Kulturë
Albina Balidemaj: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha ‘’Të burgosurit politik shqiptar në Kosovë 1945-1990’’
E diele, 23.05.2010, 07:58 PM
Libra të rinj shkencorë
PROF. DR. SABILE KEÇMEZI-BASHA “TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR NË KOSOVË 1945-
Nga Mr. Albina Balidemaj
Ditë më parë doli nga shtypi edhe një libër shkencor i Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Bashës, e cila për temë trajtimi ka të burgosurit politik shqiptar që nga viti 1945-1990. Periudhë e gjatë historike, histori e tmerrshme për shqiptarët që kaluan nëpër burgjet e kazamatet e ish-Jugosllavisë mbi 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burgim. Autorja gjerë më tani ka botuar shumë monografi po të njëjtit fah si: “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, librin e ka konceptuar dhe ndarë në shtatë pjesë kryesore, duke filluar nga Parathënia, Hyrja e cila ka të dhëna të shumta shkencore dhe të argumentuara në forma tabelore, grafikone të shumta të cilat dëshmojnë, se në Kosovë dhe në vitet e lartpërmendura shteti jugosllav ndaj popullit shqiptar ka kryer në mënyrë të organizuar dhe sistematike gjenocid dhe diskriminim të paparë.
Autorja e librit, ndarjen e problematikës që shtjellon në libër e bënë në bazë të mbajtjes të proceseve gjyqësore në Gjykatat e Qarqeve në Kosovë si dhe aty-këtu në tërë Jugosllavinë.
Në pjesën e parë, përfshihen të burgosurit politik shqiptar që u dënuan nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, 1945-1990; Në pjesën e dytë “Të burgosurit politik shqiptarë në Gjykatën e Qarkut- Prizren 1945-
Veç pjesëve kryesore, libri ka edhe aparaturën shkencore që e pasuron atë, si rezymenë në gjuhën angleze, treguesin e emrave, faksimile të dokumenteve të shumta dhe burimet e literaturën.