te pare, kur erdha ne Korce, ne nje kishe ne Voskopoje  Ishte nje shfaqje e bazuar ne nje veper te Dostojvskit, “Krimi dhe ndeshkimi”, por ne te vertete, ka qene dicka qe une kurre nuk do ta harroj ne jeten time ate shfaqje qe e dhashe ne kishe  dhe publiku ishte aty. Per mua do te mbetet e paharueshme, por kjo ndihmon edhe per njohjen e vlerave kulturore”.

 

Festivalet kerkojne sakrifica

 

“ Nuk eshte e lehte te organizosh nje festival, por Korca ka munduar t’ia dale mbane, shpjegon Djuricin.  Natyrisht ne luftojme shume qe te organizojme festivalet, sepse kuptohet sa te veshtira jane, sa mund dhe sakrifica duan, dhe une kete e kam pare ketu, edhe me Orgocken, se sa fort punon ai dhe stafi i tij, sepse  qe nje festival te behet internacional kerkohet se pari qe te sjellesh aktore nga vende te ndryshme te botes etj. Pa kete perkushtim ky festival nuk do te hynte ne edicionin e tij te 5-te. Une ketu vij per here te trete , heren e pare si aktore dhe dy here si anetare jurie, se basku me Nina Mazur, nje vit me pare kam qene  edhe me mikun tim, Ahmet Jakupin. Por festivalet te japin edhe nje mundesi tjeter, ketu, pas shfaqjeve, kemi patur mjaft diskutime, te cilat kane qene me vlere. Takime te tilla na bejne te kuptojme se cfare ndodh me artin, fjala vjen ne Greqi, Maqedoni, Serbi, Greqi, Itali apo nga cilido vend qe jane pjesemarresit. Eshte shume e rendesishme qe ne te degjojme edhe opinionin e secilit. Kjo na ndihmon per te rekomanduar artistet qe do te marrin pjese ne festival dhe te japim mbeshtetje per gjithcka qe eshte e mire.

 

Regjisori Ahmet Jakupi, Monodrama sfidoi shpirtrat e keqinj dhe syzet e errta

 

Ahmet Jakupi, punon qe prej shume vitesh si regjisor  ne Teatrin Kombetar  te Shkupit. Ai ka vene ne skene mjaft vepra te njohura nga autore klasik dhe bashkekohore, madje ato jane luajtur ne shume qytete te Maqedonise dhe jashte vendit. Jakupi ka marre pjese si anetar i jurise ne mjaft festivale teatrore, si ne Podujeve, Prishtine, Korce, Gjilan, Peje etj. Eshte nje nder nismetaret per krijimin e Teatrit mbarekombetar te Dibres, pra nje personalitet i botes teatrore. Ndoshta edhe per kete arsye ai nuk mund te rrinte pa shprehur ate cka eshte arritur ne Festivalin Nderkombetar te Monodrames ne Korce, por edhe pa folur per shpirtrat e keqinj qe vertiten rreth botes se artit “Me vjen mire qe Festivali i Monodrames ne Korce, tashme e ka krijuar fizionomine e vet, qe ka arritur nje nivel cilesor shume te mire, shprehet regjisori Ahmet Jakupi, e them kete thote ai, sepse pervec dashamirese te artit rreth kesaj bote vertiten edhe shpirtra te keqinj. Te krijosh nje festival dhe ta ngresh ate ne kete nivel eshte mjaft e veshtire ne kohen e sotme, sepse ka njerez, madje dhe pushtetare, qe nuk e duan artin. Gjithnje shprehen nen ze: “Nuk do ta kete te gjate edhe ky festival… shume shpejt do te shuhet… nuk eshte e nevojshme te japmi fonde per to…” e te tjera si keto. Keta jane shpirtrat e keqinj, deshirojne qe gjithcka ta shohin me syze te errta. Dhe e dini pse e bejne kete? Qe neper festivale teatrore te jene organizatore vetem ata njerez qe jane prane pushtetarve, qe i aktivizuar ne teater te jete vetem aktor qe i serviloset pushtetarit, qe fondet te shkojne jo per te miren e artit, por per ta dhe njerezit qe rrine rreth tyre. Per kete arsye ata  deshirojne qe gjithcka ta shohin me syze te errta, te denigrojne cdo gje te bukur dhe te mire etj. Tashme mund te them se Fetsivali Nderkombetar i Monodrames ne Korce sfidoi shpirtrat e keqinj dhe syzet e errta. Edhe keto shpirtra paten rastin te shohin se si nje festival mundi te gjalleronte qytetin, t’i jepte jete, atmosfere dhe krenari madje. Ju ndoshta nuk e besoni, por kur une kam qene ne vende te ndryshme te botes, me kane pyetur: “Ke qene ndonjehere ne Korce”? “Sigurisht, u jam pergjigjur, une jam nga Maqedonia dhe shume afer me Korcen”. Eshte e vertete ajo qe thuhet per Festivalin e Monodrames ne ate qytet? -ka qene pyetja tjeter e tyre. “Pa asnje dyshim, u jam pergjigjur, gjithcka eshte e vertete, ju duhet te vini vete dhe ta shihni me syte tuaj”.  Dhe kete gje nuk e kam bere te mburrur Korcen apo per te lavderuar mikun tim Dhimiter Orgocka. Jo, Korca vertete eshte nje qytet i merkullueshem, vendi i shkollave, i akademive, i mesonjetores se pare shqipe, qyteti qe dhuron bukuri jo vetem brenda tij, por edhe ne rrethinat e tij. Festivali i monodrames ketu organizohet ne nje menyre krejt te vecante qe nuk e gjen ne asnje qytet tjeter te vendit apo ne shtete te tjera. Te jep mundesine te performosh ne vende te hapura dhe te mbyllura, ne vende turistike dhe objekte historike. Kush nuk mbeti i befasur nga bukurite e fshatit turistik te Dardhes, nga kishat e Voskopojes, nga mikpritja e qytetit te vogel te Maliqit, nga qyteti liqenor i Pogradecit e nga vendet e tjera ku patem rastin te shkonim. Me asgje nuk mund te zevendesohet ky festival per ermine mire  qe po i jep Korces. Ppor duhet thene se me festivalin e mondorames po ndodh keshtu, sepse Dhimiter Orgoca e do artin, e njeh mire ate, eshte nje regjisor fantastik mund te them, ka nje staf te merkullueshem, ku nuk mund te le pa permendur as Anxhelo Kondilin. E pra, te gjitha keto sfiduan shpirtat e keqinj, sepse arti zbut shpirtrat. Tashme jam i sigurte se ky festival do te kete gjithnje e me shume perkrahje, ndersa rreth tij nuk do te sillen me si hije fantazmat e se keqes. Monodrama, tashme nuk i ngjan me nje bebeje, ajo eshte rritur, i ngjan nje bukurosheje qe di t’i beje per vete te gjithe”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora